Mars 16, 2016 11:12 CET
  • Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij

Femra dhe mashkulli janë dy gjini të ndryshme që dallohen nga njëri-tjetri në bazë të karakteristikave natyrore. Çfarë është sfera e dallimeve të femrës dhe mashkullit?

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". 

Në edicionin e kaluar kemi shqyrtuar disa baza ideologjike të feminizmit si individualizmi dhe humanizmi dhe kemi thënë se në humanizëm, njeriu është bosht dhe në individualizëm, individi është standard me të gjitha karakteristikat e tij. Me këtë qasje, feminizmi gjithashtu në të gjitha aspektet politike, ekonomike, morale dhe juridike e vendos standard individin dhe dëshirat e tij. Ndërkohë që në të menduarin islam Zoti është boshti i çdo gjëje dhe çfarëdo lloj lirie individuale jashtë limiteve të Sheriatit, konsiderohet e ndaluar. Gjithashtu nga pikëpamja e Islamit, individualizmi absolut nuk ka kuptim as në familje dhe grat dhe burrat janë përgjegjës ndaj njëri-tjetrit. Në këtë edicion do të shqyrtojmë dhe kritikojmë edhe disa baza të tjera ideologjike të feminizmit. 

Femra dhe mashkulli janë dy gjini të ndryshme që dallohen nga njëri-tjetri në bazë të karakteristikave natyrore. Çfarë është sfera e dallimeve të femrës dhe mashkullit? Disa feministë dhe disa sociologë besojnë se nuk ekziston kurrfarë dallimi mes femrës dhe mashkullit, përveç dallimit biologjik dhe dallimet e tjera si dallimi në mentalitete dhe sjellje, të gjitha janë rezultat i ndikimeve ambientuale dhe kulturore dhe nuk kanë kurrfarë rrënjë gjenetike. Nga kjo pikëpamje, femra dhe mashkulli janë dy planetë të cilët sillen në drejtime të kundërta me njeri-tjetrin. Imanmanuel Kant, filozofi i njohur gjerman, mendon se ekzistojnë dallime mes strukturës psikologjike dhe fizike të femrës dhe mashkullit, prandaj beson se roli i secilit prej tyre në familje dhe në shoqëri përcaktohet në bazë të këtyre dallimeve. Nga pikëpamja e Islamit, femra dhe mashkulli në një farë mënyrë kanë dallime jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në aspekte të tjera si të ndjenjave, në aspektin shpirtëror, mental dhe në aspektin e sjelljeve. Dallimi në strukturën fizike, shtati, pesha, sasia e trurit, dallimi në sjellje, në krijimtaritë artistike, në nivelin e durimit, në nivelin e masës provokuese, në racionalizëm, dallimi në aspektin estetik dhe me dhjetëra elementë të tjerë përbëjnë këtë dallim mes femrës dhe mashkullit. Nga pikëpamja e Islamit, femra dhe mashkulli janë plotësues i njëri-tjetrit. Kjo çështjeje vërehet edhe në karakteristikat natyrore (nevojat dhe aftësitë), por edhe në të drejtat dhe detyrat që kanë këta të dy ndaj njëri-tjetrit. Individët sa më shumë që të mundohen të plotësojnë njëri-tjetrin, do të përbëjnë një çift njerëzor më efikas. Natyrisht se dallimet natyrore nuk tregojnë superioritetin e një gjinie ndaj një gjinie tjetër, por ato janë rrugë për të kaluar dhe për të krijuar një jetë ideale. Zoti i madhëruar në suren Zukhruf, ajeti 32 ka thënë: "...Ne kemi përcaktuar ndër ata gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë!" Dallimet bëhen shkak për shfaqjen e sistemit të zotërimit reciprok, nevojave dhe civilizimeve (familjare dhe shoqërore), si dhe lidhjeve mes gjinive (në aspektin fizik dhe psikologjik. Dallimet tërheqin mashkullin dhe femrën drejt njëri-tjetrit dhe bëhen shkak për plotësimin e të dyve dhe si rezultat krijohet një çift dhe në fund një familje.

Femra dhe mashkulli bëhen plotësues të njëri-tjetrit atëherë kur të njihet zyrtarisht ndjenja e nevojës për gjininë e kundërt tek të dy gjinitë. Forcimi i institucionit të familjes kushtëzohet me këtë ndjenjë të nevojës. Në kohën kur burri të ndjenë se në familje nuk ka nevojë për mbështetjen e bashkëshortes dhe gruaja duke u mbështetur në mundësitë financiare të saj, nuk e konsideron burrin si përkrahës dhe mbështetës të vet, si mund të pritet që burri dhe gruaja të jenë plotësues të njëri-tjetrit dhe të krijojnë një familje të fortë? Në të menduarin islam, përveçse vlerësohet përgjegjësia e shoqërore e gruas, theksohet në rolet e veçanta të femrës dhe mashkullit në institucionin e familjes. Në të menduarin islam, gruaja dhe burri kanë dy role të ndryshme, por janë plotësues të njëri-tjetrit në familje dhe në shoqëri, prandaj kjo përgjegjësi e përbashkët sipas standardeve fetare, duhet të respektohet në të gjitha gjendjet. Aktualisht në perëndim si rezultat i përhapjes së ideve feministe, është përhapur në masë të madhe edhe motoja për ngjashmërinë dhe barazinë e femrës dhe mashkullit dhe kjo është bërë shkak që këto shoqëri të përballen me kriza shoqërore. Këto moto para se gjithash kanë dëmtuar më së shumit femrat, për arsye se me pretekst të barazisë mes femrës dhe mashkullit, është paraqitur kërkesa për ndarjen e barabartë të përgjegjësive familjare mes burrit dhe gruas dhe për zhdukjen e të gjitha elementëve që e bëjnë gruan të varur nga burri në aspektin financiar. Kjo u bë për shkak se elemente të tilla konsideroheshin ofendim ndaj personalitetit të pavarur të gruas. Si rezultat i këtij ndryshimi, femrat për të siguruar nevojat e tyre materiale dhe për të fituar personalitetin e tyre të pavarur shoqëror, hyrën në tregun e punës. Mirëpo nga ana tjetër, femrat për shkak të brengës ndaj çështjeve familjare dhe për shkak të dallimeve në bazë të aftësive, nuk kishin mundësi të mjaftueshme për të konkurruar me meshkujt, sidomos në funksionet administrative. Në mënyrë sipërfaqësore foshnjorët dhe çerdhet për kujdesin e fëmijëve deri diku arritën të mënjanojnë brengat e grave dhe ushqimet e gatshme gjithashtu arritën deri diku të plotësojnë mungesën grave në shtëpi, mirëpo në veprim për shkak të kësaj gjendje femrat u dërmuan më shumë se sa burrat nga aspekti fizik dhe shpirtëror dhe ato përveç aktivitetit të punës, po përballojnë edhe presionin e punëve shtëpiake. Më e rëndësishmja është kjo që grat e punësuara e humbën rolin e tyre në familje si bashkëshorte dhe nënë. Në këtë mënyrë grat mbetën me një jetë të pashpirt, me kushte të papërshtatshme të punës si dhe humbën mirëkuptimin dhe harmoninë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Bazë tjetër ideologjike e feminizmit është urrejtja ndaj burrit dhe mohimi i përgjegjësisë së gruas. Disa feministë që mohojnë dallimet mes gruas dhe burrit, kryesisht gjininë mashkullore e konsiderojnë armik kryesor të femrës dhe insistojnë në luftën kundër gjinisë mashkullore. Disa vepra të shkruara nga ky grup, obligim e konsiderojnë luftën historike mes dy gjinive dhe në vend që të bëjnë përpjekje për korrigjimin e devijimit të shoqërisë që është bërë si rezultat i injorancës dhe egoizmit të dy gjinive, krijojnë grupime dhe fronte politike mes femrës dhe mashkullit. Nga një anë tjetër, duke marrë parasysh faktin se kultura moderne e perëndimit është formuar në bazë të interesave dhe përfitimeve dhe në kuadër të forcimit të sistemit kapitalist perëndimor, prandaj edhe rezultati i individualizmit nuk ishte gjë tjetër përveç kontradiktës së interesave mes individëve dhe grupeve shoqërore. Si pasojë e kësaj pikëpamje, të drejtat u bënë parim mbi moralin. Rezultat tjetër i individualizmit të perëndimit është fakti se femra dhe mashkulli konsiderohen qenie të pavarura dhe jo plotësues të njëri-tjetrit dhe në hartimin e programeve kulturore dhe juridike, femra dhe mashkulli janë marrë parasysh në mënyrë të ndarë. Kontradikta mes femrës dhe mashkullit është rezultat i këtij vështrimi. Mirëpo nga pikëpamja e Islamit, vetëm me pranimin e dallimeve gjenetike dhe duke marrë parasysh udhëzimin hyjnor dhe me krijimin e kushteve për mirëkuptim dhe solidaritet, mund të realizohen interesat e dy gjinive. Kur të përhapet dhe të zgjerohet kontradikta dhe lufta mes femrës dhe mashkullit, atëherë femra dhe mashkulli e konsiderojnë veten armik të njëri-tjetrit dhe bëjnë përpjekje për përballje më të madhe. Si rezultat i këtij vështrimi, femra dhe mashkulli nuk pranojnë përgjegjësinë përkatëse dhe nuk i përmbahen zotimeve të tyre si çift. Aktualisht në perëndim po formohet edhe një figurë tjetër e gjinisë mashkullore që konsiderohet një armik shumë më i tmerrshëm për femrën. Ky grup e meshkujve si homoseksual, nuk dëshirojnë të kenë kurrfarë lidhje me femrat. Dr. Henry Makow, shkrimtar perëndimor, në librin e tij "Feminizmi, dështim i mitit të lirisë së femrave", shkruan: "Më në fund do të bëhet e qartë natyra e feminizmit. Feministët rrëzuan burrat nga burrëria dhe femrat i bërën burra. Në këtë kuadër të dy gjinitë kanë humbur identitetin e tyre". Gjithashtu Dr. Toni Grant, shkrimtar perëndimor, thotë: "Gruaja e sotshme u shndërrua në mashkull fals dhe po lufton me meshkujt e vërtetë dhe për këtë arsye ajo është e trazuar dhe nuk ka qetësi". Aktualisht lëvizja feministe duke përhapur idenë për mohimin e familjes dhe ikjen nga familja në realitet ka dobësuar ndjenjën për pranimin e përgjegjësisë familjare, ka dobësuar moralin e burrave për të siguruar shpenzimet e familjes, ka këputur varësinë e grave nga burrat dhe duke mos marrë parasysh natyrën qenësore të dy gjinive, e ka futur familjen perëndimore në një krizë të thellë. Ndërkohë Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: "Në realitet lëvizja për mbrojtjen e femrave në perëndim është një lëvizje e humbur, një lëvizje e palogjikshme dhe e bazuar në injorancë. Ajo është një lëvizje që nuk bazohet në zakonin hyjnor dhe që nuk bazohet në natyrën qenësore të burrit dhe gruas, e cila në fund rezultoi në dëm të të gjithëve".

Tags