Shtator 28, 2017 11:23 CET

Historia dëshmon se shtypësit kanë kërkuar gjithmonë konsolidimin e pushtetit të tyre duke vrarë dhe duke derdhur gjakun e të pafajshmëve.

E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë kryengritjes së Imam Husejnit (as). Që nga koha e hz. Jahja (as) koka e të cilit iu pre në luftën kundër padrejtësive të sundimtarëve dhe në ndalimin e së keqes, deri Husein ben Ali (as) në vitin 61 h.k. i cili u martirizua në luftën kundër shtypjeve çnjerëzore dhe që nga ajo ditë e deri më sot që injoranca moderne ka arritur kulmin, "masakrimi" i njeriut është bërë gjithmonë nga forcat sunduese dhe në çdo luftë, luftëtarët të shumtë janë masakruar nga vrasësit dhe armiqtë e së drejtës.

 

Historia dëshmon se shtypësit kanë kërkuar gjithmonë konsolidimin e pushtetit të tyre duke vrarë dhe duke derdhur gjakun e të pafajshmëve. Kjo edhe ishte arsyeja e ndodhjes së kryengritjes së Imam Husejnit (as). Jezidi ishte një i ri i thjeshtë, i paedukuar dhe jo i denjë për të qeverisur punët e myslimanëve. Pas ardhjes në pushtet, ai publikisht filloi të gënjente dhe në mënyrë shumë të lehtë ofendoi dhe shkatërroi dekretet dhe vendet e shenjta islame. Në të njëjtën kohë ai nuk shmangu asnjë krim në mënyrë që të forconte pozitën e tij. Prandaj, kur Jezidi erdhi në pushtet, ai krijoi terrenin për kryengritjen e Imam Husjenit (as), Imam Husejni vazhdimisht para popullit thoshte: "A nuk e shihni se Jezidi nuk zbaton drejtësinë dhe nuk ju shmanget gënjeshtrave dhe mashtrimeve? Në një situatë të tillë, besimtari meriton të mirat e Zotit".

Sot sundimtarët kolonialist dhe fuqitë shtypëse për stabilitetin e pushtetit të tyre dhe shtrembërimin e Islamit, kryejnë krime dhe agresion si dhe abuzojnë me të drejtën duke krijuar ndasi dhe grupacione të ndryshme. Sjelljet brutale të grupit terrorist ISIS në vendet islamike janë një shembull i qartë i këtyre grupeve. Terroristët e ISIS-it, me egërsinë e tyre si të kafshëve, vrasin njerëz të pafajshëm si dhe shtrembërojnë fenë. Bota po digjet në zjarrin e trazirave dhe dhunës dhe me rritjen e sekteve dhe grupeve devijante, mijëra njerëz të pafajshëm janë viktima të krimeve të neveritshme nga armiqtë e fesë. Edhe pse krimet e grupeve takfiriste dhe sioniste dhe masakrimi i popullit nga ana e tyre në rajon, po djeg zemrat, por në anën tjetër të monedhës, dashuria dhe besimi i njerëzve të mirë po ndikon në sakrificën e tyre për të mbajtur gjallë epopenë e Ashurasë së vitit 61 h.k. dhe po mbajnë gjallë shpresën që bota të shohë bukurinë dhe paqen.

Tani në bazë të mësimeve të po atij Imami, luftëtarët e njohur si 'Mbrojtësit e vendeve të shenjta" shkojnë vullnetarisht për të mbrojtur vendet e shenjta të Ehli bejtit dhe të mbajnë gjallë kujtimet e ndihmëtarëve besimtarë të Imam Husejnit (as) dhe rikujtojnë se Ashura nuk është një ngjarje që ka ndodhur vetëm një ditë, por kryengritja e Husejn bin Ali (as), është një kryengritje kundër shtypjes, padrejtësisë, injorancës dhe supremacisë që mesazhi i pavdekshëm i saj i përket çdo kohe dhe gjenerate dhe shton numrin e pasuesve të së vërtetës dhe drejtësisë.

Në historinë e lëvizjeve hyjnore, asnjë lëvizje nuk ka mbijetuar pa ndihmëtarët besnikë dhe të devotshëm, profetët dhe të dërguarit e së vërtetës, të cilët edhe me ndihmën e Zotit e bënin një gjë të  tillë, por llogaritnin në ndihmën e ndihmëtarëve:

"E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët".  (Ali Imran, 146).

Këta besimtarë janë ata që vijnë në fushën e betejës me një optimizëm të qartë fetar dhe Zoti i Plotfuqishëm i bekon këta besimtarë:

"Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit".  (Huxhurat,15).

 

Ndihmëtarët e Imam Husejnit (as0 dhe dëshmorët e Qerbelasë e kishin këtë lidhje dashurie me Zotin dhe pikërisht kjo dashuri ishte ajo që ata i shtynte të sakrifikoheshin në rrugën e Zotit. Prandaj, në ajete dhe hadithe, feja interpretohet sipas dashurisë për Zotin dhe besimi është dashuria për Zotin. Nga Imam Sadek (as) është cituar:

"Besimi në Zot nuk do të jetë i plotë nëse Zoti nuk është më i dashur sesa shpirti i tij, prindërit e tij, bijtë e tij, familja e tij, pasuria e tij dhe të gjithë njerëzit". Kjo veçori i përkiste shokëve të Imam Husejnit (as). Vehab bin Abdullah bin Amir Kalbi ishte ai që kishte këtë veçori. I riu Nasrani i cili me nënën e tij u bë mysliman nga Imam Husejni. Vehab sapo ishte bërë dhëndër i cili shkoi në Qerbela me gruan t ij dhe nën e tij për të mbrojtur Islamin dhe për të përkrahur Imam Husejnin (as). Ai luftoi fuqishëm në betejën e luftës. Pastaj u kthye dhe nënës së tij i tha: "A jeni e kënaqur me mua"? Nëna e tij tha: "Nuk do të jem e kënaqur me ty deri atëherë kur nuk do të vritesh para Husejnit. Vehabi u kthye në betejë dhe luftoi aq shumë saqë vrau 11 vetë. Shamanit ia prenë të dy duart. Gruaja e tij Hanije Amudi e mori dhe erdhi pran burrit të saj dhe tha: Babai dhe nëna ime deri në martirizim luftuan përballë armikut. Por Imam Husejni (as) atë e ktheu në cadër. Vehani luftoi derisa atë e burgosën dhe e çuan afër Omer Saed. Omer Saed ishte një person që shquhej për vepra të këqija. Ai tha: O i mjerë, sa të vështirë e ke? Më pas dha urdhër për t'ia prerë kokën dhe t'ia çonin Imam Husejnit (as). Nëna e Vehabit e mori kokën dhe e përqafoi, e pastroi gjakun në fytyrën e tij dhe tha: "Falënderimi i takon vetëm Zotit i cili të bekoi ty të biesh dëshmorë". Pastaj e hodhi kokën e birit të saj në drejtim të armikut dhe tha: "Jam ë kënaqur që e dhashë atë në rrugën e Zotit, kështu që nuk do t'a marrë".

Para pak ditësh, një i ri 25 vjeçar në mbrojtje të Ehli Bejtit dhe në mbrojtje të së vërtetës, u kap nga armiku. Armiku, duke xhiruar kapjen e tij, u përpoq të ulte moralin revolucionarë të këtij të riu mysliman, por ai qëndroi pa u trembu fare edhe pse u qëllua. Deri më tash shumë kush e ka parë këtë filmim. Tenda e djegur, flakët shiheshin në qiell, i burgosur me dyer të lidhura, me shikim të sigurt dhe me qemër të qetë, këndonte ajetin "Al'a Bedhikre All-llah Tatmein Al Kalub..."- "Vetëm në emër të Zotit qetësohen shpirtrat". Mënyra se si u martirizua ky djalë i ti nga xhelatët, i përngjante vrasjeve të kohës së Jezidit 1400 vite më parë. Me këtë mesazh çdokush që dëshiron t'a njoh heroin me duar të lidhura, e sheh edhe njëherë epopenë e Qerbelasë. Ngjarja e prerjes së kokës dhe dashuria në rrugën e Zotit, është një histora e dashurisë e cila filloi 1400 vite më parë dhe e cila nuk vdes kurrë ndërsa pëson ringjallje.

Kur e publikuan kokën e martirit Mohsen Hoxhaxhi në hapësirën kibernetike, pyetën gruan e tij, a e ke parë ti këtë? Po, pashë imazhin e trupit pa kokë të burrit tim, shumë më kanë thënë se nuk e kanë parë këtë fotografi, por unë thash, mos thoni kështu. Ndërsa hz. Zejnebja (sa) në Qerbela përveç bukurisë nuk shikonte dhe tha: "Vema Rajet Ala Xhamilan...", Unë nuk po shoh asgjë tjetër pos bukurisë në këtë rrugë dhe në këtë foto. Përkushtimi i burrit tim për Ehli Bejtin ishte aq i lartë saqë ai u kap dhe u martirizua. Armiku goditi me hanxhar Imam Aliun (as) po ashtu edhe burrin tim e goditën me hanxhar. Koka e burrit tim u nda nga trupi njëjtë sikurse që u nda koka e Imam Husejnit (as), Mohsenit, Ali Akbar Husejni ishte i ri. Burri im u kap njëjtë sikur që u kap hz. Zejneb (sa) dhe sikurse Imami, koka u nda nga trupi i tij.

Tani, nuk ka njeri që nuk e ka parë këtë imazh, nuk ka asnjë që nuk e ka dëgjuar historinë e dëshmorit Mohsen Hoxhaxhi, një i ri që ka lindur në Isfahan në korrik të vitit 1992 h.sh dhe u martirizua në Siri në gusht 2017. Tani kudo është e mbushur me historinë e pasionit rinor, besimi dhe dashuria e të cilit, është rrënjosur. I riu që dëshironte të dëshmonte dashurinë për Zotin dhe kjo dëshirë për të mbrojtur të shtypurit, u bë ngjyra e realitetit. Mohsen e dha kokën dhe fluturoi në qiell. E megjithatë, ai e detyroi botën të gëzohej dhe të përkulet.

 

Tags