Tetor 29, 2018 19:44 CET
  • Udhëtari i Arbainit - 1

Bëhen disa vite që dëgjoj nga miqtë, të moshuarit dhe pasardhësit e tyre për ceremoninë e ecjes në pelegrinazhin e Arbainit dhe gjithmonë kisha dëshirën të përjetoja këtë gjë. Këtë vit me emrin e Zotit janë ftuar edhe unë. Këtë vit unë jam udhëtari i Arbainit...

Vizita e vendeve të shenjta është lloj i adhurimit që daton që nga Profeti i parë i Zotit, Adem Abu Al Bashir (as). Është cituar se ai ka udhëtuar se ai ka udhëtuar në Shtëpinë e Zotit për 70 vjetë. Nëse adhurimi shoqërohet me vështirësi, përveç shpërblimeve të shumta, është një kënaqësi e madhe që të gjitha vështirësitë do të jenë të lehta para tij, sepse dashuria për Ehlul-Bejtin për hir të Zotit do të ndihmojë qeniet njerëzore të ndjekin këtë rrugë dhe na ndihmon të kemi kënaqësi shpirtërore. Në lidhje me këtë, pelegrinazhi i tempullit fisnik të Ebu Abdullah Al Husejn (as ) është një nga më të çmuari, ku të pafajshmit (paqja e Zotit qoft mbi ta) kanë thënë: Ne të gjithë e shpëtojmë anijen, por anija e Husejnit (as) shkon më shpejt. Nga ana tjetër, ky lloj pelegrinazhi në vendin e shenjtë të Ehli Bejtit të Pejgamberit (as) është një tregues i qartë i miqësisë së pakushtëzuar me këtë familje të pastër që siguron tokën e duhur për t'u bindur atyre dhe një rinovim të fortë me këtë tempull të shenjtë në kulmin e pasionit fetar. Pelegrinazhi i Arbainit të Imam Husejnit (as) është një nga këto mundësi të pastra.

Ka disa vite që ka filluar një interesim i madh për ditët e Arbainit nga pasues të Imam Husejnit (as). Me çdokënd që flet, të rrëfen për pelegrinazhin dhe Arbainin. Është sikur i gjithë qyteti është plot me bujë dhe përpiqet të bëhet pelegrinë. Flasin për vlefshmërinë e pasaportave dhe përpjekjeve për të marrë vizën. Bëhen disa vite që dëgjoj nga miqtë, të moshuar dhe pasardhësit etyre  për ceremoninë e ecjes në pelegrinazhin e Arbainit dhe gjithmonë kisha dëshirën të përjetoja këtë gjë. Këtë vit me emrin e Zotit jan ftuar edhe unë. Këtë vit unë jam udhëtari i Arbainit.

Për të vizituar Imam Husejnin (as) në ditën e Arbainit, duhet të shkoni në Qerbela të Irakut. Pelegrinazhi i Arbaini është thirrja dhe zëri i njerëzve të përvuajtur të botës, të cilët si valë oqeani janë nisur për në Qerbela. Sot bota po vë re lëvizjen më të madh, epopenë më të bukur dhe lëvizjen plot dashuri të njerëzve që shkojnë për në Qerbela. Arbaini është kthimi i një karvani në Qerbela, i cili kishte kaluar 40 ditë të vështira, me shumë vuajtje dhe dhimbje. Ky ishte një karvan i cili duhej të dukej në kulmin e thyerjes, mirëpo tani kthehet krenar dhe kokëlartë dhe ngadhënjimtar, pasi kishte hedhur helmin e disfatës në gojën e familjes së dinastisë emevite.

Për të hyrë në Irak, Irani është pajisur me tre kufij të ndryshëm në periudhën e ditëve të Arbanit: Kufiri i Mehranit, Shalamches dhe Chazabeh. Qyteti kufitar Mehran është në fund të pjesës perëndimore të provincës Ilam dhe distanca e tij drejt Ilamit është 85 km. Pelegrinët që hyjnë në Irak nga qyteti kalojnë nëpër qytetet Kut, Nomanija, Shumeli, Divanijah dhe Sham'ijah, Zarabetije  dhe qytetit të vogël Badakhra dhe pastaj hyjnë në Naxhaf. Gjatësia e rrugës nga pika kufitare Zarabetije në hyrje të Naxhafit është 302 kilometra.

Rruga e përzgjedhur nga unë për të kaluar ditët e Arbainit është kufiri i Mehranit. E kam bërë zemrën guri dhe kam vendosur të përjetoj këtë ndjenjë. Në Mehran fillon të vjen era Qerbela dhe kur sheh një prani masive të njerëzve, rritet edhe më shumë gëzimi dhe dashuria. Dashamirësit e imam Huseinit (as), nuk janë vetëm shiitët dhe myslimanët por të gjithë njerëzit liridashës, njerëzit me virtyte të larta fetare dhe njerëz të thjeshtë nga e gjithë bota. Arbaini i imam Huseinit (as), është lëvizje njerëzore drejt shpirtit të pastër dhe moralit.

Në mënyrë të qetë lëvizin drejt destinacionit të shenjtë. Më kujtohen këto vargje:

Kush është ky Husejni që të gjithë çmenden pas tij

Çfarë qiriu është ky që të gjithë shpirtrat digjen për të

Ai u bë simbol i guximit dhe trimërisë për tërë botën

Sepse ai e thoshte vetëm të drejtën dhe të vërtetën

Imam Husejni (as) është pasardhësi i dytë i Profetit të Zotit dhe flamurtari i luftës kundër gënjeshtrës. Në lëvizjen e imam Huseini, vihen re të gjitha virtytet dhe mirësitë. Një nga aspektet edukuese të marshit të Arbainit është se pelegrini i Imam Huseinit (as) përjeton një mënyrë jetese të re dhe të pazëvendësueshme gjatë këtyre ditëve. Të gjitha aspektet dhe marrëdhëniet në këto ditë përqendrohen tek Imam Huseini (as). Të gjitha motivet janë Huseini dhe pelegrinët duke u mbështetur tek imami i tyre arrijnë të përjetojnë dhe përfitojnë karakteristika si sakrifica, dhembshuria, mirësia dhe falja. Ky stil jetese nuk përsëritet në asnjë vend të botës.

Tani kam arritur në Irak. Është sikur kam ndryshuar kufijtë e klimës. Derisa të punojë syri, është shkretëtira. Pelegrinë të pasionuar dhe makina për bartjen e pelegrinëve, ku shumica e tyre kanë si destinacion Naxhafin. Por në këtë mes, ka grupe që synojnë Kazimin dhe Samaran. Unë fillimisht kam vendosur të shkon në Kazimin.

Në emisionin tjetër do t’ju flasë për Kazimin. Deri në emisionin tjetër, mirëmbetshi!

Tags