Kur'ani dhe Revolucioni Islamik (1)
Revolucioni Islamik i Iranit i udhëhequr nga Imam Khomejni (ra) i cili arriti në fitore më 22 bahman të vitit 1387 të kalendarit iranian që përkon me shkurtin e vitit 1979, ishte i ndërtuar mbi një bazë dhe të menduar politik të veçantë. Ky të menduar, është të menduar islamik dhe kur'anor.
Çdo revolucion buron nga një ide dhe nga një të menduar i cili është mbështetës teorik dhe ideologjik i atij revolucioni. Eksperienca historike e revolucioneve të rëndësishme të botës gjithashtu vërteton këtë çështje se para ndodhjes së çdo revolucioni, duhet të krijohet një shkollë e re e mendimit e cila pas dëbimit dhe mohimit të sistemit ekzistues, ofron një përkufizon të ri në lidhje me pozitën e njeriut në shoqëri dhe projekton një sistem të ri dhe më të dëshiruar politik dhe shoqëror në mënyrë që pas fitores së revolucionit, ai plan të bëhet bazë e strukturës shoqërore.
Gjithashtu, edhe Revolucioni Islamik i Iranit i udhëhequr nga Imam Khomejni (ra) i cili arriti në fitore më 22 bahman të vitit 1387 të kalendarit iranian që përkon me shkurtin e vitit 1979, ishte i ndërtuar mbi një bazë dhe të menduar politik të veçantë. Ky të menduar, është të menduar islamik dhe kur'anor i cili konsiderohet mbështetës teorik i këtij revolucioni. Kur'an është burimi më i rëndësishëm për njohjen e Islamit i cili përkrah burimeve të tjera të prodhimit të njohurive fetare, përveçse përdoret për të sistemuar jetën individuale dhe fetare, përcakton kornizat e shoqërisë edhe në lidhje me çështjet politiko-shoqërore. Lëvizja e Revolucionit Islamik e popullit të Iranit kundër regjimit despotik të mbretit dhe mbretërisë Pahlavi, gjithashtu ka filluar duke u inspiruar nga ky mësim i Kur'anit të shenjtë:
«...إنَّ اللهَ لا یُغَیِّرُ ما بِقَومٍ حَتّى یُغَیِّروا ما بِأنفُسِهِم...»...
"...Zoti nuk e ndryshon fatin e një populli, përveç nëse ai vet ai popull ndryshon gjendjen e vet..." (Pjesë nga ajeti 11 i sures Ra'd).
Spikeri...
Revolucionin Islamik të Iranit e kanë konsideruar si lëvizje e kthimit kur'anor, një lëvizje e cila udhëzimet e Kur'anit të shenjtë u bënë karakteristikë identifikuese kryesore e saj. Kthimi në Kur'anin e shenjtë bëhet shkak që myslimanët duke u ushqyer me mësimet e Kur'anit, ngritën të luftojnë edhe kundër kolonializmit edhe kundër despotizmit ndërsa rezultati i këtyre luftërave është arritja në dinjitet, krenari, zhvillim dhe më e rëndësishmja është afrimi pranë Zotit të madhëruar.
Në ajetin 7 të sures Muhamed në Kur'anin e shenjtë thuhet:
«یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُوا إِن تَنصُرُوا اللَّهَ یَنصُرْکُمْ وَیُثَبِّتْ أَقْدَامَکُمْ»
"O ju që keni besuar, nëse e ndihmoni Zotin, Zoti do t'iu ndihmojë juve dhe do t'i forcojë hapat tuaj që i bëni".
Fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit është një prej shembujve të qartë të ndihmës së Zotit dhe rezultat i sakrificave të mëdha të popullit mysliman të Iranit për krijimin e një qeverisje të së vërtetës dhe së drejtës së Kur'anit të shenjtë. Kjo është një lëvizje e madhe e një populli të kolonializuar dhe shfrytëzuar të cilit i dha shpirtin e besimit dhe e gjallëroi një burrë i madh njohës dhe zbatues i Kur'anit në mënyrë që duke ringjallur idealet dhe vlerat hyjnore, të arrijë në fitore një revolucion i cili do të thërras në kulturën e Kur'anit dhe do të krijojë rrethanat për vendosjen e sundimit të kulturës kur'anore në botë. Imam Khomejni (ra) lëvizjen e tij e ndërtojë mbi baza të Kur'anit të shenjtë dhe për dëshirat dhe aspiratat e tij u inspirua nga Kur'ani i shenjtë. Ai gjithnjë ka bërë përpjekje që duke shprehur parimet dhe bazat e Kur'anit në administrimin e shtetit dhe të shoqërisë, t'i drejtojë këta dy faktor në rrugën e zbatimit të dispozitave hyjnore. Imam Khomejni (ra) qëllimin e tij për këtë lëvizje dhe revolucion e përshkruan në këtë mënyrë: "Ne nuk kemi kurrfarë qëllime për pushtet. Ne nuk duam as shtet në kuptimin që e dëshirojnë fuqitë e mëdha; nuk duam as pushtet në atë kuptim që e kanë fuqitë e mëdha dhe as nuk kërkojmë hegjemoni ndaj dikujt tjetër. Ne të gjithë dëshirojmë të jemi ndjekës të Kur'anit të shenjtë dhe Islamit. Kur'ani i shenjtë dhe Islami administron çdo çështje tonë". (Sahife Nur, v. 15, f. 473).
Themeluesi i Reviolucionit Islamik të Iranit theksonte praninë e Kur'anit të shenjtë në të gjitha çështjet dhe sferat e jetës së njeriut dhe besonte në këtë se zbatimi i dispozitave politike të Islamit të cilat janë paraqitur në Kur'anin e shenjtë, do të rezultojë me suksesin dhe lumturinë e myslimanëve dhe nëse shtetet dhe popujt myslimanë në vend që të mbështeten te fuqitë kolonialiste, do të mbështeteshin në Islam dhe do të zbatonin mësimet udhëzuese dhe shpëtuese të Kur'anit të shenjtë, sot nuk do të ishin robëruar nga shtetet arrogante si agresorët sionistë dhe amerikanë. Imam Khomejni pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ka kërkuar që myslimanët e Iranit dhe të mbarë botës të ecin drejt njohjes sa më të madhe dhe mishërimit me Kur'anin e shenjtë, librin e shpalljes hyjnore, për arsye se largimi nga Kur'ani dhe mësimet e tij që janë ndërtuese të jetës së njeriut, do të bëhet shkak që të krijohen devijime të mëdha ideologjike dhe praktike në shoqëri. Prandaj, pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit është ndjekur një qasje për të kërkuar të vërtetën dhe lirinë deri në atë masë sa që u shtua në masë të madhe mirëpritja e Kur'anit të shenjtë në strukturat shtetërore dhe te qytetarët e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Në këtë mënyrë u shtuan në masë të madhe edhe aktivitetet e ndryshme kur'anore si organizimi publik i mbrëmjeve kur'anore, organizimi i garave kur'anore, edukimi i lexuesve të Kur'anit të shenjtë dhe dërgimi i tyre si predikues të Republikës Islamike, botimi dhe publikimi i Kur'anit të shenjtë, si dhe organizimi i klasave dhe kurseve të ndryshme për mësimin e Kur'anit të shenjtë. Në këtë mënyrë Republika Islamike e Iranit ka pasur një pjesëmarrja aktive dhe të gjerë gjatë dyzetë viteve të kaluara në fushën e aktiviteteve të ndryshme kur'anore si në garat ndërkombëtare ku përfaqësuesit dhe aktivistët kur'anor të Iranit kanë fituar rreth 180 pozita ndërkombëtare.
Revolucioni Islamik i Iranit për shkak të karakteristikave tërheqëse që ka në motot dhe qëllimet e tij, Kur'anin e shenjtë nga skaji e ka vendosur në mes të fushës së jetës dhe nga sfera individuale e ka vendosur atë në sferat shoqërore dhe kështu u bë një fenomen i rëndësishëm dhe me ndikim të madh në botën e sotshme. Kur'ani i shenjtë i cili është baza dhe themeli i Revolucionit Islamik, me këtë mesazh se dinjiteti dhe madhëria i përket besimtarëve dhe njerëzve të mirë, i ka vetëdijesuar dhe ngritur shoqërinë. Kundërshtarët kanë përpjekje të gjëra për ta njollosur kredibilitetin e këtij kapitali të pasur të mësimeve hyjnore, mirëpo nën hijen e përkushtimit ndaj Kur'anit dhe zbatimit të tij, Republika Islamike e Iranit për 40 vite me radhë ka arritur të qëndrojë dhe rezistojë përballë politikës së arrogancës botërore, ka arritur shënojë progres dhe të zhvillohet dhe duke ngritur aftësitë dhe kapacitetet e veta në fusha të ndryshme, ka arritur të forcojë edhe më tepër themelet e saj. Sot në botën e mosbesimit dhe varësisë, Republika Islamike e Iranit bënë thirrje për besim dhe pavarësi. Në edicionet e ardhshme të programit "Kur'ani dhe Revolucioni Islamik), do të flasim në lidhje me aktivitetet kur'anore në Republikën Islamike të Iranit dhe nivelin e ndikimit të tyre mbi jetën e iranianëve.