Qershor 25, 2017 09:26 CET
  • Ramazani, muaji i Zotit

Në shumë hadithe profetike, muaji i Ramazanit është përshkruar me emra dhe atribute të ndryshme që tregojnë madhërinë e këtij muaji dhe rolin e tij në përkryerjen e njeriut dhe në krijimin e gatishmërisë fizike dhe shpirtërore për adhurim dhe për të qenë rob i Zotit. "Muaji i Zotit", "Muaji Pastrues", "Muaji i Çlirimit nga Zjarri", "Muaji i Durimit", janë disa prej këtyre emrave.

Miq të nderuar edicionin e sotëm të programit "Ramazani, muaji i Zotit", do ta fillojmë me fjalët e Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai në lidhje me vlerën e agjërimit në ditët e ngrohta dhe të gjata, thotë:

"Secili që për hir të Zotit, agjëron një ditë në temperaturat e larta dhe atë e kaplon etja; Zoti i madhëruar urdhëron 1000 engjëj që t'i përkëdhelin fytyrën atij dhe e lajmërojnë atë, deri në kohën kur të bëhet iftari. (Në këtë kohë) Zoti i madhëruar thotë: në çfarë gjendje të mirë është shpirti dhe psikika jote. O engjëj, jini dëshmitarë se unë e fala atë!".

Rrënja gjuhësore e fjalës "Ramadan", ka kuptimin e nxehtësisë së gurit si pasojë e temperaturës së lartë. Gjithashtu, shiut i cili resh në fillim të vjeshtës dhe e pastron ajrin nga pluhuri i verës, i thonë "Ramadan". Në një transmetim nga Profeti s.a.v.s., shkaku i emërimit të këtij muaji me këtë emër thuhet: "Këtë muaj e kanë quajtur Ramadan për arsye se i zhduk mëkatet". Disa transmetime profetike këtë lloj emërimi e kanë konsideruar për shkak të rolit që ka muaji i Ramazanit në pastrimin e pasqyrës së shpirtit të njeriut nga pluhuri i mëkateve dhe në pastrimin e shpirtit nga ndryshku i mëkateve. Në shumë hadithe profetike, muaji i Ramazanit është përshkruar me emra dhe atribute të ndryshme që tregojnë madhërinë e këtij muaji dhe rolin e tij në përkryerjen e njeriut dhe në krijimin e gatishmërisë fizike dhe shpirtërore të njeriut për adhurim dhe për të qenë rob i Zotit. "Muaji i Zotit", "Muaji Pastrues", "Muaji i Çlirimit nga Zjarri", "Muaji i Durimit", "Muaji i begatisë", "Muaji i Faljes", "Muaji i Mëshirës", "Muaji i Pendimit", "Muaji i Adhurimit" dhe "Muaji i shtimit të furnizimit të besimtarit".

Respektimi i edukatës dhe rregullave të këtij muaji, gjithashtu, është porositur nga ana e shumë mendimtarëve dhe prijësve të fesë, gjë që na ndihmon neve në shfrytëzimin sa më mirë të muajit të Ramazanit. Një prej këtyre porosive, është kjo që besimtarët përveçse duhet të largohen nga veprat e ndaluara, duhet të kujdesën edhe për konsumimin e ushqimit hallall. Duhet t'i falin namazet në kohën e duhur dhe gjatë ditës e natës, disa herë të lexojnë Kur'anin e shenjtë. Për shembull, 15 minuta gjatë ditës dhe 15 minuta gjatë natës. Edhe lutjet duhet të ndahen në disa pjesë dhe të këndohen gjatë ditës dhe natës duke marrë parasysh se agjëruesit natën duhet të kenë forcë më të madhe për të kënduar lutje dhe dua. Shfrytëzimi i mirë i kohës dhe gjatë qarkullimit nga një vend në një vend tjetër, ata mund të pëshpëritin lutje të ndryshme dhe gradualisht duhet të mundohen që nga faza e lutjeve me gjuhë, të kalojnë në fazën e lutjeve me zemër duke përqendruar vëmendjen në kuptimin e zikrit dhe lutjeve. Është shumë e preferuar që besimtarët gjithmonë të jenë me abdest dhe të pastër. Preferohet që ata edhe para gjumit të marrin abdest. Besimtarët, gjithashtu, duhet ta shfrytëzojnë rastin që gjatë këtij muaji të qëndrojnë zgjuar më shumë gjatë natës për tu lutur. Preferohet që besimtarët të marrin pjesë më shumë në kuvendet ku mbahen ligjëratat e ndryshme fetare, kjo është për arsye se në kuvendet fetare, besimtari duhet të mundohet që ta vendosë vetën nën mëshirën hyjnore. Besimtarët gjithashtu, duhet t'i shmangën humbjes së energjisë pa vend dhe në kohë jo të duhur. Për shembull, duhet t'i shmangen bisedave të kota dhe veprimeve jo të domosdoshme. E lusim Zotin e madhëruar që të jetë mbikëqyrës i ynë në çfarëdo rrethanash dhe në çfarëdo veprimi që bëjmë!".

Miq të nderuar ndiqna me pjesën e dytë të edicionit me leximin e ajeteve kur'anore. Zoti i madhëruar në ajetin 285 të suresë Bekare thotë: "

آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَیْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ کُلٌّ آمَنَ بِاللّهِ وَ مَلآئِکَتِهِ وَ کُتُبِهِ وَ رُسُلِهِ لاَنُفَرِّقُ بَیْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَ قَالُواْ سَمِعْنَا وَ أَطَعْنَا غُفْرَانَکَ رَبَّنَا وَ إِلَیْکَ الْمَصِیرُ

"I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij. Dhe besimtarët të gjithë i besuan All-llahut dhe engjëjve të Tij dhe të dërguarve të Tij. (Dhe thanë) “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe u nënshtruam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është kthimi ynë”. 

Surja më e madhe e Kur'anit të shenjtë, është surja Bekare. Kjo sure i fton myslimanët që të besojnë në parimet e besimit si njëshmëria, bota tjetër, engjëjt, profetët dhe në librat qiellore. Një prej ajeteve më të rëndësishme të kësaj sure, është ajeti 285. Në fillim të këtij ajeti, vihet në dukje besimi i Profetit s.a.v.s. dhe i besimtarëve, mirëpo çështja e rëndësishme qëndron këtu se vërtetimin e besimit të Profetit s.a.v.s. dhe të besimtarëve e ndanë nga njëri-tjetri dhe thotë: "Profeti s.a.v.s. i beson asaj çfarë i është shpallur nga ana e Zotit". Pastaj vë në dukje besimtarët dhe kjo është për të respektuar pozitën e Profetit s.a.v.s.. Natyrisht se i gjithë Kur'ani i shenjtë është në këtë formë dhe çdo herë kur të vjen rasti, tregohet respekt për Profetin s.a.v.s. dhe atë e përmend në mënyrë të veçantë nga të tjerët. Për shembull si në ajetin 26 të sures Fet'h ku thuhet: "Zoti i madhëruar ka zbritur qetësinë e Tij për të Dërguarin e Tij dhe për besimtarët". Ose në ajetin 8 të sures Tahrim ku thuhet: "Në atë ditë Zoti të dërguarin dhe ata të cilët i besuan Atij, nuk i poshtëron...". Natyrisht se përmendja e emrit të të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. në mënyrë të ndarë, përveçse tregon pozitën më të lartë të tij në krahasim me besimtarët e tjerë, kujton edhe këtë çështje se personi i parë i cili i besoi me bindje, ishte vet i Dërguari i Zotit. Profeti s.a.v.s. vet ka qenë zbatues i urdhrave hyjnorë, prandaj edhe besimtarët duke ndjekur rrugën e tij, i zbatonin urdhrat hyjnorë. Besimtarët gjithashtu në këtë ajet, janë ata të cilët ashtu si Profeti s.a.v.s., besojnë në Zotin një, në engjëj, në librat qiellorë dhe në profetët e Zotit dhe duke marrë parasysh faktin se të gjithë ata janë të dërguar të Zotit, i pranojnë të gjithë në bazë të shkallës dhe pozitës që kanë dhe në fund të gjithë njëzëri dhe të unifikuar thonë: "Ne dëgjuam urdhrin e Zotit dhe të nënshtruar e zbatuam atë". Pastaj e lusin Zotin  duke thënë "O Zot, na fal neve dhe na mbulo të metat tona, sepse kthimi ynë është te Tij!".

Khaxhe Abdullah Ansari në lidhje me këtë ajet ka thënë: "E pyetën të Dërguarin s.a.v.s., çfarë shpërblimi të dha Zoti ty në natën e Mi'raxhit?" U përgjigj: "Suren Ahmed dhe ajetin e fundit të sures Bekare! Këto dy shpërblime Zoti m'i ka dhënë nga thesari i tij i Fronit Hyjnor që më parë nuk ua ka dhënë askujt!".

Në pjesën e fundit të këtij edicioni do të paraqesim disa sugjerime mjekësore dhe ushqimore gjatë muajit të Ramazanit ku do ta prezantojmë një frutë shumë të dobishëm për shëndetin.

Ashtu siç e dini, hurma është zbukuruesja e sofrës së iftarit dhe preferohet që agjëruesi të bëjë iftar me këtë frutë. Pema e hurmës është një prej bimëve shumë të vjetra dhe është e shenjtë dhe emri i saj 42 herë është përmendur në Kur'anin e shenjtë, prandaj myslimanët atë e konsiderojnë si frutë të parajsës. Në hadithet dhe transmetimet fetare është porositur konsumimi i hurmës dhe kjo tregon rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të kësaj frute gjatë muajit të Ramazanit. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: "Çdo kush që bënë iftar me hurma hallall, shpërblimi i namazit të tij do të shtohet 400 fish më tepër". Transmetohet nga Imam Xhafer Sadik (a.s.) i cili ka thënë: "Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. çdo herë kur ishte agjërueshëm, bënte iftar me hurma".

Hurma

Është interesant ta dini se ekspertët e ushqyerjes këshillojnë që iftari të fillohet me hurma, ujë të ngrohtë, çaj me pak ngjyrë dhe qumësht, sepse me konsumimin e këtyre artikujve, mënjanohet shumë shpejtë nevoja e madhe e trupit për glukozë dhe trupi ka gatishmëri më të madhe për të konsumuar artikuj të tjerë ushqimorë. Dr. Sara Ahmedpur, specialiste e ushqimit, thotë:

"Në muajin e Ramazanit për shkak të konsumimit të hurmave më tepër, mënjanohet lodhja dhe krijohet gjallëri e trupit dhe bëhet më lehtë tretja e ushqimit. Rezultatet e hulumtimeve shkencore, gjithashtu, tregojnë se hurma është ushqimi më i mirë për agjëruesit në muajin e Ramazanit. Në ditët e fundit të ditës, rënia e sheqerit të gjakut ushtron ndikim mbi trurin e agjëruesit duke shkaktuar ndjenjën e të sëmurit, dobësisë dhe humbjes së forcës së përqendrimit. Me konsumimin e hurmës, brenda 20 minutave, agjëruesi e gjen përsëri forcën dhe aftësinë e tij të natyrshme. Ekspertët e ushqimit këshillojnë që në iftar agjëruesi duhet të konsumojë 3 deri 5 kokrra hurma. Mirëpo agjëruesi duhet të shmanget nga konsumimi i tepërt i hurmave ashtu sikur nga konsumimi i ëmbëlsirave të tjera". Kjo eksperte e ushqimit shton: "Hurma është një lloj frute me plotë lloje të vitaminave si A B C A. Gati në çdo 100 gram hurma, gjenden 12 mlg vitaminë C. Gjithashtu, hurma është e pasur edhe me minerale të ndryshme si fosfor, kalcium, hekur, jod dhe magnezium që secili prej këtyre mineraleve luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Hurma, gjithashtu, posedon minerale ta caktuar të cilat e vënë në funksion sistemin e tretjes i cili për shkak të agjërimit ka pushuar për disa orë. Prandaj, konsumimi i kësaj frute gjatë muajit Ramazan, është porositur për shkak të vlerës ushqimore. Forcimi i imunitetit të trupit përball sëmundjeve infektuese dhe rritja e rezistencës së trupit, parandalimi i ngritjes së tensionit të gjakut, rregullimi i qarkullimit të gjakut, përmirësimi i problemeve të lukthit, reduktimi i stresit dhe nervozes dhe krijimi i qetësisë në periudhën e shtatzënësisë te grave, janë karakteristikat e tjera ushqyese të hurmës".

Tags