Tetor 29, 2018 21:23 CET
  • Ceremonia e Arbainit Huseinian në Montreal të Kanadasë

Arbaini Huseinian ka një rol dhe funksion të veçantë në kulturën islame.

Në njërën anë, kujtesa e ngjarjeve të Qerbelasë dhe Ashures nga populli gjen vazhdimësi dhe e bën më të fortë lidhjen e njerëzve me kryengritjen e Prijësit të Dëshmorëve (as) dhe nga ana tjetër, hap një kapitull të ri në pelegrinazhin e atij hazreti, kapitull që shoqërohet me shprehjen e besnikërisë dhe dashurisë për Imam Huseinin (as).

Pelegrinazhi i Arbainit, është zëri i njerëzve të përvuajtur të botës dhe tani vala e njerëzve dashamirës të imamit nga oqeani i Naxhafit po shkon në Qerbela. Pelegrinazhi i Arbaini është thirrja dhe zëri i njerëzve të përvuajtur të botës, të cilët si valë oqeani janë nisur për në Qerbela. Sot bota po vë re lëvizjen më të madh, epopenë më të bukur dhe lëvizjen plot dashuri të njerëzve që shkojnë për në Qerbela. Armiqtë, e vranë Imam Huseinin me qëllim që emri i tij të zhduket nga kjo botë. Mirëpo ata nuk mundën ta fshihnin këtë dritë të Zotit e cila përhapet nga dita në ditë dhe ndriçon gjithnjë e më shumë dashamirës të atij imami.

Tani tubimi i madh i burrave dh

  Marshimi i Arbanit, Montreal-2018

e grave dashamirës të Huseinit nga e gjitha bota, janë mbledhur në pelegrinazhin Arbain duke habitur të gjithë botën dhe duke treguar se dashuria për martirët është e paharrueshme. Dashamirësit e imam Huseinit (as), nuk janë vetëm shiitët dhe myslimanët por të gjithë njerëzit liridashës, njerëzit me virtyte të larta fetare dhe njerëz të thjeshtë nga e gjithë bota. Madhështia e kësaj lëvizjeje është aq e madhe saqë ajo nuk njeh kufij dhe nuk i përket vetëm një kombi dhe gjuhe të caktuar. epopeja e imam Huseinit është aq e lidhur me njerëzit në të gjithë botën saqë fryma e tij për liri, nuk ka nevojë që të komentohen në mesin e popullit. Si rrjedhim, prej disa vitesh, marshimi i Arbainit ka marrë një dimension global. Ngjashëm, këtë vit, së bashku me shumë qytete të tjera anembanë botës, marshimi i Arbainit u mbajt edhe në qytetin Montreal, Kanada.    

Marshimi i myslimanëve shi'itë të Montrealit me rastin e Arbainit Huseinian, u organizua të dielën, më 28 tetor 2018, në qendër të Montrealit. Ky marshim filloi në orën 12:30 me faljen e namazit të drekës. Dashamirësit e Imam Huseinit, paqja qoftë mbi të, e filluan këtë marshim së bashku me pelegrinët e tjerë të Arbainit, përballë parkut Place du Canada.

  Marshimi i Arbanit, Montreal-2018

Gjatë rrugës pelegrinët huseinianë, duke u ndalur në rrugën Maisonneuve dhe përballë Universitetit Concordia, dëgjuan fjalime të shkurtra në anglisht dhe frëngjisht rreth Imam Husseinit dhe ngjarjes së Arbainit. Ndërkohë, ekspozita fotografike me temë "Arbaini Huseinian, tubimi më i madh paqësor në botë" u mbajt në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit McGill në Monteral. Në ekspozitën, e cila është pritur gjerësisht dhe me interes të madh nga publiku dhe qarqet akademike, janë paraqitur imazhe dhe aspekte të ndryshme të tubimit të pelegrinëve të Arbainit dhe ecja e tyre nga Naxhafi në Qerbela në Irak.

  Ekspozita e fotografive "Tubimi më i madh paqësor në botë"  -  Montreal-2018

Në vazhdim do të paraqesim fotografi dhe filma të tjerë rreth kësaj ekspozite.

Tags