Islamofobia në Perëndim
Në këtë edicion do të flasim rreth shtimit të Islamofobisë në Amerikë me ardhjen në pushtet të Donald Trump.
Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Perëndim, ka rrënjë në propagandën shumëvjeçare anti-islame. Shtetet perëndimore me ndihmën e mjeteve mediale dhe duke shfrytëzuar perceptimet e devijuara të disa lëvizjeve mes myslimanëve si lëvizja vehabiste, kanë hartuar programe afatgjate për prishjen e imazhit të Islamit drejtësidashës dhe paqësor. Hazreti Muhamed s.a.v.s., profeti i fundit hyjnor dhe plotësuese i mësimeve të monoteizmit dhe humanizmit të të gjithë profetëve hyjnorë para tij që nga Hazreti Adem a.s. e deri te Hazreti Isau a.s., misionin e tij e ka filluar me thirrje në këto vlera. Ky profeti i Zotit gjatë predikimit të mesazhit të misionit të tij, është përballur me shumë vështirësi dhe gjatë kësaj rruge ka humbur shumë prej të afërmve dhe shokëve të tij besnikë. Edhe atëherë kur Hazreti Muhamed s.a.v.s. pasi vendosi qeverisjen e tij mbi të gjithë Gadishullin Arabik dhe formoi Shtetin e Madh Islam, përsëri mënyra më e rëndësishme e predikimit të misionit të tij hyjnor ishte thirrja e njerëzve dhe jo shpata. Askush nuk e ka pranuar fenë Islame me dhunë dhe forcë, ndërsa çdo person që dëshiroi, ai qëndroi në fenë e tij dhe vazhdoi bashkëjetesën paqësore përkrah myslimanëve dhe nën strehimin dhe sigurinë e Shtetit Islam. Edhe ata njerëz të cilët kishin urrejtje dhe armiqësi me Islamin, deri në kohën kur nuk ngritën shpatat kundër myslimanëve, të drejtat e tyre në shoqërinë islame ishin të garantuara dhe të mbrojtura dhe askush nuk kishte të drejtë të bënte agresion ndaj atyre. Të gjitha luftërat gjatë kohës së qeverisjes 10 vjeqare të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në Medine, u zhvilluan me fiset dhe grupet e tjera që kishin kapur armët për të luftuar kundër myslimanëve. Sjellja e myslimanëve ndaj robërve të cilët ishin ngritur në luftë kundër myslimanëve, ishte aq shumë humaniste sa që shumica e tyre për këtë arsye pranuan fenë e pastër Islame. Në historinë islame ekzistojnë shumë transmetime të cilat tregojnë mbrojtjen e të drejtave të jomyslimanëve gjatë kohës së sundimit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Imam Aliut (a.s.) dhe përpjekjet e tyre për mënjanimin e padrejtësive të mundshme ndaj jomyslimanëve.
Islami me mësime të tilla dhe me prijës të tillë dhe me këto figura shëmbëlltyrë të moralit dhe humanizmit, a mund të jetë përhapës i dhunës dhe ekstremizmit e terrorizmit? Nëse do të përjashtojmë veprimet e grupeve të caktuara të cilat në Siri, Irak dhe në disa vende të tjera në emër të Islamit po kryejnë dhe terror, shumica e myslimanëve dhe sidomos minoritetet myslimane në vendet joislame janë besimtarë dhe ndjekës më paqësorë dhe më zbatues të ligjit në mesin e të gjithë besimtarëve dhe ndjekësve të feve hyjnore. Minoritetet fetare hebreje, krishtere dhe ndjekësit e shkollave të tjera fetare edhe në vendet islame me liri të plotë kryejnë ritualet e tyre fetare dhe zhvillojnë bashkëjetesën paqësore. Në Republikën Islamike të Iranit minoritetet fetare krishtere, hebreje dhe zoroastriane dhe asiriane kanë përfaqësuesit e tyre edhe në Parlamentin Islamik të Iranit. Grupet takfiriste dhe terroriste përbëjnë një pakicë shumë të vogël në mesin e myslimanëve, prandaj përgjithësimi i sjelljeve dhe veprimeve të egra dhe kriminale të tyre për të gjithë myslimanët, në realitet është vetëm rezultat i propagandës dhe intrigave të shteteve perëndimore në vendet islame që zhvillojnë për të çuar përpara qëllimet politike të Perëndimit.
Qeveritë dhe mediat perëndimore në mënyrë plotësisht të objektivizuar, po i lidhin me Islamin veprimet dhe krimet e grupeve takfiriste dhe terroriste ndërsa fenë e pastër Islame po e paraqesin si një fe që përhap dhunën dhe ekstremizmin. Një prej figurave që me ardhjen e tij në pushtet, Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit është shtuar në masë të madhe në Perëndim, është Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas analizave të fundit të Institutit PU të Amerikës, gjatë një viti të kaluar rreth gjysma e myslimanëve amerikanë kanë përjetuar forma të ndryshme të diskriminimit racor. Në një sondazh i cili është zhvilluar nëpërmjet thirrjeve telefonike duke kontaktuar në përgjithësi 1001 besimtarë myslimanë me qëndrim në SHBA, rezultoi se 48% e të anketuarve në këtë sondazh kanë përjetuar forma të ndryshme të racizmit dhe diskriminimit racor. Ky studim tregon se 32 % e veprimeve racore janë bërë në formë të kërcënimeve me gjuhë, 19% e veprimeve të tilla janë bërë në formë të diskriminimit nga ana e forcave të sigurisë në aeroporte, 18% e veprimeve të tilla janë bërë në formë nënçmuese duke i quajtur myslimanët me fjalë ofenduese dhe poshtëruese, rreth 10% e këtyre veprimeve janë bërë nëpërmjet trajtimeve diskriminuese të myslimanëve nga ana e forcave qeveritare. Ndjenja e pasigurisë nën hijen e diskriminimit racor, ka ushtruar ndikime të mëdha dhe ka shkaktuar ndryshme të konsiderueshme në jetën e përditshme të myslimanëve në Amerikë. Një tjetër aspekt që është trajtuar në këtë studim, ka qenë anketimi i myslimanëve në lidhje me Donald Trump, presidentin e Amerikës. Mbi 74% e të anketuarve në këtë sondazh, Donald Trumpin e kanë quajtur një individë me ide anti-islame. Vetëm gjatë 10 ditëve të para pas zgjedhjes së Donald Trump për president të Amerikës, janë raportuar 867 raste të frikës dhe keqtrajtimit të myslimanëve dhe veprime të tjera islamofobiste në Amerikë. Në bazë të statistikave të Këshillit për Marrëdhënie Islamike-Amerikane, numri i grupeve anti-islame në vitin 2015 ishte mbi 34 dhe vetëm një vit më vonë, kjo shifër u shtua në 101 grupe anti-islame. Këto statistika tregojnë shtimin me 57% të numrit të grupeve anti-islame. Një prej këtyre grupeve është grupi ekstremist anti-mysliman "ACT! for America".

Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj, ka shkruar se qëllimi i Islamofobisë së grupit ekstremist anti-mysliman "ACT! for America", është paraqitja e imazhit të Islamit dhe myslimanëve si një imazh anti-amerikan. Ky grup ekstremist po bënë përpjekje që t'i paraqesë myslimanët si individë që shkelin ligjin dhe prishin normat e shoqërisë. Ky grupe gjatë muajve të kaluara ka organizuar me dhjetëra protesta kundër myslimanëve me titullin "Kundër Sheriatit Islamik" në të gjithë Amerikën. Khadrakhan, anëtar i bordit drejtues të një grupi për tu përball me racizmin dhe ekstremizmin, në një artikull të publikuar në gazetën "Washington Post", ka shkruar: "Qëllimi i këtyre veprimeve është induktimi i këtij pretendimi në shoqëri se Sheriati Islamik është në kontradiktë me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Islamofobistët në Amerikë bëjnë përpjekje që me anë të këtyre veprimeve të miratojnë ligjin kundër Sheriatit Islamik në nivel të shteteve në rajone të ndryshme të Amerikës. Brigitte Gabriel, themeluese e grupit "ACT! for America" thotë: "Individët që besojnë në Kur'an, nuk të jenë qytetarë besnikë për Amerikën". Disa të krishterë amerikan të cilët mbështesin republikanët, Islamin nuk e konsiderojnë një fe, por një ideologji totalitare dhe besojnë se myslimanët nuk vendosen nën ligjin e lirisë së feve. Kjo propagandë anti-islame është bërë një vështrim negativ ndaj myslimanëve në mesin e disa shtresave të popullit të Amerikës. Kohë më parë një ekstremist i bardhë në Portland në shtetin Uragan, ka vrarë me thikë dy qytetarë amerikanë Riki Xhon 53 vjeç dhe Talison Mardin 23 vjeçare. Faji i vetëm i këtyre dy qytetarëve amerikanë ishte se ata kishin mbrojtur dy vajza myslimane adoleshente përball keqtrajtimit që u bënte atyre ky racist i bardh i quajtur Jeremy Kristian. Gjithashtu kohë disa muaj më parë në Virxhinia një vajzë adoleshente myslimane kur ishte duke ecur së bashku me shoqen e saj para një xhamie, u shtyp me makinë nga një person ekstremist dhe në realitet u vra. Policia e Amerikës pretendoi se kjo vrasje është kryer si rezultat i irritimit gjatë ngasjes së makinës! Mirëpo realiteti është ky që vajza që u bë viktimë, u vra për shkak të fesë së saj dhe për shkak të mbajtjes së Hixhabit Islamik.

Diskriminimet racore ndaj myslimanëve në Amerikë, janë shumëfishuar pas ardhjes në pushtet të Donald Trump. Trump disa ditë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, me pretekst të luftës kundër terrorizmit, ndaloi hyrjen në Amerikë të qytetarëve të gjashtë vendeve islame. Kjo është në kohën kur qytetarët e këtyre gjashtë vendeve islame nuk kanë qenë asnjëherë të implikuar në veprimet terroriste që janë kryer gjatë viteve të kaluara në Amerikë. Një prej këtyre vendeve është Irani, mirëpo gjatë disa viteve të kaluara nuk është raportuar kurrfarë veprimi i dhunshëm të jetë kryer nga qytetarët iranian në Amerikë. Iranianët me qëndrim në Amerikë kanë nivelin më të lartë intelektual dhe të integrimit në shoqërinë amerikan nga të gjithë qytetarët e huaj në SHBA. Donald Trump ka shpallur të ndaluar hyrjen e qytetarëve të gjashtë vendeve islame në Amerikë me pretekst të luftës kundër terrorizmit në kohën kur me vizitën e zhvilluar në Arabinë Saudite ka nënshkruar kontrata qindra miliarda dollarë për shitblerjen e armatimeve me sunduesit e regjimit Al Saud. Ndërkohë që 15 persona nga 19 autorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ishin shtetas të Arabisë Saudite. Natyrisht se nuk duhet anashkaluar kjo çështje se propaganda islamofobiste në Amerikë është bërë shkak gjithashtu që një numër i konsiderueshëm i njerëzve të lexojnë më shumë rreth bazave të Islamit. Prirja për të lexuar dhe për ta njohur Islamin, është bërë shkak që të shtohet solidariteti me myslimanët dhe të kundërshtohen më shumë veprimet islamofobiste në Amerikë.