Shkurt 09, 2019 12:40 CET
  • 4 dekada të sukseseve të Republikës Islamike të Iranit (4)

Përgatitja e radio-medikamenteve që luajnë një rol të rëndësishëm në diagnozën, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, është pjesë e funksioneve të teknologjisë bërthamore. Teknologjia bërthamore përdoret gjithashtu për të përmirësuar ushqimin dhe për t'i mbajtur ato më mirë, për të zbuluar burimet e ujërave nëntokësore, për të kontrolluar ndotjen e mjedisit, motin, studimet mjedisore dhe eksplorimin e naftës.

Gjatë 40 viteve të Republikës Islamike të Iranit progresi shkencor ka ecur me ritme të shpejta në dimensione dhe fusha të ndryshme, por në disa fusha ka qenë edhe më i fuqishëm. Ndër këto progrese mund të përmendim prodhimin e ndërlikuar dhe të sofistikuar të qelizave staminale, ku shkencëtarët iranianë kanë bërë hapa të mëdhenj. Qelizat staminale jenë qeliza që merren nga trupi i njeriut dhe janë të afta të transformohen në qeliza të tjera për organet e trupit. Këto qeliza mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve dhe shërimin e plagëve dhe lehtësimin e dhembjes. Qelizat staminale ekzistojnë në inde të ndryshme të trupit, sidomos në kërthizën e foshnjës, palcën kockore, pjesë të dhëmbëve dhe disa inde të yndyrshme dhe shkencëtarët shpresojnë që në të ardhmen e afërt me përdorimin e këtyre qelizave të mund të kurojnë sëmundje të tilla si kanceri, Alzeimer, Parkinson dhe disa sëmundje të tjera. Në Iran, kërkimet mbi qelizat staminale filluan në vitet 1990 dhe me hapjen e Institutit të Kërkimeve Royan në vitin 1991, hulumtimi është ndjekur më seriozisht, kështu që Irani në ditët e sotme është një nga vendet e para të botës dhe në Azisë që posedon këtë teknologji.

Duke përdorur njohuritë e tyre mbi qelizat staminale, hulumtuesit iranianë kanë arritur të transplantojnë retinën e syrit dhe të rigjenerojnë pjesët e dëmtuara të trurit, kockave, qelizave të gjakut, si dhe të riparojnë indet e dëmtuara të zemrës, lëkurës, syve, dëmtimet e palcës kurrizore dhe sëmundje të tjera. Ata kanë ngritur bankën më të madhe të qelizave staminale të kordonit të kërthizës në Azinë Perëndimore gjë e cila do t’i ndihmojë ata të përballen me sëmundjet e mundshme në vitet e ardhshme. Vlen të përmendet se në Iran, terapia e qelizave staminale është shumë më e lirë se vendet e tjera, kështu që kostot e transfuzionit të gjakut në SHBA kushtojnë me dhjetëra mijëra dollarë, por për një pacient iranian mund të jetë akoma më e lirë të përdorë këtë mundësi terapie të avancuar. Natyrisht, Republika Islamike e Iranit ka pasur përfitime të konsiderueshme në fushën e gjenetikës dhe mban renditjen e parë në rajonin e Azisë Perëndimore. Modifikimi gjenetik i bimëve dhe kafshëve për të përmirësuar efikasitetin e tyre dhe për të ndihmuar në shërimin e sëmundjeve njerëzore është një nga përfitimet e përdorimit të kësaj shkence të re. Gjithashtu, shkencëtarët iranianë, me shpalljen e lindjes së deleve të klonuara në vitin 2009, ngjallën habinë e qarqeve shkencore të botës dhe që nga ajo kohë një numër i kafshëve dhe gjallesave të rrezikuara nga zhdukja totale janë klonuar ose stimuluar gjenetikisht.

Nanoteknologjia është një shkencë moderne që ka krijuar ndryshime të jashtëzakonshme në shumë fusha të shkencës dhe që sot po zgjerohet me shpejtësi. Republika Islamike e Iranit, nëpërmjet shkencëtarëve dhe hulumtuesve me eksperiencë të lartë, ka qenë në gjendje të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë teknologji të komplikuar në botë dhe të sjellë përfitime masive për njerëzit. Nanoteknologjia punon për të bërë ndryshime në strukturën e grimcave shumë të vogla të materieve duke krijuar kështu materiale të reja, komponime dhe pajisje me efikasitet akoma më të lartë. Irani tani zë vendin e katërt në botë në terma të prodhimit të shkencës në nanoteknologji dhe rreth 180 kompani që janë aktive në këtë fushë kanë prodhuar më shumë se 420 produkte të reja duke përdorur këtë teknologji moderne. Rreth 35% e këtyre produkteve janë në fushën e pajisjeve laboratorike dhe industriale, si dhe në sektorin e mjekësisë, tekstileve dhe ndërtimit. Me përparimet e mëdha në nanoteknologji, Republika Islamike e Iranit jo vetëm që i ka ofruar shërbime të rëndësishme popullit të vet, por edhe eksporton produkte të kësaj teknologjie në 47 vende të botës.

Nanoteknologjia në Iran ka qenë e dobishme në prodhimin e pajisjeve më të ndërlikuara dhe efikase mjekësore dhe në anën tjetër, përveç prodhimit të medikamente, ka arritur të bëjë ndryshime të rëndësishme në efektet e medikamenteve në trup dhe përshpejtimin e shërimit të pacientit. Pra, me ndihmën e kësaj teknologjie, medikamentet arrijnë pikën e saktë të mjekimit dhe nuk përhapen në të gjithë trupin. Kjo është akoma më e rëndësishme në trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve si kanceri. Në sektorin e ndërtimit, janë prodhuar një sërë materialesh të lehta dhe të qëndrueshme, xhama thithëse të rrezeve ultravjollcë dhe tuba të të fuqishëm dhe të papërshkueshëm nga zëri. Në Iran, nanoteknologjia përdoret gjithashtu për të përmirësuar prodhimin e bimëve dhe blegtorisë, si dhe për pastrimin e ujit dhe prodhimin e fibrave të fuqishme dhe shumë fleksibël. Në përgjithësi, specialistët iranianë tani po punojnë për ta përdorur nanoteknologjinë për të rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të ndryshme, si dhe për të prodhuar produkte të reja me përdorime të paprecedentë dhe efektiv.

Sot, rëndësia e pranisë hapësinore dhe përfitimet nga satelitët ndihet më shumë se kurrë. Satelitët po ndihmojnë njerëzit në fusha të tilla si telekomunikacioni, hulumtimi, vrojtimi nëntokësor, meteorologjia dhe skicimi i hartave dhe disa vende i përdorin ato për qëllime spiunimi dhe ushtarake. Satelitët, si dhe stacionet tokësore dhe raketat, kanë një strukturë komplekse që kërkon njohuri dhe teknologji të avancuar. Republika Islamike e Iranit, duke kuptuar rëndësinë e satelitëve, ka hyrë në këtë fushë për rreth dy dekada më parë dhe me gjithë sanksionet dhe kufizimet e ndryshme, ka bërë përparime të dukshme në këtë fushë. Irani tani është ndër 11 vendet e para në botë që ka teknologji të dërgimit të satelitëve në hapësirë dhe është vendi i tetë në nisjen e satelitëve. Irani është gjithashtu i vetmi vend në rajonin e Azisë Perëndimore që ka aftësinë për të prodhuar satelitë. Sateliti i parë iranian, i quajtur Omid, u dërgua në hapësirë në vitin 2009 me transportuesin raketor Omid dhe në këtë formë Irani zyrtarisht u bashkua me klubin e teknologjisë që prodhon dhe lëshon satelitë. Dy vjet më vonë, një satelit vëzhgues me më shumë mundësi dhe aftësi u dërguar në hapësirë, ndërsa në vitin 2012 në hapësirë u dërguar sateliti i quajtur Navid. Sateliti më i fundit iranian, Faxhr, u dërgua në orbitë  në vitin 2015. Tani, disa satelitë të tjerë iranianë po fluturojnë në hapësirë ​​për të dërguar informacione në shërbim të zhvillimit dhe progresit të Iranit. Gjithashtu, shkencëtarët iranianë kanë dërguar në hapësirë edhe tre qenie të gjalla, duke përfshirë disa majmunë, të cilat u kthyen në tokë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe në këtë mënyrë, Irani u vendos në një numër të vogël vendesh që posedon teknologjinë bio-hapësinore. Irani tani është duke u përgatitur për të dërguar astronautin e parë të tij në të ardhmen e afërt.

Një tjetër teknologji e avancuar që Irani ka arritur gjatë dy dekadave të fundit është teknologjia paqësore bërthamore. Qeveritë perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, janë përpjekur ta paraqesin këtë sukses si të rrezikshëm dhe kanë bërë çdo përpjekje për të frenuar përparimin e saj. Ndërsa Irani nën mbikëqyrjen e plotë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) po ndjek programin paqësor bërthamor të tij për përdorim në bujqësi, mjekësi dhe energji elektrike. Në thelb, sot, ndërkohë që karburantet fosile po shterojnë, vendet i kushtojnë vëmendje të veçantë burimeve të tjera të energjisë, duke përfshirë karburantin bërthamor. Por vetëm disa vende kanë qenë në gjendje të arrijnë ciklin e sofistikuar dhe të teknologjisë së lartë bërthamore për prodhimin e këtij karburanti. Pas shumë përpjekjesh në prill të vitit 2006, shkencëtarët iranianë, si vendi i tetë në botë, arritën të posedojnë ciklin e plotë të kësaj teknologjie duke habitur kështu qarqet shkencore të botës. Ata zgjeruan shpejt objektet e pasurimit të uraniumit nga 3.5 në 5 për qind, pavarësisht sanksioneve dhe presioneve nga qeveritë perëndimore. Nga ana tjetër, pas refuzimit të këtyre qeverive për të shitur karburant me uranium të pasuruar në gradën 20% të nevojshëm për reaktorin hulumtues të Teheranit, i cili përdoret për shërbime mjekësore dhe industriale, Republika Islamike e Iranit me  një punë kaq komplekse dhe të saktë , përfundimisht në 2010 arriti këtë sukses të madh. Por regjimi sionist, i cili i pa këto zhvillime si një kërcënim për veten, vrau dhe terrorizoi katër nga shkencëtarët bërthamorë të Iranit. Megjithatë ekspertët iranianë vazhdojnë të përdorin teknologjinë bërthamore në fusha të ndryshme. Përgatitja e radio-medikamenteve që luajnë një rol të rëndësishëm në diagnozën, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, është pjesë e funksioneve të teknologjisë bërthamore. Teknologjia bërthamore përdoret gjithashtu për të përmirësuar ushqimin dhe për t'i mbajtur ato më mirë, për të zbuluar burimet e ujërave nëntokësore, për të kontrolluar ndotjen e mjedisit, motin, studimet mjedisore dhe eksplorimin e naftës. Kohët e fundit, shkencëtarët iranianë duke përdorur teknologjinë bërthamore kanë arritur të prodhojnë një bateri të vogël, por me jetëgjatësi më të madhe dhe që ka përdorim të ndryshëm në sektorin industrial dhe mjekësor. Irani gjithashtu përdor një central atomik në Bushehr, në jug të vendit dhe planifikon të ndërtojë një tjetër central të tillë në mënyrë që të prodhojë energjinë e pastër dhe të eliminojë mungesën e energjisë elektrike në vend.

Tags