Tetor 29, 2018 20:03 CET
  • Pyetje mbi pelegrinazhin e Arbainit 2

Vetëm pas disa ditësh bota do të jetë dëshmitare e tubimit më të madh vjetor të njerëzve rreth mauzoleut të nipit të Profetit të fundit hyjnor (s.a.v.s). Ata që këtë ngjarje të madhe e shohin nga larg mund t’u lind pyetja se ky fenomen është një ceremoni e sapokrijuar dhe e themeluar kohët e fundit nga shiitët apo ka rrënjë në histori? Në këtë emision do t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje.

Arbaini është afruar dhe zemrat e etura nga dashuria për imam Huseinin(as) shkojnë për të vizituar mauzoleun e tij. Në këtë botë të errët, vdekja plot vlera, moral dhe virtyte e imam Huseinit(as) është një rreze drite udhëzuese dhe shpëtuese për njeriun. Kjo karakteristikë e imam Huseinit, është bërë shkak që një karvan i madh njerëzisht këmbëzbathur në Irak të nisen drejt parajsës së njerëzillëkut dhe oqeanit të dinjitetit dhe i shërbimit të njerëzve të dashuruar. Vetëm pas disa ditësh bota do të jetë dëshmitare e tubimit më të madh vjetor të njerëzve rreth mauzoleut të nipit të Profetit të fundit hyjnor (s.a.v.s). Ata që këtë ngjarje të madhe e shohin nga larg mund t’u lind pyetja se ky fenomen është një ceremoni e sapokrijuar dhe e themeluar kohët e fundit nga shiitët apo ka rrënjë në histori? Nëse pelegrinazhi për imam Huseinin (as) në ditën e Arbainit, ka rrënjë historike dhe fetare përse vitet e mëparshme nuk është vënë re një ceremoni kaq madhështore? Në këtë emision do t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje.

Në librat e historisë thuhet se vizitori i parë i varrit të imam Huseinit(as) ka qenë Xhaber bin Abdullah Ansari, një ndjekës i ditur dhe i njohur i Profetit (s.a.v.s). Ai pasi dëgjoi lajmin për martirizimin e imam Huseinit(as) u largua nga Medina për në vendin e vrasjes së Aba’abdullah dhe në ditën e Arbainit arriti në Qerbela. Sipas disa thënieve, edhe pjesëtarët e Ehli Bejtit pas një periudhe të vështirë dhe të mundimshme, në ditën e Arbainit arritën në Qerbela dhe mbajtën zi. Disa hulumtues besojnë se karvani i robërve të Ehli Bejtit, edhe në vitet e mëtejshme ka në ditën e Arbainit kanë shkuar në Qerbela për të kujtuar ngjarjen e Ashures. Po sipas këtyre thënieve thuhet se imam Saxhadi(as), Imam Bageri(as) dhe hazreti Zejnab (sa), kanë vizituar varrin e imam Huseinit në Arbainin e parë ose të dytë. Pra ngjarja e Arbaini ka një histori po aq të gjatë sa ka ngjarja e Ashures.

Që nga ajo kohë e deri më sot kanë kaluar plot 1380 vjet. Në këtë periudhë prej 14 shekujsh, pelegrinazhi i Arbainit është ndjekur gjithmonë nga besimtarët. Natyrisht, ndonjëherë, për shkak të ashpërsisë së disa qeverive tiranike, numri i pelegrinëve u zvogëlua ose pelegrinazhi u krye fshehurazi dhe sipas citimeve historike, për disa kohë, ku pelegrinazh nuk shihej si veprim i dukshëm dhe kolektiv.  Mirëpo këshillat e imamëve (as) dhe theksimi i të parëve dhe dijetarëve të fesë për kryerjen e këtij riti fetar, është bërë shkak që përgjatë historisë shiitët të njihen akoma më më mirë me pozitën e pelegrinazhit Arbain dhe me fuqi ta zbatojnë atë. Imam Hasan Asgari (as), këtë pelegrinazh përkrah namazit e konsideron shenjë të besimit, ndërsa imam Sadiku (as) u ka mësuar shiitëve thelbin e kryerjes së Arbainit me qëllim që besimtarët me ato fjalë të ndritura të vizitojnë imam Huseinin (as) në ditën e Arbainit. Pra me fjalë të tjera që nga koha e imamëve (as), dashamirësit e Ehli Bejtit dhe dashamirësit e Ebi Abdullah(as) kanë zbatuar me përpikmëri këtë traditë dhe rit fetar.

Pelegrinazhi në Qerbela dhe ecja me këmbë zbathur është organizuar në mënyrë madhështore deri në kohën kur jurisprudentit dhe klerikut të madh shiit të shekullit të 13-të Sheik Murteza Ansari. Mirëpo pas tij ecja me këmbë zbathur me kalimin e kohës u zbeh dhe u ndoq në formë simbolike vetëm nga shtresa e varfër dhe e dobët e shoqërisë. Në të tilla kushte, sheik Mirza Husein Nuri, një prej klerikëve dhe dijetarëve të mëdhenj shiit në shekullin e 14-të sipas kalendarit Hënor, ka bërë përpjekje të shumta për të ringjallur traditën e pelegrinazhit duke ecur me këmbë zbathur drejt Qerbelasë. Sheik Aga Bozarg Teherani një prej nxënësve të sheik Nuri, ka parë nga afër përpjekjet e atij profesori dhe thotë: Profesori ynë pasi vuri në re gjendjen që ekzistonte, nisi iniciativën për të ecur këmbëzbathur dhe me kalimin e viteve ai është ndjekur nga shumë njerëz dhe dashamirës të tij. Me kalimin e viteve, numri i tendave shkoi në 30 dhe në secilën prej tyre gjendeshin 20 deri në 30 vizitorë. Në këtë mënyrë tradita e ecjes në këmbë dhe e ngritjes së huseinieve u ringjall.

Martir Ajetollah Sejed Asadullah Madani, një prej profesorëve të njohur në medresenë fetare të Naxhafit, ka qenë një prej dashamirësve të mëdhej të marshit këmbëzbathur të Arabainit. Imam Musa Sadr një prej liderëve shiitë të Libanit që është rrëmbyer 40 vjet më parë nga sionistët, ka shkruar librin me vlerë Al-Gadir. Ai së bashku me disa klerikë të njohur të tjerë gjithmonë ka marrë pjesë në marshin e madh këmbëzbathur nga Naxhafi për në Qerbela në ditën e Arbainit. I ndjeri Sejed Muhsen Amin, shkrimtar i librit të njohur Ajan Shie gjithashtu ka qenë ndër ata klerikë që rreth 1 shekull më parë ka marrë pjesë gjithmonë në ceremoninë e Arbainit. Ai rreth kësaj ceremonie ka thënë: për 10 vite e gjysmë që kam qenë në Naxhaf kamë kryer në mënyrë të veçantë pelegrinazhin e Ashures, festën e Kurban Bajramit, Gadirin, Arafe dhe Arbainin. Isha shumë i tërhequr nga marshi i madh këmbëzbathur. Në fillim për mua ishte e vështirë mirëpo me kalimin e kohës fitova eksperiencë. Gjatë marshin unë shoqërohesha nga shumë studentë dhe dashamirës të tjerë në Naxhaf dhe shumë herë kemi shkuar së bashku në Qerbela për të vizituar imam Huseinin(as). Organizimi i marshit të madh këmbëzbathur në ditën e Arbainit për të vizituar mauzoleun e imam Huseinit (as), është ndjekur nga të parët dhe klerikët e lartë fetarë deri në kohën e pushtet të Sadam Huseinit në Irak. Që nga ardhja në pushtet e Sadamit e deri në kohën e rrëzimit të tij, organizimi madhështor i ceremonive të zisë dhe i marshit këmbëzbathur për imam Huseinin(as) është shpallur e ndaluar me urdhër të Sadam Huseinit. Mirëpo njerëzit me gjithë këtë urdhër, në mënyrë të fshehtë kanë organizuar ceremoninë e Arbainit që në disa raste ka përfunduar edhe me vrasjen e tyre.

Pas vdekjes së Sadamit, shiitët organizuan në mënyrë madhështore ceremoninë e Arbainit. Dashamirësit e Ehli Bejtit nga Irani, Libani, Pakistani, India, Emiratet, Kuvajti, Bahrejni dhe nga disa vende evropiane dhe të Amerikës, në dhjetë vitet e fundit janë mbledhur për cdo vit për të kryer ritin e Arbanit duke vizituar mauzoleun e imam Huseinit(as). Sipas statistikave në ditën e Arbainit më shumë se 20 milion pelegrinë dhe dashamirës të Ehli Bejtit shkojnë në Qerbela për të vizituar mauzoleun e imam Huseinit (as) dhe përgatitjet për pritjen dhe strehimin e tyre bëhen nga vete pelegrinët. Duke qenë se pelegrinazhi i Arbainit dhe marshi i madh i pelegrinëve për në Qerbela ka një historisë mijëra vjeçare, mirëpo asnjëherë kjo ceremoni nuk ka qenë me përmasa kaq të mëdha. Shumë shkrimtarë dhe mendimtarë këtë fenomen kaq të madh dhe të pashoq e krahasojnë me mrekullinë në fundin e botës ku drejtësidashësit e botës do të mblidhen përreth flamurit të Husein bin Ali (as) për të krijuar kushtet për shfaqjen e shpëtimtarit të njerëzimit hazretit Mehdi ( a.xh).

Tags