Tetor 08, 2017 09:50 CET

Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues! Jemi përsëri së bashku me ciklin tonë të emisioneve me titull "Hadithi i udhëzimit". Imam Aliu (as) ka thënë: Ai që më ka mësuar mua një fjalë, më ka bërë shërbëtor të tij". Në emisionin e sotëm të nderuar miq do të flasim mbi hadithet që i kushtojnë rëndësi mësuesit. Ju lutemi qëndroni me ne!

Mësuesi me mësimin e shkencës i çon njerëzit drejt përsosmërisë dhe përparimit. Në fakt, të gjithë përparimet dhe përsosmëritë e njerëzve i detyrohen mësuesit. Në thelb, shkenca dhe dija janë bekimet e All-llahut të Plotfuqishëm, që fillimisht iu besua profetëve, evlijave dhe pastaj të tjerëve. Profetët dhe evliatë hyjnorë duke falënderuar për këtë bekim, mësimet ua përcollën të tjerët. Zoti i Plotfuqishëm në ajetin 2 të sures Xhum'a, thotë: Ai është që arabve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme". Mësuesi më i madh i botës, Profeti Muhammed (savs), ishte krenar për këtë epitet dhe tha: Unë jam dërguar për të studiuar. Prandaj, statusi i mësuesit në Islam është i lidhur me spiritualitetin dhe udhëheqësit e Islamit e kanë lavdëruar shumë atë. Ky qëndrim është kaq i lartë sa që Imam Hasan Asgeri (as) thotë: "Ai që lufton injorancën dhe i mëson islamin të tjerëve, ai do të jetë me Profetin (savs), me familjen e Profetit dhe me Zotin e Plotfuqishëm". 

Në kulturën islame, mësuesit janë shumë të rëndësishëm, sepse fushëveprimi i punës së tyre përfshin komunitetin, kombin dhe botën. Në ajetin 32 të sures Maide thuhet: " Për këtë (shkak të atij krimi) Neu shpallëm (ligji) beni israilve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtë tokë".

Shpëtimi nga devijimi dhe injoranca është i njëjtë me shpëtimin e jetës së një individi. Prandaj, edukimi dhe udhëzimi i një personi është i barabartë me shpëtimin e të gjitha qenieve njerëzore dhe mashtrimi i një personi është sikur shkatërrimi i të gjitha qenieve njerëzore. Është transmetuar se dikush erdhi tek Imam Sexhadi (as) dhe u ankua për vrasësin e babait të tij dhe kërkonte ndëshkim. Imam Sexhadi e pyeti atë: "A nuk të ka shërbyer ky person ty që në vend të ndëshkimit, të marrësh gjakun? Tha: Disa ditë ka qenë mësuesi im, por kjo nuk është arsyeja pse unë duhet të heq dorë nga ndëshkimi i tij. Imam Sexhadi tha: "Çfarë thoni? Vlera e mësimit dhe e udhëzimit nga gjakmarrja (dhe hakmarrja) është më e madhe. "Prandaj, fale atë.

Pozita e mësuesit është sikur autoritet suprem, që nuk ka tjetër mbi të dhe mësuesit janë trashëgimtarët e profetëve. Siç ka thënë Imam Sadek (as): Shkencëtarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Pozita e mësuesit dhe profesorit është aq e lartë saqë njëherë  Profeti (savs) i kishte thënë Imam Aliut (as): Ali, nëse një person nëpërmjet jush dhe me ndihmën e Zotit, do të udhëheq drejt rrugës së drejtë dhe të vlefshme, ai njeri është më i mirë se pronari i deveve me flokë të kuqe. (Devetë me flokë të kuqe ishin një nga mallrat më të vlefshme në botën arabe në atë kohë.). Në një hadith tjetër të Profetit, thuhet: "A do t'ju tregoj se kush është Mëshiruesi më i Mëshirshëm?" Mëshiruesi më i Mëshirshëm është Zoti dhe unë jam biri më i mëshiruar i Ademit dhe pas meje nga të gjithë ju më i mëshirshmi është ai që ua mëson shkencën dhe e shpërndanë atë tek të tjerët, një person i tillë në Ditën e Gjykimit do të mëshirohet si një ummet i tërë! Interpretimi i ummetit tregon se zhvillimi ekzistencial dhe psikologjik i mësuesve, si dhe zgjerimi i edukimit të tyre midis qenieve njerëzore, zhvillohet dhe sa më shumë ata që edukojnë studentë, karakteri i tyre shpirtëror dhe social bëhet më i gjerë dhe nganjëherë bëhet si një popull i tërë.

Imam Aliu (as) urdhëroi respektimin e mësuesit në çdo cep të shoqërisë dhe urdhëroi myslimanët t'i nderojnë ata sikur që nderojnë prindërit e tyre dhe në lidhje me këtë ka thënë: Babai dhe mësuesi janë në një pozitë të lartë dhe gjithmonë qëndroni nën këmbët e tyre dhe respektoni ata sikur janë mbretër! Në të njëjtën kohë, Zein ul Abedin (as), duke klasifikuar të drejtat e klasave të ndryshme të shoqërisë, i konsideronte mësuesit si klasat më të larta të shoqërisë dhe urdhëroi miqtë e tij që të respektonin të drejtat e mësuesve dhe profesorëve të tyre në mënyrën më të duhur, duke thënë: " E drejta e mësuesit tënd është të përkulesh dhe të jesh i ndershëm në mjedis apo shoqëri dhe të dëgjosh mirësinë e fjalëve të tij.  Në Medine, një mësues i quajtur Abdul Rahman Salemi mësoi njërin nga bijtë e Imam Huseinit (as) suren Hamd. Kur i biri i Imam Husejnit (as) në praninë e Imamit e lexoi këtë sure, Imami e ftoi mësuesin e tij në shtëpinë e tij dhe e shpërbleu atë me njëmijë dinarë dhe njëmijë Hile. Kur Imam Husejni (as) hasi në kundërshtim për shkak të këtij shpërblimi kaq të madh, ai tha: Sa vlen ky shpërblim dhe sa vlen mësimi i sures Hamd!

 

Tags