Qershor 15, 2019 08:22 CET
  • Irani, dyzetë vite pas fitores së Revolucionit Islamik

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij me rastin e fillimit të vitit të ri 1397, në Mauzoleun e Imam Ali Reza në Mashhad, duke theksuar vazhdimin e vlerave të Revolucionit Islamik në dyzetvjetorin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, vlerësoi se prania e Republikës Islamike të Iranit në disa vende të rajonit është me motive të logjikshme dhe me llogaritje shumë racionale dhe jo në bazë të emocioneve.

Irani, qëndrimi besnik ndaj idealeve – mbrojtja e të drejtave të popujve të shtypur (pjesa e katërt)

Kjo deklaratë e liderit suprem të Revolucionit Islamik në realitet është theksimi i vazhdimit të vlerave dhe idealeve të Revolucionit Islamik në mbrojtje ndaj popujve të shtypur edhe pasi kanë kaluar dyzet vite nga fitorja e Revolucionit Islamik. Në këtë edicion dhe në vazhdim të edicioneve të kaluara, do të shqyrtojmë politikat e Iranit në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Jemenit.

Presionet dhe vështirësitë të cilat i ka përjetuar Revolucioni dhe sistemi shtetëror i Republikës Islamike në dyzetë vitet e kaluara, dëshmojnë këtë realitet se populli i Iranit për realizimin e qëllimeve dhe idealeve të tij, ka qëndruar dhe rezistuar përball të gjithë presioneve dhe me të gjithë forcën e tij ka vazhduar rrugën përpara dhe duke ruajtur këto kritere, u shndërrua në një model për të gjithë popujt e tjerë liridashës në rajone të ndryshme të botës.

Revolucioni Islamik i Iranit në rrugën të cilën e ka skicuar Imam Khomejni (ra), mbrojtjen e të drejtave të popujve e ka vendosur prioritet të qëllimeve të veta dhe përkundër shumë revolucioneve të botës, nuk ka devijuar nga rruga e tij kryesore dhe në kurrfarë rrethana nuk është larguar nga vlerat dhe idealet e veta pavarësisht të gjitha presioneve dhe sabotimeve, ndërsa në kuadër të realizimit të këtij qëllimi idealist, ka institucionalizuar termin “lufta kundër arrogancës botërore në fjalorin politik të Revolucionit Islamik të Iranit.

Image Caption

Idealet e Revolucionit Islamik në dyzetë vitet e kaluara jo vetëm që kanë krijuar rrethanat për një ndryshim të madh në Iran, por gjithashtu janë shndërruar edhe në një model botëror, një model që ka ndryshuar jo vetëm fatin e popullit të Iranit, por ka skicuar edhe rrugën e lëvizjeve revolucionare dhe të lëvizjes së madhe të Zgjimit Islamik.

Këshilltari i liderit suprem i Revolucionit Islamik thotë:

“... Sot me begatinë e Islamit dhe të vlerave islame, Zgjimi Islamik në mënyrë të qartë në nivel të rajonit po kalon nëpër një sprovë të madhe. Thirrjet e protestave dhe deklarimi i urrejtjes ndaj shteteve arrogante të botës, është rezultati i parë dhe urgjent i lëvizjes së Zgjimit Islamik në rajon”.

Ideja e Imam Khomejnit (ra) për luftë kundër dhunës si një detyrë fetare është bërë shkak për forcimin e moralit të luftës kundër padrejtësisë dhe politikës së dhunshme të fuqive arrogante si dhe ka krijuar më shumë se në të kaluarën rrethanat për shpërthimin e lëvizjeve çlirimtare dhe kundër kolonializmit.

Arabia Saudite me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Amerikës dhe të disa shteteve të tjera, që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe i aleateve të saj kundër Jemenit deri më tani ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe shpërnguljen e miliona civilëve jemenas.

“Islam Times” shkruan: “Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpenzuar me miliona dollarë në luftën kundër lëvizjes Ansarullah të Jemenit me këtë pretekst të mbështetjes ndaj legjitimitetit në Jemen, mirëpo aktualisht lufta të cilën e kanë filluar ata që nga viti 2015, është përballur me rreziqe pasi aleatet e tyre lokal kanë filluar të luftojnë me njëri-tjetrin. Strategjia gjithëpërfshirëse e Amerikës dhe sionist dhe faktorëve rajonal të varur nga ata, është ndarja territoriale e vendeve të rajonit dhe zvogëlimi i shteteve të rajonit. Në këtë kuadër, zhvillimet e Jemenit në katër vitet e kaluara janë drejtuar në atë drejtim që të rezultojnë me pushtimin dhe ndarjen territoriale të këtij vendi”.

Image Caption

Aktualisht kanë kaluar më shumë se katër vite që nga koha kur Riadi po përballet me luftë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se vazhdimi i agresionit ushtarak i Arabisë Saudite dhe i Emirateve të Bashkuara Arabe kundër Jemenit është bërë shkak që 3 milionë e popullsisë 22.2 milionë banorësh të Jemenit të kenë nevojë urgjente për ndihma humanitare dhe 8.4 milionë qytetarë jemenase të përballen me pasiguri dhe krizë ushqimore.

Plani për ndarjen territoriale të Jemenit edhe më parë pas ardhjes në pushtet të ish-presidentit jemenas Mansur Hadi në kuadër të programit për ndarjen e Jemenit në gjashtë kantone federale, i është propozuar konferencës për dialog të grupeve jemenas nga ana e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në bazë të qëndrimit të Arabisë Saudite në vitin 2014.

Nga pikëpamja teorike, çdo faktor i ndryshueshëm që synon të sfidojë rendin dhe sigurinë e brishtë gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Lindjes së Mesme, konsiderohet kërcënim për sigurinë rajonale dhe globale.

Jemeni ndodhet në jug të Gadishullit Arabik dhe ka vijë të gjatë të kufirit detar dhe në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit. Pozita strategjike e këtij vendi nga aspekti i zotërimit që ka mbi pozitën e Bririt të Afrikës dhe mundësisë për të kontrolluar lëvizjet e këtij rajoni dhe gjithashtu brigjet lindore të Afrikës nëpërmjet kufijve detare në jug dhe jugperëndim të Jemenit si dhe ishullit Sukatra; i kanë dhënë rëndësi të veçantë këtij vendi. Përveç zotërimit që ka ky vend mbi ngushticën Bab Mandab, edhe nga aspekti i garantimit të sigurisë së energjisë dhe tranzitit të mallrave, i ka dhënë një rëndësi edhe më të madhe këtij vendi.

Pikërisht për këtë arsye siguria e ngushticës Bab Mandab ka rëndësi themelore për të gjitha vendet bregdetare të Detit të Kuq nga aspekti i tranzitit të mallrave dhe armatimeve.

Përveç rëndësisë së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, çështja e krizës njerëzore në Jemen e cila gjatë këtyre viteve ka marrë përmasa shumë të gjera, nga pikëpamja e Iranit, konsiderohet një çështje tepër shqetësuese dhe një prej arsyeve të hyrjes së Iranit në procesin e përpjekjeve për ta ndalë luftën e padrejtë kundër Jemenit, është pikërisht kjo çështje.

Disa media krizën e Jemenit dhe bombardimin e egër të popullatës civile e kanë përshkruar si kujtim të bombardimit të qytetit Granika nga ushtria naziste dhe fashiste e Italisë në rajonin Bask të Spanjës dhe kanë shkruar se sot Jemeni është i gjykuar me përsëritjen e një fati dhe një mësimi të harruar në historinë e krimeve kundër njerëzimit.

Më 26 prill të vitit 1937, me urdhër të gjeneral Fançesko Franko, u bombardua qyteti Granika në rajonin Bask të Spanjës. Ky bombardimin u krye nga aleatet e nacionalistëve spanjoll, legjioni Kandorloftvav i Gjermanisë Naziste dhe legjioni i avionëve luftarakë të Italisë fashiste dhe me kodin “Operacioni Rogen”. Gjatë këtij bombardimi janë vrarë në mënyrë të egër me qindra mijëra civilë.  

Gazeta “Japan Times” në një analizë në lidhje me katastrofën njerëzore në Jemen, shkruan: “Tani 80 vite pas bombardimit të Granikas, popullata civile e Jemenit po përballet me krime të cilat po i kryen Arabia Saudite me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Tavakol Karman, fituesja jemenase e çmimit Nobel për paqe në faqen e saj në Facebook, ka shkruar: “Koalicioni i Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me pretekst të grusht shtetit kundër legjitimitetit në Sana, ka filluar agresionin ushtarak për ta pushtuar Jemenin”.

Fituesja e çmimit Nobel për paqe gjithashtu ka deklaruar se do të kërkojë nga të gjithë aktivistët e të drejtave të njeriut që ta vendosin nën hetime Muhamed bin Selman dhe Bin Zajed dhe t’i gjykojnë ata për krime lufta në Gjykatën Ndërkombëtare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Jemen gjithashtu ka deklaruar se në bazë të llogaritjeve të kësaj organizate, për çdo vit 30 mijë qytetarë jemenas marrin sëmundje kancerioze.

Ajetullah Khamenei duke dënuar krimet kundër njerëzimit që po kryen Amerika, gjatë takimit me mijëra qytetarë të shtresave të ndryshme në Iran, duke kujtuar dy prej krimeve të mëdha të koalicionit saudit në Jemen, do të thotë bombardimin e një spitali dhe sulmin ajror të kryer kundër një automjet që transportonte fëmijët jemenas dhe vrasjen masive të dhjetëra fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur, deklaroi: “Ndërgjegjja e botës është tronditur me këto krime dhe shtetet e botës edhe nëse jo seriozisht, kanë shprehur keqardhje”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: “Mirëpo amerikanët në vend që t’i dënojnë këto krime kundër njerëzimit, në mënyrë të paturpshme, vazhdojnë të flasin për marrëdhënie strategjike të tyre me regjimin Al Saud. Më të vërtetë a janë njerëz amerikanët?”. Republika Islamike e Iranit që nga fillimi i agresionit ushtarak kundër Jemenit, ka kërkuar ndërprerjen sa më të shpejtë të këtij agresioni dhe ka propozuar një rrugëzgjidhje në kuadër të një plani me katër pika nëpërmjet Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit.

Image Caption

Ashtu sikur që është nënvizuar në planin e propozuar nga ministri i punëve të jashtme të Iranit, ndërprerja e luftës dhe vendosja urgjente e armëpushimit, dërgimi i ndihmave humanitare, fillimi i bisedimeve politike mes të gjitha palëve dhe partive politike të Jemenit dhe formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse kombëtare si element kryesor për vendosjen e një paqe të qëndrueshme në Jemen.

Irani duke deklaruar gatishmërinë e vet për të ndihmuar zgjidhjen e krizës së Jemenit dhe për t’i dhënë fund krizës njerëzore me qëllime arritjen e një zgjidhje politike dhe ndërprerjen e dhunës, ka zhvilluar edhe disa raunde negociatash me shtetet evropiane. Autoritetet e Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar nga autoritetet e Teheranit që Irani dhe Bashkimi Evropian që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për vendosjen e armëpushimit në Jemen dhe për zgjidhjen e krizës humanitare dhe të zhvillojnë negociata më serioze.

Këto negociata kanë filluar që nga shkurti i vitit 2017, gjatë konferencës për siguri në Munih të Gjermanisë dhe janë ndjekur gjatë rasteve të tjera në vitin 2018. Qëllimi i politikës rajonale të Republikës Islamike të Iranit është përpjekja për t’i dhënë fund kësaj krize dhe është një qëndrim i kundër me qëllimin të cilin e ndjekin Amerika, Arabia Saudite dhe Izraeli në rajonin e Lindjes së Mesme.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit konsideron se sjelljet e Amerikës dhe të disa shteteve perëndimore në rajon janë si rezultat i ndjekjeve të qëllimeve kolonialiste dhe në kuadër të diktaturës ndërkombëtare dhe ka thënë: “Natyrisht diktatura në asnjë vend në botë nuk do të ketë sukses, prandaj edhe Amerika me padyshim se do të dështojë në politikën e saj në rajon”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu ka thënë: “Për një vend islamik siç është Arabia Saudite nuk është krenari që presidenti aktual i Amerikës gjatë fushatës elektorale të tij për zgjedhjet presidenciale në mënyrë të hapur të deklarojë se ata janë “lopë qumështore”. Nuk ka poshtërim më të madh se ky që të marrin paratë e një vendi dhe pastaj t’i quajnë ata me shprehje të tilla”.

Fjala e sotshme e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik është qëndresa në idealet e revolucionit dhe qëndresa në luftën kundër dhunës dhe padrejtësisë.

Tags