Shkurt 11, 2019 08:36 CET
  • 4 dekada të sukseseve të Republikës Islamike të Iranit (6)

Sipas FAO, Irani mban vendin e tetë në botë në prodhimin e frutave dhe perimeve. Irani zë vendin e katërt në prodhimin e fistiqeve, shafranit dhe shegës, ndërsa renditet i parë në botë në prodhimin e hurmave dhe i dyti në prodhimin e mollës.

Bujqësia është një nga sektorët ekonomikë që gjithmonë ka qenë në fokus të veçantë të zyrtarëve të republikës islame gjatë katër dekadave të fundit. Kjo infrastrukturë e rëndësishme dhe themelore e ekonomisë u dëmtua rëndë gjatë regjimit Pahlavi, për shkak të politikave ekonomike që ky regjim ndjekur duke qenë i varur nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë një periudhe prej 15 vjetësh, Irani nga një vend i pavarur bujqësor u kthye në një vend me  2.6 miliardë produkte bujqësore të importuara, prej të cilave 2 miliardë dollarë është përdorur për importin e produkteve nga Shtetet e Bashkuara. 30% e fermerëve mbetën të papunë dhe shumë prej tyre, me shpresën e një pune më të mirë, hynë në qytetet e mëdha, por vazhduan të mbijetonin në një situatë kritike. Kjo ishte në kohën kur fshatrat e Iranit konsideroheshin si pjesët më të prapambetura dhe më të privuara të vendit.

Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, trajtimi i fshatrave u kthye nj prioritet të shtetit dhe pavarësisht sanksioneve, luftës dhe problemeve të brendshme, përpjekjet për të organizuar bujqësinë nuk u ndaluan. Në këtë seksion, paralelisht u ndërmorën dy veprime, një për të përmirësuar situatën bujqësore dhe për të rritur produktet e saj dhe së dyti për të adresuar situatën e dobët të fshatrave dhe banorëve të tyre të privuar. Pas fitores së Revolucionit Islamik, fshatarët iranianë, të cilët e konsideronin revolucionin si pjesë të tyre, ishin më shumë të interesuar për të punuar. Qeveria gjithashtu i ndihmoi ata me sa më shumë mundësi që kishte. Ajo ndihmoi në përmirësimin e situatës bujqësore dhe në veçanti për fshatarët u dërguan vullnetarë revolucionarë që shkuan në fshatra për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre pa pasur asnjë ambicie për përfitime. Katër muaj pas fitores së Revolucionit Islamik, këta njerëz u organizuan nën drejtimin e Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në një institucion të quajtur "Xhihadi konstruktiv" dhe ofroi shumë shërbime për të privuarit në vend. Ky proces i eliminimit të të privuarve ende po ndiqet nga të rinjtë që quhen "grupe xhihadi".

Gjatë dyzet viteve të fundit, sektori bujqësor në Irani ka bërë përparime të ndjeshme. Prodhimi bujqësor është dyfishuar nga 25 milion ton në më shumë se 120 milion ton. Kjo është ndërsa popullsia e Iranit është rritur nga rreth 35 milionë në mbi 80 milionë. Irani tani eksporton disa prej këtyre produkteve, nga të cilat fiton 6 miliardë dollarë të ardhura në vit. Rreth 90% e produkteve kryesore dhe cilësore të popullit iranian, si gruri, oriz dhe elbi, furnizohen brenda vendit. Në këtë drejtim, veçanërisht në fushën e grurit, e cila është me rëndësi të madhe, Irani ka arritur vetë-mjaftueshmërinë dhe prodhimi i saj ka arritur në më shumë se 14 milion ton në vit. Orizi është prodhimi i dytë më i rëndësishëm bujqësor në Iran, ku 80% e tij prodhohet brenda vendit. Në përgjithësi, prodhimi i drithërave është rritur në mënyrë kolosale dhe FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) e cila ka deklaruar se  në vitin 2017 prodhimi ka qenë 20 milion ton, Iranin e renditi të dytin në Azinë Perëndimore. Sipas të njëjtës organizatë, Irani ka rritur ndjeshëm edhe prodhimin e kallam sheqerit dhe të panxhar sheqerit. Meqë Irani në përgjithësi është një vende me mungesa uji, autoritetet e Republikës Islamike të Iranit po kërkojnë të rrisin kulturën e përdorimit të ujit duke përmirësuar sistemin e ujitjes, rigjenerimin e bimëve dhe përdorimin e specieve me cilësi të lartë, duke rritur prodhimin e bujqësisë dhe trajnimin e mekanizuar dhe modern të  fermerëve për prodhim më të mirë dhe me më shumë sasi në bujqësi.

Korrja e grurit

Në fushën e kopshtarisë dhe prodhimit të frutave, Republika Islamike e Iranit ka arritur gjithashtu progrese të konsiderueshme, me prodhimin e këtyre produkteve gati pesë herë më të shumë sesa përpara revolucionit. Sipas FAO, Irani mban vendin e tetë në botë në prodhimin e frutave dhe perimeve. Irani zë vendin e katërt në prodhimin e fistiqeve, shafranit dhe shegës, ndërsa renditet i parë në botë në prodhimin e hurmave dhe i dyti në prodhimin e mollës. Aktualisht, të gjitha llojet e frutave eksportohen në vende të tjera. Prodhimi i perimeve të Iranit është rritur katër herë pas fitores së Revolucionit Islamik në krahasim me periudhën e mëparshme.

Masa thelbësore janë ndërmarrë në fushën e zhvillimit rural dhe imazhi i fshatrave në Iran ka ndryshuar plotësisht. Ndërsa para revolucionit vetëm rreth 20 përqind e fshatrave të vendit kishin ujë të shëndetshëm, tani më shumë se 80 përqind e popullsisë së fshatit mund të përdorë ujë të pastër dhe të rafinuar. Në fushën e energjisë elektrike ka një progres akoma më të madh dhe pothuajse të gjitha fshatrat e Iranit kanë energji elektrike. Energjia elektrike përdoret jo vetëm për pajisjet elektrike shtëpiake, por edhe për pajisjet e nevojshme si makineritë bujqësore dhe blegtorale. Për ta bërë fshatin më të rehatshëm, 81 për qind e fshatrave përdorin mundësinë e shfrytëzimit të gazit natyror, si dhe mënyrat e tyre për të komunikuar janë zgjeruar nga aspekti cilësor dhe sasior. Pas revolucionit janë ndërtuar rreth 210,000 kilometra rrugë rurale, ku gjysma e tyre janë asfaltuar, ndërsa pjesa tjetër janë tokë të sheshuara dhe të paasfaltuara. Rrugët luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin dhe transportimin e produkteve nga fshati në qytet.

Shërbimet mjekësore në fshatra

Nga ana tjetër, për shkak të përkeqësimit të shtëpive të shumë fshatarëve dhe zonave të tjera të privuara,  rreth 4 milion shtëpi janë ndërtuar ose rinovuar, pasi shumë prej tyre kanë qenë në prag të shkatërrimit. Gjithashtu, ndërsa nën regjimin e Shahut, shumica e fshatrave kishin mungesë të rrjeteve për komunikime telefonike, tani pothuajse të gjitha fshatrat kanë qasje në radio, televizion, telefon fiks ose telefon celular dhe një shkallë penetrimi në Internet prej më shumë se 55 përqind. Natyrisht, shërbimet rurale gjatë dyzetë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik nuk kufizohen vetëm në rritjen e mundësive materiale. Tani më shumë se 95% e fshatarëve kanë shërbime primare shëndetësore dhe qendrat kurative rurale janë rritur nga 1,350 njësi në 20,000 njësi.

Kujdesi mjekësor dhe masat e zhvillimit kanë rritur shpresën për jetëgjatësinë e fshatarëve deri në 75 vjet. Gjithashtu, niveli i arsimimit në mesin e atyre që para revolucionit ishte në më pak se 30 për qind, është rritur në mbi 75 për qind dhe tani më shumë se 500,000 fshatarë nga i gjithë vendi vazhdojnë studimet shkencore për të përparuar vendin e tyre.

Industria e pularisë në Iran

Një fushë tjetër pjesë e progresit ekonomik të Republikës Islamike është blegtoria. Pas revolucionit, prodhimi i mishit të llojeve të ndryshme kafshëve është dyfishuar dhe pavarësisht nga rritja e popullsisë, ai ka arritur kufirin e vetë-mjaftueshmërisë. Vitin e kaluar, u prodhuan më shumë se 10 milionë tonë qumësht, ku përveç konsumit të drejtpërdrejtë, u prodhuan edhe produkte të  bulmetit, disa prej të cilave u eksportuan në vendet e tjera. Pultaria është gjithashtu një nga sektorët më të rëndësishëm dhe kryesorë në ekonominë e Iranit. Prodhimi i mishit të shpendëve është rritur me më shumë se 2 milion ton në vit në krahasim me periudhën e regjimit Pahlavi dhe prodhimi i vezëve është rritur 6 herë më shumë që nga fitorja e revolucionit, duke arritur sasinë e më shumë se 900 mijë ton në vit. Kjo e rendit Iranin në  vendin 12-të në botë. Një pjesë e rëndësishme e këtyre zhvillimeve është arritur përmes përdorimit të metodave të  avancuara të blegtorisë, pularisë dhe mbarështimit të bagëtive. Peshkimi është një industri tjetër që është zgjeruar shumë në Detit Kaspik në veri dhe Gjirin Persik dhe Detin Omanit në jug të Iranit. Për fat të keq, peshkimi u injorua gjatë kohës së Shahut, duke prodhuar vetëm 32,000 ton peshk në vit, por tani, pas katër dekadave, prodhimi i saj ka arritur më shumë se një milion e 100 mijë ton, apo rreth 35 herë më shumë. Ky sukses është arritur duke përdorur metoda dhe teknologji të reja për riprodhimin, shumëfishimin dhe kapjen e peshqve që janë të ndryshëm në ujërat e Iranit.

Çështje të tjera që u është kushtuar vëmendje e veçantë gjatë Republikës Islamike të Iranit janë mbrojtja e pyjeve, tokës, zonave dhe në përgjithësi e mjedisit. Mbrojtja e tokës dhe e ambientit është shtuar pothuajse 40 herë më shumë sesa periudha para revolucionit dhe sot zonat e mbrojtura përfshijnë një sipërfaqe prej në 27 mijë hektarë. Misionet për uljen e sipërfaqes së shkretirave dhe paralelisht pyllëzimi vazhdojnë me ritme të shpejta me qëllim që të përmirësohet situata mjedisore dhe si rezultat të përmirësohet shëndeti i njerëzve dhe të përmirësohet përdorimi i tyre.

Tags