Tetor 29, 2018 20:38 CET
  • Udhëtari i Arbainit - 5

Ekzistojnë rrugë të shumta për të ecur në këmbë. Tashmë çdokush është nisur nga qyteti i tij.

Ekzistojnë rrugë të shumta për të ecur në këmbë. Tashmë çdokush është nisur nga qyteti i tij.  Dikush ka qëndruar 3 ditë në rrugë e dikush deri në njëzet ditë. Disa rrugë janë jashtëzakonisht të zëna dhe disa janë më të qeta. Shoh shumë njerëz që të vetëm apo me grup, të vegjël e të mëdhenj, gra dhe burra shkojnë në shkretëtirë. Të qetë...

Kur bëhet mëngjes rrugët mbushen plotë. Shoh përsëri tempullin e prijësit të besimtarëve. Përsëri i përshëndes dhe marrë leje nga ta. Kaloj nga varrezat Vadi Al Eslami. I ndihmojë aq sa  mundem pelegrinëve. Është sikur të gjithë marrin pjesë në një garë. Dhe shihen njerëz që i luten pelegrinëve të bëhen mysafir të tyre gjatë natës. Në mëngjes fillon shiu, por njerëzit vazhdojnë të ecin. Kjo pjesë e Tokës është një bekim që ndoshta është ende herët për të zbuluar sekretin e saj. Ky argument është i papërmbajtshëm, sepse e ka mbytur dashurinë e madhe të të gjitha argumenteve. Zoti e di se çfarë është dashuria në zemrat e këtyre njerëzve që nuk e njohin vështirësinë dhe lodhjen e rrugës. Njerëzit gjatë rrugës i thonë njëri tjetrit “Hanjanen Lak” ose “Garantimi i ekzistencës tënde”. Deri më tani nuk e kisha dëgjuar dikë për shkak të një kënaqësie shpirtërore të thotë “Garantimi i ekzistencës tënde”.

Nga rruga e Naxhafit për në Qerbela janë kolona të gjata të njerëzve. Në mesin e tyre ka të rinj, gra, fëmijë, të pasur, të varfër, të moshuar. Aty shihen njerëz nga vende të ndryshme të botës. P.sh aty shihen flamuj të vendeve si Sierra Leone, Sri Lanka, Nigeria, Tailanda, Belgjika, Tanzania, Australia, Kuvajti, Bahrejni, Kazakistani, Turqia, Libani, Irani, etj..

Gjatë rrugës shihen tenda të shumta, ku grupe të ndryshme janë përgjegjës për këto tenda. Padyshim, në mesin e këtyre grupeve janë fiset irakiane. Qytetarët irakianë japin hapësira për të vendosur këto tenda. Sot pjesëmarrja në Arbainin e imam Huseinit, është faktor i unitetit, solidaritetit, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit. Në ceremoninë e Arbainit grupe të ndryshme njerëzit nga zona, rajonale, raca dhe preferenca të ndryshme, bashkohen me njëri tjetrin dhe afrojnë zemrat e tyre. Afrimiteti dhe bashkimi i njerëzve dhe grupeve, mund të ringjallë identitetin islamik dhe të eliminojë identitetin fals etnik dhe kombëtar.

Ajo çka po shoh, është e mahnitshme. Këtu nuk janë vetëm këmbët që ecin drejt Qerbelasë. Nuk është vetëm trupi që lëvizë. Zemrat janë të hutuara. Ndoshta në pamje të parë për një njeri që nuk ka përjetuar pelegrinazhin e imam Huseinit (as) ose që nuk është i njohu me kulturën e pelegrinazhit, të lind pyetja se si është e mundur që pelegrinazhi i një njeriu që është martirizuar shekuj më parë tërheq pas vetes me miliona njerëz? Çfarë është pelegrinazhi dhe përsa i kushtohet kaq shumë rëndësi atij në kulturën shiite? Pelegrinazhi në kuptimin e fjalës është vizita dhe nderimi i një njeriu që ka ndërruar jetë. Mirëpo në kuptimin fetar pelegrinazhi ka kuptim më të lartë pasi nënkupton vizitat në vendet e shenjta dhe tek varret e paraardhësve të fesë siç është pelegrinazhi i Qabesë dhe respektimi i riteve fetare në vendet e shenjta.

Këtu mund të gjeni lëvizjen arbainiane, që është një lëvizje e shumëfishtë, që do të thotë, së pari, se është një lëvizje romantike që reflekton dashurinë e pakufishme njerëzore për Imam Husejn Ibn Ali. Nga ana tjetër, është një lëvizje mistike në rrugën e të kuptuarit të lëvizjes dhe kryengritjes së Imam Hosejnit që është gjithashtu një lëvizje unifikuese që lidh zemrat. Në marshin e Arbainit, besimet dhe bindjet fetare të njerëzve forcohen. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit me familjen, gruan dhe fëmijët e tyre ndjekin këtë tubim madhështor, është institucionalizimi i besimit fetare në vetvete dhe tek familjet dhe fëmijët e tyre. Në kushtet kur disa adoleshentë dhe të rinj kërkojnë identitete të pavlefshme, marshi i Arbainit u jep atyre dhe njerëzve të tjerë një identitet fetar dhe kjo është një arritje shumë e vlefshme.

Lodhja ka kapluar këmbët e mia. Vendosa të pushoja pak. Kërkova dhe gjeta një vend për pushim. Përkrah meje kishte një të ri të qetë i cili ishte duke pushuar. Pas pak filluam të flasim. Ai vinte nga India. Thoshte: Një nga mrekullitë e Husejnit është ajo që nuk ka të bëjë me atë që kush je dhe nga je. Është e mjaftueshme që të jesh pelegrin i Arbainit. Këta njerëz që janë në shërbim të pelegrinazhit, me njerëzillëk, i hapin shtëpitë e tyre të ftuarve të Imam Huseinit. Duke qëndruar jashtë në të ftohtë, i ftojnë dhe i mirëpresin njerëzit. Në një botë ku askush për askënd nuk ka kohë. Ata e vënë në shërbim të gjithë pasurinë e tyre, vetëm për hir të Imam Husejnit (as).

Jam i kënaqur me këtë bukuri. Së shpejti do të shkoj te tempulli i Imam Husejnit së bashku me turmën e zimbajtësve.

Tags