May 18, 2019 12:53 CET
  • Irani, dyzetë vite pas fitores së Revolucionit Islamik

Kaluan 40 vjet nga fitorja e Revolucionit Islamik dhe themelimit të sistemit të Republikës Islamik të Iranit, mirëpo pavarësisht teorive të paraqitur në lidhje me revolucionet e botës, vlera e Revolucionit Islamik përgjatë gjithë këtyre viteve është ruajtur dhe institucionalizuar.

Forcimi dhe gjallëria e Revolucionit Islamik në dyzetvjetorin e tij gjithashtu tregon zhvillimin dhe dinamizmin e sistemit të Republikës Islamike dhe thyerjen e komploteve të armiqve. Në këtë edicion do të hedhim një vështrim mbi qëndresën e sistemit të Republikës Islamike përball komploteve dhe presioneve të Amerikës.

Që nga koha e fitores së Revolucionit Islamik, armiqësi e Amerikës me Iranin gjithmonë ka qenë prej qëllimeve më kryesore të qeveritarëve dhe presidentëve të Amerikës.

Rreth dy vite më parë, që nga koha kur Trump me zhurmë të madhe arriti të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si president i Amerikës, kemi vërejtur fillimin e një kapitulli të ri të politikës armiqësore të Amerikës kundër Iranit. Donald Trump që nga fillimi në lidhje me çështjen më të rëndësishme mes Amerikës dhe Iranit gjatë këtyre viteve të fundit, do të thotë marrëveshjen bërthamore, deklaroi se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje katastrofale për Amerikën. Kjo është për arsye se sipas tij, qeveria e Amerikës në shkëmbim të marrjes së privilegjeve të vogla, i ka dhënë Iranit shumë privilegje të mëdha. Trump shumë herë duke theksuar kundërshtimin e tij të qartë me marrëveshjen bërthamore me Iranin, tha: “Për të ndryshuar përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore në favor të Amerikës, do të dyfishojë dhe do të trefishojë sanksionet dhe presionin mbi Iranit me qëllim që ta detyrojë Teheranin që përsëri të ulet në tryezën e negociatave”. Presidenti i Amerikës në debatin e parë të tij me kandidaten e demokratëve, ka thënë se marrëveshja bërthamore ka vendosur në rrezik sigurinë e Izraelit dhe pretendoi: “Marrëveshja bërthamore ishte një prej kryeveprave të politikës së jashtme të Hillary Clinton për arsye se Irani në kohën e marrëveshjes bërthamore si rezultat i sanksioneve të Amerikës, ndodhej në kushtet më të këqija, mirëpo me marrëveshjen bërthamore, Irani aktualisht është shndërruar në një fuqi të madhe”. Trump në debatin e dytë me rivalen e tij pretendoi se Irani është mbështetës i terrorizmit. Ai në debatin e fundit të kandidatëve kryesorë për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, duke kritikuar politikën e jashtme të Amerikës në lidhje me zhvillimet e Lindjes së Mesme dhe duke përsëritur këtë se politikat e qeverisë Obama dhe Hillary Clinton janë bërë shkak për forcimin e shtetit të Iranit, deklaroi: “I vetmi fitues kryesor i zhvillimeve të rajonit është shteti i Iranit dhe aktualisht Irani është shndërruar në një fuqi rajonale dhe synon të jetë një faktor superior në situatën e Irakut”.

Në këtë mënyrë në vitin 2017, kërcënimi dhe sanksionimi, përsëri u shndërruan në fjalë kryesore të politikave armiqësore të Amerikës kundër Iranit. Me fillimin e vitit 2018, kjo qasje politike vazhdoi me intensitet edhe më të madh derisa Trump më 8 maj të vitit 2018, në mënyrë zyrtare shkeli zotimet e Amerikës dhe me deklarimin e daljes nga marrëveshja bërthamore, deklaroi në mënyrë të hapur politikën armiqësore me Iranin.

Ross Letenin, kryetari i komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin e Amerikës, në muajin mars të vitit 2017 në komitetin e marrëdhënieve me jashtë të Kongresit të Amerikës, deklaroi:

“Amerika do të vendosë sanksione paralizuese kundër Iranit deri në atë masë sa që Teherani të detyrohet të rishikojë vendimin e vet për zhvillimin e programit të raketave balistike”.

Në përputhje me këtë model, Departamenti Amerikan i Thesarit disa muaj pas fillimit të mandatit presidencial të Trump, më 17 maj vendosi në listën e sanksioneve edhe 7 persona dhe kompani iraniane dhe të huaja me pretekst të lidhjes me programin raketor të Iranit. Amerika më 18 korrik të po atij viti me po këtë qasje politike, vendosi në listën e sanksioneve edhe 18 persona juridikë dhe fizikë me pretekste të ndryshme duke përfshirë edhe lidhjen e tyre me programin raketor të Irani.

Kongresi i Amerikës më 25 qershor të vitit 2017, në një plan gjithëpërfshirës miratoi sanksionet kundër Iranit më 419 vota pro. Senati i Amerikës këtë plan gjithashtu e miratoi me 98 vota.

Në këtë mënyrë, Trump për ta detyruar Iranin që të zhvillojë negociata të reja me Amerikën, presionet mbi marrëveshjen bërthamore, sanksionet jobërthamore, shfrytëzimin e mekanizmave mbikëqyrës mbi marrëveshjen bërthamore, ushtrimin e presionit mbi aleatët e Amerikës dhe mbi vendet e tjera për të mosbashkëpunuar me Iranin, i vendosi prioritet të politikës së jashtme të Amerikës. Pretendimi se Irani mbështet terrorizmin në rajon dhe ndërprerja e burimeve financiare dhe mbështetëse të Iranit ndaj grupeve të Rezistencës, ishin pjesë e kësaj politike. Programet mbrojtëse të Iranit në fushën e raketave gjithashtu ishin prej çështjeve të cilat theksoheshin në mënyrë serioze në politikat e Trump. Trump duke deklaruar zyrtarisht daljen nga marrëveshja bërthamore, vendosi në zbatim një strategji të veçantë të tij kundër Iranit. Mekanizmat strategjik të qeverisë së Amerikës ashtu si në të kaluarën, ishin përqendruar vetëm në shtimin e sanksioneve dhe ushtrimin e presioneve më të mëdha me qëllim të ndryshimit të sjelljes së Republikës Islamike dhe për ta detyruar Teheranin që të ulët përsëri në negociata në lidhje me çështjet rajonale, çështjet e programeve mbrojtëse dhe për ta ndryshuar tekstin e marrëveshjes bërthamore me qëllim që Irani të privohet sa më shumë nga rezultatet dhe të drejtat ligjore sipas marrëveshjes bërthamore.

Qeveria e Trump në fillim është munduar që zbatimin e marrëveshjes bërthamore ta mbajë në gjendje pezullimi në mënyrë që investitorët e huaj të mos kenë guxim të hyjnë në tregun e ekonomisë së Iranit dhe me tërheqjen e investitorëve të huaj nga hyrja në tregun e Iranit, praktikisht pa pasoja juridike nga anulimi zyrtar, ta çojë Amerikën drejt daljes zyrtare nga marrëveshja bërthamore.

Megjithatë Donald Trump pas paraqitjes së kësaj çështje, kuptojë se u përball me kritika dhe kundërshtime të ashpra nga ana e katër anëtarëve të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe ata theksojnë se marrëveshja bërthamore është një traktat ndërkombëtar dhe ka mbështetëse rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB, prandaj nuk mund të flasë shumë lehtë për zhvillimin e negociatave të reja ose anulimin e mundshëm të të gjithë këtij traktati.

Në deklaratat e Trump përveç një grusht ofendime dhe akuza të pabaza kundër popullit iranian, nuk fjalë tjetër. Armiqësia e Amerikës me këto akuza të pavërteta u bë edhe më e qartë për popullin e Iranit.

Aktualisht janë shfaqur haptazi shenjat e këtij mosbesimi. Kërcënime të tilla në realitet janë vetëm shtresa të reja të veprimeve armiqësore të Amerikës për ta sfiduar rezistencën e Iranit përball presioneve të Amerikës. Mirëpo pavarësisht shkeljeve të zotimeve të Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore, gjurmët e kësaj politike armiqësore vërehen edhe në fushat e tjera.

Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Këshillit Kombëtar të Iranianëve të Amerikës me seli në kryeqytetin e Amerikës, në një intervistë me Elmunitor, ka thënë: “... Fjalori i Donald Trump ndaj Iranit dhe vizita e parë e tij jashtë shtetit si president i Amerikës që u realizua në Arabinë Saudite, të gjitha këto tregojnë një rrugë e cila e bënë shumë më të mundur zhvillimin e një konflikti dhe një përballje më serioze”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, një vit më parë gjatë fjalës së tij në një takim me familjet e martirëve të luftës për mbrojtjen e vendeve të shenjta, vuri në dukje deklaratat armiqësore dhe kërcënuese të Trump dhe të funksionarëve të tjerë amerikanë dhe deklaroi: “Gjepurat e kota të presidentit të Amerikës nuk janë çështje e re, sepse sistemi i Republikës Islamike të Iranit që nga fillimi është përballur me komplote të ndryshme, mirëpo dashakeqësit e popullit të Iranit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë”.

Strategjia e deklaruara e Trump sidoqoftë përbëhet nga fjalë të përsëritshme dhe konsiderohet vazhdim i të njëjtave politikat të mëparshme të Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit. Trump sipas mendimit të tij, duke zbatuar projektin për ta privuar Iranin nga të drejtat dhe interesat ekonomike në kuadër të marrëveshjes bërthamore, po bënë përpjekje që ta lidh fatin e Iranit me marrëveshjen bërthamore dhe nga ky aspekt të krijojë një të ardhme të paqartë për Iranin.

Karakteristikat ideologjike të veçanta të Trump sidomos në armiqësinë e treguar me Iranin, shumë analistë në vlerësimin e politikës së Shtëpisë së Bardhë i ka afruar më shumë pranë këtij realitet që Trump ndoshta me vendimet e nxituara do të mund të ndryshojë rendin dhe sistemin e shumë zotimeve politike dhe ekonomike të Amerikës në botë, mirëpo kjo nuk do të thotë se Bashkësia Ndërkombëtare do të dorëzohet do të tërhiqet përball Amerikës.

Amerika në periudhat para Trump përgjatë më shumë se një dekade nëpërmjet sanksioneve të ashpra, është munduar që duke e vendosur Iranin nën presion, të pengojë progresin dhe zhvillimin e Iranit në shkencën paqësore atomike, mirëpo kur arriti në këtë konkludim se sanksionet kanë humbur efikasitetin e tyre ndaj Iranit dhe Bashkimi Evropian më nuk është i interesuar që ta shoqërojë politikën e Amerikës në fushën e ushtrimit të presioneve, u ulë në tryezën e negociatave dhe nënshkroi marrëveshjen bërthamore. Amerika edhe pse e di që Irani kurrë nuk synon t’i kërcënojë shtetet e tjera apo të prodhojë armë bërthamore, përsëri vazhdon të akuzojë Iranin dhe të vazhdojë kërcënimet e pavërteta ndaj Iranit.

Një pjesë e rëndësishme e politikës së Trump ndaj Iranit është përqendruar në qëllimin e ushtrimit të ndikimit mbi atmosferën e brendshme dhe krijimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve të brendshme dhe në fund të dobësojë demokracinë fetare në Iran. Induktimi i mosmarrëveshje autoriteteve shtetërore dhe qytetarëve, vendosja nën pikëpyetje të legjitimitetit dhe ulja e efekshmërisë dhe funksionalizmit të sistemit shtetëror të Iranit, kanë qëllime strategjike të Amerikës përgjatë gjithë këtyre viteve. Kërcënime të tilla propaganda që krijojnë atmosfera politike, në realitet janë shtresa të reja të veprimeve armiqësore për ta sfiduar rezistencën e Iranit përball presioneve të Amerikës.

Tags