Qershor 05, 2019 08:42 CET
  • Parimet e politikës së jashtme

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me parimet dhe bazat e politikës së jashtme të shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Ashtu siç e dini, një prej aspekteve të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore të vendeve, është fushën e marrëdhënieve me vendet e tjera dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Në bazë të kësaj, politika e jashtme e një vendi përbën një prej dimensioneve të rëndësishme të jetës politike sidomos nëse do ta marrim parasysh se qëndrueshmëria, jetën, progresi dhe zhvillimi i shoqërive deri në një masë të madhe varët nga lloji i politikës së jashtme dhe mënyra e bashkëpunimit me vendet e tjera. Në Iran me fitoren e Revolucionit Islamik, është krijuar një ndryshim i madh në të gjitha fushat politike dhe shoqërore dhe sidomos në fushën e politikës së jashtme dhe si rezultat edhe parimet dhe bazat e mënyrat e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës Islamike të Iranit në krahasim me ish-regjimin e mëparshëm, pësuan një ndryshim të madh. Duke marrë parasysh rolin bosht të personalitetit të Imam Khomejnit (ra) dhe ndikimin e pikëpamjeve të tij në formimin e parimeve dhe bazave të politikës së jashtme në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, në këtë edicion do të njihemi me pikëpamjet kryesore të Imam Khomejnit (ra) në fushën e marrëdhënieve të jashtme.

Një prej parimeve të rëndësishme dhe parësore të të menduarit të Imam Khomejnit në fushën e politikës së jashtme është mohimi dhe refuzimi i plotë i çfarëdo lloj politike hegjemoniste dhe të padrejtë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, mospranimi i çfarëdo lloj politike hegjemoniste dhe të padrejtë. Ai duke u mbështetur në mësimet e fesë së pastër Islame, besonte se në politikën e jashtme duhet shmangur marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e bazuara në hegjemoni në mënyrë që të mbrohet dinjiteti dhe respekti i vendit dhe i popullit në arenën ndërkombëtare. Imam Khomejni në lidhje me këtë ka thënë: “Populli islamik është ndjekës i një shkolle, programet e të cilës përmblidhen në dy fjalë: mos bënë padrejtësi dhe mos prano padrejtësinë”. Ai gjithashtu në një rast tjetër ka thënë: “Prej parime të rëndësishme është kjo që myslimanët të mos qëndrojnë nën sundimin hegjemonist të jobesimtarëve. Zoti i madhëruar nuk ka lejuar për asnjë shtet jobesimtar të sundojë mbi myslimanët, prandaj edhe myslimanët nuk duhet të pranojnë një sundim të tillë”. Kjo qasje e Imam Khomejnit ka rrënjë në librin e shenjtë Kur’anin dhe në sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Rregulli “mohimi i rrugës” është me kuptimin e mbylljes së të gjitha rrugëve dhe metodave të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të hegjemonisë dhe superioritetit të jobesimtarëve mbi myslimanët. Ky parim është marrë nga ajeti 42 i sures Nisa në Kur’anin e shenjtë ku Zoti i madhëruar thotë: “Zoti në asnjë mënyrë nuk ka lënë rrugën e hapur për jobesimtarët që të sundojnë besimtarët”. Në bazë të këtij ajeti kur’anor sundimi dhe hegjemonia e jobesimtarëve mbi besimtarët është mohuar dhe ndaluar në mënyrë të përhershme dhe ky parim nuk i përket ndonjë kohe dhe epoke të caktuar. Në bazë të kësaj qasje fetare të Imam Khomejnit, Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në nenin 152 pohon se politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit është ndërtuar mbi bazën e mohimit të zbatimit të çfarëdo lloj politike hegjemoniste dhe mospranimin e çfarëdo lloj politike hegjemoniste si dhe mos pranimin e kurrfarë zotimit përpara fuqive hegjemoniste. Gjithashtu në paragrafin C të nenit 2 të Kushtetutës së Republikës Islamike, është mohuar në mënyrë të theksuar ndjekja e çfarëdo lloje politike të padrejtë dhe pranimi i çfarëdo lloj politike të padrejtë dhe ndjekja e çfarëdo lloj politike hegjemoniste dhe pranimi i çfarëdo lloj politike hegjemoniste. Përveç kësaj, në bazë të nenit 153 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, është shpallur i ndaluar nënshkrimi i çfarëdo lloj marrëveshje që rezulton me pranimin e hegjemonisë së huaj mbi burimet dhe resurset natyre dhe ekonomike, mbi kulturën, ushtrinë dhe sferat e tjera të vendit.  

Vizioni dhe botëkuptimi i Imam Khomejnit në politikën e jashtme nuk kufizohet vetëm me mohimin e ndjekjes së politikës hegjemoniste dhe pranimin e hegjemonisë. Në bazë të ideve të Imam Khomejnit, parimi bazë në marrëdhëniet me vendet joislame nuk kufizohet vetëm me vendosjen e marrëdhënieve mbi bazën e mohimit të hegjemonisë dhe ndikimit, sepse me fjalë të tjera, qeveria nuk është e obliguar që vetëm në bashkëpunim me vendet joislame dhe në nënshkrimin e marrëveshjeve dhe traktateve të mbyllë rrugën e çfarëdo lloj hegjemonie dhe ndikimi të tyre mbi myslimanët, por më shumë se kaq qeveria ka për detyrë të kundërshtojë politikën e arrogancës dhe ta sfidojë sistemin hegjemonistë, dhunën dhe padrejtësinë e sunduesve në botë. Imam Khomejni në lidhje me këtë çështje thotë: “Detyrë e jona është kjo që ta luftojmë dhunën dhe padrejtësinë. Ne këtë realitet dhe të vërtetë në politikën tonë të jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare islamike e kemi deklaruar shumë herë që kemi synuar dhe synojmë të përhapim depërtimin e Islamit në botë dhe reduktimin e politikës hegjemoniste”. Baza dhe burimi i pikëpamjeve të Imam Khomejnit në lidhje me kërkimin e drejtësisë dhe luftën kundër dhunës, kolonializmit dhe arrogancës, gjithashtu mund të gjurmohet paralel edhe në kulturën iraniane edhe në fenë Islame. Kërkimi i drejtësisë dhe lufta me padrejtësinë në kulturën iraniane ka një pozitë të rëndësishme dhe të lartë dhe konsiderohet një prej elementëve të rëndësishme të identitetit iranian. Përveç kësaj, lufta për drejtësi, lufta kundër kolonializmit dhe lufta kundër arrogancës botërore ka rrënjë të thella në fenë e pastër Islame. Në shumë ajete kur’anore dhe në transmetime fetare është urdhëruar zbatimi i drejtësisë është mohuar dhuna dhe padrejtësia. Në ajetin 25 të sures Hadid në Kur’anin e shenjtë, është theksuar se një prej qëllimeve të rëndësishme të shpalljes hyjnore është vendosja dhe përhapja e drejtësisë në botën njerëzore. Në bazë të kësaj, në mendimin e Imam Khomejnit lufta kundër dhunës dhe padrejtësisë dhe vendosja e drejtësisë nuk kufizohet vetëm me sferat e brendshme, por ka dimensione ndërkombëtare dhe manifestohet në kuadër të luftës kundër arrogancës botërore dhe kundër sistemit hegjemonist.

Një prej parimeve dhe bazave të pikëpamjes së Imam Khomejnit në fushën e politikës së jashtme, është mbështetja ndaj popujve të shtypur dhe ndaj lëvizjeve liridashëse. Ky parim është plotësues i parimit të luftës kundër arrogancës dhe kundër padrejtësisë. Në mendimin e Imam Khomejnit janë vërë në dukje dy lloje të luftës kundër arrogancës. I pari është lufta kundër shteteve arrogante dhe hegjemoniste që bëhen shkak për dobësimin e popujve dhe lloji i dytë është mbështetja ndaj popujve të shtypur dhe të privuar si rezultat i sistemit hegjemonistë dhe dhunës së arrogancës botërore. Imam Khomejni në lidhje me këtë thotë: “Ne jemi në përkrahje të të shtypurit. Çdo popull në çdo rajon të botës që të jetë nën shtypje, jemi përkrahës të tij. Ne duhet të mbështesim popujt e shtypur të botës, për arsye se Islami është mbështetës i të gjithë të shtypurve në botë”. Bazë fetare e kësaj pikëpamje të Imam Khomejnit është ajeti 75 i sures Nisa në Kur’anin e shenjtë i cili u drejtohet myslimanëve dhe kërkon nga ata që të luftojnë dhe të bëjnë përpjekje në rrugën e çlirimit të njerëzve të shtypur dhe të luftojnë kundër arrogantëve dhe tiranëve. Teksti i këtij ajeti kur’anor është ky: “Pse nuk luftoni në rrugën e Zotit dhe në rrugën e çlirimit të njerëzve të shtypur, burra, gra e fëmijë të cilët thonë: o Zot! Pse nuk na liron neve nga ai vend ku njerëzit e tij janë tiranë dhe të padrejtë dhe nga ana jote na dërgo neve të mjerëve një ndihmës!”. Në bazë të kësaj qasje, në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit paralel me luftën kundër arrogancës dhe kolonializmit, shteti e ka për detyrë që t’i mbështesë popujt e shtypur të botës dhe lëvizjet çlirimtare. Në bazë të nenit 154 të Kushtetutës, “Republika Islamike e Iranit mbështet luftën e drejtë të popujve të shtypur përball shteteve arrogante dhe hegjemoniste në çdo rajon të botës”.

Një tjetër parim dhe bazë që tërheq vëmendjen e Imam Khomejnit në fushën e politikës së jashtme, është mbështetja dhe mbrojtja e myslimanëve. Në mendimin e Imam Khomejnit lufta kundër arrogancës dhe mbështetje e luftës së popujve të shtypur kundër hegjemonistëve, e bën të nevojshme që sistemit shtetëror islamik të mbështesë dhe të mbrojë të drejtat e myslimanëve dhe ky është si prioritet, për arsye se në të vërtetë të gjithë myslimanët dhe të gjithë komunitetet e shpërndara islame përbëjnë shoqërinë dhe Umetin e unifikuar Islam, prandaj shteti islamik e ka për detyrë që t’i mbështesë dhe t’i mbrojë ata. Imam Khomejni në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Ne jemi vëllezër me të gjithë myslimanët dhe ky është një parim islamik që çdo mysliman duhet ta ndihmojë myslimanin tjetër. Republika Islamike e Iranit është e interesuar që në bazë të ruajtjes së unitetit dhe mbështetjes ndaj interesave të vendeve dhe popujve mysliman, t’i ndihmojë myslimanët në zgjidhjen e problemeve”. Qëndrimi i Imam Khomejnit në lidhje me nevojën për të mbështetur myslimanët ka rrënjë në ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe në sunetin e Profetit të nderuar të Islamit dhe të imamëve ma’sum. Për shembull, Zoti i madhëruar në ajetin 10 të sures Huxhurat në Kur’anin e shenjtë, të gjithë myslimanët i ka konsideruar vëllezër me njëri-tjetrin. Gjithashtu, Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Çdo kush që e kalon natën deri në mëngjes dhe nuk mendon për çështjet e myslimanëve, nuk është mysliman dhe çdo kush që dëgjon zërin e një myslimani duke kërkuar ndihmë, por që nuk e ndihmon, ai nuk është mysliman”. Imam Xhafer Sadik (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: “Besimtari është vëlla i besimtarit. Ata janë si një trup kur një gjymtyrë e tij të ndjejë dhimbje, edhe gjymtyrët e tjera ndjejnë dhimbje”. Në bazë të kësaj qasje fetare të Imam Khomejnit në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit vërehen shprehjet e tilla si “zotimi vëllazëror ndaj myslimanëve” dhe “të zotuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë myslimanëve të botës” të cilat përmenden si karakteristika të shtetit islamik.

Në bazë të qasjes së Imam Khomejnit, mbështetja dhe mbrojtja e myslimanëve bëhet në niveli operative dhe ekzekutive: së pari në nivel të Umetit Islamik dhe botës islame në formë të mbështetjes ndaj lëvizjeve çlirimtare islame si mbështetja ndaj Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah) në luftën kundër regjimit sionist; së dyti mbështetja dhe mbrojtja ndaj myslimanëve të cilët janë duke luftuar kundër jobesimtarëve për të fituar të drejtat e tyre siç është mbështetja ndaj rezistencës islamike të popullit të Palestinës brenda vendit të tyre; dhe së treti, mbështetja ndaj të drejtave të minoriteteve myslimane në vendet joislame të cilët janë bërë viktimë e dhunës dhe padrejtësisë.

Tags