Tetor 29, 2018 20:13 CET
  • Arabaini, madhëria e unitetit dhe solidaritetit

Në këtë edicion do të flasim rreth madhërisë së marshit të Arbainit si simbol i të gjitha vlerave të larta islame dhe njerëzore.

Përsëri erdhi Arbaini, koha e tubimit më të madh fetar në botë. Me miliona persona marshojnë në këmbë duke kaluar një rrugë mbi 80 km, për të kujtuar dhe respektuar simbolin e virtyteve të larta njerëzore dhe lirisë, për të kujtuar vuajtjen dhe vetminë e Imam Husejnit (a.s.). Madhëria e manifestuar në këtë marsh të madh njerëzor, është e papërshkrueshme dhe asnjë gjuhë nuk mund të përshkruajë. Të gjithë banorët e qyteteve dhe rajoneve që ndodhen në gjashtë rrugët që çojnë drejt qytetit të Qerbelasë, me të gjithë qenien, dashurinë dhe respektit të papërshkruar të tyre, kanë dalë në skenë për të mirëpritur vizitorët e Imam Husejnit (a.s.) dhe për t'i shërbyer atyre duke vënë në dispozicion shtëpitë e tyre, dyqanet, husejniet xhamitë dhe qendrat e tjera publike dhe turistike.  

Imam Husejni (a.s) është prijësi dhe imami i tretë i myslimanëve shiitë. Mirëpo Imam Husejni (a.s.) nuk është një personalitet që mund të t'i përket vetëm një vendi, vetëm një medhhebi apo vetëm një grupi të njerëzve. Ai është shëmbëlltyrë e lirisë për të gjithë myslimanët dhe njerëzit. Mahatma Gandi, ish-lideri i Indisë, në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) ka thënë: "Unë besoj se përhapja e Islamit nuk është bërë me anë të shpatës, por me anë të martirizimit të Husejn bin Ali, të këtij personaliteti të shenjtë qiellor. Unë kam mësuar nga Husejni (a.s.) se si mund të ngadhënjesh dhe të arrish në fitore në kohën kur ndaj teje ushtrohet dhunë dhe padrejtësi.".  Thomas Carlyle, filozof dhe historian anglez, thotë: "Mësimi më i mirë që mund të merret nga tragjedia e Qerbelasë është ky që Husejn dhe shokët e tij besnikë kishin besim të palëkundur në Zotin dhe ata me veprën e tyre kanë bërë të qartë se epërsia në numër në një vend ku përballet e vërteta me të pavërtetën, nuk ka rëndësi. Prandaj fitorja e Husejnit pavarësisht numrit të vogël të shokëve të tij, më habit mua gjithmonë". Antuan Bara, shkrimtar bashkëkohor sirian, ka transmetuar shumë thënia në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) që një prej tyre është kjo ku thotë: "Nëse Husejni (a.s.) do të ishte i yni, në çdo vend do ta ngrehnim lartë një flamur për atë dhe me emrin e tij të gjithë njerëzit do t'i ftonim në fenë tonë". Këto thënie në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) tregojnë se çdo njeri liridashës dhe me mendim të lirë pavarësisht prirjeve fetare që ka, tregon respekt ndaj Imam Husejnit (a.s.) si simbol i vlerave të larta njerëzore. Pjesëmarrja e myslimanëve ndjekës të shkollave të ndryshme islame si edhe e jomyslimanëve në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) tregon më së mirë këtë të vërtetë.

Image Caption

Disa media perëndimore gjithashtu janë munduar të kenë një vështrim real dhe pa urrejtjen e zakonshme ndaj Islamit që vërehet në nivel të mediave perëndimore. Gazeta angleze "Indipendent" disa vite më parë në një artikull të saj duke theksuar faktin se marshi i Arbainit Husejnit konsiderohet tubimi më i madh njerëzor në botë, ka kritikuar metodën e trajtimit të kësaj ngjarje nga ana e mediave perëndimore. Autori i artikullit në fjalë ishte një i ri australian i cili kishte admirim të veçantë ndaj personalitetit të Imam Husejnit (a.s.). Ai duke ecur në këmbë ka shkuar ta vizitojë varrin e Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela dhe atje ai ka pranuar fenë Islame. Në një pjesë të këtij artikulli duke cituar këtë të rinj australian, thuhet: "Sigurimi dhe përgatitja e mbi 2 milionë racione ushqimi falas nga individët dhe forcat vullnetare për vizitoret, përbënë një sasi shumë më të madhe se sa sasia ushqimore të cilën e ka siguruar dhe shpërndarë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për njerëzit e goditur nga tërmeti në Haiti". Autori i këtij artikulli duke kritikuar mënyrën e trajtimit të kësaj ngjarje të madhe nga mediat perëndimore, ka akuzuar këto media për përpjekjeve për të devijuar opinionin publik dhe për ta fshehur të vërtetën e asaj që po ndodhë në Irak me rastin e Arbainit. Në vazhdim të artikullit thuhet se vizita e Arbainit për shkak të tre simboleve: tubimi më i madh njerëzor në botë, grupi më i madh i njerëzve vullnetarë në botë dhe udhëtimi më i gjerë dhe falas në botë, duhet të regjistrohet në librin e "Genisit". Ajo çfarë ndodhë në Qerbela gjatë marshit të madh të Arbainit, është simbol që tregon moralin e lartë njerëzor dhe një manifestim i tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore të shoqërive njerëzore duke vrarë egot dhe egoizmat si dhe përpjekje për të ndihmuar të privuarit dhe të përvuajturit, prandaj kjo është pikërisht ajo fe e Muhamedit s.a.v.s. me të cilën është ngritur në luftë grupi terrorist ISIS. Gazeta amerikane "Huffington Post" gjithashtu është një tjetër medie perëndimore e cila ka kritikuar ashpër mënyrën e trajtimit dhe mbulimit të  marshit të Arbainit në mediat perëndimore, ndërsa ka kërkuar nga mediat që t'i përgjigjen kësaj pyetje se si është e mundur që këto media të mos anashkalojnë as edhe tubimet më të vogla protestuese në Anglia ose në vendet e tjera të botës dhe të sigurojnë me dhjetëra filma, raporte dhe analiza, ndërkohë që shumë lehtë anashkalojnë këtë tubim të madh dhe paqësore njerëzor duke u treguar tërësisht indiferentë ndaj kësaj ngjarje dhe ta kalojnë atë në heshtje?

"Huffington Post" në raportin e vet vë në dukje faktin se gjatë të gjithë marshit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) mund të vërehet manifestimi konkret i vlerave njerëzore si durimi, vetëpërmbajtja, sakrifica, toleranca, falja dhe vëllazëria mes njerëzve. Kjo media thekson: "Heronjtë e vërtetë janë këta njerëz të cilët organizojnë dhe paraqesin tubimin më të madh njerëzor, jo ata që janë heronj imagjinarë të cilët i krijon Hollywood në studiot e tij. Nëse me të vërtetë dëshironi të njihni me Islamin e vërtetë, ju sugjerojmë që të merrni pjesë në vizitën e Arbainit, për arsye se aty është një manifestim i vlerave të cilat Muhamed s.a.v.s. i ka ofruar ato për njerëzimin dhe takfiristët ekstremist po bëjnë përpjekje të devijojnë atë".

"Huffington Post" në fund thekson se nëse dëshironi të njiheni me rrënjët dhe parimet e fetare të ISIS, duhet t'i njihni armiqtë e këtij grupi. Tubimi i madh i Arbainit është manifestim konkret i virtyteve dhe vlerave të larta islame dhe njerëzore. Të gjithë ato çështje në lidhje me Islamin të cilat në perëndim prezantohen si simbole të ekstremizmit dhe dhunës, në marshin e madh të Arbainit mund të vërehet plotësisht e kundërta. Të gjithë ato sjellje dhe veprime të dhunshme dhe kriminale të grupeve takfiriste dhe terroriste sidomos të lëvizjes vehabiste që prezantohen si imazh i Islamit, plotësisht e kundërta e tyre mund të vërehet në marshin e madh të Arbainit. Në marshin madhështor të Arbainit nuk pyetët askush për fenë të cilën e ndjek. Të gjithë janë dashamirës të Imam Husejnit (a.s.) dhe dashamirës të lirisë, drejtësisë vëllazërisë dhe virtyteve njerëzore. Ata të gjitha këto virtyte i kanë gjetur te Imam Husejni (a.s.). Në marshin madhështor të Arbainit marrin pjesë njerëz nga mbi 80 vende të ndryshme të botës me prirje të ndryshme fetare. Ashtu sikur në ceremoninë e Haxhit, myslimanët drejtohen në një qëllim dhe shkëpusin të gjitha lidhjet me këtë botë materiale dhe heqin edhe rrobat e trupit dhe mbulohen vetëm me një basmë të bardhë si qefin dhe marrin një formë të njëjtë duke larguar dallimet e tyre sipërfaqësore, edhe në marshin madhështor të Arbainit, të gjithë dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) drejtohen drejt "kibles" së zemrës së tyre Imam Husejnit (a.s.).

Tags