Tetor 27, 2018 15:59 CET
  • Qëllimet dhe domethënia e Arbainit

Gjatë viteve të fundit një turmë e përbërë nga 15 deri 20 milionë njerëz me moton "Ai që e do Husejnin, është i dashur i Zotit", në përvjetorin e ë dyzetave të martirizimit të nipit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., niset drejt qytetit Qerbela të Irakut.

Gjatë viteve të fundit një turmë e përbërë nga 15 deri 20 milionë njerëz me moton "Ai që e do Husejnin, është i dashur i Zotit", në përvjetorin e ë dyzetave të martirizimit të nipit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., niset drejt qytetit Qerbela të Irakut. Një turmë e madhe njerëzish marshojnë drejt qytetit Qerbela me moton "Paqe dhe miqësi".

 

Realizimi i kësaj mote është një gjë e dashur pranë Zotit dhe bëhet vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit. Ai ka kërkuar që të gjithë shoqëritë dhe popujt e botës të jetojnë përkrah njëri-tjetrit në qetësi dhe siguri të plotë dhe të ecin në rrugën e ngritjes së vlerave morale dhe njerëzore si respektin reciprok dhe respektimin e të drejtave të njëri-tjetrit, si dhe të shfrytëzojnë arsyen dhe maturinë e vet në mënyrë që asnjë shtet dhe asnjë popull të mos i lejojë vetës që të ushtrojë dhunë ndaj popullit tjetër, të plaçkisë të tjerët dhe të vendosë hegjemoni mbi popujt e tjerë. Me padyshim, popujt dhe shoqëritë si dhe individët kanë talent dhe aftësi të ndryshme dhe potenciale të ndryshme, prandaj çdo popull duhet të ketë fushën e zhvillimit dhe progresit në mënyrë që të arrijë atë për të cilën ka potencial dhe aftësi. Prandaj, Kur'ani i shenjtë në një moto botërore, deklaroi:

«یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُوا ادْخُلُوا فِی السِّلْمِ کَافَّةً ...ِ ۚ»

"O ju që keni besuar! Të gjithë hyjni në paqe dhe qetësi...!" (Surja Bekare, ajeti 208).

 

Aktualisht në një rajon të botës, në Qerbela, organizohet një marsh dhe tubim iu madh i paqes dhe qetësisë. Një tubim ky në të cilin pjesëmarrësit nuk janë funksionarë zyrtarë të vendeve, por janë qytetarë nga shtresat e ndryshme të vendeve të ndryshme të cilët bashkohen në një rrugë pa kurrfarë mosmarrëveshje dhe konflikti. Të gjithë me dashuri të sinqertë hapin krahët për njëri-tjetrin. Portat e shtëpive janë të hapura për të gjithë. Njerëzit me bujari të plotë shtrojnë sofrat për njëri-tjetrin dhe ofrojnë për ata çdo gjë që posedojnë.

Koha e këtij tubimi përkon me përvjetorin e Arbainit të martirizimit të Husejn bin Ali (a.s.). Këta njerëz shënojnë tubimin më të madh të vizitorëve të Imam Husejnit (a.s.) në historinë e Qerbelasë, duke marshuar në këmbë në mesin e të gjitha rreziqeve të mundshme të krijuara nga terroristët që kërcënojnë vizitorët e Imam Husejnit (a.s.). Zimbajtësit e Imam Husejnit (a.s.) nga qyteti Naxhaf dhe nga rajone të tjera duke marshuar në këmbë, nisen drejt qytetit Qerbela duke krijuar një ngjarje shumë të madhërishme dhe duke manifestuar një potencial shumë të madh kulturor dhe fetar. Ai i cili merr pjesë në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) shikon pjesëmarrës nga çfarëdo medhhebi islam i cili është liruar nga limitet e shkollave të ndryshme fetare dhe me dashuri dhe respekt të veçantë shkon për të shprehur këtë dashuri të tij ndaj Imam Husejnit (a.s.). Në këtë marsh të madh vërehen myslimanët shiitë dhe sunitë, besimtarë të krishterë, por edhe të besimeve të tjera. Arbaini, përvjetori i të dyzetave të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), zhvillohet në atë mënyrë që thyen të gjitha kufijtë mes shkollave fetare duke manifestuar kështu Imam Husejnin (a.s.) në një imazh botëror. Një imazh jashtë kufijve fetarë dhe plotësisht njerëzor dhe botëror.

Image Caption

Arbaini dhe vizita e varrit të Imam Husejnit (s.a.), me çfarë domethënie dhe qëllimi bëhet? Dr. Muhamed Reza Sangeri, shkrimtar dhe hulumtues, në përgjigje të kësaj pyetje, thotë: “Ekziston një çështje në domethënien e Arbainit e cila ka konceptin e përkryerjes. Arbaini do të thotë dita e dyzetë e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.). Numri dyzetë është kufiri i pjekurisë. Profeti i nderuar i Islamit në moshën 40 vjeçare, është shpallur profet. Në Kur’anin e shenjtë thuhet se kur Zoti e urdhëroi Hazretin Musa a.s. që të qëndrojë në bjeshkë për 30 ditë, thotë: “Ne duke i shtuar atij edhe 10 ditë të tjera, e kemi plotësuar atë”. Vizita që bëhet me rastin e Arbainit, në realitet është një lëvizje simbolike për këtë që të themi se duhet të shkuar deri në fund të rrugës dhe nuk duhet ta lëmë lëvizjen në gjysmë. Të qenit dhe qëndrimi në një veprim, është më vështirë se sa fillimi i atij veprimi. Prandaj, qëndrimi besnik ndaj idealit, besimit dhe insistimi në bindje, mosdobësimi dhe mos humbja e rrugës, është koncepti pikërisht i këtij marshi në këmbë të dashamirësve të Imam Husejn bin Ali (a.s.). Në vizitën e Arbainit lexojmë se Imam Husejni (a.s.) ka sakrifikuar jetën e vet për ta mposhtur injorancën dhe për t’i dhënë fund gjumit të neglizhencës. Pjesëmarrja në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), Do të thotë heqja e perdeve të injorancës, largimi nga neglizhenca dhe humbje, ecja drejt dritës; përbëjnë mesazhin e qartë të Arbainit”.

Domethënia e marshit në këmbë të dashamirësve të Imam Husejnit (a.s.), daton që nga shekulli i parë hixhri kameri. Vizitori i parë i varrit të Imam Husejnit (a.s.) ka qenë Xhabir bin Abdullah Ansari, i cili në mëngjesin e të dyzetave të para të Imam Husejnit (a.s.) ka arritur në Qerbela. Në po këtë ditë, edhe Hazreti Zejneb (s.a.) dhe Imam Saxhad (a.s.) së bashku me katër persona shoqërues, arritën në Qerbela dhe mbajtën zi dhe vajtuan për dëshmorët e Qerbelasë.

Atije Aufi thotë: “Me Xhabir bin Abdulla u nisëm për ta vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.) dhe kur arritëm në Qerbela, Xhabir bin Abdullah u afrua pranë lumit Eufrat dhe u la dhe veshi rroba të tjera... Ai u nis të shkonte drejt varrit të Imam Husejnit (a.s.) dhe secilin hap që e bënte, bënte zikër duke përmendur Zotin e madhëruar. Kur arriti pranë varrit, pasi që ishte i verbër, ai më tha mua: ma vendos dorën time mbi varrin e Imam Husejnit (a.s.)! Pasi bëra siç urdhëroi ai, nuk vonoi shumë dhe ra i pavetëdije mbi varr. Unë hodha pak ujë mbi fytyrën e Xhabir bin Abdulla që të zgjohet. Pastaj ai tre herë tha: “O Husejn, unë dëshmoj që ti je biri i më të mirit prej profetëve të Zotit dhe biri i besimtarit më të madh! Ti je biri i pasardhësve të udhëzimit dhe devotshmërisë dhe personi i pestë prej atyre që Hazreti Muhamed s.a.v.s. i mbuloi me Abanë e vet. Ti je biri Fatimesë, zonjës së zonjave. Dhe për çfarë arsye të mos jetë kështu kur dora Hazretit Muhamed s.a.v.s. të ka ushqyer ty dhe ti je edukuar dhe rritur në prehrin e njerëzve më të devotshëm dhe ke pi qumësht nga gjiri i besimit dhe ke jetuar me pastërti dhe ka kaluar nga kjo botë me pastërti dhe ndarjen tënde ke pikëlluar zemrat e besimtarëve! Prandaj, përshëndetja dhe kënaqësia e Zotit qoftë mbi ty, Ti ke shkuar në po atë rrugë në të cilën vëllai yt Jahja bin Zekeria është martirizuar!”.

Xhabir bin Abdullah më pas ktheu kokën nga varret e tjera dhe tha: “Përshëndetje për ju o shpirtra të cilët keni zbritur përkrah Husejnit dhe jeni qetësuar! Dëshmoj se ju keni falur namazin dhe keni dhënë zekatin dhe keni urdhëruar në vepra të mira dhe keni ndaluar veprat e këqija dhe keni luftuar me jobesimtarët dhe keni adhuruar Zotin deri në çastin e vdekjes! Betohem në atë Zotin i cili e ka dërguar Muhamedin Profet, ne jemi pjesëmarrës në atë të cilin jeni futur ju dëshmorët!”.

I thash Xhabir bin Abdullahut: “Ne nuk kemi bërë asgjë!” Ai më tha: “O Atije! Kam dëgjuar nga i dashuri im Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: “Secili që e do një grup, me po atë grup do të ringjallet dhe secili që i do veprat e një grupi, do të jetë pjesëmarrës në veprat e atij grupi”.

Vlen të theksohet se vizita e Arbainit, është e veçantë vetëm për Imam Husejnin (a.s.). Për asnjërin nga imamët e tjerë nuk është caktuar një vizitë e tillë. Domethënia më e rëndësishme e ekzistencës së vizitës së Arbainit, është konsideruar bashkimi i kokave të dëshmorëve me trupat e tyre në këtë ditë, veprim ky që është bërë nga Imam Saxhadi (a.s.) dhe vizita e atyre varreve të pastra. Dijetari i madh islam Abu Rejhan Biruni ka thënë: “Më datë 20 safar, koka e pastër e Imam Husejnit (a.s.) është kthyer pranë trupit të tij dhe së bashku me atë është varrosur dhe në këtë ditë është caktuar vizita e Arbainit”.

Pas Xhabir bin Abdullah, edhe dijetarë të tjerë të mëdhenj kanë shkuar në këmbë në Qerbela. Një prej tyre është edhe Mirza Xhavad Agha Maleki Tabrizi, një prej autoriteteve të larta të myslimanëve shiit në botë. Ai disa herë ka shkuar në këmbë në qytetin e Qerbelasë dhe në një rast thotë: “Një dashamirës i përkushtuar duhet që më datë 20 safar (me rastin e Arbainit ) të mbajë zi dhe pikëllim, të mundohet që të shkojë dhe ta vizitojë varrin e Imamit shehid, edhe nëse ky rrugëtim bëhet vetëm një herë në jetën e tij. Ashtu sikur që në hadith thuhet se një prej shenjave të besimtarit është që të vizitojë varrin e Imam Husejnit (a.s.) me rastin e përvjetorit të Arbainit”.

Në këtë mënyrë, marshi në këmbë i Arbainit është bërë një traditë e cila në vitet e fundit ka arritur kulmin e saj. Dr. Muhamed Reza Sangari në lidhje me marshin në këmbë të Arbainit, thotë: “Vizita e Arbainit nuk është vetëm një vështrim historik, por është një vështrim epistemologjik. Në marshin e Arbainit, ne, në një farë mënyre bëhemi bashkudhëtar me Imam Saxhadin (a.s.) dhe Hazretin Zejneb (s.a.). Karvani i cili u zu rob nga Qerbelaja, kishte formën e një karvani të mposhtur. Armiku për vete kishte organizuar festën e fitores. Mirëpo ky karvan kur u kthye 40 ditë më pas në Qerbela, kishte thyer dhe mposhtur tërësisht pushtetin e Jezidit. Karvani i robërve kishte arritur të shpreh dhe kumtojë padrejtësinë dhe dhunën e ushtruar ndaj Imam Husejnit (a.s.) nga pushteti Emevit. Kjo fitore u shënua nga robërit e këtij karvani. Në krye të tyre qëndronte vet Imam Saxhadi (a.s.) dhe Hazreti Zejnab (s.a.) dhe pas zbulimeve të skandaleve që bërën robërit e këtij karvani, Jezidi as në pallatin e vet nuk kishte siguri ku edhe gruaja e tij protestoi ashpër. Edhe ambasadorët e vendeve të tjera që ishin ftuar për të marrë pjesë në festën e Jezidit, protestuan duke thënë se e kujt është kjo kokë me të cilën ju talleni në këtë mënyrë?! Ndërsa kur të kuptohet se ajo kokë ishte e nipit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., të gjithë fillojnë ta urrejnë dhe të protestojnë kundër Jezidit. Prandaj, marshi në këmbë i Arbainit është kujtimi i ngadhënjimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe është pjesëmarrje në fitoren e të vërtetës kundër të pavërtetës. Kjo është një prej fshehtësive dhe sekreteve të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.)”.  

Sipas liderit të Revolucionit Islamik të Iranit, ky marsh në këmbë është fillimi i tërheqjes magnetike të Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Arbainit. Kjo tërheqje e ka ngritur Xhabir bin Abdullah nga Medina dhe ka çuar në Qerbela. Pikërisht kjo tërheqje edhe sot pas shumë shekujve ndodhet në zemrat e besimtarëve që shkojnë drejt Qerbelasë.

Në këtë mënyrë, Arbaini gjen rëndësi të veçantë edhe nga pikëpamja fetare edhe nga pikëpamja e ndërtimit të civilizimit. Në rajon shfaqet një potencial shumë i fuqishëm dhe përhapet në tërë botën duke synuar sigurinë, mirëqenien sociale, shfrytëzimin e resurseve dhe rezervave të veta dhe për të luftuar kundër padrejtësisë dhe politikave të dhunshme të sistemit hegjemonist të botës. Marshi i madh Husejnit është një manovër dhe paradë e madhe në kuadër të përpjekjeve për tu distancuar nga veprimit anti-njerëzore, si dhe deklarimit të qartë të besnikërisë dhe dashurisë së madhe të besimtarëve të sinqertë ndaj Imam Husejnit (a.s).

Tags