Shtator 08, 2019 07:57 CET
  • Irani, dyzetë vite pas fitores së Revolucionit Islamik

Irani, qëndrimi besnik ndaj idealeve – mbrojtja e të drejtave të popujve të shtypur (pjesa e pestë)

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij me rastin e fillimit të vitit të ri 1397, në Mauzoleun e Imam Ali Reza në Mashhad, një prej faktorëve të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së vlerave të Revolucionit Islamik në dyzetvjetorin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit është qëndresa mbi idealet e Revolucionit.

Ajetullah Khamenei duke folur për praninë e Republikës Islamike të Iranit në disa vende të rajonit e cila është bërë me kërkesën e qeverive dhe popujve të atyre vendeve, ka deklaruar: “Ne nuk kemi ushtruar as politikë të dhunshme, as nuk kemi bërë ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve. Ata kanë kërkuar ndihmë dhe ne u kemi ndihmuar dhe këtë ndihmë e kemi bërë me motive të logjikshme dhe llogari shumë racionale dhe jo në mënyrë emocionale”.

Në këtë edicion do të shqyrtojmë politikat e Iranit në mbështetje ndaj Sirisë dhe luftës kundër ISIS.  

Republika Islamike e Iranit në bazë të parimeve strategjike të saj, gjithnjë synon paqen dhe sigurinë globale. Lufta dhe dhuna kurrë nuk ka qenë dhe nuk është në doktrinën e sistemit shtetëror të Iranit dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që Irani Islamik të jetë një faktor aktiv në fushën e paqes dhe sigurisë globale.

Tani ka disa vite që grupet terroriste kanë sfiduar në masë të madhe sigurinë në gjysmën perëndimore të Azisë. Në këtë kuadër, Amerika dhe disa aleat të saj si Britania, bashkëpunimet e sigurisë në rajon i kanë vështirësuar shumë.

Amerika në bashkëpunim me disa regjime agresore në emër të koalicionit për luftë kundër terrorizmit, në vend të luftës së vërtetë me terroristët, ka mbështetur ata. Në anën e kundërt të këtij fronti, është pozicionuar Republika Islamike e Iranit si një vend me një pozitë strategjike në rajonin e Lindjes së Mesme që filloi të luajë një rol efikas dhe me ndikim në vendosjen e sigurisë dhe paqes nëpërmjet zgjidhjes së krizës në Siri. Irani duke mbrojtur të drejtat e popujve të shtypur dhe duke mohuar çfarëdo lloj agresioni dhe duke dënuar çdo lloj agresioni dhe lufte pushtuese, si dhe duke luajtur një rol aktiv në organizatën NAM për të krijuar rrethanat e bashkëpunimit dhe forcimit të diskursit ndërkombëtar, ka bërë të gjitha përpjekjet për ta luftuar terrorizmin. Republika Islamike e Iranit duke prezantuar strategjitë mbrojtëse, për vendosjen e stabilitetit dhe llojllojshmërisë, ka hyrë në procesin e zgjidhjes së krizës në Siri.

Stephan Demistura, i dërguari i OKB, shumë herë ka vlerësuar përpjekjet e Iranit për zgjidhjen diplomatike dhe për t’i dhënë fund krizës në Siri.

Republika Islamike e Iranit gjithashtu si mbështetëse e qeverisë së Sirisë, ka vendosur praninë e vet në këtë vend dhe do t’i vazhdojë dhënien e ndihmave nëpërmjet instruktorëve deri në kohën kur të dëshirojë qeveria e Damaskut.

Irani nuk ka qëndruar indiferent as ndaj krizave të tjera të rajonit si ndaj krizës së Jemenit dhe ka luajtur rol me përgjegjësi për të ndihmuar zgjidhjen e krizave dhe problemeve të myslimanëve në Mianmar në qarqet dhe konferencat ndërkombëtare.

Në bazë të dokumentit të perspektivës të horizontit 20 vjeçar, Republika Islamike e Iranit duhet të jetë inspiruese, faktor aktiv dhe efikas në botën islame, ndërsa duke forcuar modelin e demokracisë fetare, zhvillimit efikas, shoqërisë morale, novacionit dhe dinamizmit intelektual dhe shoqëror, duhet të ushtrojë ndikim pozitiv mbi bashkëpunimin islamik dhe rajonal. Pozita politike dhe gjeografike e veçantë në rajonin strategjik të Azisë Perëndimore dhe në përgjithësi në botën islame, është bërë shkak që Republika Islamike e Iranit të konsiderohet burim i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Irani duke u anëtarësuar në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare si Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Organizatën e Vendeve të Paangazhuara (NAM), në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe në institucionet e tjera të varura nga OKB, ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rrugën e vendosjes së sigurisë së qëndrueshme. Përkushtimi i Iranit në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, ka manifestuar seriozitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar të Republikës Islamike të Iranit për garantimin e sigurisë së     qëndrueshme. Ndikimi i Iranit në zgjidhjen e krizës së Sirisë dhe si rezultat forcimi i elementëve të paqes dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, ka qenë rezultat pikërisht i këtyre qasjeve. Qasja e matur e dhe llogaritur e Iranit ndaj luftës kundër grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak, ka forcuar praninë aktive të Iranit në qarqet rajonale dhe ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës në këto dy vende. Në këtë kuadër, në dhjetor të vitit 2014, është zhvilluar konferenca e parë ndërkombëtar “Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit” me praninë e presidentit të Republikës Islamike të iranit, funksionarëve të lartë politikë, intelektuale dhe mendimtarëve elitë të mbi 50 vendeve të botës në Teheran. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në konferencën e parë ndërkombëtare “Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit”, ka propozuar dhjetë propozime për vendosjen e paqes dhe sigurisë dhe për të luftuar dhunën në nivel të botës. Propozimet që ka propozuar presidenti i Iranit në kuadër të bashkëpunimit konstruktiv me sistemit global për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe botë në konferencën e parë ndërkombëtare “Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit” të zhvilluar në Teheran, tregojnë këtë realitet që diplomacia iraniane ka njohje të drejtë dhe të përditësuar rreth gjendjes kritike të rajonit.  

Gazeta “Korea Herald” e Koresë Jugore në prill të vitit 2016, në një artikull ka vlerësuar pozitivisht politikat që ndiqen nga ana e Iranit në rajon. Kjo gazetë jugkoreane shkruan: “Nga pikëpamja e vendeve të ndryshme, autoritetet iraniane kanë marrë disa iniciativa për vendosjen e paqe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme që në vete janë shumë interesante”. Revista amerikane “National Interest” gjithashtu në nëntor të vitit 2017, në një analizë të saj duke kritikuar politikën e armiqësisë maksimale të Uashingtonit ndaj Iranit, ka shkruar: “Pjesëmarrja e Iranit është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit”.

Kjo revistë amerikane në një raport të saj, ka kritikuar politikën e jashtme të Uashingtonit ndaj Iranit dhe shkruan: “Ndjekja e rendit të sigurisë nën udhëheqjen e Amerikës në Lindjen e Mesme, ka plaçkitur dhe shpërdorur gjakun e amerikanëve dhe kapitalin e këtij vendi. Pavarësisht vëmendjes jashtë mase që kanë treguar strategët amerikanë ndaj rajonit, kanë qenë pikërisht ndërhyrjet e Amerikës që kanë manifestuar kufizimet e fuqisë së këtij vendi, do të thotë paaftësinë e Amerikës në ndërtimin e kombit, në përballjen efikase me rebelimet lokale, në kthimin e rendit dhe sigurisë në rajonet që nuk kanë sovranitet, në luftën kundër faktorëve që nxisin terrorizmin dhe paaftësinë për të krijuar një bashkëpunim të bazuar në elasticitet me secilën prej fuqive rajonale”.

Nga vështrimi i kësaj reviste amerikane, ajo që është bërë shkak paaftësia e Amerikës të shkaktojë dëme në përballjen me sfidat e Lindjes së Mesme, është mungesa e largpamësisë në mesin e autoriteteve vendimmarrëse të Uashingtonit dhe për shkak të versioneve të gabuara që pranonin ata, kjo paaftësi shtohet gjithnjë e më shumë.

Që nga koha e ndodhjes së Revolucionit Islamik në Iran, doktrina e sigurisë kombëtare të Iranit ka qenë e ndërtuar mbi arritjen në faktorët e mbrojtjes efikase përball kërcënimeve të imponuara nga ana e Amerikës dhe Izraelit në rajon.

Një raport i publikuar nga Pentagoni në janar të vitit 2014, thotë: “Doktrina ushtarake e Iranit është mbrojtëse dhe e ndërtuar mbi parandalimin e agresionit, qëndrueshmërinë përball sulmit të parë, kundërpërgjigja ndaj sulmeve të një grupi agresor, kërkimi i rrugëzgjidhjes diplomatike për armiqësitë dhe njëkohësisht shmangia nga dhënia e privilegjeve pa vendosur në rrezik interesat fondamentale të veta”.

Ky raport shton: “Irani duhet shikuar si një faktor kyç, pjesëmarrja e të cilit është e domosdoshme ashtu si ajo e fuqive të tjera rajonale dhe globale për të çuar përpara stabilitetin e rajonit”.

Autoritetet e Iranit shumë herë në konferencat dhe takimet rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me sigurinë dhe paqes globale, kanë theksuar se për të çuar përpara luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit dhe për të përhapur kulturën e paqes dhe tolerancës në botë, ka nevojë të bëhen veprime themelore. Irani jo vetëm për Sirinë, por edhe për Jemenin, Libanin dhe Irakun kërkon paqe dhe vazhdimisht propozon zhvillimin e dialogut dhe bisedimeve mes palëve larg çfarëdo tensioneve.

Tags