Prill 28, 2018 09:14 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore” ku do të vazhdojmë me prezantimin e personalitetit të njohur iranian Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, një ndër poetët më të mëdhenj iranianë dhe me famë botërore. Idetë dhe mendimet e mëdha të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe shumë mendimtarë dhe letrarë janë ndikuar nga idetë e tij.

Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, poet dhe gnostik i madh i shekullit 7 hixhri kameri (13 të erës së re), ka jetuar në territorin e gjerë kulturor të Iranit. Në vazhdim të edicionit të kaluar, në këtë edicion do të flasim rreth veprave të këtij poeti të pashoq iranian.

Thamë se poezitë e Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, poetit dhe gnostikut të njohur iranian të cilat janë mbledhur në dy veprat e çmuara të tij “Divane Kabir” dhe Mesnevij Ma’nevij”, kanë pasionuar shumë njerëz dhe studiues nga mbarë bota. Poezitë e këtij poeti të madh iranian, në realitet janë reflektim dhe pasqyrim i ideve dhe mendimeve të tij. Idetë dhe mendimet e tij edhe pasi kanë kaluar shumë shekuj, akoma janë të freskëta dhe plotë me dinamizëm, gjallëri dhe dashuri. Gjithashtu thamë se pafundësia e ekzistencës, fillimi dhe përfundimi i botës, lidhja e Zotit dhe botës, bashkimi i ekzistencës dhe në fund njeriu dhe e gjithë ajo që i përket ose që lidhet me atë si dashuria, liria, përkryerja dhe rrugët e lidhjes së njeriut me Zotin, përbëjnë idetë dhe emocionet më themelore që sundojnë në lirikat e Mevlanas. Mevlana në poezi ka shënuar eksperiencat e veta dhe në realitet poezia e tij duhet të konsiderohet si qaste të shënuara nga jeta e tij.

Karakteristika kryesore e poezisë së Mevlana, janë fjalët e tij novatore dhe të reja. Fjalët e Mevlanas nuk lodhin dhe nuk mërzisin asnjë lexues, sepse ato janë të freskëta. Mevlana ishte shumë mirë i vetëdijshëm për këtë karakteristikë të gjuhës së tij dhe për këtë arsye ai e ka quajtur vetën “Ejd” që do të thotë festë, ditë e re dhe ripërtëritje.

Përsëri kam ardhur si forca e ripërtëritjes për të thyer drynat dhe prangat e zinxhirit

Dhe për t’i thyer kthetrat dhe dhëmbët këtij qielli që ha njerëz

“Ejd” do të thotë ditë e re, ditë në të cilën njerëzit veshin rroba të reja dhe e gjithë bota merr pamje të re. Freskia dhe gjallëria arrin kulmin e vet në çdo vend. Prandaj ai i cili e quan vetën “Ejd”, me siguri se në brendësinë e tij ka përjetuar një eksperiencë të tillë dhe ka përjetuar eksperiencën e ripërtëritjes dhe të qenët ditë e re. Pikërisht për shkak të kësaj eksperience, fjalët e Mevlanas nuk japin aromën e vjetërsisë dhe mërzisë. Librin e tij mund ta lexojmë shumë herë dhe secilën herë mund të kuptojmë gjëra të reja nga ai. Me guxim mund të thuhet se janë shumë të rrallë ato vepra të cilat posedojnë këtë karakteristikë.

Mevlana ka çliruar vetën nga prangat e kohës, prandaj për këtë arsye fjalët e tij janë të reja dhe të freskëta. Ai është i lidhur në detin e pafund dhe ai i cili është i lidhur në detin e pafund, gjithnjë ka fjalë të reja dhe gjithnjë myshterinjve të vet i dhuron guaca me plotë inxhi. Ai kurrë nuk lodhet dhe nuk mërzitët nga grumbullimi i madh i myshterinjve dhe kurrë nuk tmerrohet nga zbrazja e thesareve të tij. Mevlana pa kurrfarë frike nga zbrazja, u ofron lexuesve dhe publikut të tij një sasi të madhe të njohurive dhe diturive hyjnore.

Studiuesi i njohur bashkëkohor iranian Dr. Zarinkub mendon se një prej shkaqeve të freskisë së poezive të Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi është valëvitja e pandërprerë e mendimeve dhe ideve të këtij poeti të njohur iranian dhe në analizimin e kësaj çështje në veprën e tij “Me Karvanin e Hiles” thotë: “Në lirikën e tij ekziston një rimë dhe melodi e veçantë. Është shumë mirë e qartë se krijuesi i këtyre fjalëve nuk synon të bëjë poetikë, ai ka një gjendje në të cilën e harron edhe vetën edhe poezinë e vet, me padashje ideja e tij del nga perdja e imagjinimit dhe merr ngjyrën e poezisë dhe lirikës. Në atë stuhi të idesë i cili ka kapluar poetin, ai nuk mund ta dorëzojë vetën në duart e konfliktit mes valëve të rimës dhe ritmit, ai shkon para e mbrapa ndërkohë që rimën dhe ritmin e zvarrit pas vete”.

Një tjetër karakteristikë e poezive të Mevlanas, komponimet dhe novacionet e shumta të tij. Mevlana, fjalët dhe shprehjet i përdorë ashtu siç dëshiron vet dhe nuk qëndron i ngujuar në kurrfarë parime dhe kritere tradicionale të poezisë. Ai për shprehjen e mendimeve të tij, komponon fjalë dhe shprehje dhe krijon komponime dhe shprehje të reja. Duke u mbështetur në studimet që ka bërë profesori i njohur Fruzanfer, mbi 75 mijë komponime përshkruese ekzistojnë në lirikat e Mevlanas që shumica e tyre janë të krijuar nga mendimi dhe ndërgjegjja e vet Mevlanas që në realitet tregojnë imagjinatën kreative dhe burimin e pashterur të tij. Kjo çështje tregon më së miri forcën e zotërimit të tij në fjalë dhe zotërimit të tij mbi gjuhën e persiane. Sipas mendimit të studiuesit të njohur Gulpinarli, “novacionet e Mevlanas burojnë nga shpirti i madh dhe vizioni i përkryer e tij dhe rezultatet në të cilat ka arritur ai me të vërtetë janë burimore dhe njerëzore”.

Vepra Divani Kabir ose Divani Shams nga aspekti i gjerësisë së fjalëve, është një vepër me përjashtim dhe e veçantë në mesin e përmbledhjeve poetike të gjuhës persiane, sidomos në mesin e krijuesve të lirikave. Kjo fushë e gjerë dhe e larmishme është krijuar si rezultat i gjerësisë së kuptimeve në pikëpamjen e Mevlanas dhe e shprehjeve të tij. Përkundër shumë poetëve të mëparshëm dhe bashkëkohanikë të Mevlanas të cilët e kufizonin veten në sferën e ngushtë të fjalëve zyrtare, Mevlana ka bërë përpjekje që gjuhën ta marrë në shërbim në formën e saj të rrjedhshme.

Sipas mendimit të Dr. Shafi’i Kadkani, kuptimet e shumta dhe çastet e larmishme, gjendjet dhe eksperiencat e panumërta, ishin faktorë që i jepnin mundësi poetit të shfrytëzojë fjalë më të reja dhe me të zgjeruara. Për këtë arsye, Mevlana nuk e kufizon veten nën rrethimin e fjalëve zyrtare dhe letrare, por ai ka përdorur në masë të madhe edhe fjalët e gjuhës popullore të thjeshtë. Kjo është për arsye se sipas bindjes së Mevlanas, gjuha është mjet i të kuptuarit dhe mirëkuptuarit, ndërsa të qenët e drejtë ose gabim e saj, përcaktohet nga përdoruesi i thjeshtë i asaj gjuhe. Pikërisht kjo çështje, do të thotë përdorimi i gjuhës së turmës së popullit, është bërë shkak që gjuha e Mevlanas të jetë e gjallë dhe e re dhe të ketë një gjerësi më të madhe të fjalëve. Gjuha e Mevlanas në lirika, është një gjuhë letrare me oratori të lartë, por njëkohësisht e thjeshtë që rrjedh nga e folmja popullore në të cilën janë përdorur më pak termët dhe shprehjes letrare. Ndoshta është më mirë të themi se gjuha dhe toni i tij në lirika më tepër është i sinqertë dhe i afërt dhe më pak i nivelit intelektual.

Të mbyllësh sytë, do të thotë është koha për të fjetur

Nuk është gjumë, por kjo është përgjigje ndaj këtyre kundërshtarëve

Ti e di se ne nuk do të jemi gjallë për kohë të gjatë

Mirëpo sytë e tu të dehur kanë nxitim të madh

Duke hedhur një vështrim mbi poezitë e mbetura nga Mevlana, mund të kuptohet se ai nuk e pëlqente përsëritjen dhe ndjekjen e normave dhe parimeve të vjetra, prandaj kurrë as që është afruar pranë tyre. Një prej karakteristikave dhe në realitet veçorive të poezisë së tij, është të qenët novatore e saj. Mevlana duhet të konsiderohet shpikës i metodave të reja të poetikës.

Mevlana duhet të konsiderohet shpikës i metodave të reja të poetrikës. Si në poezitë e tij ka vë në dukje këtë çështje dhe ka kërkuar nga vetja dhe nga lexuesi i veprës së tij që të thotë fjalë të reja.

Thuaj vetëm fjalë të reja që vet bota të bëhet e re

Të çlirohet bota nga të kufijtë e saj, të bëhet një botë pa kufi dhe pa masë

Krahasimet dhe komponimet e tij janë plotësisht të reja dhe nganjëherë janë të çuditshme të cilat zakonisht befasojnë lexuesin. Ai edhe ngjarjet dhe fenomenet e zakonshme të jetës dhe botës që e rrethojnë atë si ndryshimi i stinëve, i vështron në një mënyrë të re dhe i interpreton ato në mënyrë gnostike.

Dr. Sejrus Shemisa në lidhje me këtë thotë: “Në përgjithësi poezia e Mevlanas, është një poezi e sinqertë, me stil dhe me figurë, e cila shumë shpejtë indukton për lexuesin se figura e cila qëndron prapa fjalëve, me plotë kuptimin e fjalës është një përjashtim. Lirika e tij është jashtë stilit tradicional të lirikës dhe në kuptimin terminologjik ajo ka devijuar dhe ka dal jashtë metodës klasike të lirikës. Në këtë mënyrë Movlana nuk ka qenë poet profesionist, por ai konsiderohet prej poetëve të rrallë të cilët kanë arritur në stilin individual”.

Tags