Shtator 28, 2017 11:22 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në këtë edicion do të vazhdojmë me prezantimin e poetit dhe gnostikut të njohur iranian Abul-Maxhd Adem Senaji Ghaznavi, i cili ka jetuar në shekullin e pestë dhe në fillim të shekullit gjashtë hixhri kameri (shek. 11 dhe 12 të erës së re) në territorin e gjerë të kulturës dhe letërsisë iraniane.

Në vazhdim të edicionit të kaluar, po shqyrtojmë veprat dhe mendimet e gnostikut të njohur iranian Abul-Maxhd Adem Senaji Ghaznavi i cili ka jetuar në shekullin e pestë dhe në fillim të shekullit të gjatë hixhri kameri (11 dhe 12 të erës së re) në territorin e gjerë kulturor të Iranit. Në këtë edicion do të prezantojmë mendimet dhe bindjet e tjera të këtij gnostiku të njohur iranian.

Thamë se Abul-Maxhd Adem Senaji Ghaznavi ka jetuar në shekullin 11 dhe 12 dhe konsiderohet një prej poetëve më të mëdhenj me stil të veçantë të poezisë persiane, ndërkohë që edhe poetet e tjerë të mëdhenj si Mevlana dhe Atar Nishaburi janë ndikuar në masë të madhe nga metoda e poetikës dhe mendimet dhe bindjet e tij.

Sipas studiuesve të letërsisë, në sferën e poezisë dhe poetikës, gjithnjë sukses kanë ata poet të cilët arrijnë të fusin një atmosferë të re në një prej sferave kryesore të poezisë, do të thotë në përmbajtje ose në formë. Duke hedhur një vështrim mbi poezinë e Senai, mund të vërejmë se ai në kohën e tij ka qenë i vetmi poet i cili ka arritur të fusë një atmosferë të re në strukturën tradicionale të poezisë persiane, sidomos në oda dhe lirika. Ai me sukses arriti që një pjesë të madhe të eksperiencës dhe përjetimeve asketike si dhe një pjesë të madhe të mendimeve dhe ideve gnostike të tij ta fusë në strukturën e poezisë persiane.

Deri para Senaijut, eksperiencat shpirtërore të gnostikëve dhe asketëve të shekujve 2 deri në 5 hixhri kameri, kryesisht ishin paraqitur në formë të prozës në vepra të ndryshme si “Resale Kushejrije”. Senaij këto eksperienca i ka futur në sistemin e strukturës tradicionale të poezisë persiane dhe kjo u bë shkak për një ndryshim themelor në poezinë persiane që ndryshoi tërësisht atmosferën e poezisë persiane. Sipas shumë studiuesve dhe kritikëve të poezisë së Senaijut, ky poet në këtë fushë është edhe pikëfillim dhe pika më e lartë e përkryerjes në këtë fushë.

Vargje poetike:

Ti je me mua dhe unë eci e të kërkoi ty në çdo vend

O drita e fytyrave të bukura, çfarë bashkimi është ky

Në bashkimin me ty, më humbi edhe mendja ime edhe shpirti

O ti që e lë të çuditur edhe iluzionin, çfarë bukurie është kjo

Dr. Shafi’i Kadkani, studiues i dalluar i letërsisë, në lidhje me ndikimin e Senaijut dhe në lidhje me pozitën e poezisë së tij në letërsinë gnostike, thotë: “Lëvizja gnostike e cila ka filluar me poezinë e Senaijut dhe ka hyrë në poezinë persiane, është pikërisht ajo që pas një ndryshimi të vogël në elementët e oratorisë, formon edhe lirikat qiellore të Hafizit. Në këtë lloj të poezive, dy anët e qenies së njeriut, do të thotë dimensioni tokësor dhe dimensioni qiellor, lidhën së bashku. Hyjnia e Zotit dhe robëria e njeriut pranë saj me anë të pamjeve të cilat janë mishëruar në atë botën e metafizikës, krijojnë çastet më ambicioze për poetin në historinë e poezisë persiane”.

Figurat të cilat janë paraqitur në mënyrë të dukshme në poezinë e Senaijut, burojnë nga eksperiencat shpirtërore të poetit dhe nga mendja filozofike dhe nga sistemi i mendimit të tij. Nga vështrimi gnostik i Senaijut, të gjitha krijesat kanë jetë dhe rrjedha e jetës është e dukshme në çdo vend.  

Për tu njohur me Senaijun dhe për ta njohur pozitën e tij, novacionin dhe teknikat e oratorisë së tij që ka krijuar në poezinë persiane, sidomos në lirika dhe oda, poezia e tij duhet të krahasohet me poezitë e poetëve para tij dhe gjithashtu me poezitë e poetëve bashkëkohanikë të tij.

Dr. Shafi’i Kadkani i cili në librin e tij “Tazjanehaje Soluk”, ka shqyrtuar poezitë dhe mendimet e Senaijut, thotë: “Atmosfera e lirikave deri para Senaijut, por edhe në kohën e tij, është një atmosferë e shuar, sepse në atë nuk ekziston asnjë lëvizje, asnjë gjallëri dhe asnjë dinamizëm”. Senaiju i dha një vrull dhe gjallëri tjetër lirikës! Me ndihmën e gnosticizmit dhe gjuhës së unifikuar, ai krijoi një lirikë të re, një lirikë që me guxim mund të thuhet se i gjithë Divani i madh i Mevlanas është i ndikuar nga kjo lirikë dhe nga metoda e poetikës së Senaijut. Që nga koha e Senaijut e më pas, tematikat gnostike u bënë tematikat më të përhapura dhe më të zakonshme të poezisë persiane. Në veprat e Senaijut në përgjithësi, sidomos në odat dhe në lirikat dhe gjithashtu në poemën “Hadika Al-Hakika” të tij, janë regjistruar gati të gjitha konceptet dhe kuptimet gnostike. Senaiju këto koncepte, aty ku kishte nevojë, i ka paraqitur në mënyrë të plotë dhe  ka dhënë shpjegime të gjera dhe nga njëherë është mjaftuar vetëm duke i përmendur ato. Shumë studiues dhe kritikë të veprave të Senaijut besojnë se nuk ekziston asnjë mendim ose ide kryesore gnostike nga e cila të mos gjendet ndonjë gjurmë dhe rrënjë në veprat e Senaijut! Prandaj, për këtë arsye shfrytëzimi më i madh që ka bërë misticizmi dhe gnosticizmi nga poezia, është meritë e punës dhe veprave të Senaijut kështu veprat e Senaijut konsiderohen burime më të mira në lidhje me këtë çështje.

Senaiju mund të konsiderohet edhe si poeti i parë i cili ka futur idenë “njeriu i përkryer” në poezinë persiane. Ai duke marrë parasysh tre parime të njohjes së Zotit, njohjes së botës dhe njohjes së njeriut, ka arritur të prezantojë mendimet më të bukura dhe më delikate gnostike si dhe ka prezantuar një sistem të plotë gnostik në odat, lirikat dhe në poemën Hadika Al-Hakika. Ky vizion është pikërisht ai të cilin e vërejmë në veprat e Atar Nishaburit dhe të Mevlanas në formë më të zhvilluar dhe që ka arritur në kulmin e tij, ndërsa pas Mevlanas mund të thuhet se nuk është shtuar asgjë e re në këtë sistem.

Me një vështrim mbi poezitë e Senaijut mund të perceptohet se ai nuk ka mbetur i palëvizshëm as edhe në gnosticizëm dhe mbrapa asaj tematike gnostike të poezisë së tij që gati e gjitha është e paparë, ekziston një pjesë e madhe e poezisë shoqërore dhe morale.

Senaiju është i brengosur për rrethin e tij ku jeton, prandaj me anë të poezisë së tij, lufton kundër problemeve shoqërore dhe padrejtësisë që sundon në shoqërinë e tij. Kritikat shoqërore të Senaijut janë aq të gjalla dhe pasqyruese saqë ato nuk mbesin të kufizuara vetëm për rrethanat historike të kohës së tij.

Çfarë shekulli është ky në të cilin të gjithë të zgjuarit janë në gjumë

Çfarë epoke është kjo në të cilën të gjithë vigjilentët janë të dehur

Ky aspekt i poezisë së Senaijut është i fuqishëm, i bukur dhe i pathyeshëm deri në atë masë saqë poezia e tij mund të konsiderohet në rangun e poezive më të mira shoqërore-politike të gjuhës persiane dhe Senaiju gjithashtu, në bazë të kësaj mund të konsiderohet krijuesi më i madh i poezisë shoqërore në historinë e letërsisë klasike persiane. Poezia e Senaijut është një poezi shumë e trazuar dhe e ashpër. Tematika e shumicës së odave të tij është në qortimin e ambicieve për këtë botë materiale. Ai qorton pe frikë asketët hipokritë dhe sunduesit e padrejtë që secili prej tyre është arsyetues i punës së tjetrit. Senaiju nuk ka frikë nga shprehja e të vërtetës. Senaiju duke kritikuar situatën shoqërore të kohës së tij, përveçse paraqet vuajtjet dhe problemet me të cilat përballet shoqërie e asaj kohe, tregon se edhe poeti është i preokupuar me vuajtjet e shoqërisë dhe me problemet fetare. Kritikat e ashpra të tij kryesisht i drejtohen atyre që janë të dashuruar ndaj botës dhe sunduesve të padrejtë. Senaiju shumë herë duke pasqyruar jetën asketike të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s dhe të prijësve të tjerë të drejtë fetarë në odat e tij, mundohet që të prezantojë shoqërinë ideale të tij. Në sferën e asketizmit dhe gnosticizmit, qortimi i botës materiale, të menduarit rreth vdekjes, porosia për t’u shkëputur nga dëshirat e larta dhe të pakufizuara, tërheqja e vërejtjes së njeriut për të vërtetën njerëzore, janë tematikat më të zakonshme dhe më të shumta në odat e Senaijut.

Nëse do të bëjmë përjashtim për Firdusin dhe Nasir Khosro, atëherë Senaiju konsiderohet një prej poetëve të parë ideologjik në historinë e poezisë persiane i cili duke futur mendimin gnostik në strukturën e poezisë së tij, krijoi rrethanat për një ndryshim të gjerë në vështrimin dhe në metodën e të menduarit të poetëve pasardhës së tij dhe ndikimi i tij në poezinë persiane është i dukshëm edhe gjatë shekujve pas tij.

Rruga të cilën e ka ndjekur Senaiju, tregon se ai nuk ka mbetur i kufizuar vetëm me një formë, por forca dhe aftësia e tij poetike dhe oratorike së bashku me të menduarin e tij novator, i dha mundësi atij që jo vetëm në lirikë, por edhe në poema dhe oda të paraqesë plane të reja. Ndërkohë që deri para tij tema e odave ishte kufizuar vetëm në panegjirim dhe lavdërimin e mbretërve dhe të funksionarëve të oborreve mbretërore dhe nganjëherë me përshkrimin e natyrës.

Senaiju ishte një prej poetëve të parë që ka bërë të zakonshëm paraqitjen dhe trajtimin e çështjeve shoqërore, gnostike, asketike dhe filozofike në oda dhe deri më tani odat e tij janë shembull në këtë fushë. Në sferën e lirikës, Senaiju gjithashtu hapi dritaren e iluminizmit dhe tërheqjes spirituale duke e shndërruar lirikën në gjuhën e dashurisë dhe pasionit gnostik. Senaiju në formën e poemës ka trajtuar çështje filozofike dhe didaktike, ka përshkruar personalitetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të familjes së tij duke paraqitur edhe tregime figurative, gjë që u bë model për inspirimin e shumë poetëve pasardhës.   

Në një rast poeti i njohur iraniane Khaghani për ta vërtetuar talentin e tij poetik dhe vlerën e poezisë së vetë, ai e krahason vetën me poetin Senaij dhe pretendon se është zëvendësi i merituar i Senaijut.

Vargje poetike:

Pasi fati i dha fund epokës së Senaijut

Qielli lindi një poet siç jam unë

Pasi që në Ghaznin një magjistar e mbuloi toka

Toka e Sharvanit e lindi një magjistar më të ri

Gjuha e poezisë së Senaijut në oda dhe poemat e tij, është një gjuhë e vështirë. Mirëpo lirikat e Senaijut për shkak se kanë një tematikë të dashurisë, janë krijuar me një gjuhë më të butë. Në kohën e gjykimit dhe vlerësimit të poezisë së Senaijut, gjithnjë duhet të kemi parasysh dy periudha të mendimit të tij, sepse poezia e tij para ndryshimit dhe revolucionit të brendshëm të tij është më tepër në harmoni me situatën ekzistuese të kohës së tij dhe ai në këtë periudhë konsiderohet një poet panegjirik dhe imitues. Mirëpo pas ndryshimit të tij të brendshëm, edhe poezia e tij pësoi një ndryshim të madh.

Tags