Në shkollën e Ruhullahut: "Drejtësia sociale"
Në këtë edicion do të flasim për pozitën e idealit të drejtësisë sociale në idetë politike të Imam Khomejnit (ra).
Drejtësia sociale
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi folur rreth karakteristikës anti-hegjemoniste në pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) dhe thamë se Imam Khomejni (ra) duke u mbështetur në bazat e fesë Islame dhe në mësimet e shkollës (medhëhebit) shiit, luftën kundër arrogantëve dhe faktorëve të dhunshëm të brendshëm dhe të jashtëm e vendosi si parim të luftës politike të tij. Pikërisht për këtë arsye në procesin e formimit dhe të fitores së Revolucionit Islamik, paraqiti përballjen me sistemin hegjemonist në kohën kur bota ishte në hegjemoninë e të dy blloqeve në atmosferën e luftës së ftohtë dhe në shumicën e rajoneve të botës motot kundër imperializmit kryesisht kishin ngjyrë dhe aromë marksiste. Imam Khomejni (ra) në mënyrë të guximshme dhe të qartë, të dy superfuqitë e asaj kohe edhe Amerikën edhe ish-Bashkimin Sovjetik e prezantoi simbol të arrogancës botërore dhe njëkohësisht me kritikat e tij ka sulmuar të dy blloqet dhe hodhi moton “Jo Lindje dhe Perëndim” si prioritet të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë edicion do të flasim për një tjetër karakteristikë kryesore të mendimit politik të Imam Khomejnit (ra), do të thotë për drejtësinë sociale. Na ndiqni në vazhdim!
Vendosja e drejtësisë sociale ka qenë një prej brengave kryesore të njeriut gjatë gjithë historisë dhe gjithashtu një prej idealeve kryesore të popullit të Iranit në Revolucionin Islamik. Në kohën kur në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, Blloku i Lindjes nën udhëheqjen e ish-Bashkimit Sovjetik duk u mbështetur në idetë marksiste dhe socialiste, pretendoi mbështetjen ndaj drejtësisë sociale dhe zhdukjen e diskriminimit në shoqëritë. Në bazë të këtij të menduari, ish-Bashkimi Sovjetik e paraqiste fenë si mbështetës të padrejtësisë ndaj shtresave të privuara dhe të shtypura të shoqërisë. Mirëpo Imam Khomejni (ra) duke u mbështetur në mësimet e fesë Islame dhe të shkollës shiite, paraqiti moton e drejtësisë sociale për të realizuar idealin historik të popullit të Iranit. Populli i Iranit që nga shekulli 19, ka zhvilluar një luftë të gjerë dhe të gjatë për realizimin e drejtësisë sociale në vend, mirëpo pavarësisht arritjes së disa sukseseve në periudha të shkurta, deri në prag të fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, nuk arriti të vendos një sistem shtetëror i cili do të ishte mbështetës i shtresave të privuara të shoqërisë dhe thirrës për zhdukjen e padrejtësisë dhe diskriminimit në shoqërinë iraniane. Imam Khomejni (ra) me maturinë e tij, drejtësinë sociale e bëri një prej motove më të rëndësishme dhe një prej kërkesave më kryesore të popullit gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik. Ai gjithashtu realizimin e drejtësisë sociale dhe zhdukjen e diskriminimit në shoqëri e bëri bazë të hartimit të politikave të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.
Duke marrë parasysh pozitën e Islamit dhe shkollës shiite në sistemin ideologjik të Imam Khomejnit (ra), është e nevojshme që për të shpjeguar pikëpamjet e tij në lidhje me drejtësinë sociale, së pari të shpjegojmë pozitën dhe rëndësinë e drejtësisë në shkollën e Islamit. Natyrisht dihet se drejtësia është një prej koncepteve fondamentale të teorive politike dhe deri më tani filozofët dhe mendimtarët e shumtë ka shkruar shumë vepra për të shpjeguar bazat dhe dimensionet e këtij koncepti. Secili prej këtyre teoricienëve janë munduar ta bëjnë të qartë njërin prej dimensioneve të ndërlikuar të drejtësisë sociale. Në periudhën klasike të perëndimit, filozofët e mëdhenj si Platoni dhe Aristoteli dhe në periudhën islame filozofët e shquar si Farabiu si dhe shumë mendimtarë, filozofë dhe teoricienë bashkëkohor, shpjegimin e konceptit të drejtësisë e kanë vendosur në qendër të vëmendjes së tyre. Në fenë e pastër Islame dhe në shkollën shiite, gjithashtu drejtësia ka një pozitë të lartë dhe është shndërruar në prej parimeve parësore të shkollës shiite. Përshkrimi i Zotit të madhëruar me atributin e drejtësisë, është reflektuar në masë shumë të madhe në mënyrë të rëndësishme në të menduarin shiitë dhe ka zënë një vend shumë të lartë në idetë politike dhe shoqërore të mendimtarëve dhe dijetarëve shiitë.
Në Kur’anin e shenjtë, drejtësi është parim fondamental mbi të cilin është krijuar ekzistenca dhe rregullimi i botës bëhet në bazë të këtij parimi. Në këtë qasje, drejtësia është burim dhe fillim i ekzistencës si dhe qëllimi më i lartë i botës dhe i njerëzimit. Prandaj, qëllim final i të gjitha feve hyjnore është arritja e drejtësisë dhe realizimit të saj në shoqërinë njerëzore. Në pikëpamjen e Kur’anit të shenjtë, drejtësia është ka vlerë qenësore dhe shëndeti dhe siguria e të gjitha çështjeve varën nga kjo vlerë. Për këtë arsye Zoti i madhëruar ka urdhëruar të gjithë njerëzit dhe sidomos besimtarët që ta vendosin dhe zbatojnë drejtësinë. Në vështrimin kur’anor, drejtësia ka rrënjë në natyrën qenësore të njeriut, prandaj njerëzit në mënyrë të vazhdueshme duhet të bëjnë përpjekje për vendosjen dhe realizimin e drejtësisë në të gjitha sferat e shoqërisë. Nga pikëpamja e Kur’anit, ata të cilët bëjnë përpjekje për realizimin e drejtësisë në shoqëri, janë të dashur pranë Zotit të madhëruar. Në bazë të këtij mendimi dhe të kësaj bindje, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe ndjekësi i rrugës së tij Imam Khomejni (ra) kanë bërë të gjitha përpjekjet për vendosjen e drejtësisë sociale në shoqëri.
Zoti me të vërtetë i do ata që zbatojnë drejtësinë
Shëmbëlltyrë teorike dhe praktike e Imam Khomejnit (ra) në përpjekjen për realizimin e drejtësisë sociale në shoqëri, është Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe Imam Aliu (a.s.). Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë gjithë jetës së vet gjithnjë ka qenë thirrës dhe mbrojtës i vendosjes së drejtësisë dhe zhdukjes së padrejtësisë ndaj njerëzve të shtypur dhe të privuar. Ai gjatë periudhës së misionit të vet si Profet, ka shpjeguar dimensionet dhe rëndësinë e drejtësisë sociale nga pikëpamja e Islamit dhe është munduar që duke korrigjuar vështrimin e njerëzve, të krijojë rrethanat për formimin e një shoqërie të drejtë. Nga pikëpamja e të menduarit fetar të Hazretit Muhamed s.a.v.s., drejtësia sociale ka dimensione të ndryshme dhe dimensioni i saj i parë është barazia e njerëzve në krijim. Nga pikëpamja e Hazretit Muhamed s.a.v.s., të gjithë njerëzit pavarësisht dallimeve racore, gjuhësore, etnike dhe fisnore, janë të barabartë me njëri-tjetrin dhe askush nuk ka superioritet ndaj tjetrit, përveçse me devotshmëri. Nga pikëpamja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., njerëzit në krijim janë të barabartë dhe si rezultat posedojnë liri dhe zgjedhje të barabartë për të përcaktuar fatin e vet. Nga pikëpamja e tij, të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe vëllezër, prandaj duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. duke thirrur myslimanët në vëllazëri, i ka udhëzuar ata drejt një shoqërie të ndërtuar mbi baza të drejtësisë dhe larg çfarëdo lloj padrejtësie dhe diskriminimi. Në shkollën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., konceptet si drejtësia, barazia dhe respektimi i të drejtës së të tjerëve, përbëjnë themelet e një shoqëri të shëndosh dhe ideale.
Imam Khomejni (ra) duke u mbështetur në një qasje të tillë duke u inspiruar nga periudha e qeverisjes së Imam Aliut (a.s.), drejtësinë nuk e konsideron si një virtyt individual, por beson se drejtësia është një prej karakteristikave të shoqërisë ideale të Islamit. Në të menduarin e Imamit, drejtësia sociale, është një prej karakteristikave të dalluara të ligjeve politike, shoqërore dhe shpirti sundues aktivitetin e grupeve dhe të institucioneve politike dhe shoqërore, si dhe karakteristika më e rëndësishme e shoqërisë ideale. Imam Khomejni (ra) në bazë të këtij të menduari, qëllimin final të qeverisjes fetare e konsideron vendosjen e drejtësisë sociale në bazë të standardeve dhe kritereve islame. Imam Khomejni (ra) beson se drejtësia ka vlerë qenësore dhe parësore, prandaj të gjitha ligjet duke përfshirë edhe ligjet fetare edhe ligjet normative dhe ligjet njerëzore duhet të përpilohen në bazë të drejtësisë. Kjo është për arsye se filozofia e vendosjes dhe legjitimitetit të këtyre ligjeve është zbatimi i drejtësisë. Imam Khomejni (ra) duke shpjeguar këtë çështje në veprën e tij “Al-Bej’a”, shkruan: “Dispozitat fetare, janë ligje të Islamit dhe çështjeje prej çështjeve të shtetit. Ato janë mekanizma për zbatimin e qeverisjes dhe zgjerimin e drejtësisë”. Ai gjithashtu në një vend tjetër thotë: “Me të vërtetë Islami është shpallur për themelimin e një shteti të drejtë në të cilin ligjet përkatëse me tatimet dhe arkën financiare dhe mbledhjen e tyre nga të gjitha shtresat, do të jenë të ndërtuara në bazë të drejtësisë dhe ligjet përkatëse me gjyqësorin dhe të drejtat, gjithashtu duhet të jenë në bazë të drejtësisë”.
Në të menduarin e Imam Khomejnit (ra), qëllimi kryesor i misionit të profetëve të Zotit është realizimi i drejtësisë njëkohësisht edhe në sferën individuale edhe në sferën sociale, prandaj thotë: “E gjithë përpjekja e profetëve është përqendruar në këtë që drejtësia sociale për njerëzimin në sferën e shoqërisë dhe të ndërtojnë një drejtësi të brendshme për njerëzit në aspektin individual”. Imam Khomejni (ra) në bazë të këtij të menduari, esencën e formimit të sistemit shtetëror të Republikës Islamike e konsideroi vendosjen e drejtësisë sociale dhe mënjanimin e padrejtësisë dhe ka thënë: “Në Republikën Islamike nuk ka padrejtësi, nuk ka politikë të dhunshme... për të varfrit do të mendohet mirëqenie dhe nevojtarët do të marrin të drejtat e tyre... drejtësia hyjnore do të sundojë në shoqëri”. (Sahifa Nur, v. 6, f. 525). Imam Khomejni (ra) në shpjegimin teorik të drejtësisë, ka paraqitur edhe aspektet dhe dimensionet e ndryshme të saj në jetën individuale dhe shoqërore dhe i ka konsideruar këto dimensione plotësuese të njëri-tjetrit. Nga pikëpamja e Imam Khomejnit (ra), realizimi i drejtësisë sociale ka rëndësi aq sa ka rëndësi edhe drejtësia individuale, prandaj këta dy faktorë janë plotësues të njëri-tjetrit, për arsye se drejtësia e individëve krijon rrethanat për drejtësi sociale dhe drejtësia sociale gjithashtu bëhet shkak për përhapjen e drejtësisë.
Imam Khomejni (ra) beson se realizimi i drejtësisë sociale mund të bëhet vetëm nën dritën e udhëheqjes së një lideri të drejtë dhe beson se në mungesën e “Imamit të Drejtë”, detyrë e vendosjes së drejtësisë sociale në shoqëri është përgjegjësi e autoritetit të drejtë fetar. Imam Khomejni (ra) në veprën “Vilajete Fakih” ka shpjeguar bazat dhe argumentet e qeverisjes së autoritetit të drejtë fetar në periudhën e mungesë së Imamit dhe gjithashtu ka trajtuar sferën e kompetencave të tij dhe konsideron se vetëm autoriteti i drejtë fetar gëzon legjitimitet për zbatimin e dispozitave të fesë dhe realizimin e drejtësisë. Imam Khomejni duke dënuar qeverisjen e bazuar mbi hegjemoni, konsideron se lufta kundër padrejtësisë dhe lufta për rrëzimin e regjimeve sundues të dhunshme është detyrë e çdo myslimani dhe në veprim ai ka ndjekur pikërisht këtë rrugë. Nga pikëpamja e Imam Khomejnit (ra), pa vendosjen e një qeverisje fetare udhëheqja e të cilës është mbi supe të një autoriteti të drejtë fetar, është e pamundur vendosja e drejtësisë sociale.