Femrat iraniane
Kohë më parë në televizionin e Iranit, është transmetuar për herë të parë emisioni “ Talentet Iraniane”, kushtuar talenteve në sport, art dhe në fusha të tjera. Në këtë emision kanë marrë pjesë shumë njerëz të cilët janë munduar të prezantojnë talentin e tyre të veçantë.
Fatime Ebadi, një artiste e talentuar nga qyteti port Mahshahr, ishte një nga pjesëmarrëset në programin televiziv Talentet Iraniane. Ajo u shpall fituese në mesin e 1500 konkurrentëve të tjerë me talente të ndryshme. Në fund të emision 6 milion e 544 mijë e 963 teleshikues, votën e tyre e dhanë për Fatime Ebadi. Në programin e sotëm do të njihemi më shumë me këtë femër të talentuar iraniane.
Në fillim në programin Talentet Iraniane, ajo u paraqit me një tavolinë të vogël dhe disa qese me rërë. Askush nuk e imagjinonte se ajo me anë të rërës do të pikturonte një pikturë që do të impresiononte dhe habiste të gjithë spektatorët dhe telespektatorët. Ajo me duart e saj magjepse me rërën krijoi një pikturë shumëngjyrëshe që tërhoqi vëmendjen e bashkëqytetarëve të saj dhe të njerëzve kudo në botë. Ajo me talentin e saj të habitshëm të lojës me rërë dhe pikturimit, krijoi një pikturë magjepse në skenën e emisionit Talentet Iraniane.
Fatime Ebadi, është grafiste dhe piktore bardhë e zi. Ajo ka lindur në vitin 1368 në qytetin port Mahshahr pjesë e provincës Khuzestan dhe ka mbaruar shkollën në degën e grafikut. Ajo jeton në këtë qytet me bashkëshortin e saj zjarrfikës dhe një djalë 10 vjeç. Pas fitores së emisionit Talentet Iraniane, disa media kanë shkruar; Përzgjedhja dhe fitorja e një femre në emisionin Talentet Iraniane, në një kohë kur ajo është bashkëshorte, nënë dhe artiste, tregon falsitetin e pretendimeve të perëndimit për pozitën e femrës në shoqërinë irakiane. Kjo sepse sipas përshkrimeve false që media perëndimore bën për femrën në Iran, asnjëra prej tyre nuk përputhen me këtë talente të shoqërisë iraniane. Sipas përshkrimit të tyre femra nuk ka asnjë pozitë në shoqërinë iraniane, aq më pak që një femër artiste, e martuar dhe njëkohësisht nënë mundohet të zgjidhë problemet e shoqërisë së saj me mjete tërheqëse.
Fatime Ebadi, që në fëmijëri ka qenë e tërhequr pas pikturës dhe në universitet ka ndjekur degën e grafistit. Piktura me rërë është vetëm një shembull i artit të saj, pasi ajo ka eksperiencë të gjerë edhe në pikturën me laps. Piktura në mur gjithashtu është një prej talenteve të saj, por ajo bën piktura edhe në qeramikë, dru dhe gur. Përveç kësaj Ebadi u jep mësim edhe shumë nxënësve të interesuar për pikturën. Fatime Ebadi ka një dallim të qartë me piktorët e tjerë të botës dhe thotë:
Nëse e ndajmë dashamirësinë, unë kam besim se do të na takojë edhe neve. Nëse një njeri qëndron në ballkonin e dashurisë, duart e tij shkojnë deri tek Zoti.
Unë me punën dhe sjelljen time mundohem të përhap dashamirësinë. Me një buzëqeshje për një kalimtar, për një fëmijë apo me dashamirësi për të afërmit dhe ata që na rrethojnë, mund të ndajmë me ata këtë bukuri dhe energji. Unë gjithmonë them se nëse i bëni një të mirë krijesës së Zotit dhe nëse ndaj çdo gjëje keni ndjenjë të mirë, me padyshim e mira kthehet tek ju.
Arti mund të konsiderohet si një prej sektorëve më të ndërlikuar në jetën e njeriut. Arti në mesin e mendimtarëve nuk ka një kuptim unik. Ai është një sektor për të cilin ekzistojnë shumë kuptime dhe në bazë të tyre bëhet edhe ndarja e artit. Mirëpo ajo çka ka më shumë rëndësi është trajtimi i artit të lartë, i përditësuar, i qartë dhe i larmishëm. Arti i lartë, është si një dhuratë nga ana e zotit. Artisti i këtij arti, duhet që me artin e tij të tërheqë shoqërinë drejt perfeksionimit dhe udhëzimeve fetare. artisti duhet të dijë se arti i tij mund të përcaktojë fatin e shoqërisë.
Grafiku dhe piktura me rërë në xham është një lloj arti shumë i përhapur. Kjo lloj pikture dhe loje me rërë të kujton sportin bregdetar dhe shumë njerëzve u rifreskon kujtesën e fëmijërisë kur luanin me rërën në buzë të detit, ndërtonin shtëpi me rërë apo forma të ndryshme sendesh dhe objektesh. Fëmijët pa pasur nevojë të komunikojnë me fjalë, për orë të tëra qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe komunikojnë me anë të formave të ndryshme në rërë.
Mirëpo loja me rërë ka potencialin që të kthehet në një art të bukur që sot është i përhapur kudo në botë. Në këtë lloj arti, artistët janë si lojtarë ashtu edhe regjisorë dhe përcjellin mesazhin e tyre me anë të rërës. Artistët krijojnë forma dhe vija me rërën e shpërndarë mbi copë xhami dhe atë ua përcjellin spektatorëve. Artisti duke përdorur rërën e përhapur në xham, krijon pamje dhe imazhe shumë të bukura dhe tërheqëse.
Fatime Ebadi, lidhur me metodën e saj të artit me rërë thotë: Kjo ka një ngjarje shumë tërheqëse dhe qesharake. Shumë më pyesin se ku e kam nisur punën me rërë? U them e kam nisur nga kripa. Çdo grua në kuzhinë arrin një talent të rrallë. Çdo femër që rri në kuzhinë dhe përgatit ushqimi, mban me vete një art. Puna ime ka nisur pikërisht me kripën dhe spërkatjen e saj. Nëna ime gjithmonë më thoshte se ti që në fëmijëri pikturoje çdo gjë që shihje dhe me çfarëdo mjeti qoftë edhe domate. Një copë thëngjilli e merrje nga toka dhe nisje të pikturoje. Mirëpo seriozisht pikturën me pudër, rërë, etj. e kam nisur nëpërmjet kripës dhe kur u tërhoqa pas kësaj pikture, atë e ndoqa me seriozitet të madh.
Unë mundohem të ndikoj tek shikuesi dhe për këtë zgjedh objektiv të caktuar, sepse secili prej nesh mban një përgjegjësi në këtë botë. Unë si artiste mund të mos kem mundësi të bëjë ndonjë punë më me themel mirëpo me artin tim mund t’i përcjell shikuesit atë çka ndodh në shoqëri. Me fjalë të tjera thelbi i artit tim është përcjellja e mesazhit me anë të artit. Unë gjithmonë dëshiron të jem pjesë dhe të luaj rolin tim në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë dhe ato gjëra që ndodhin përreth meje dhe të hedh hapa drejt perfeksionimit të njerëzimit.
Fatime Ebadi është e mendimit se të qeniet femër është e shoqëruar me role të ndryshme dhe një ndjenjë të bukur spirituale, e cila mund ta mbrojë veten e saj. Ajo thotë se çelësi i suksesit të saj është qëndrimi në pozitën e vet së bashku me familjen dhe shton: Unë gjithmonë pas Zotit kam pasur mbështetjen e familjes. Familja është shoqëria e parë në të cilën futet njeriu dhe çështjet e shoqërisë për mua janë shfaqur pikërisht aty. Babai im ka pasur një rol të madh në progresin tim. Babi im me një shpirt dashamirës dhe duke mos qenë indiferent ndaj të tjerëve dhe ndaj asaj që ndodhte përreth, ishte ai që ka ndikuar shumë tek unë. Në këtë mes roli i Ahmedit si bashkëshorti im, ishte diçka tjetër. Këtë rrugë në fillim e kam nisur me ndihmën e Zotit dhe më pas të familjes time. Ahmedi për mua ishte një shok i vërtetë. Ai më ka krijuar kushtet dhe më ka hapur rrugën dhe gjithmonë ka qenë pranë meje dhe në realitet ishte dashuria ime e rëndësishme.
Është fakt se në këtë botë edhe femrat ashtu si meshkujt kanë rolin e tyre dhe njerëzit nuk mund të ndahen në grupe të caktuara. Edhe në Iran është pikërisht kështu pasi njerëzit janë të gjallë dhe jetojnë. Ata kudo që të jenë mund t’i tregojnë botës kapacitetin, talentin dhe identitetin e tyre. femrat myslimane në Iran janë të mendimit se me vetëbesim, kapacitet dhe fuqi mund të kapërcehet çdo lloj pengese.