Shkurt 09, 2019 08:20 CET
  • Kur'ani dhe Revolucioni Islamik (2)

Kur'ani i shenjtë është shpallje hyjnore dhe burimi më origjinal për ta njohur të vërtetën dhe një det i njohurive të pafund hyjnore.   

Kur'ani i shenjtë është shpallje hyjnore dhe burimi më origjinal për ta njohur të vërtetën dhe një det i njohurive të pafund hyjnore. Në këtë mënyrë udhëheqësit e Revolucionit Islamik këtë libër të shenjtë e konsiderojnë zgjidhës së problemeve materiale dhe shpirtërore. Imam Khomejni (ra) përhapjen e Kur'anit të shenjtë e konsideron shtyllën më të rëndësishme të jetës dhe veprës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të imamëve (a.s.), prandaj përhapjen e Librit të Zotit dhe mishërimin më të e konsideron prej detyrave më të rëndësishme të Republikës Islamike të Iranit.  Sipas tij: "Kur'an duhet të jetë i pranishëm në të gjitha sferat e jetës tonë!"

Kur'ani i shenjtë është bosht i bashkimit dhe unitetit të myslimanëve, për arsye se të gjithë myslimanët kanë bindje dhe besim të përbashkët rreth këtij Libri të shenjtë. Në fillim të ajetit 103 të sures Ale Imran në Kur'anin e shenjtë lexojmë: "Kapuni për litarin e Zotit dhe mos u përçani...". Pjesa me të cilën vazhdon ajeti, Kur'anin e prezanton si një dritë të hapur. Karakteristika e dritës është kjo që ajo ndriçon hapësirën, tregon rrugën për njeriun, njeriu nëpërmjet saj gjen forcën për të shikuar dhe vështruar. Në bazë të këtij burimi të dritës dhe ndriçimit, elementet kryesore dhe të domosdoshme për ngritjen dhe përkryerjen e popujve myslimanë janë dashuria dhe vëllazëria.

Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit lidhja dhe miqësia me popujt dhe shtetet myslimane u bë bazë hartimit të politikave të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë kuadër, organizimi i garave ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë në Iran, është theksuar se një prej rrugëve për unitet dhe solidaritet sa më të madh në mesin e myslimanëve.

Garat ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë në Republikën Islamike të Iranit janë një prej sukseseve më të mëdha të Republikës Islamike të Iranit dhe vlerësohen si një prej aktiviteteve më të mëdha kur'anore në botë. Këto gara kanë filluar të organizohen që nga viti 1360 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1982, dhe deri më tani me përjashtim të viteve 1983 dhe 1985, janë organizuar për çdo vit nën mbikëqyrjen e Organizatës së Vakëfit dhe çështjeve Bamirëse të Iranit. Vlen të theksohet se në vitet 1983 dhe 1985, për shkak të situatës së veçantë të luftës imponuese kundër Iranit dhe bombardimit me raketa të qyteteve të Iranit dhe për shkak të mungesës së sigurisë në hapësirën ajrore të vendit, këto gara nuk janë organizuar.

Sesioni i parë i këtyre garave është zhvilluar në degën e hifzit dhe të leximit të Kur'anit në Husejnije Ershad të Teheranit. Në këtë sesion kanë marrë pjesë 24 lexues dhe hafizë të Kur'anit të shenjtë nga 12 vendeve të botës dhe komisioni i jurisë përbëhej nga 5 anëtarë të huaj dhe 4 anëtarë iranianë. Vendet që morën pjesë në këtë sesion ishin Bangladeshi, Republika Arabe e Saharës, Algjeria, Siria, Malajzia, India, Libia, Pakistani, Afganistani, Irani Guineja dhe Iraku.  

Zhvillimi dhe përhapja e kulturës së pasur të Kur'anit të shenjtë, njohja e myslimanëve të botës me zhvillimet dhe progresin e Republikës Islamike të Iranit dhe fitimi i eksperiencës së aktiviteteve kur'anore në vendet e tjera, ishin faktorë që kanë shtyrë Organizatën e Vakëfit dhe Çështjeve Bamirëse të Iranit që të vazhdojë programin e organizimit të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë.

Fillimi i organizimit të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë në Irani përkon me festën e Profetësisë. Zgjedhja e ditës së festës së Profetësisë si ditë në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kur'anit të shenjtë mbi Profetin e nderuar të Islamit Hazretin Muhamed s.a.v.s., konsiderohet një prej privilegjeve të këtyre garave. Garat ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë aktualisht nuk kufizohen vetëm me dy degët në leximin dhe hifzin e Kur'anit të shenjtë, sepse gjatë viteve të fundit këto gara janë shoqërua edhe me aktivitete të tjera si organizimi i konferencës ndërkombëtare për hulumtime kur'anore dhe pjesëmarrje e studiuesve iranianë dhe të huaj në takimet shkencore me qëllim të bashkëpunimit, bashkëmendimit dhe shfrytëzimit të mendimeve dhe eksperiencave të njëri-tjetrit. Këto programe shoqëruese i kanë krijuar horizonte të qarta para studiuesve dhe lexuesve ndërkombëtarë të Kur'anit të shenjtë. Përkrah përfitimit të shoqërisë nga leximet e bukura dhe tërheqëse të lexuesve iranianë dhe të huaj pjesëmarrës në këto gara, niveli i lartë i cilësisë së vlerësimit të komisionit të jurisë së garave ndërkombëtare të Kur'anit në Iran ka ngritur pozitën e këtyre garave deri në një nivel të aktivitetit më të madh kur'anor në botën islame.

Karakteristikë tjetër e këtyre garave kur'anore është edhe pjesëmarrja dhe roli i madh i qytetarëve në këtë aktivitet. Realizimi i programeve tërheqëse nga fëmijët dhe organizimi i ekspozitës kur'anore përkrah salloneve kryesore të leximit të Kur'anit të shenjë me zërin e lexuesve të dalluar të Kur'anit nga e gjithë bota islame, si dhe pjesëmarrja e autoriteteve të larta shtetërore dhe e ambasadorëve të vendeve të ndryshme islame, shton edhe më shumë bukurinë që sundon mbi atmosferën e këtyre garave kur'anore. Gjatë ditëve të organizimit të garave, zëri dhe thirrja "Allah, Allah" e publikut brenda në sallon, pastron zemrat e besimtarëve. Të gjithë vijnë që me melodinë dhe tingujt e Kur'anit të freskojnë shpirtin e vet dhe të lexojnë disa ajete nga Libri Qiellor i cili është libër i udhëzimit dhe aroma e bukur e tij depërton deri në thellësitë më të thella të ndërgjegjes së njerëzve dhe freskon jetën e tyre.  

Vet Kur'ani në një pjesë të ajetit 23 të sures Zumer fletë për bukuritë shpirtëror të tij ku thotë: "Zoti i madhëruar ka zbritur fjalët më të bukura, librin ajetet e të cilit (në butësi, bukuri, thellësi dhe përmbajtja" janë të njëjtë me njëri-tjetrin. Ka ajete të përsëritura (me përsëritje që shtojnë entuziazmin) që me dëgjimin e ajeteve të tij dridhen pjesët e trupit të atyre të cilët i frikësohen Zotit. Pastaj brendësia e tyre zbutet dhe e kuptojnë përmendjen e Zotit. Ky është udhëzimi hyjnor që Zoti e udhëzon kënd dëshiron dhe kënd ta humb Zoti, nuk ekziston asnjë udhëzim për atë!"

Pjesa e fundit e programit të garave ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë, është takimi me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit që mirëpritet në nivel të lartë nga pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kur'anor. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithnjë ka thënë: "Problemi i madh i myslimanëve është largimin nga Kur'ani e shenjtë. Kurimi i këtij problemi gjithashtu është kthimi në Kur'anin e shenjtë. Libri i shenjtë Kur'ani nuk është vetëm për t'u lexuar në një qoshe, Kur'ani është për t'u zbatuar dhe duhet të jetë boshte. Nëse ne, umeti i madh islam do t'i vendosim bosht konceptet dhe mësimet e Kur'anit të shenjtë, atëherë do të ndryshohet gjendja e botës".

Në sesionin e fundit të garave ndërkombëtare të Kur'anit i cili ishte sesioni i 35-të i organizimit të këtyre garave, Irani ishte nikoqir i mbi 300 mysafirëve të huaj nga 84 vende të botës të cilët në kuadër të këtyre garave konkurruan në grupin e meshkujve, femrave, të verbërve dhe në grupin e studentëve të shkencave fetare.

Në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit sistemi islamik është i kënaqur nga kjo që Kur'anin i shenjtë e ka afruar më afër fazës së të menduarit dhe reflektuarit të njeriut dhe myslimanët gjithnjë me leximin dhe memorizimin e Kur'init të shenjtë dhe me shkëmbimin e mendimeve mes vete, synojnë të përforcojnë pozitën e këtij Libri Hyjnor në jetën e tyre. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë thotë: "Dobia dhe rëndësia e leximit të Kur'anit të shenjtë është që të ndikojë në thellësinë e zemrës së njeriut dhe të brendësia e njeriut të marrë formën e fjalës hyjnore dhe nga faza e posedimit të arrijë në fazën e zbatimit... Në rast se forma e Kur'anit vendoset në zemrën e njeriun, atëherë edhe brendësia e tij në bazë të aftësisë dhe potencialit të vet do të marrë formën e fjalës së Zotit, do të thotë Kur'anit të shenjtë".