May 12, 2020 09:34 CET

Nga pikëpamja e Islamit, rritja dhe zhvillimi real i femrës është një rrugë me dy korsi ku njëra është korsia e realizmit të objektivave personale dhe tjetra është korsia e detyrës kryesore të femrës në familje si bashkëshorte dhe si nënë dhe padyshim zbatimin me seriozitet dhe fuqi rolin e saj në shoqëri.

Në 40 vitet e fitores së Revolucionit Islamik, femra ka qenë gjysma e organit të shoqërisë dhe për atë janë miratuar ligje të ndryshme. Lideri suprem i revolucionit islamik vazhdimisht ka theksuar në ngritjen dhe zhvillimin e hapësirës për femrat dhe ka thënë: Një vend nuk mund ta konsiderojë veten të panevojshëm për fuqinë punëtore të femrës në fusha të ndryshme, mirëpo puna që ato bëjnë nuk duhet të jenë në kundërshtim me vlerat dhe dinjitetin fetar dhe human të femrës. Femra nuk duhet mposhtur. Lideri suprem ndër të tjera ka thënë: Nëse femra arrin të përfitojë dijen, njohurinë, lartësimin fetar dhe moral të cilat Zoti i ka dhënë në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit, qofshin meshkuj apo femra, atëherë edukimi i fëmijëve do të jetë edhe më i mirë, ambienti i familjes më i ngrohtë dhe më i lartë dhe shoqëria do të zhvillohet edhe më tepër. Si rezultat jeta do të bëhet edhe më e lehtë. Qëllimi është që femrat të kthehen në njerëz të mëdhenj. Kjo është e mundur dhe në islam ekzistojnë shembuj dhe eksperienca të shumta.

Sot ne jemi dëshmitarë të ngritjes së potencialit të femrës iraniane në fushën e mjekësisë. Aktualisht mjekët iranianë janë profesionistë në fusha të ndryshme si ortopedia, operacioni i kockave dhe rikuperimi i thyerjeve të kockave. Dr. Marjam Eslami është ndër ato femra të suksesshme iraniane. Ajo ka lindur në qytetin Shiraz në jug të Iranit dhe me interesim të lartë ka ndjekur degën e mjekësisë. Ajo thotë: Në kohën kur isha e vogël shikoja filmin Abu Ali Sina dhe që nga ajo kohë më është krijuar ideja që të bëhem një doktoreshë e madhe dhe sot po hedh hapa në këtë drejtim. Ajo doktoratën e ka mbaruar në universitetin Harvard dhe tezën e saj e ka mbrojtur në specialitetin e zemrës. Pasi është kthyer në Iran ka vazhduar studimet për qelizat kurative në institutin hulumtues Royan. Dr. Eslami është shumë e interesuar për studime dhe hulumtime dhe ka shkruar shumë artikuj shkencorë që janë botuar në vende si Japonia, Rusia dhe Egjipti.

Dr. Eslami ka medalje ari, diplomë nderi dhe shumë çmime për pronësinë intelektuale. Ajo në konkursin e 36-të ndërkombëtare të shpikjeve novacioneve dhe teknologjive të reja të vitit 2008 në Gjenevë ka marrë medalje ari, diplomë nderi dhe certifikatë falënderimi nga trupi i jurisë së konkursit. Ajo gjithashtu ka marrë diplomë nderi dhe medalje nga federata ndërkombëtare e shpikësve të Moldavisë. Kjo mjeke iraniane për 4 vjet ka kryer hulumtime mbi mijëra pacientë të kockave dhe ka nxjerrë rezultate me shumë vlerë në këtë fushë. Ajo ka shkruar një libër të quajtur “ Pikat e habitshme në rikuperimin dhe rritjen e kockave”. Ky libër është përdorur nga shumë profesorë të departamentit të ortopedisë në botë. Kjo mjeke iraniane ka shpikur metodën “ Ekstrenal Fixator” për të mbajtur kocka të palëvizshme. Kjo metodë ka 31 përparësi të tjera në krahasim me metodat e mëparshme dhe deri më sot shumë pacientë e kanë përdorur aparatin e kësaj metode për rikuperimin e kockave të thyera.

Dr. Eslami sa i përket marrjes së titullit shpikësja më e mirë femër në botë, thotë; Për disa vjet me radhë kam studiuar pacientët e sëmurë nga kockat dhe kam analizuar metodat kurative në mbi 3 mijë pacientë. Pas kësaj kam botuar rezultatin e këtij hulumtimi. Në fund të vitit 2007 u ftova të marr pjesë në konkursin botëror të shpikësve të botës në Gjenevë. Në këtë konkurs morën pjesë 1500 përfaqësues nga 47 vende të botës dhe numrin më të lartë të përfaqësuesve e mbante Rusia me 130 novatorë. Juria punoi për 3 ditë me radhë. Në fund arritja të marr çmimin special të organizatës botërore të pronësisë intelektuale WIPO, medaljen dhe diplomën e nderit të universitetit dhe institutit të shpikësve të Moldavisë së bashku me medaljen e artë, diplomën e nderin dhe certifikatën e falënderimit të jurisë së Gjenevës.

Kjo grua iraniane është shumë e kënaqur që me anë të dijes, në pozitën e një femre myslimane iraniane ka arritur të ngre lart flamurin e vendit të saj në botë. Ajo thotë se sukseset i ka arritur me ndihmën e Zotit dhe të familjes së saj dhe shton: Në suksesin e çdo njeriu ndikojnë disa faktorë, ku prej më të rëndësishme është familja. Familja është guri i themelit të shoqërisë dhe në këtë mes rolin më të rëndësishëm e luan nëna. Në fakt zgjedhja e duhur, përpjekja e vetë njeriut për të zbuluar talentin e tij, janë faktorë që atij i japin mundësinë e ngjitjes drejt suksesit. Sipas ekspertëve vetëbesimi krijohet deri në moshën 7 vjeçare. Fatmirësisht në familjen tonë, ne na kanë dhënë aq shumë vetëbesim në përballje me çështjet dhe probleme saqë në rrugën tonë gjithmonë hapej një dritare e re.

Nga pikëpamja e dr. Eslami, një grua e suksesshme është ajo që arrin të ruajë vlerat njerëzore. Ajo thotë: Që në fëmijëri dëshiroja të kthehesha në një femër shembullore dhe e përshtatshme e një gruaje me hixhab për botën dhe me anë të dijes dhe shkencës t’i tregoj botës potencialet e femrës myslimane iraniane. Në të gjitha konkurset jam shfaqur me veshjen e plotë dhe kam treguar se kjo veshje ekziston në traditën dhe kulturën e vendit tonë dhe për femrat ajo nuk sjell asnjë problem. Kjo shkencëtare iraniane, të ardhmen e saj e sheh në suksese të tjera në sektorin e ortopedisë dhe kirurgjisë dhe thotë: Ne duke investuar në shpikjet e mia, mund të zgjidhim problemet e kockave sidomos të pacientëve të mbrojtjes së lavdishme. Ne në rajonin e Lindjes së Mesme mund të kthehemi në polin kryesor. Sot ne kemi pacientë nga vendet evropiane, që për kurim kanë zgjedhur Iranin. Kjo është një ndihmë emirë për ekonominë dhe për ngritjen e pozitës shkencore të Iranit.

Znj. Marjam Eslami, është anëtare e klubit të hulumtuesve të rinj dhe gjeni të universitetit të mjekësisë, ajo ka specialitet në gjenetikën molekulare, mban titullin “ shpikësja më e mirë femër për vitit 2008 nga organizata botërore e pronësisë intelektuale të OKB (WIPO), është e para femër shpikëse iraniane që mban patentë amerikane dhe PCT të Iranit, si dhe posedon me dhjetëra tituj të tjerë shkencorë.