Mars 16, 2016 11:23 CET
  • Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në këtë edicion do të flasim rreth bindjes feministe për kundërshtimin e martesës.

Në edicionin e kaluar shqyrtuam një prej qasjeve edukative të feminizmit në lidhje me çështjen e punës së gruas jashtë shtëpisë dhe kundërshtimin e rolit të saj si nënë. Thamë se feministët besojnë se duhet të zhduken rolet tradicionale të burrit si sigurues i të ardhurave të familjeve dhe të gruas si amvise, sepse ushtrojnë ndikim në procesin e edukimit të fëmijëve vajza dhe djem. Në këtë mënyrë feministët harrojnë faktin se po luftojnë kundër një pjese të natyrës qenësore dhe fizike të femrave. Mirëpo nga pikëpamja e Islamit, roli kryesor i gruas është amvisëria dhe edukimi i fëmijëve dhe grat përkrah punëve shtëpiake mund të kryejnë edhe aktivitete të tjera shoqërore. Realiteti është ky që bindjet ekstremiste të feministëve janë bërë shkak që për një kohë të gjatë të dobësohet institucioni i familjes dhe të paraqiten forma të reja të familjes si familjet me një përgjegjës dhe me një prind, si dhe format e tjera. Në këtë edicion do të flasim rreth një bindje tjetër të feminizmit, gjegjësisht rreth kundërshtimit të martesës dhe dobësimin e familjes. 

Një prej çështjeve që diskutohet mes feministëve është kundërshtimi i martesës dhe i formimit të familjes me këtë shpjegim se nga pikëpamja e tyre, martesa, shtatzënia dhe rritja e fëmijës konsiderohet një çështje nënçmuese, për arsye se sipas bindjes së tyre, struktura e familjes është ndërtuar mbi padrejtësinë e burrit ndaj gruas. Prandaj, feministët radikal theksojnë në nevojën e revolucionit seksual dhe si rezultat i këtij të menduari është dhënia fund e martesës, fundi i jetesës me një bashkëshort dhe mohimi tërësisht i konceptit të nënës. Simone De Beauvoir, shkrimtare feministe franceze, në lidhje me këtë, thotë: "Ajo çfarë e mbanë gruan në pranga janë dy faktorë kryesor, martesa dhe roli i nënës". Ajo e sulmon ashpër sistemin e familjes si një shtyllë për jetën shoqërore dhe zhvillimin e njerëzve të shëndosh. Ajo, gjithashtu familjen e konsideron faktor të mjerimit të grave, prandaj kundërshtimin e lindjes së gjeneratës dhe të formës së zakonshme të martesës e prezanton si një prej çështjeve themelore të lëvizjes feministe. Shumë feministë tregojnë armiqësi ndaj institucionit të familjes dhe kërkojnë revolucion demokratik të grave në familje. Feministët radikalë gjithashtu besojnë se femrat nuk duhet të lejohen që të marrin pjesë në formimin ose në vazhdimin e jetës së familjes sipas metodës tradicionale. Disa prej krerëve të lëvizjes feministe si Shere Hite, shprehin kënaqësi nga fakti se aktualisht në Amerikë ekziston një numër i madh i familjeve "pa baba" dhe në bazë të marrëdhënieve të paligjshme, për arsye se mënyra e edukimit të djemve pa baba do të bëhet shkak që ata pastaj të kenë sjellje më të mira ndaj femrave. Sipas feministëve, modeli i familjes në jetën e përbashkët nuk është i shenjtë dhe i pashembullt, por ky model është poshtërues. Për këtë arsye një pjesë të madhe të feministëve e përbëjnë personat homoseksual. Armiqësia ndaj familjes tek feministët është deri në atë masë saqë në deklaratat e konferencës së Pekinit është hequr tërësisht fjala "familje" dhe në vend të saj është përdorur fjala "houshold".

Padyshim se rezultati përfundimtar i urrejtjes ndaj burrave është lufta kundër familjes dhe traditave të vjetra të saj. Marta Nussbaum në një deklaratë ekstremiste, institucionin e familjes e ka prezantuar si faktorin kryesor për mjerimin dhe diskriminimin e grave dhe të vajzave. Ajo thotë: "Grat për të arritur në pavarësinë intelektuale dhe personale, duhet ta largojnë vetën nga marrëdhëniet familjare". Një prej pasojave të hidhura të përhapjes së ideve të feministëve ekstremistë është ikja nga familja në botën e sotshme. Aktualisht, familja tradicionale është në buzë të humnerës së shkatërrimit. Në shumë hulumtime shoqërore tregohet se vështrimet ndaj martesës si një rrugë për jetë të përbashkët kanë shënuar rënie dhe janë krijuar forma të reja për jetesë të përbashkët dhe kjo çështjeje ka krijuar probleme të reja për shoqëritë perëndimore. Realiteti është ky që martesa edhe për shkaqe historike edhe për shkak se është e pranueshme në shoqëri, konsiderohet kriter i rëndësishme për familjen në çdo shoqëri dhe shkatërrimi i saj është i barabartë me shkatërrimin e familjes dhe si rezultat dëmton rënd edhe shoqërinë. Islami si një fe hyjnore e përkryer dhe universale, jo vetëm që e pranon rëndësinë e martesës, por i jep asaj një vlerë shumë të lartë deri në atë masë saqë në bazë të mësimeve islame, çdo person që martohet, ka plotësuar gjysmën e fesë së tij. Nga pikëpamja e Islamit, njeriu për të pasur një jetë të qetë dhe për të ecur drejt përkryerjes, duhet të martohet. Zoti i madhëruar në suren Rum, ajeti 21 në Kur'anin e shenjtë thotë: "Një prej argumenteve të Zotit është ky që Ai për juve ka krijuar bashkëshorte nga lloji i juaj në mënyrë që të keni qetësi përkrah atyre dhe ka vendosur dashuri mes juve". Nevoja më e rëndësishme e cila plotësohet me martesë është nevoja për qetësi dhe ndjenja e sigurisë. Në këtë mënyrë në fenë islame, njeriu duhet të martohet në mënyrë që të ketë qetësi dhe të plotësojë nevojën e tij natyrore. Për ndryshe, ky instinkt shumë i fuqishëm do të paraqitet në forma të tjera dhe shumë të rrezikshme. Prandaj është e natyrshme që martesa është një rrugë për plotësimin e femrës dhe mashkullit. Asnjë njeri në mënyrë të vetme nuk është i përkryer dhe vazhdimisht është në përpjekje për të kompensuar mangësitë e tij. I riu për të arritur në pavarësi mendore dhe për të kompensuar mangësitë e tij dhe për të siguruar nevojat e tij të panumërta, vetvetiu shkon drejt martesës dhe me zgjedhjen e një bashkëshorte të përshtatshme dhe të merituar, krijon rrethanat që ta përkryejë vetën. Mendimtari i njohur iranian Morteza Motahari në lidhje me këtë thotë: "Martesa është faza e parë natyrore që individi të dal nga vetja e tij dhe të zhvillojë personalitetin e tij. Pjekuria që krijohet nën dritën e martesës dhe formimit të familjes, nuk mund të arrihet në asnjë mënyrë tjetër dhe ajo duhet të fitohet vetëm në martesë dhe në formimin e familjes". Prandaj, martesa mund të konsiderohet bazë për zhvillimin dhe përkryerjen e njeriut.

Nga ana tjetër, një prej fryteve të mëdha të martesës është ekzistimi i fëmijëve dhe vazhdimi i gjeneratës së njerëzve. Lindje dhe shtimi i gjeneratës së njerëzve nuk duhet të konsiderohet veprim i vogël dhe i parëndësishëm. Kjo është për arsye se qëllimi i krijimi i botës është zhvillimi dhe përkryerja e njeriut. Lindja dhe rritja e njerëzve bamirës dhe të merituar është veprim i pëlqyer nga Zoti krijues i botës. Nga pikëpamja e Islami, ekzistimi i fëmijës së merituar konsiderohet një vepër e mirë për babanë dhe nënën dhe ai ndikon në lumturinë e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër. Për këtë arsye, imamët masum (a.s.) lindjen e fëmijëve e kanë quajtur një prej qëllimeve të martesës. Prandaj, siç duket feministët me kundërshtimin e martesës dhe të formimit të familjes, e ndalojnë njeriun që t'i plotësojë nevojat e tij në mënyrë natyrore dhe nga arritja në qetësi dhe siguri, si dhe e privojnë shoqërinë nga krijimi i një gjenerate të shëndosh dhe të merituar.

Tags