Shkurt 09, 2019 11:59 CET
  • Kur’ani dhe Revolucioni Islamik (3)

Me padyshim se suksesi më i rëndësishëm dhe më i çmuar i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit për përparimin dhe zhvillimin e vendit, është ndryshimi në qasjen dhe vështrimin në të gjitha sferat duke përfshirë edhe sferën e mediave.

Nëse dëshirojmë të krahasojmë punën e institucioneve shtetërore dhe organizatave të ndryshme të Iranit me periudhën e mëparshme në të gjitha aspektet, do të vërejmë se është arritur një zhvillim dhe progres shumë i rëndësishëm. Mirëpo me padyshim se suksesi më i rëndësishëm dhe më i çmuar i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit për zhvillimin e vendit, është ndryshimi i krijuar në qasje dhe vështrime që ka ndodhur në të gjitha sferat, sidomos në sferën e mediave. Media është një faktor shumë i fuqishëm e cila në të kaluarën cilësohej si një mjet i pushtetit, mirëpo aktualisht media në vete është bosht i pushtetit. Natyrisht se nuk duhet anashkaluar se niveli i ndikimit të mediave në çdo shoqëri varët nga arsimimi medial i shoqërisë dhe vullneti i popullit.

Ashtu siç thamë, ndryshimi i vështrimi është sukses i rëndësishëm kulturore i Revolucionit Islamik i cili në sferën e mediave, themelimi i kanaleve të vlefshme si “Radio Kur’ani” në fillim të fitores së Revolucionit Islamik, është prej shembujve të tij. Kanali kombëtar i Kur’anit të zërit të Republikës Islamike të Iranit është themeluar më 22 bahman 1362 të kalendarit iranian që përkon me shkurtin e vitit 1984, gjatë një ceremonie të organizuar me praninë e liderit të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei i cili në atë kohë ishte presidenti i shtetit. Ky kanal i radios pas disa fazave të zhvillimit, më 9 dej 1376 që përkon më dhjetorin e vitit 1997, u shndërruar në një kanal i pavarur i radios me program 24 orësh.

Radio Kur’ani është një radio revolucionare dhe një organ i krijuar nga Revolucioni Islamik. Kjo radio është themeluar në kuadër të qëllimeve dhe idealeve të Revolucionit për të zhvilluar dhe përhapur bazat fetare, kur’anore dhe islame në shoqëri. Duke ndjekur këtë ide se Kur’ani i shenjtë është një libër i jetës, moralit dhe udhëzimit dhe duhet të zbatohet për ndërtimin e kulturës, ndërtimin e njeriut dhe për lumturinë e njerëzimit, politika e Radio Kur’anit është ndërtuar mbi funksionin e ajeteve hyjnore dhe përhapjen e tyre në Shoqëri. Qëllimi i programeve të Radio Kur’anit është ky që të zhvillohet stili kur’anor i jetës duke marrë parasysh të gjitha ajetet kur’anore një nga një dhe zbatimin e tyre në sferat individuale dhe shoqërore dhe njerëzit të vështrojnë Kur’anin e shenjtë në mënyrë funksionale dhe sjelljen dhe stilin e jetës së tyre ta formojnë në bazë të udhëzimeve dhe mësimeve të tij. Në këtë kuadër, iniciativa e producentëve, autorëve dhe realizuesve të programeve të Radio Kur’anit janë bërë shkak që të tërheqin një numër të konsiderueshëm të dëgjuesve ndaj programeve të kësaj radioje. Me ndihmën e Zotit të madhëruar dhe me kontributin dhe punën e drejtuesve, aktualisht Radio Kur’ani përgjatë viteve të kaluara është një prej kanaleve më të suksesshme të medias kombëtare në tërheqjen e publikut dhe aktivizimin e tij në rrugën e qëllimeve të larta dhe të ngritura. Aktualisht numri i konsiderueshëm i dëgjuesve admirues të këtij kanali dëshmon më së mirë punën e suksesshme të drejtuesve të Radio Kur’anit drejt realizimit të qëllimeve dhe idealeve parësore të tij. Një lëvizje kjo e cila po vazhdon të ecë përpara.

Muhamed Husejn Muhamedzade, ish-drejtor i Radio Kur’an dhe një prej drejtuesve të televizionit, Radio Kur’anin e cilëson një prej sukseseve të para mediale pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe thotë: “Në vitin 1363, kanali i parë i cili u themelua pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ka qenë Radio Kur’ani dhe kjo çështje tregon rëndësinë e Kur’anit të shenjtë në sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Pas një kohe jo shumë të gjatë nga kjo, lindi kanali Radio e Njohurive Islame, ndërsa disa vite më par u themelua kanali televiziv i Kur’anit dhe Njohurive Islame”.

Programi “Isra’” është një prej programeve të suksesshme që mundohet duke identifikuar dhe prezantuar talentet e leximit të Kur’anit të shenjtë, të hapë horizonte të qarta përpara vete dhe në kuadër të garave që organizon, të prezantojë talente të pashembullta për shoqërinë kur’anore. Programi “Isra’” u ka dhënë mundësi të rinjve të të gjithë vendit që ta provojnë zërin dhe tonin e tyre në prani të mjeshtërve të mëdhenj të leximit të Kur’anit të shenjtë dhe të bëhet shkak për ngritjen e aspekteve arsimore në këtë drejtim.

(Në një prej edicioneve të këtij programi një adoleshent 12 vjeçar nga qyteti Sabzvar me emrin Mostafa Kalate Nasiri kontaktoi këtë program nëpërmjet telefonit dhe lexoi një pjesë të zgjedhur të sures Al-Hake duke imituar mjeshtrin e njohur të leximit të Kur’anit, Mostafa Ismail.)

Në përgjithësi mund të thuhet se Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit aktivitetet e veta në fushën e përhapjes së Kur’anit dhe aktiviteteve kur’anore i ka filluar që nga dekada e parë e Revolucionit Islamik duke themeluar kanalin Radio Kur’an dhe në dekadën e dytë i ka vazhduar këto aktivitete me një intensitet më të madh duke themeluar edhe kanalin televiziv “Kur’ani dhe Njohuritë Islame”. Një prej lëvizjeve të rëndësishme dhe themelore në këtë dekadë është edhe themelimi i Këshillit të Lartë të Kur’anit në Radiotelevizion me sugjerimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik. Gjithashtu, themelimi i kanalit televiziv Kur’ani dhe Njohurit Islame  dhe krijimi i sektorit të njohurive islame në kanalet e ndryshme të radios dhe televizionit, është një prej aktiviteteve të rëndësishme në dekadën e tretë të Revolucionit Islamik të Iranit. Krijimi i kanalit të radios për njohurit islame në gjuhën angleze në vitin 2008, gjithashtu ishte në vazhdën e këtyre sukseseve. Themelimi i kanalit të radios për leximin e Kur’anit dhe gjithashtu themelimit të kanalit të radios për këndimin e Kur’anit (Tertil) që veprojnë gjatë muajit të Ramazanit, janë prej aktiviteteve të rëndësishme që kanë filluar në dekadën e katërt të Revolucionit Islamik të Iranit.

Një prej ngjarjeve të tjera të rëndësishme që kanë ndodhur në sferën e aktiviteteve mediale të Kur’anit të shenjtë në dekadën e katërt të Revolucionit Islamik, është digjitalizimi i veprave dhe produkteve audio-vizuale. Kjo është për arsye se produktet kur’anore janë pjesë e produkteve të pavdekshme dhe kanë kapacitet për t’u përsëritur. Në realitet, një strukturë e tillë, do të thotë sfera digjitale, është një arkiv shumë i rëndësishëm. Arkivi më i madh audio-vizual kur’anore u krijua në atë mënyrë që mund të jetë mbështetës edhe për kanalet e tjera. Themelimi i arkivit më të madh audial i përbërë nga 20 mijë pjesë të këndimit të Kur’anit në kanalin Radio Kur’an dhe gjithashtu konsiderohet një sajt audio-vizual i përbërë nga 25 mijë pjesë kur’anore në kanalin Radio Kur’an, konsiderohet trashëgimia më e madhe kur’anore e botës islame e cila është përmbledhur me kontributin e medias kombëtare. Përgatitja e mbi 45 mijë failëve audio-vizuale në fushën e Kur’anit të shenjtë si trashëgimia më e madhe kur’anore e botës islame, transmetimi i mijëra orëve të programeve të ndryshme në sferën e njohurive islame dhe këndimit të Kur’anit, komentimit të shkencave kur’anore, informimi i tingujve, transmetimi i garave dhe mbrëmjeve kur’anore dhe ngritja cilësore e tyre, gjithashtu konsiderohet prej sukseseve të tjera dyzetvjeçare të medias kombëtare në fushën e aktivitetit, përhapjes dhe publikimit të Kur’anit të shenjtë në shoqëri.