Shkurt 11, 2019 08:21 CET
  • Një vështrim mbi kapacitetet shkencore të Iranit

Në botën e ndërlikuar dhe të zhvilluar të sotshme, një prej kritereve themelor për vlerësimin e nivelit të pavarësisë dhe fuqisë së çdo vendit, janë kapacitetet shkencore të atij vendi.

Në këtë edicion dhe në vazhdim të këtij programi special me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, do të shqyrtojmë kapacitetet e Iranit në fusha të ndryshme shkencore dhe teknologjike.

Irani pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe sidomos në dy dekadat e kaluara, ka filluar një proces me plotë dinamizëm për të shënuar progres më të madh në fusha të ndryshme shkencore dhe të teknologjisë moderne. Në lidhje me këtë çështje janë bërë edhe investime serioze mbi teknologjinë strategjike si në fushën e qelizave fondamentale, në energjitë e reja, në teknologjinë biologjike, në teknologjinë mikro-elektronike, në teknologjinë hapësinore, në teknologjinë nano, në mjekësinë iraniane, në zhvillimin e bimëve farmaceutike dhe në shkenca të tjera që në fund këto investime kanë rezultuar me arritjen e një progresi të madh të Iranit në këto fusha dhe aktualisht emri i Iranit në shumë prej shkencave strategjike është pozicionuar përkrah vendeve më të zhvilluara të botës.

Që nga koha kur ka filluar zbatimi i programit të tretë për zhvillim në vitin 2000, Irani ka hyrë në fazën e dytë të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë me novacione të mëdha. Në këtë kuadër, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin e infrastrukturave si shkollave dhe universiteteve, laboratorëve, kopshteve të shkencës dhe teknologjisë dhe qendrave për hulumtime shkencore.

Ky progres ka shkuar deri në atë masë sa që numri i parqeve të shkencës dhe teknologjisë në Iran në tetor të vitit 2016 ka arritur në 39 parqe të tilla, ndërkohë që në vitin 2002, Irani kishte vetëm një park të shkencës dhe teknologjisë.

Ky zhvillim dinamik në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë tregon potencialet e mëdha që ekzistojnë në fushën e zhvillimit dhe progresit në Iran.

Në bazë të raportit të fundit të institutit "Nicher Index" i cili është publikuar më 24 janar të vitit 2018, Republika Islamike e Iranit në dekadën e kaluar me një zhvillim vjetor 22% në krahasim me vendet e tjera të botës, ka pasur zhvillimin më të madh shkencor në fusha të shkencave të ndryshme dhe teknologjisë inxhinierike dhe në këtë mënyrë është pozicionuar në vendin e parë sa i përket shpejtësisë së zhvillimit të shkencave, teknologjisë dhe inxhinierisë në nivel të botës.

Dr. Dehkani, përgjegjës i faqes së internetit për certifikimin e shkencave në botën islame (ISC), në lidhje me këtë çështje thotë: "Revolucioni Islamik është bërë burim i zhvillimeve të mëdha shoqërore në Iran".  

Procesi i prodhimit të shkencës së Iranit në bazë të të dhënave statistikore të faqes për certifikim, ka qenë shumë i shpejtë. Numri i certifikatave të regjistruara që ishte rreth 500 certifikata në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik, ka arritur në 47 mijë certifikata në vitin e kaluar. Irani në fillim të fitores së Revolucionit Islamik kishte pjesëmarrje me 0.095 % në prodhimin e shkencës në botë duke u pozicionuar në pozitën e 43-të në botë ndërsa tani ka pjesëmarrje në prodhimin e shkencës me 1.9 % dhe është pozicionuar në pozitën e 16-të.

Andre Jevstratov, ekspert i Rusisë për çështje të Lindjes së Mesme, duke folur për sukseset e dhe progresin teknologjik të Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve të fundit, thotë: "Irani ndodhet në pozitën e parë të sukseseve shkencore të botës islame".  

Andre Jevstratov gjithashtu vuri në dukje pjesëmarrjen e hulumtuesve dhe shkencëtarëve iranianë në zbatimin e projekteve të mëdha të energjisë së ngrohtësisë atomike jashtë Iranit, shkruan: "Ky progres dhe ky zhvillim tregon se hulumtuesit iranian aktualisht ndodhen në mesin e pionierëve të zhvillimit të shumë fushave shkencore në nivel të botës".

Ky zhvillim dhe progres në fusha shkencore tregon potencialet e mëdha në fushën e zhvillimit dhe progresit në Iran.

Aktualisht në Iran ekzistojnë mbi 100 qendra hulumtuese në prodhimin e qelizave fondamentale, qelizave të mëlçisë, prodhimin e kërcit, kurimin e kancerit dhe kurimin e deformimeve të kockave. Qendra hulumtuese "Rojan" gjithashtu si një qendër shkencore dhe e njohur në botë, vepron në prodhimin e shkencës dhe teknologjive për të mënjanuar problemet në lidhje me shtatzëninë, qelizat fondamentale të embrionit, kurimin e deformimeve të syrit dhe në shumë procese të tjera shkencore ka arritur suksese të rëndësishme. Gjithashtu pozita e Iranit në fushën e implementimit të organeve të trupit në botë, ka arritur në nivelin një shifror. Në Iran aktualisht veprojnë mbi 80 qendra klinike për implementimin e zemrës, veshkave, mëlçisë, palcës së kockave, mushkërive dhe organeve të tjera.  

Dr. Teofiki, profesor i plotë i Universitetit Tarbijate Moderres, në lidhje me këtë thotë: "Irani në fushën e infrastrukturës hulumtues, ka shënuar progres të madh dhe nga aspekti i prodhimeve shkencore dhe ka arritur në pozitën e parë në rajon dhe në botë, Irani është prej vendeve që dinamizmin më të madh në zhvillimin shkencor".

Arritja e suksesit në fushën e energjisë atomike, teknologjisë nano, në shkencën dhe teknologjisë hapësinore dhe dërgimin e sateliteve, janë prej sukseseve shkencore dhe hulumtuese të Iranit gjatë viteve të fundit.

Irani është vendi i nëntë në botë në prodhimin dhe dërgimin e sateliteve. Ky sukses i rëndësishëm është arritur në dhjetë vitet e fundit të punës së Organizatës Hapësinore të Iranit gjë që tregon se aftësinë e madhe të shkencëtarëve dhe ekspertëve iranianë.

Suksesi në sferën e energjisë atomike, teknologjisë nano, si dhe në sferën e shkencës dhe teknologjisë ajrore dhe hapësinore dhe dërgimin e sateliteve, janë prej sukseseve shkencore hulumtuese të Iranit që janë shënuar gjatë viteve të fundit.

Zhvillimi i vazhdueshëm në fushat shkencore është shoqëruar me autoktonimin e shkencës dhe teknologjisë duke shfrytëzuar potencialet e mëdha në fushën e zhvillimit dhe progresit në Iran.

Sipas raportit të Organizatës së Konferencës për Zhvillim dhe Tregti të OKB-së, Irani gjatë dekadave të fundit ka bërë përpjekje të mëdha në kuadër të forcimit të arsimit sidomos në fushat e shkencave ekzakte, teknike dhe inxhinierike si dhe sferat përkatëse.

Prodhimi i shkencës dhe numri i certifikatave dhe dokumenteve të regjistruar përgjatë kësaj periudhe është shtuar me 90%, ndërsa edhe pjesëmarrja e Iranit në nivel ndërkombëtar në prodhimin e shkencës gjatë kësaj periudhe është rritur 20 herë më shumë.

Në këtë kuadër politikat e përgjithshme në fushën e shkencës dhe teknologjisë që janë kumtuar nga lideri suprem i Revolucionit Islamik , theksojnë boshte shumë të rëndësishme në këtë drejtim. Një prej këtyre boshteve është arritja e autoritetit referues shkencore dhe teknologjik në botë, forcimi i diplomacisë shkencore dhe pjesëmarrja shkencore në botë dhe shndërrimi i shkencës në kapital dhe fuqi duke ruajtur vlerat islame.

Aktualisht mund të thuhet se vetëbesimi si një prej motove të rëndësishme të Revolucionit Islamik të Iranit është realizuar, mirëpo progresi dhe sukseset e arritur duhet të mbahen dhe vazhduar si dhe të shtohen edhe më shumë investimet në shkencë dhe teknologji dhe të forcohen motive.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me qindra hulumtues të rinj dhe elitës së dalluar shkencore në vitin e kaluar, duke u mbështetur në potencialet e jashtëzakonshme të vendit, i ka vlerësuar të përgatitur rrethanat dhe kushtet por progresin dhe zhvillimin shkencor dhe teknologjik, ndërsa deklaroi: "Ne pavarësisht të kaluarës së shkëlqyer që kemi në fushën e shkencës, për fat të keq në periudhën e kolonializmit dhe hegjemonisë së të huajve kemi mbetu mbrapa në këtë drejtim, prandaj si do që të jetë duhet kompensuar këtë prapambetje".

Ajetullah Khamenei ka thënë: "Nuk duhet të kënaqemi me këtë nivel të zhvillimit dhe progresit, sepse kemi një rrugë mjaft të gjatë deri në arritjen e nivelit të dëshiruar".

Tags