Tetor 29, 2018 19:58 CET
  • Pyetje mbi pelegrinazhin e Arbainit 1

Ndodhemi në ditët e Arbainit të imam Huseinit (as) dhe tubimit madhështor të miliona pelegrinëve të Qerbelasë. Në ditë si këto lind pyetja se si është e mundur që pas shumë shekujsh me miliona njerëz nga e gjithë bota mblidhet për të vizituar varri e një njeriu që është martirizuar shumë shekuj më parë? Cfarë është pelegrinazhi në kulturën shiite dhe përse i kushtohet kaq shumë rëndësi atij? Në këtë emision do tu përgjigjemi këtyre pyetjeve.

Rrugët që të çojnë në Qerbela, për shkak të pelegrinëve të Sejedul’Shuhada ( Imam Huseini), për shekuj me radhë janë mbajtur me kimet. Pelegrinët në shumë raste nga frika e pushtetarëve sundues dhe despotikë, natën me këmbë zbathur kanë përshkuar rrugën në këmbë për të shkuar në mauzoleun e imam Huseinit (as). Shumë prej këtyre pelegrinë gjatë përshkrimit të rrugës janë martirizuar ose për dashurinë e familjes së Profetit (s.a.v.s), kanë humbur gjymtyrët e tyre. Rruga për në Qerbela është plot kujtime të hidhura dhe të ëmbla për imam Huseinin. Dashuria për të vizituar imam Huseinin fton botën për të vërtetën dhe drejtësinë dhe milion njerëz me këtë dashuri i bashkohen karvanit të madh të miliona pelegrinëve të imam Huseinit(as). Pelegrinazhet e fshehura dhe të mundimshme në të kaluarën sot janë kthyer në pelegrinazhe me pjesëmarrjen e miliona pelegrinëve të imam Huseinit me qëllim që fatin e njerëzimit ta drejtojnë në anë të perfeksionimit të njeriut.

 

Ndoshta në pamje të parë për një njeri që nuk ka përjetuar pelegrinazhin e imam Huseinit(as) ose që nuk është i njohu me kulturën e pelegrinazhit, të lind pyetja se si është e mundur që pelegrinazhi i një njeriu që është martirizuar shekuj më parë tërheq pas vetes me miliona njerëz? Çfarë është pelegrinazhi dhe përsa i kushtohet kaq shumë rëndësi atij në kulturën shiite? Pelegrinazhi në kuptimin e fjalës është vizita dhe nderimi i një njeriu që ka ndërruar jetë. Mirëpo në kuptimin fetar pelegrinazhi ka kuptim më të lartë pasi nënkupton vizitat në vendet e shenjta dhe tek varret e paraardhësve të fesë siç është pelegrinazhi i Qabesë dhe respektimi i riteve fetare në vendet e shenjta. Pelegrinazhi në kulturën islame është një veprim i pranuar dhe i këshilluar të cilën myslimanët e kanë zbatuar përgjatë gjithë historisë. Edhe pse nga aspekti i myslimanëve shiitë dhe suni, pelegrinazhi është veprim i pranuar, vahabistët duke komentuar në mënyrë të veçantë disa ajete të kuranit, pelegrinazhin e cilësojnë në kundërshtim me sunetin e Profetit(s.a.v.s). Të tilla qëndrime që janë të palogjikshme i ka detyruar klerikët shiitë dhe sunitë që të japin përgjigje dhe secili prej tyre në bazë të transmetimeve, komentimeve dhe historisë, ka dhënë përgjigje të bazuar në fakte dhe arsye. Një prej këtyre përgjigjeve është se gjatë jetës së Profetit, ai së bashku me myslimanët kanë kryer pelegrinazh dhe kanë vizituar varret e martirëve. Në shumë hadithe të Profetit(s.a.v.s) thuhet: Çdo kush që anashkalon Haxhin dhe nuk na viziton, ai më ka përndjekur. Edhe pse përgjatë historisë, kryesisht shiitët kanë kryer pelegrinazhe dhe kanë vizituar varret e familjes së Profetit(s.a.v.s) por edhe klerikët e tjerë si klerikët suni, kryerjen e pelegrinazhit dhe vizitave e kanë cilësuar të lejuar.

Tags