Mars 16, 2016 11:02 CET
  • Feminizmi dhe kritika mbi bazat, mësimet dhe pasojat e tij

Në edicionin e kaluar hodhëm një vështrim të shkurtë mbi historikun e formimit të lëvizjes feministe dhe thamë se feminizmi është një reagim natyror i krijuar kundër ngujimit të femrës në botën perëndimore.

Kjo lëvizje ekstremiste gjithashtu ishte krijuar për ta çliruar femrën perëndimore me një lëvizje të pamatur dhe me moto të barazisë së mashkullit dhe femrës, si dhe natyrisht duke anashkaluar dallimet qenësore mes femrës dhe mashkullit, është bërë shkak për ushtrimin e një padrejtësie dhe dhune të re ndaj femrës të quajtur "Padrejtësia e Barazisë". Në këtë edicion do të flasim rreth zhvillimit të feminizmit dhe vështrimeve që buruan nga kjo lëvizje. 

Thamë se në shoqëritë perëndimore dhe evropiane ende vazhdonin kufizimet e femrave ndaj të drejtave të tyre dhe femrat ishin të privuara nga shumica e të drejtave të tyre shoqërore dhe kulturore siç është e drejta e votës, e drejta e pronësisë dhe të tjera. Për shembull, në vitin 1947 në Angli për shkak të vështrimit nënçmues ndaj femrave, atyre nuk u jepej diplomë e shkollimit. Interesantë është fakti se kohë më parë në një revistë e Anglisë paraqitet një grua plakë e cila pavarësisht se kishte arritur të përfundojë studimet në shkallen e doktoratës në vitin 1917, nuk kishte arritur të marrë diplomën e përfundimit të shkollimit. Vlen të theksohet se njëkohësisht me këto ngjarje të hidhura që ndodhen në atë kohën në Angli, në Iran zonja Amin Asfahani ka marrë lejen për ixhtihad nga dijetarët fetarë të asaj kohe. Kjo zonjë studiuese e shkencave islame në atë kohë kishte hapur departamentin për mësimin e filozofisë dhe të jurisprudencës islame dhe edukonte studentet e interesuara për mësim. Në shoqëritë perëndimore, diskriminimi kundër femrave dhe anashkalimi i çështjeve dhe i të drejtave të tyre është bërë shkak që femrat të mos arrijnë në ndonjë perceptim shumë të qartë rreth pozitës së poshtëruar të tyre, diskriminimit, pabarazisë, kontradiktat ideale dhe pragmatike që sundonin në shoqëri ndaj femrës. Ato që vërenin se praktikisht kanë dal nga fusha e përkufizimit njerëzor, vendosen të bëjnë përpjekje që të kthejnë të drejtat e tyre. Me fitoren e revolucionit të Francës dhe me pjesëmarrjen aktive të femrave në ngjarjet e tij, filloi krijimi i rrethanave për formimin e lëvizjes feministe. Gjithashtu lufta kundër skllavërisë në Amerikë në fillim të shekullit 19, konsiderohet faktor tjetër që ndikoi në formimin e lëvizjes feministe. Mirëpo pavarësisht ndodhjes së revolucionit të Francës dhe paraqitjes së motove dhe idealeve si barazia, liria dhe racionalizmi, femrat përsëri nuk u përfshinë në përkufizimin e këtyre koncepteve, prandaj femrat filluan një përpjekje dhe veprimtari më të gjerë për tu dukur dhe për tu llogaritur në shoqëri. Në bazë të kësaj, “Vala e Parë” e feminizmit e cila njihet me emrin “Lëvizja për të drejtën votës”, ka filluar që nga gjysma e parë e shekullit 19 në fillim në Francë dhe pastaj në Angli dhe Amerikë me qëllim të protestës kundër pabarazive juridike, ekonomike dhe politike. Pas protestave të femrave për të drejtën e votës, Anglia si vendi i parë perëndimor në vitin 1918 dhe pastaj Amerika në vitin 1920, njohën zyrtarisht të drejtën e femrave për të votuar. Kjo është në kohën kur feja islame 1400 vite më parë ka njohur të drejtën e femrave për të votuar dhe femrat kanë pasur një pjesëmarrje të veçantë në besëlidhjen me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. 

Me zgjerimin e valës së parë të feminizmit dhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore, pjesëmarrja e femrave në sfera të ndryshme shoqërore është rritur në masë të madhe. Mirëpo pavarësisht theksimit në sjellje të barabarta nga ana e qeverive, femrat përsëri janë përballur me diskriminim në sferën e veprimtarive ekonomike dhe vazhdimisht kanë ndjerë se janë të poshtëruara. Për shembull në këtë periudhë me orar të gjatë të punës femrat ishin shndërruar në një forcë të lirë punëtore për sistemin kapitalist. Sistemi kapitalist gjithashtu kishte kuptuar se për rritjen e konsumimit dhe marketingun e mallrave, përsëri femrat konsiderohen mjeti më i mirë. Vazhdimi i poshtërimit dhe diskriminimit ndaj femrave, krijoi “Valën e dytë të feminizmit”. Natyrisht se feminizmi i valës së dytë ka ndodhur pas një distance 40 vjeçare pas valës së parë. Vala e dytë e feminizmit ka filluar nga vitet 1960-ta me paraqitjen e mendimeve ekstremiste dhe ideologjike në analizimin poshtërues të femrave dhe përpilimin e idealeve të feminizmit. Kjo valë në vitet 1970-ta filloi të paraqes çështje femërore në shkencat shoqërore dhe në vitet e 1980-ta dhe fokusoi qëndrimin në njohjen e feminizmit, si dhe përgjithësisht filloi të kritikojë filozofinë e epistemologjisë dhe prodhimit të diturisë. Në bazë të kësaj, vala e dytë e feminizmit është formuar në bazë të teorive shkencore. Përkrahësit e valës së dytë të feminizmit bënin përpjekje që duke analizuar gjendjen e femrave, të paraqesin shkaqet e poshtërimit dhe të gjendjes ideale të femrës, si dhe strategjitë e caktuar në kuadër të teorive të përgjithshme dhe universale. Nga pikëpamja e disa studiuesve të personalitetit të femrës, revolucioni seksual dhe qasjet e tjera ekstremiste që janë krijuar në lidhje me femrat, të gjitha kanë qenë pjellë e valës së dytë të feminizmit. Prirjet liberale dhe radikale të feminizmit të valës së dytë arritën të gjejnë një planë punues pak a shumë të përbashkët për vazhdimin e luftës për realizimin e të drejtave të femrës. Ndalimi i diskriminimit gjithëpërfshirës, e drejta e femrës mbi trupin e saj, lufta kundër dhunës ndaj femrave dhe lufta për barazi mes mashkullit dhe femrës; ishin prioritetet më kryesore të feminizmit të valës së dytë rreth të cilave do të flasim në edicionin e ardhshëm. Vlen të theksohet se në këtë periudhë aktivistët femra të feminizmit me paraqitjen e bindjeve si ndryshimi esencial në institucionin e familjes dhe në martesë, ndryshimi në strukturën e rolit të nënës dhe kërkesat për barazi, si dhe hartimi i shumë librave si “Gjinia e Dytë” e autorit Simon de Buar, futën një fjalor të ri në këtë fushë dhe nuk shmangën asnjë lloj të ekstremizmit. Vlen të theksohet se në këtë libër janë sfiduar çështje si pozita e femrës në shtëpi dhe në familje, institucioni i martesës, marrëdhënia ligjore mes bashkëshortëve, puna shtëpiake, roli i femrës si nënë, parimet psikologjike dhe studimi i sjelljeve në lidhje me femrat, si dhe shumë çështje të tjera.

Që nga vitet e 1970-ta e këndej, vala e dytë e feminizmit pësoi një rënie. Nga fundi i viteve 1970-ta dhe në fillim të viteve 1980-ta, u krijuan rrethanat për shfaqjen e “Valës së Tretë” të feminizmit. Në valën e dytë të feminizmit, radikalët dhe liberalët arritën të miratojnë ligjet që kërkonin si shpallja e paligjshme e diskriminimit mes meshkujve dhe femrave, ligji për lejimin e abortimit, rishikimi në ndarjen e shkollave dhe lëndëve mësimore në bazë të gjinisë dhe të ngjashme me këto. Mirëpo ekstremizmi në teoritë e feminizmit ishte shtuar aq shumë saqë u përballë me protesta të shumë personave dhe lëvizjeve. Prandaj, në fund të viteve 1970-ta, u formua një lëvizje kundër mendimeve ekstremiste feministe të valës së dytë që përkrahu më shumë çështjen femërore të femrës dhe rolin e nënës e quajti si një çështje të shenjtë. Kjo lëvizje me pranimin e dallimit natyror mes femrës dhe mashkullit, kundërshtoi lëvizjen për të drejtën e abortimit dhe ka bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim. Në bazë të kësaj, me zgjerimin e kritikave kundër valës së dytë të feminizmit dhe me fillimin e relativitetit nën ndikimin e ideve post moderne në shoqëri, si dhe me një varg faktorëve të tjerë, u shfaq vala e tretë e feminizmit. Karakteristika më e rëndësishme e valës së tretë është feminizmi post modern që u zhvillua në periudhën 1970-1990. Me fjalë të tjera, më shumë se çdo gjë tjetër, vala e tretë e feminizmit është rezultat i zhvillimit të sistemit kapitalist, paraqitjes së pikëpamjeve post moderne dhe reagimeve si rezultat i radikalizmit dhe njëanshmërisë së valës së dytë. Qasja post moderne është një qasje kritike që natyrisht një pjesë e kritikave i drejtohen modernizmit. Vlen të theksohet se leximi post modern i feminizmit në realitet është rishikim dhe kritikë ndaj valës së dytë të feminizmit dhe ka treguar reagim negativ ndaj prirjeve radikale feministe. Kjo është për arsye se feministët post modernë besonin se këto prirje ekstremiste të feminizmit e pengojnë kryengritjen e femrave dhe nëse nuk do të ekzistojë një sistem juridik i përgjithshëm dhe global, nuk mund të ftohen të gjitha femrat në një rrugë dhe në një të menduar dhe program të përbashkët.

Tags