Tetor 29, 2018 19:54 CET
  • Udhëtari i Arbainit - 4

Në qytetin Naxhaf në jug të Irakut, gjendet varri i hz. Aliut (as)-kushëriri dhe dhëndëri i hz. Mohammed (s.a.v.s) dhe imamit të parë të shiitëve në botë.

Qyteti Naxhaf gjendet në jug të Irakut. Tempulli i hz. Aliut (as), kushëririt dhe zëvendësit të hz. Mohammed (s.a.v.s), i ka dhënë një pamje të bukur këtij qyteti të shenjtë. Ai është një det i shkencës, guximit, besimit dhe moralit, që ka dhënë një kontribut të madh në përhapjen e Islamit. Pesë vitet e sundimit të Imam Aliut (as) në botën islame shfaqën një koncept të plotë të paqes dhe drejtësisë njerëzore dhe tërhoqën njerëz të shumtë në përsosmërinë e tij njerëzore. Për këtë arsye, Imam Aliu (as) gjithmonë tërheq masat e muslimanëve nga vende të largëta. Ata vijnë në Naxhaf për të vizituar varrin e tij. Përveç kësaj, shkolla fetare e Naxhafit ekziston për mijëra vjet dhe është një qendër e rëndësishme për përhapjen e shkencave islame dhe punon për të edukuar dhe arsimuar njerëzit.

Gjendem afër Naxhafit. Në zemrën time është një pasion i papërshkrueshëm. Kujtoj një hadith nga Imam Sadek (as), i cili thotë: "Kur pelegrini i ofrohet faltores së Amir Mo’omininit (as), dyert e qiellit hapen për të.

Disponimi i veçantë i pelegrinëve, vajtje-ardhjet, lutjet dhe përpjekjet për pelegrinazhin e Amir el-Mominin janë të papërshkrueshme. Duket se zemrat e shohin atë dhe ndihen të afërt me të. Kjo ndjenjë dhe dashuri tregon se Aliu (as) ka një lidhje të thellë me Zotin. Ai është një njeri hyjnor dhe i papërshkrueshëm dhe ky tipar e ka bërë të pavdekshëm në histori. Imam Aliu (as) ka thënë: Mbledhësit e pasurisë janë të vdekur për sa kohë që janë gjallë, kurse shkencëtarët (studiuesit Rabbani) janë të qëndrueshëm derisa të ekzistojë bota. Trupat e tyre janë të humbur, por rolet e tyre janë të dukshme gjithmonë. Statusi dhe karakteri i Aliut (as) ishte shumë i jashtëzakonshëm, kështu që pak ishin të vetëdijshëm për pozicionin e tij të denjë. Ai për veten e tij thotë: "Nesër, cilësitë e mia të panjohura do të zbulohen për ju dhe pas vdekjes sime / dhe kur tjetër kush vjen në vendin tim, ju do të më njihni mua".

Kam ardhur në Naxhaf. Këtu është i njëjti qytet që ishte shumë kohë më parë dhe përgjithmonë ka qenë krenaria dhe nderi i njerëzve të drejtë dhe të lirë. Qyteti është shumë i mbushur me njerëz. Arabët e Badije që rruga e tyre kalon në Naxhaf, vijnë, përshëndesin dhe shkojnë, ata nuk qëndrojnë. Rreth 1 ditë e dy net jam mysafir në qytetin Naxhaf. Kur të arrij në tempull, është sikur të kisha siguruar një strehë të sigurt. Nuk kam asgjë për të thënë. Çka mund t kërkohet nga Imami që Profeti ka sugjeruar që të kërkojmë çfarë të dëshirojmë nga Aliu. Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: “Unë jam qyteti i dijes dhe Aliu është porta e tij”. Ndërkohë, jam duke u lutur në afërsi të faltores së Imamit, e cila madje tregon se distanca midis lotëve është një gëzim.

Selia e shenjtë e Aliut (as) gjendet në qendër të qytetit, e cila përbëhet nga një kupolë e madhe e artë dhe një kupolë shtëpie dhe men shumë oborre dhe me disa shtesa. Ndërtesa e parë e tempullit është ndërtuar gjatë periudhës së Harun al-Rashid Abasi dhe më pas ajo është rindërtuar dhe zhvilluar. Ndërtesa moderne është vepër e periudhës Safavide. Kubeja e madhe dhe veranda e brendshme  janë dekoruar me tulla të arta me urdhër të Nader Shah Afshar. Pasqyra e tempullit u punua nga artistë nga Isfahani. Në mes të verandës është shkruar në gjuhën perse me shkronja ari në vitin 1156 h.k.

Në një transmetim nga Ebu Shoajb Khorasani, thuhet: “ I thash Imam Reza (as) që cili është më i pëlqyeshëm pelegrinazhi tek Imam Aliu (as) apo tek Imam Husejni (as)? Tha: Imam Husejhni (as) u martirizua në rrugën e Zotit. Tha: Për Zotin, është e obligueshme dhe e nevojshme që të mos ketë asnjë hidhërim në pelegrinazhin e atij hazreti, përveç se të drejtën për të kapërcyer pikëllimin e tij, të kthehen dhe atë ta kthejnë të lumtur, megjithatë sasia e shpërblimeve për pelegrinazhin e Imam Aliut (as) në krahasim me pelegrinazhin e Imam Husejnit (as) janë sikur sasia e virtyteve të hz. Aliut (as) në krahasim me Imam Husejnin (as)”.

Prandaj, shumica e udhëtarëve të Arbainit vijnë së pari në pelegrinazhin e Imam Aliut (as) dhe atyre u lejohet të shkojnë në këmbë në rrugën që të çon për në Qerbela. Hoteli ynë gjendet afër faltores. Në fund të natës dhe në mëngjes, kur ngrihem për t'u lutur, hijet e njerëzve nga pjesa e prapme e xhamit tregojnë se po ecin drejt Qerbelasë. Kjo valë e madhe e njerëzve nuk ka fund. Më kënaq zemrën. Nesër do të nisem në rrugën drejt Imam Husejnit (as), djalit më të mirë të njerëzimit dhe do t’i bashkohem qëllimit të tij.

Tags