Shkurt 11, 2019 08:59 CET
  • Kur’ani dhe Revolucioni Islamik (7)

Studimet kur’anore përbëjnë një prej sferave të rëndësishme në të cilën pas Revolucionit Islamik të Iranit, femrat vendosen një prani shumë të madhe në këtë sferë.   

Studimet kur’anore përbëjnë një prej sferave të rëndësishme në të cilën pas Revolucionit Islamik të Iranit, femrat vendosen një prani shumë të madhe në këtë sferë. Kjo prani ishte deri në atë masë sa që për të vlerësuar kontributin e këtyre femrave, për çdo vit organizohet konferenca botërore e femrave studiuese të Kur’anit të shenjtë. Khuxhetul-islam Abdulahjan, sekretari shkencor i konferencave ndërkombëtare për femrat studiuese të Kur’anit, thotë: “Duke marrë parasysh faktin se femrat e shoqërisë tonë islame kanë një harmoni qenësore me njohuritë kur’anore dhe këto njohuri i mësojnë dhe i kuptojnë shumë lehtë dhe me zemër të qetës si dhe kanë një gjuhë shumë të mirë për predikim, ushtrojnë ndikim shumë të konsiderueshëm në këtë fushë. Ato kanë mundësi që duke shfrytëzuar gjuhën e emocioneve, ndjenjave dhe dashurisë së tyre, këto njohuri kur’anore se pari t’i thellojnë brenda në familje dhe më pas edhe në nivel të shoqërisë. Prandaj, femrat në çfarëdo sferë që të hyjnë për të punuar, mund t’i institucionalizojnë çështjet e ndryshme dhe sidomos çështjet kur’anore që përmbajnë baza të thella shpirtërore dhe hyjnore. Në një familje në të cilën është e pranishme një femër më njohuri kur’anore, ajo familje me padyshim se do të ndikohet nga ajo dhe do të njihet me mësimet kur’anore”.

Ai në vazhdim shtoi: “Për çdo vit mysafirë të ftuar nga vendet e ndryshme myslimane dhe jomyslimane si Egjipti, Kuvajti, Iraku etj., marrin pjesë në konferencën e femrave studiuese të Kur’anit të shenjtë dhe gjithnjë pas përfundimit të konferencës, e kujtojnë atë me një mahnitje të veçantë. Kjo është për arsye se një konferencë e tillë në të cilën femrat studiuese të Kur’anit të shenjtë prezantojnë veprat e tyre në fusha të ndryshme hulumtuese, kulturore, artistike etj., nuk organizohet në asnjërin prej vendeve të tjera islame. Kjo çështje është një prej begative të rëndësishme të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit”.

Konferenca e 15-të ndërkombëtare e femrave studiuese të Kur’anit të shenjtë organizuar vitin e kaluar në Mashhad të Iranit

Një prej fryteve të konferencës ndërkombëtare të femrave studiuese të Kur’anit të shenjtë është edhe përmbledhja e tezave të magjistraturës dhe doktoratës në nivel kombëtar me tematika kur’anore. Aktualisht në institutin kur’anore “Imam Reza (a.s.)” janë mbledhur rreth 21.000 teza kur’anore dhe 15.000 prej tyre i përkasin femrave studiuese të Kur’anit të shenjtë. Teza e parë kur’anore e femrave studiuese të Kur’anit të shenjtë është mbrojtur në vitin 1366 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1987, çështje kjo që është fryteve të Revolucionit Islamik, për arsye se para Revolucionit Islamik në Iran nuk është mbrojtur asnjë tezë kur’anore nga ana e studiuesve femra, gjë që është e pashembullt edhe në të botën islame. Instituti i njohurive islame “Imam Reza (a.s.)” është themeluar që nga viti 1984 dhe është një institut kur’anor i shoqëruar me katër revista kur’anore. Ky institut i cili është themeluar me qëllim arsimimin dhe hulumtimin në kulturën islame dhe në shkencat kur’anore, duke publikuar dy revista me emër “Bej-jinat” (speciale për studime kur’anore) dhe “Besharat” (speciale për të rinjtë” në dy nivele, ka arritur të bëjë përpjekje me ndikim të konsiderueshëm në përhapjen e kulturës kur’anore.

Femrat para Revolucionit Islamik të Iranit në të shumtën e rasteve mësonin dhe jepnin mësime rreth Kur’anit në kuvende familjare. Pas fitores së Revolucionit Islamik u krijuan edhe kushte më të mëdha për aktivitetin dhe emancipimin e femrave. Zonja Munire Gorxhi, komentuese e Kur’anit të shenjtë, është e vetmja studiuese femër e Kur’anitë të shenjtë e cila pas fitores së Revolucionit Islamik u zgjodh edhe anëtare e Kuvendit të Ekspertëve. Kjo zonjë e nderuar gjatë viteve para Revolucionit Islamik organizonte klasë të komentimit të Kur’anit të shenjtë dhe gjithnjë ka inkurajuar femrat për pjesëmarrje në zhvillimet politike gjatë viteve para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Komentimi i Kur’anit me Kur’an që ka bërë ajo është një prej karakteristikave të dalluara të punës së znj. Gorxhi. Libri i saj  “Vështrimi i Kur’anit ndaj pranisë së gruas në historinë e profetëve” është botuar nga shtëpia botuese “Sevin” në vitin 2010. Znj. Munire Gorxhi gjithashtu ka themeluar organizatën e parë joqeveritare në fushën profesionale të grave me titull “Instituti e Studimeve dhe Hulumtimeve të Femrave”.

Munire Gorxhi

Dr. Tahire Safarzade, hulumtuese dhe përkthyese e Kur'anit të shenjtë, përveç se ka bërë përkthimin persisht, Kur'anin e shenjtë e ka përkthyer edhe në gjuhën angleze. Dr. Safarzade në vitin 200 pas publikimit të përkthimit të Kur'anit të shenjtë në gjuhën angleze dhe persiane, ka fituar titullin "Shërbyesja e Kur'anit të shenjtë" dhe në vitin 2005, nga ana e Shoqatës së Shkrimtarëve Afrikanë dhe Aziatikë në Egjipt është shpallur zonja më e mirë myslimane.

Përkthimi "Konceptet fondamentale të Kur'anit të shenjtë" është një vepër e shkrua nga autorja Tahire Safarzade e cila është botuar në vitin 1997. Kjo vepër duhet të konsiderohet përmbledhje e teorive shkencore të saj në lidhje me përkthimin e Kur'anit të shenjë në gjuhën persiane dhe angleze e cila gjithashtu paraqet vështrimin e ndjeshëm dhe shqetësues të znj. Safarzade në lidhje me atë që ato që ajo i quan përkthime më të ndryshme të Kur'anit të shenjtë.

Kushtet dhe rrethanat që u krijuan në Revolucionin Islamik për ta ruajtur pozitën e çmuara të femrave, inkurajuan femrat që të studiojnë dhe hulumtojnë më shumë në fushën e shkencave kur'anore. Në statistikat e mbledhura në lidhje numrin e përgjithshëm të lexuesve dhe hafëzëve të Kur'anit të shenjtë, në vitet 2002-2009, në mënyrë të vërtetuar tregohet një shifër prej 30000 persona që 12000 prej tyre janë femra. Me fjalë të tjera, 40% e lexuesve dhe hafëzëve të Kur'anit të shenjtë janë femra. Gjithashtu sipas statistikave, numri i studentëve femra që studiojnë në shkollat fetare që nga viti 2000 deri në vitin 2006, është shtuar me 20%. Aktualisht themelimi i 450 shkollave fetare për femra në Iran që para Revolucionit Islamik nuk kishte asnjë, është një prej sukseseve të rëndësishme të Republikës Islamike të Iranit në fushën e edukimit të të interesuarve për të studiuar në fushat e shkencave fetare, gjë që ka rezultuar me studimin e 65000 studentë fetarë dhe me diplomimin e 43000 studentë në fushat e shkencave fetare.  

Tahire Safarzade, femra më e mirë myslimane në vitin 2005

Krijimi i sistemit arsimor dhe edukativ për femrat studente të shkencave fetare islamologjisë dhe përgatitja e tyre në fushën e predikimit të fes në tre shkallë bachalori, magjistër dhe doktoraturë në 12 degë me një qasje për prodhimin e shkencës dhe teorive, konsiderohet prej veprimeve fondamentale në sistemin e arsimit të shkollave fetare pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

Mundësia për studime të rregullta, gjysmë të rregullta dhe me korrespodencë dhe gjithashtu në mënyrë virtuale për studentët femra si dhe prania e gjerë e tyre në fusha të ndryshme, tregon më së mirë vlerën e pozitës së femrës në sistemin e Republikës Islamike të Iranit.   

Sot, Republika Islamike e Iranit jo vetëm që është nikoqire e femrave studente të shkencave fetare që vijnë nga vendet e tjera, por edhe statistikat e dërgimit të predikueseve fetare të vendit në vendet e ndryshme të botës tregon dinamizmin dhe zhvillimin e shkollave fetare për femra në Iran, gjë që në rajon dhe në botë është e pashembullt.

Në kohën kur para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit nuk mund të vërehet asnjë vepër e prodhimeve fetare dhe kulturore të femrave në këtë fushë apo edhe nëse ekzistojnë kanë qenë shumë të pakta, pas fitores së Revolucionit Islamik femrat studente të shkollave fetare kanë krijuara vepra të shumta dhe të çmuara në fushën e shkencave fetare të cilat janë botuar dhe publikuara në formë të librave, projekteve studimore, tezave shkencore, programeve kompjuterike si dhe vepra të sferës virtuale.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei ka thënë: "Përkushtimi i femrave të vendit tonë ndaj Kur'anit dhe prania e tyre si studiuese në shkencat e ndryshme kur'anore, është një fenomen i cili duhet të prezantohet për të gjithë botën si një sukses i madh i sistemit të Republikës Islamike të Iranit...".

Tags