Shkurt 11, 2019 08:26 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut (18)

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me të drejtat politike dhe shoqërore të grave në Islam dhe në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iran.

Të drejtat politike dhe shoqërore të grave

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar duke shpjeguar pikëpamjet e themeluesit të Revolucionit Islamik në lidhje me pozitën dhe rolin e femrave në zhvillimet politike dhe shoqërore të Iranit gjatë viteve të lëvizjes revolucionare dhe në periudhën e vendosjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike, thamë se femrat iraniane përveç përkushtimit në zhdukjen e varfërisë dhe privimit nga rajonet e privuara të vendit dhe vazhdimin e rrugës për të realizuar idealin e drejtësisë sociale në shoqëri nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në veprimtaritë e procesit të rindërtimit të vendit, edhe në periudhën e luftës imponuese të Irakut kundër Iranit, përkrah burrave, kanë mbrojtur revolucionin dhe sukseset e tij dhe pavarësinë e integritetin territorial të vendit. Gjithashtu thamë se Imam Khomejni e ka vlerësuar rolin e femrave në zhvillimet revolucionare dhe në ndërtimin e vendit dhe pjesëmarrjen e tyre në mbrojtjen ndaj kufijve fetar dhe gjeografik të vendit e ka cilësuar të barabartë me pjesëmarrjen e burrave. Duke marrë parasysh faktin se sot mbrojtje e të drejtave politike dhe shoqërore të femrave është shndërruar në formën e një lëvizje gjithëpërfshirëse në shumë vende të botës dhe nganjëherë në qarqe të botës arrogancës bëhet propagandë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe themeluesit të tij duke pretenduar se në Iran po shkelen të drejtat e femrave, në këtë edicion synojnë të paraqesim disa shembuj të kritereve të të drejtave politike dhe shoqërore të femrave dhe të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit në këtë drejtim.

Imam Khomejni (ra) në reagim ndaj atyre që pretendojnë se Islami shkel të drejtat e femrave, duke mbrojtur të drejtat e fermave, thotë: “Islami ka qëndrim të veçantë ndaj femrave. Islami është shpallur në Gadishullin Arabik në kohën kur femrat kishin humbur dinjitetin e tyre. Islami i ka bërë femrat të ndihen krenare. Islami i ka barazuar femrat me meshkujt. Respekti dhe vëmendja që tregon Islami ndaj femrave është më e madhe se vëmendja që tregon ndaj meshkujve. Ai në përgjigje të krijimit të dilemave nda disa individë se Islami është bërë shkak që femrat të mbyllën në shtëpi dhe pengon arsimimin e femrave në universitete në Republikën Islamike të Iranit, thotë: “Kjo propagandë që nëse shfaqet përsëri Islami, femrat duhet të shkojnë dhe të mbyllën në shtëpi, është tërësisht e gabuar një akuzë që i vishet Islamit. Në fillim të Islamit femrat kanë qenë të pranishme edhe në ushtri, shkonin edhe në fushëbeteja të luftës. Islami nuk është kundër universitetit. Islami është kundër korrupsionit të universitetit. Është kundër mbajtje të universiteteve në prapambetje. Është kundër universitetit të kolonializuar. Islami nuk është kundër asnjërit prej këtyre kritereve të civilizimit dhe nuk është kundër asnjë shtrese dhe grupi të shoqërisë. Në kohën e shpalljes së Profetit Muhamed s.a.v.s., femrat nuk llogariteshin për asgjë, por Islami ishte ai që i dha forcë femrave. Islami i ka vendosur femrat në një pozitë të barabartë me meshkujt”.

Nga pikëpamja e Imam Khomejnit, femrat kanë një rol të rëndësishëm në themelet e shoqërisë dhe të shtetit islam dhe kjo çështje bëhet shkak që të krijohen rrethanat për rigjetjen e pozitës njerëzore të gruas në shoqëri. Në përgjigje ndaj pyetjeve të disa gazetarëve të huaj të cilët kanë shprehur shqetësim se me themelimin e Republikës Islamike të Iranit do krijohen edhe kufizime për femrat në sferat politike dhe shoqërore, ai i siguron analistët politikë se me vendosjen e sistemit islamit nuk do të krijohen kurrfarë kufizime për praninë dhe rolin e femrave në sferat politike dhe shoqërore të vendit. Ai në përgjigje të Xhorxhi Gajer, analist i gazetës amerikane “Los Angeles Time”, i cili pyeste në lidhje me praninë e femrave në universitete dhe formimin e klasave të përziera me meshkujt në sistemin islami, thotë: “Femrat në shoqërinë islame janë të lira dhe nuk pengohen në asnjë mënyrë që të shkojnë në universitete dhe të punësohen në administratën publike dhe të hyjnë në Parlament. Ajo çfarë parandalohet, është korrupsioni moral dhe sa i përket këtij fenomeni, femra dhe burri janë të barabartë dhe një veprim i tillë është i ndaluar për të dy”. Imam Khomejni duke mbrojtur të drejtat femrave, pa kurrfarë frike nga presioni psikologjik dhe propagandat e mediave, në mënyrë të hapur ka deklaruar kundërshtimin e tij me disa çështje që ndiqen në vendet perëndimore si të drejta të femrave, mirëpo nga pikëpamja e Islamit janë të pa pranueshme.

Për shembull, në asnjë prej intervistave të tij nuk ka mbrojtur abortimin si një e drejtë e femrave, por deklaronte se ky veprim është i ndaluar nga aspekti i Islamit dhe Sheriatit. Imam Khomejni në përgjigje të pyetjes së një gazetari të gazetës holandeze “Di Welt Grant”, i cili kishte pyetur në lidhje me kriteret e të drejtave të femrës në Republikën Islamike dhe abortimit, ka thënë: “Nga aspekti i të drejtave njerëzore, nuk ekziston dallim mes burrit dhe gruas, sepse që të dy janë njerëz, prandaj edhe femra ka të drejtën të përcaktojë fatin e vet. Natyrisht në disa raste ekzistojnë disa dallime mes burrit dhe gruas, raste të cilat nuk kanë të bëjnë me dinjitetin njerëzor të tyre. Çështjet të cilat nuk janë kundër dinjitetit dhe nderit të gruas, janë të lira. Abortimi nga pikëpamja e Islamit është i ndaluar”. Ai gjithashtu në përgjigje ndaj atyre të cilët kishin shqetësime se me vendosjen e Republikës Islamike, hixhabi në formën e çadorit për femra do të bëhet i obliguar dhe i detyruar, ka mbrojtur hixhabin islamik ndërsa nuk e ka kufizuar apo obliguar mbajtjen e çadorit. Imam Khomejni në intervistën me Dr. Xhim Kukler, profesor i universitetit “Rootkers” të Amerikës, në lidhje me dimensionet e ndryshme të të drejtave shoqërore të femrave, sidomos për mbajtjen e çadorit në mënyrë të detyrueshme, ka kritikuar shndërrimin e femrës në një vegël në shoqëri ndërsa ka thënë se detyrë dhe mision i shtetit islam është mbrojtja e personalitetit të femrave për t’u bërë ato njerëz serioz dhe efikas. Ai thotë: “Femra ashtu sikur mashkulli në disa çështje si arsimimi në universitet, kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve shtetërore dhe udhëtimeve, është e lirë dhe në asnjë mënyrë nuk ka dallim nga mashkulli. Po. Në Islam femra duhet të mbajë hixhabin, mirëpo nuk është e obliguar të mbajë çador. Femra mund të zgjedhë çfarëdo rroba të cilat krijon hixhanin. Ne nuk mundemi dhe Islami nuk kërkon që femra të shndërrohet si një vegël aspo si një kukull në duart tona. Islami kërkon ta ruaj personalitetin e gruas dhe atë ta shndërrojë në një njeri serioz dhe efikas. Ne kurrë nuk do të lejojmë që femra të shndërrohet vetëm në një vegël në duart e meshkujve. Islami e konsideron të ndaluar abortimin”.  

E drejta për divorcin e femrave ka qenë një prej temave më të rëndësishme që ka rezultuar edhe me polemika mes gazetarëve të huaj me Imam Khomejnin. Në periudhën bashkëkohore në shumë vende dhe sidomos në shoqërinë perëndimore, femrat gëzojnë të drejtën për divorce, ndërkohë që në Islam e drejta për divorc i është dhënë burrit. Kjo është bërë shkak që Islami dhe sistemi islamik të përballet me këtë sfidë që monopoli i së drejtës për divorc vetëm për burrin dhe mohimi i kësaj të drejte për femrën, a nuk shkakton shkeljen e të drejtave të grave? Imam Khomejni në përgjigje ndaj kësaj pyetje, duke mbrojtur të drejtën e divorcit për burrat, thotë se korniza juridike dhe fetare për martesën në sistemin islamik ka krijuar rrethanat për gëzimin e kësaj të drejta edhe nga grat. Për shembull, ai në një takim me një grup femrash në Kum, ka thënë: “Femrat të cilat dëshirojnë të martohen, që nga fillimi mund të caktojnë kompetenca për vete të cilat të mos jenë as në kundërshtim me Sheriatin dhe as në kundërshtim me dinjitetin e tyre. Për shembull, që nga fillimi mund të vendosin kushte që nëse burri bëjë korrupsion moral ose të sillet keq me gruan, gruaja të gëzojë të drejtën për divorc. Islami për femrat ka caktuar të drejta. Islami nëse ka caktuar kufizime për femrat dhe meshkujt, i ka caktuar vetëm për dobinë e tyre”.

Imam Khomejni në lidhje me këtë gjykim se kompetenca e divorcit në duart e burrit ka shkaktuar shqetësimin e një grupi të femrave luftëtare dhe ato mendojnë se më nuk do të kenë divorce dhe kjo çështje po keqshfrytëzohet nga disa persona, thotë: “Për femrat Sheriati i shenjtë ka caktuar rrugën e lehtë në mënyrë që ato vet të marrin kompetencën e divorcit. Ato gjatë nënshkrimit të kurorës, nëse caktojnë kusht që të kenë kompetencën e divorcit në mënyrë absolute, atëherë nuk do të krijohet kurrfarë problemi për femrat dhe ato vet mund të shkurorëzohen”.

Tags