Shkurt 09, 2019 12:04 CET
  • Kur’ani dhe Revolucioni Islamik (4)

Përfitimi nga Kur’ani i shenjtë dhe nga këndimi i ajeteve kur’anore pas Revolucionit Islamik të Iranit filloi të manifestohet në nivel të gjerë në organizimin e çdo ceremonie në qarqe të ndryshme.

Përfitimi nga Kur’ani i shenjtë dhe nga këndimi i ajeteve kur’anore pas Revolucionit Islamik të Iranit filloi të manifestohet në nivel të gjerë në organizimin e çdo ceremonie në qarqe të ndryshme. Mirëpo vala e aktiviteteve të mëdha kur’anore pas fitores së Revolucionit Islamik ashtu sikur edhe lëvizjet e tjera kulturore të vendit kishte nevojë për udhëzime, koordinime dhe organizime që kjo domosdoshmëri është ndjerë që nga dekada e parë e Revolucionit Islamik në mesin e aktiviteteve kur’anore në Iran sidomos në mesin e aktivistëve të sferës së arsimit dhe predikimit të Kur’anit dhe është paraqitur në kuadër të ideve dhe planeve të specializuara. Një prej qendrave të predikimit të Revolucionit me padyshim se ishin mbrëmjet kur’anore për hifz dhe lexim të Kur’anit të shenjt.  

Zgjerimi i mbrëmjeve kur’anore për hifz dhe lexim të Kur’anit të shenjtë në Iran pas Revolucionit Islamik

Hifzi ose mësimi përmendësh i Kur’anit të shenjtë në kohën kur të shoqërohet me vëmendje dhe mësimin e gjithanshëm të koncepteve dhe me përkthimin e ajeteve të Kur’anit, konsiderohet metoda më gjithëpërfshirëse e mishërimit me Kur’anin e shenjtë. Hifzi ose mësimi përmendësh i Kur’anit të shenjtë është një lëvizje e brendshme e cila qëllim ka zbatimin dhe rrjedhimin e urdhrave të Zotit të madhëruar në zemrën dhe jetën individuale dhe shoqërore të njeriut. Një individ i cili mëson përmendësh Kur’anin e shenjtë, mishërohet me fjalët dhe me konceptet e tij dhe pikërisht kjo çështje bëhet shkak për nxjerrjen e rrugëve dhe strategjive për të lehtësuar përmirësimin e jetës materiale dhe shpirtërore të tij.   

Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit etja shpirtërore për mësimin e Kur’anit dhe mësimin e përmendësh të ajeteve hyjnore, është bërë shkak që shoqëria kur’anore të bërballet me një numër shumë të madh të personave të interesuar për ta mësuar përmendësh Kur’anit të shenjtë. Puna dhe përkushtimi i hafëzëve dhe lexuesve të Kur’anit të shenjtë është bërë shkak për lulëzimin dhe njohjen e talenteve të rinj në këtë drejtim. Musavi Belede, lexues i Kur’anit i nivelit ndërkombëtar dhe mjeshtër i Kur’anit, thotë: “Ne, në fushën e edukimit të lexuesve dhe hafëzëve të Kur’anit të shenjtë pas Revolucionit Islamik, jemi si një det gjerësia e të cilit përfshinë tërë vendin e Iranit. Para fitores së Revolucionit Islamik kontributi i lexuesve të Kur’anit ishte shumë i vogël dhe numri i përgjithshëm i tyre nuk kalonte më shumë se 30 persona. Mirëpo sot në Republikën Islamike të Iranit ekzistojnë me mijëra persona lexues dhe hafëz të Kur’anit punojnë në mënyrë profesionale në fushën e mësimit përmendësh dhe leximit të Kur’anit të shenjtë dhe gëzojnë pozita të larta në nivelin ndërkombëtar. Në atë kohë, as prania e femrave në fushën e aktiviteteve të Kur’anit të shenjtë ishte në nivelin e zeros. Aktualisht një individ edhe nga rajonet më të largëta kontaktojnë kanalin Radio Kur’an dhe paraqesin leximin e shkëlqyeshëm dhe pa gabime të Kur’anit të shenjtë”.

Ai shton: “Sot pas Egjiptit i cili ka hegjemoni të pa konkurrent në mesin e vendeve islame në fushën e leximit të Kur’anit të shenjtë, Irani është në mesin e vënëve më të mira për leximin dhe mësimin përmendësh të Kur’anit të shenjtë. Numri i hafëzëve të Kur’anit në Iran aktualisht ka arritur deri në atë nivel sa që lideri suprem i Revolucionit Islamik i Iranit ka paraparë një objektiv për aktivistët kur’anor që të edukojnë 10 milionë hafëz të Kur’anit të shenjtë. Kjo tregon lëvizjen e thellë të sistemit të Republikës Islamike të Iranit në fushën e përhapjes së kulturës kur’anore”.  

Ajetullah Khamenei, mësimin përmendësh të Kur’anit të shenjtë e ka konsideruar përgatitje për hyrje në të kuptuarin e Kur’anit të shenjtë dhe më 2 gusht 2011, në një takim me aktivistët e shoqërisë kur’anore të Iranit, deklaroi se ai pret një lëvizje të re dhe dinamike në nivel gjithëpërfshirës duke shtuar: “Një prej çështjeve e cila mund të na dhurojë neve reflektimin në Kur’an, është mësimi përmendësh i Kur’anit të shenjtë. Ne kemi pak hafëz të Kur’anit të shenjtë dhe unë kam thënë edhe më parë se në vendin tonë duhet të jenë të paktën një milion persona hafëz të Kur’anit të shenjtë. Mirëpo tani shifra një milion është një shifër e vogël në krahasim me numrin e popullsisë së që kemi... Prandaj, për këtë qëllim ne e lusim Zotin e madhëruar që të filloi zbatimi i programit për mësimin përmendësh të Kur’anit dhe në këtë mënyrë është rritur edhe shpresa jonë në këtë drejtim dhe në vend të shifrës një milion, po themi se e lusim Zotin që numri i hafëzëve në Iran të shkojë deri në 10 milionë”.

Mbështetja dhe udhëzimi special i Ajetullah Khamenei ndaj aktiviteteve kur’anore, ka krijuar një atmosferë të përpjekjeve të zotuara dhe me përgjegjësi për zhvillimin e aktiviteteve kur’anore në shoqëri. Kjo atmosferë kulturor i ka shtyrë drejtuesit dhe përgjegjësit e institucioneve kulturore por edhe jokulturore që të krijojnë kushtet e duhura administrative dhe nganjëherë edhe juridike për krijimin dhe zhvillimin e sektorëve kur’anor. Sidoqoftë, kushtet për shtimin dhe larminë sa më të madhe të aktiviteteve kur’anore popullore janë krijuar edhe brenda në organet dhe institucionet shtetërore dhe publike të cilat kanë rrënjë në bindjet e pastra dhe burimore të umetit mysliman dhe revolucionar të Iranit.

Qendra për çështje kur’anore e Organizatës së Vakëfit dhe Çështjeve Bamirëse në Iran në kuadër të realizimit të kërkesave të liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe për përhapjen e kulturës kur’anore, që nga muaji Ramazan i vitit 2012, ka filluar të zbatohet një plan i madh për edukimin e hafëzëve dhe lexuesve të Kur’anit të shenjtë në qendra dhe vende fetare në të gjithë Iranin duke i shndërruar këto qendra dhe vende në qendra kulturore. Në këtë kuadër, ky plan ka zgjeruar aktivitetet e veta në 4 fusha si: në krijimin e klasave për edukimin e hafëzëve të Kur’anit të shenjtë,  mësimin virtual të hifzit të Kur’anit të shenjtë, mësimin profesional të hifzit të Kura’anit të shenjë në shkollat 24 orëshe dhe në fushën e edukimit të arsimtarëve të hifzit të Kura’nit të shenjtë. Në këtë mënyrë klasat me prezencë për edukimin e hafëzëve të Kur’anit të shenjtë, kanë filluar të mbahen në nivel të gjerë që nga viti 2012 dhe pasi kanë kaluar 6 vite të këtij aktiviteti, mbi 1.650.000 persona janë regjistruar në të gjithë Iranit për të marrë pjesë në këtë plan për mësimin e Kur’anit.

Aktiviteti i qendrës virtuale për mësimin përmendësh të Kur’anit të shenjtë gjithashtu është përballur me një pritje të nivelit të gjerë, deri në atë masë sa që deri më tani, rreth 47.000 persona të moshave të ndryshme nga rajonet të ndryshme të Iranit, kanë përfituar nga provimi i kësaj qendre. Në këtë plan, ekspertët e qendrës që secili prej tyre është prej hafëzëve të të gjithë Kur’anit të shenjtë, për çdo javë kontaktojnë nxënësit e mësimit të Kur’anit nëpërmjet telefonit ndjekin procesin e mësimit përmendësh t Kur’anit të shenjtë në kuadër të programeve dhe rregulloreve arsimore të qendrës.

Qendra kombëtare për edukimin e arsimtarëve të mësimit të hifzit dhe leximit të Kur’anit të shenjtë është themeluar në vitin 2012, në qytetin e Kumit. Qëllim kryesor i kësaj qendre është edukimi dhe trajnimi i arsimtarëve efikas, të specializuar dhe të arsimuar me metodat moderne të mësimit të hifzit të Kur’anit të shenjtë, për arsye se pa këtë çështje të rëndësishme nuk do të jetë e mundshme arritja deri në një shoqëri kur’anore dhe me numër të madh të hafëzëve dhe që e zbaton Kur’anin e shenjtë. Kjo qendër me organizimin e kurseve për arsimimin dhe trajnimin e arsimtarëve të hifzit të Kur’anit të shenjtë në nivel të lartë të cilësisë, ka bërë hapa të mëdha në rrugën e edukimit dhe ngritjes së nivelit të arsimtarëve të mësimit përmendësh të Kur’anit të shenjtë.

Shkollat 24 orëshe për mësimin profesional të hifzit të Kur’anit të shenjti, gjithashtu janë themeluar me qëllime të larta si: zhdukja e neglizhencës ndaj Kur’anit të shenjtë, trajnimi i mjeshtërve dhe aktivistëve kur’anore për rajonet e ndryshme të vendit dhe sidomos për rajonet e privuara. Kjo qendër ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e mësimit të Kur’anit të shenjtë.

Duke hedhur një vështrim mbi historikun e progresit dhe rezultateve të katër dekadave të fundit, në rajone dhe zona të ndryshme të Iranit Islamik vërehen shenja të përparimit dhe të të menduarit kur’anor dhe vështrimit fetar në rajone të ndryshme të Iranit Islamik. Shtimi i madh i numrit të lexuesve dhe hulumtuesve të Kur’anit të shenjtë, shtimi i të interesuarve për studimin e shkencave fetare dhe gjithashtu prania e adoleshentëve dhe të rinjve në të gjitha aktivitetet fetare, të gjithë dhe të gjitha këto tregojnë suksesin e të menduarit fetar në vitet pas Revolucionit Islamik.

Tags