May 19, 2019 08:28 CET
  • Të rinjtë dhe periudha e rinisë

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me të rinjtë dhe periudhën e rinisë.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Ashtu siç e dini, rinia është një periudhë shumë e ndjeshme në jetën e njerëzve dhe karakteristikat qenësore të kësaj periudhe  si entuziazmi, gjallëria dhe pastërtia, energjia e madhe, dashuria, trimëria, përpjekjet e mëdha, idealizmi, kërkimi i drejtësisë dhe pavarësisë, sakrifica dhe toleranca, i japin rëndësi shumë të madhe kësaj periudhe të jetës së njeriut. Gjithashtu në këtë periudhë zemra e njeriut për shkak të pastërtisë dhe për arsye se akoma nuk është ndotur me çështjet e jetës së përditshme të jetë, e kërkon më shumë të vërtetën dhe ndjek më shumë vlerat dhe virtytet e larta njerëzore e morale. Kjo periudhë e jetës së njeriut, konsiderohet periudha më e mirë për të programuar zhvillimin dhe progresin individual dhe shoqëror të individit, sepse në këtë periudhë truri i njeriut ka gatishmërinë më të madhe për të shfaqur talentet dhe aftësitë e veta arbitrare në rrugën e zhvillimit intelektual. Ata të cilët në periudhën e rinisë mund të shfrytëzojnë më së mirë talentin dhe aftësinë arbitrare të tyre, ata i pret një e ardhme e mirë dhe e suksesshme. Në bazë të statistikave të popullsisë, një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Iranit e përbëjnë të rinjtë dhe për këtë arsye Imam Khomejni i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij grupi të shoqërisë dhe në rrugën e zhvillimeve politike shoqërore të Iranit, ai ka shfrytëzuar në masë të madhe energjinë e madhe të të rinjve për të zhvilluar talentet dhe për të çuar përpara progresin e vendit. Duke marrë parasysh rëndësinë e të rinjve në pikëpamjen dhe sjelljen e Imam Khomejnit, në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit në lidhje me të rinjtë dhe periudhën e rinisë.

Imam Khomejni (ra) gjatë periudhës së Revolucionit Islamik të popullit të Iranit, ka pasur lidhje shumë të ngushtë dhe të sinqertë me të rinjtë, ndërkohë që nga aspekti i moshës mes tij dhe të rinjve ekzistonte një distancë e madhe. Imam Khomejni tregonte respekt të madhe për të rinjtë dhe shumë punë të rëndësishme ua dorëzonte të rinjve. Në periudhën e lidershipit të Imam Khomejnit, të rinjtë mbanin shumë prej posteve të rëndësishme të shtetit dhe kjo ishte pikërisht për shkak të besimit që kishte Imam Khomejni te forca e besimit të të rinjve dhe në vullnetin e tyre për administrimin e drejtë të shoqërisë. Lufta tetëvjeçare imponuese e Irakut kundër Iranit në atë kohë administrohej kryesisht nga të rinjtë 18-25 vjeçar dhe kjo ishte pikërisht për shkak të besimit që kishte Imam Khomejni (ra) te të rinjtë dhe krijimi i raste për të luajtur role të ndjeshme dhe historike, bëri që të rinjtë gjatë kësaj periudhe të fitojnë eksperiencë të madhe të japin kontribut dhe shërbime të mëdha për vendin e tyre. Në periudhën e Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu Imam Khomejni duke u mbështetur në forcën e vullnetit dhe besimit të të rinjve, arriti të sjellë në skenën e zhvillimeve turma me miliona të qytetar dhe të rrëzojë regjimit despotik mbretëror. Në anën tjetër të rinjtë kishin respekt të madh për Imam Khomejnin dhe pjesën e humbur të tyre e kërkonin në personalitetin gnostik dhe të guximshëm të Imam Khomejnit. Në periudhën e Revolucionit Islamik të popullit të Iranit, Imam Khomejni shumë herë është takuar dhe ka biseduar me të rinjtë dhe shume mesazhe shkëmbeheshin mes tyre. Shumë analistë besojnë se personaliteti i dalluar i Imam Khomejnit në sferat morale, gnostike dhe fetare si dhe morali luftarak dhe liridashës dhe trimëria e tij e pashembullt në rrugën për realizimin e idealeve dhe vlerave njerëzore dhe politike tij, ka ushtruar ndikim shumë të madh në krijimin e lidhjes mes të rinjve dhe Imam Khomejnit.

Image Caption

Imam Khomejni periudhën e rinisë e konsideron periudhë më të mirë për edukimin e egos së njeriut dhe thekson se të rinjtë përpjekjen për të arritur në këtë vlerë nuk duhet ta lënë për periudhën e moshës së mesme apo për periudhën e pleqërisë sepse mund të ndodhë që në periudhat pas periudhës së rinisë të mos gjejnë rast për të realizuar këtë qëllim të rëndësishëm. Imam Khomejni duke iu drejtuar të rinjve, ka thënë: “Njeriu aq sa edukohet, edukohet në rini. Nëse njeriu nuk edukohet në rini në të gjitha aspektet, do të ketë shumë vështirë që këtë ta bëjë në periudhën e pleqërisë atëherë kur dobësohet vullneti i tij ndërsa forcohet armiku i tij. Në atë periudhë vullneti i njeriut dobësohet ndërsa forcohet më shumë ushtria e djajve dhe mund të ndodhë që të mos realizohet fare ai qëllim. Prandaj, që nga tani mendoni për këtë qëllim. Që nga rinia mendoni”. Ai gjithashtu në një rast tjetër thekson nevojën për edukimin e egos në periudhën e rinis dhe thotë se ky qëllim nuk duhet të lihet për më vonë dhe shton: “Ju që tani jeni të rinj, keni forcën e rinisë, keni zotërim mbi forcat tuaja dhe akoma nuk ka ngadhënjyer dobësia fizike mbi ju, prandaj nëse nuk mendoni qysh tani për edukimin shpirtëror dhe për ndërtimin e personalitetit tuaj, kur të plakeni kur të ngadhënjejë dobësi mbi trupin dhe shpirtin tuaj dhe atëherë kur forca e vullnetit e humb vendosmërinë dhe rezistencën, si mund të përkushtoheni në ndërtimin e vetes?”

Imam Khomejni domosdoshmëri të periudhës së rinisë e konsideron shoqërimin dhe uljen me njerëz me virtyte të larta të cilët nuk e lejojnë njeriun që ta harrojë Zotin. Ai në një rast duke iu drejtuar djalit të tij, thotë: “Prej porosive të mia që jam në prag të vdekjes për ty që gëzon mirësinë e rinisë, është kjo që shokët dhe miqtë tuaj zgjidhi nga ata njerëz që janë të stolisur me virtyte të larta njerëzve, që janë të zotuar dhe të përkushtuar në botën shpirtërore dhe morale dhe nga ata të cilët nuk ndjekin dashurinë e kësaj bote dhe interesat materiale të saj, por që mjaftohen me pasuri vetëm aq sa u nevojitet atyre, sepse ndikimi i shoqërisë është i pashmangshëm në të dy palët si për të mirë ashtu edhe për të keq”. Imam Khomejni duke vë në dukje këtë çështje të rëndësishme se vdekje nuk njeh plak dhe të ri dhe njeriu në çdo çast duhet të jetë i përgatitur për vdekje, thekson nevojën e domosdoshme për edukimin e egos dhe për t’u penduar qysh në periudhën e rinisë dhe thotë: “Djali im, tani po flas me ty që je i ri. Duhet të kesh vëmendjen se për të rinjtë është më i lehtë pendimi dhe edukimi shpirtëror. Në mesin e të moshuarve dëshirat e egos dhe ambiciet për pushtet e dëshira për pasuri janë shumë më të mëdha se sa në mesin e të rinjve. Shpirti i të rinjve është i butë dhe elastik dhe i ri me lehtësi relative mund të lirohet nga dëshirat e egos dhe të anojë më shumë drejt botës shpirtërore. Të rinjtë duhet të kenë vëmendjen dhe të mos mashtrohen me dëshirat e egos. Vdekja është e afërt në mënyrë të njëjtë si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit. Cili i ri mund të sigurohet se do të arrijë deri në moshën e pleqërisë dhe cili njeriu është i mbrojtur nga ngjarjet e jetës?...”

Image Caption

Imam Khomejni duke kritikuar programet të ashtuquajtur për modernizëm të regjimit despotik mbretëror që në vend të progresit dhe zhvillimit, kanë shkaktuar vetëm korrupsionin dhe degjenerimin e shoqërisë, thotë: “Të gjitha veprimet e modernizimit dhe civilizimit janë të lejuara në Islam, me përjashtim të atyre që sjellin korrupsion dhe degjenerim moral. Islami ka ndaluar ato gjëra të cilat janë në kundërshtim me interesat e popullit dhe ka konfirmuar ato gjëra që janë në përputhje me interesat e popullit. Të gjitha programet që kanë hartuar këta, programet kulturore dhe programet artistike e programe të tjera, janë vetëm politikë kolonialiste. Ata kërkojnë të edukojnë të rinj të cilët të jenë të korruptuar dhe të mos kenë kurrfarë dobie për vendin”. Imam Khomejni mendon se përpjekjet për degjenerimin e të rinjve iranianë gjatë periudhës së regjimit despotik mbretëror ishin komplote të faktorëve kolonialistë dhe qëllimi final i tyre ishte që t’i bëjnë indiferente gjeneratat e të rinjve ndaj fatit të shoqërisë dhe të vendit të tyre. Ai në lidhje me këtë çështje thotë: “Këto qendra që kanë ndërtuar për dëfrimin e të rinjve dhe këto lokale me pije alkoolike, të gjitha këto janë bërë në bazë të një programi të caktuar që sa më shumë të shkatërrojnë dhe degjenerojnë të rinjtë në universitete dhe ata të bëhen indiferentë ndaj çështjeve të vendit. Në mënyrë që ata të bëjnë çfarë të dëshirojnë dhe askush të mos ndërhyjë në punët e tyre”.

Imam Khomejni konsideron se të rinjtë iranianë janë të rinj besimtarë dhe me hapa të palëkundur dhe që rezistojnë përball komploteve degjeneruese të regjimit despotik të mbretit dhe mbështetësve të tij të huaj dhe në përgjigje të letrës së studentëve anëtar të Unionit të Shoqatave Islamike dhe Studentore në Evropë, shkruan: “Jam i lumtur dhe krenar për faktin se po ndjej që shtresat e të rinjve studentë të vjetër e të ri, brenda vendit dhe jashtë vendit dhe shtresat e tjera të popullit mysliman janë zgjuar nga gjumi disa qindra vjeçar dhe kanë ngadhënjyer mbi politikën djallëzore dhe kolonialiste mbi popujt dhe po kërkojnë rrugëzgjidhje”. Imam Khomejni të rinjtë dhe studentët i konsideron prej grupeve autoritare të shoqërisë dhe u kërkon atyre që t’i zgjojnë njerëzit nga gjumi dhe të vetëdijësojnë shoqërinë.

Tags