Azia Perëndimore 20 vite pas 11 shtatorit 2001
(last modified Sat, 09 Dec 2023 14:00:38 GMT )
Dhjetor 09, 2023 15:00 Europe/Tirane

Kaluan 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ndaj Kullave Binjake të Qendrës Botërore për Tregti në Nju Jork dhe ndaj ndërtesës së Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), sulme këto të cilat u bënë pretekst për invazionet ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore.

Kaluan 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ndaj Kullave Binjake të Qendrës Botërore për Tregti në Nju Jork dhe ndaj ndërtesës së Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), sulme këto të cilat u bënë pretekst për invazionet ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore. Tani pyetja është kjo se dy dekada pas kësaj ngjarje, çfarë gjendja ka rajoni i Azisë Perëndimore dhe çfarë janë pasojat e pranisë dy dekadash të forcave ushtarake të Amerikës në këtë rajon?

Osama bin Laden

Nga pretendimi për luftë kundër terrorizmi deri te forcimi më i madh i terroristëve në Azinë Perëndimore

Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, Amerika në veprimin e saj të parë, sulmoi ushtarakisht Afganistanin. Presidenti i Amerikës në atë kohë Georg W. Bush duke iu drejtuar amerikanëve përderisa jepte premtime për fitore në luftën kundër terrorizmit, deklaroi: “Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi mes terroristëve të cilët kanë kryer këto sulme dhe atyre të cilët janë bërë vendstrehim për terroristët”. Pas Afganistanit në një distancë kohore prej dy vitesh, i erdhi radha Irakut dhe qeveria Georg W. Bush në mars të vitit 2003, kësaj radhe me pretendimin e luftës kundër armëve të shkatërrimit në masë, sulmoi ushtarakisht Irakun. Operacionet e para ushtarake kundër Irakut ishin të suksesshme dhe ish-presidenti amerikan Georg Bush gjatë një deklarate të njohur në një periudhë më të shkurt se dy muaj pas fillimit të sulmit ushtarak, deklaroi: “Misioni përfundoi”.

Forcat amerikane në Afganistan

Dy dekada pas këtyre ngjarjeve në Afganistan dhe Irak, terroristët në rajonin e Azisë Perëndimore janë bërë edhe më të fortë dhe gjithashtu sasi më e madhe e armëve të shkatërrimit në masë është vendosur në dispozicion të terroristëve. Sulmi i terroristëve të ISIS në afërsi të aeroportit të Kabulit më datë 26 gusht 2021, do të thotë u krye vetëm pesë ditë para largimit të plotë të forcave ushtarake amerikane nga Afganistani. Në këtë sulm terroristë përveç me dhjetëra qytetarëve të pafajshëm afganë, u vranë edhe 13 ushtarakë amerikanë. Gjurmët e armëve të shkatërrimit në masë që ndodhen në dispozicion të grupeve terroriste, i përkasin zhvillimeve të vendeve të ndryshme të rajonit, në mënyrë të veçantë zhvillimeve në Siri. Grupet terroriste duke poseduar armatime të cilat kryesisht janë prodhim i shteteve perëndimore dhe sidomos i Amerikës, po kryejnë sulmet e tyre terroriste në vende të ndryshme, sidomos në Siri kundër popullatës civile.  

Arratisja e amerikanëve nga Afganistani

Vëzhgimi i zhvillimeve në terren tregon se rajoni i Azisë Perëndimore dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, është bërë shumë më i pasigurt dhe po përballet me kaos shumë më të madh. Noam Chamsky, mendimtar dhe filozof i njohur amerikan, me rastin e 20 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, dhe shpalljes së luftës së Amerikës kundër terrorizmit, tha: “Në kohën kur Amerika sulmoi ushtarakisht Afganistanin, baza e terrorizmit fondamental dhe radikal ishte e kufizuar vetëm me një pjesë të vogël të Afganistanit. Tani kjo bazë është zgjeruar në tërë botën. Jo vetëm që sulmi ushtarak i Amerikës në vitin 2001 kundër Afganistani ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare, por as Al Kaida dhe as terrorizmi nuk ishin objektiva kryesore të Bush, Dick Cheny dhe Ramsfeld, sepse vështrimi i tyre ishte fillimi i luftës në një terren shumë më të gjerë se sa territori i Afganistanit. Në fund të fundit, pas shumë viteve të luftës kundër botës, pasardhësi republikan Bush në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump bëri paqe me po ata Taleban dhe pastaj pasardhësi demokrat i Trump në Uashington, këtë marrëveshje të paqes e zbatoi në atë mënyrë sa që nuk kishte asnjë kuptim tjetër, përveçse dritë jeshile për kthimin e Talebanëve në pushtet në Afganistan”.

Talebanët me pajisje luftarake të Amerikës

Shkatërrimi i infrastrukturave dhe prapambetja njerëzore dhe materiale disa dekadash e disa vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore

Amerika ka shfrytëzuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 dhe me premtimin e demokracisë dhe ndërtimin e kombeve, sulmoi ushtarakisht rajonin e Azisë Perëndimore ndërkohë që edhe ndërhyrja e Uashingtonit në çështjet e brendshme të vendeve u bë edhe më hapur edhe në nivel shumë më të gjerë. Lufta dhe pushtimi i Afganistanit përfundoi një muaj para njëzetë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit dhe mbi 2.3 trilion dollarë kishte shpenzime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shifër kjo që përfshinë edhe gjysmë trilioni dollarë të interesit të kredive të marra për luftë dhe një shumë mbi 233 miliardë dollarë për t’u kujdesur ndaj 21000 ushtarëve veteranë të plagosur gjatë luftës në Afganistan. Në këtë luftë, janë vrarë 2.325 ushtarë amerikanë dhe 1.144 ushtarë të shteteve aleate të Amerikës. Përveç kësaj, kësaj shifre të viktimave duhet shtuar edhe 85.000 ushtarë nga radhët e kundërshtarëve dhe 70.000 civilë afganë që janë vrarë gjatë sulmeve të ndryshme. Lufta e Amerikës në Irak sipas vlerësimeve të dy ekonomistëve të njohur amerikanë Josep Stiklis dhe Linda Bilmez që është bërë në një libër të publikuar me titull “Çmimi i vërtetë i luftës së Irakut”, i ka kushtuar Amerikës mbi 3 mijë miliardë dollarë. Në këtë luftë janë vrarë mbi 4.500 ushtarë amerikanë dhe janë plagosur mbi 32.000 ushtarë amerikanë. Më shumë se 200.000 civilë irakianë janë vrarë gjatë kësaj lufte, ndërsa ekonomia dhe infrastruktura e këtij vendi i cili dikur konsiderohej një fuqi e madhe arabe në rajonin e Azisë Perëndimore, është shkatërruar pothuajse tërësisht si pasojë e luftës shumë vjeçare. Statistikat të cilat paraqiten në lidhje me shpenzimet e luftës së Amerikës kundër Afganistanit dhe Irakut, kryesisht paraqesin shpenzimet e vetë Amerikës dhe shumë pakë flitet për shpenzimet të cilat kanë pësuar vetë këto vende, mirëpo e vërteta është kjo se këto vende për shkak të këtyre luftërave janë kthyer mbrapa për disa dekada. Infrastruktura në këto vende është shkatërruar, elita e shkencës dhe teknologjisë si dhe ekspertë të ndryshëm janë arratisur nga këto vende, rebelimi shoqëror për shkak të mungesës së kushteve dhe shërbimeve të dobëta sociale është shndërruar në një pjesë të zhvillimeve të përditshme të këtyre vendeve, ndërsa siguria gjithashtu ende vazhdon të jetë prej brengave serioze të këtyre vendeve. Këto vende në një farë mënyre janë përballur me vakum të pushtetit dhe grupet terroriste kanë prani shumë më të madhe në këto vende, madje edhe kultura në disa rajone të këtyre vendeve ka rënë tërësisht nën ndikimin e ideve të grupeve takfiriste radikale. Dy dekada pas fillimit të luftërave gjakderdhëse të Amerikës, në disa vende të rajonit të Azisë Perëndimore jo vetëm që nuk ekziston asnjë gjurmë e demokracisë, por zyrtarisht ka dështuar edhe projekti i ndërtimit të kombit. Luis Simen, drejtori i zyrës së qendrës hulumtuese “El Kano” në Bruksel, beso se: “Rënia e Afganistanit në duart e Talebanëve, është përfundimi i epokës të bazuar mbi bindjen perëndimore në projektimin e krijimit të shteteve dhe qeverive nëpërmjet ndërhyrjeve ushtarake. Zhvillimet e Afganistanit kanë treguar në mënyrë të qartë kufizimet e modelit të ndërhyrjes ushtarake dhe me fjalë të tjera, dështimin e kësaj qasje të gabuar. Amerika dhe në përgjithësi Perëndimi si gurthemel i përpjekjeve për krijimin e demokracive me politikë dhe të menduar të njëjtë me atë të perëndimit, ka bërë shpenzime të mëdha të resurseve njerëzore, ekonomike dhe financiare ndërkohë që shpenzime të mëdha i kanë imponuar edhe vendeve objektivë, por pas të gjitha këtyre shpenzimeve nuk ka pasur kurrfarë rezultati dhe kurrfarë progresi konkret”.

Zhvillimi i ekstremizmit në Azinë Perëndimore dhe shtimi i sulmeve anti-amerikane në rajon

Një prej pasojave të rëndësishme të invazionit ushtarak dhe ndërhyrjes së Amerikës përgjatë dy dekadave në rajonin Azisë Perëndimore, me padyshim se ka qenë zhvillimi i ekstremizmit. Në rajonin e Azisë Perëndimore janë formuar me dhjetëra grupe të cilat kanë të menduar dhe sjellje ekstremiste dhe radikale. Zhvillimi i ekstremizmit që sipas mendimit të Dr. Mahmud Jezdan Fam, profesor universiteti, “me të gjitha disfatat dhe humbjet që ka pësuar, ka kapërcyer kufijtë kombëtar dhe rajonal dhe vazhdon të jetë një kërcënim serioz kundër të gjitha vendeve të Bashkësisë Ndërkombëtare”, është bërë shkak që rajoni i Azisë Perëndimore të shkojë drejtë një pasigurie të paparë dhe përveç kësaj, është reduktuar edhe niveli i bashkëjetesës dhe paqes në mesin e vendeve të rajonit sidomos mes fuqive të këtij rajoni. Sejed Resul Musavi në një mesazh në Twitter me rastin e 20 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ka shkruar: “Që nga ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001 e deri më 11 shtator të vitit 2021, çfarë ka ndryshuar bota? Çfarë iluzionesh nuk janë bërë për një botë më të sigurt, më të lirë, më të zhvilluar, më të integruar dhe më perëndimore!!! Mirëpo sot ku ndodhemi? Përgjigjen ta kërkojmë në Afganistan. Nga ku filloi dhe pasi gjithë kësaj lufte e vrasjeve etj., ku është tani?!”.

Një çështje me rëndësi është kjo që dy dekada me invazion ushtarak dhe ndërhyrje të Amerikës në vendet e rajonit të Azisë Perëndimore, kanë sjell ekstremizmin dhe pasigurinë më të gjerë për këtë rajon, mirëpo vendet e rajonit sot vetë duhet të përballen me këto kërcënime serioze dhe veprojnë seriozisht në këtë drejtim. Eksperienca e pranisë dy dekadash të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore ka treguar se fuqitë ndërkombëtare jo vetëm që nuk brengosen fare për sigurinë e këtij rajoni strategjik, por esencialisht po kërkojnë interesat e veta vetëm në pasigurinë e këtij rajoni. Mjafton t’i hedhim një vështrim mbi shitjen e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake në vendet e rajonit të Azisë Perëndimore, dhe do të tregojë në mënyrë shumë të qartë këtë çështje. Sot, rreth 47% e armatimeve amerikane eksportohen në rajonin e Azisë Perëndimore, kjo është në kohën kur Arabia Saudite qëndron në krye të listës së importuesve më të mëdhenj të armatimeve të Amerikës. Rreth 24% e të gjithë eksportit të armatimeve të Amerikës, shkon në Arabinë Saudite. Instituti i Hulumtimeve për Paqe të Stokholmit ka shkruar se Amerika nga viti 2001 deri në vitin 2020, ka siguruar 74% të armatimeve të rëndësishme të Afganistanit që vlera eksportuese e këtyre armatimeve gjatë viteve 2006-2020 ka qenë 64 herë më e madhe se sa ajo e viteve 2001-2005.

Një çështje tjetër të cilën duhet theksuar në fund të këtij programi është kjo se dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, rajoni i Azisë Perëndimore po përballet me qeveri të dobësuar sidomos në Siri dhe Irak që dikur konsideroheshin fuqi arabe të rajonit, me divergjenca të papara mes fuqive islame, me shqetësime serioze për vazhdimin e kërcënimit nga ana e grupeve takfiriste dhe terroriste, me jetë dhe marrëdhënie shoqërore të shkatërruara në nivel të shoqërisë, me intensifikimin e veprimeve ushtarake dhe me distancimin nga siguria psikologjike dhe civile, si dhe me afrimin e shteteve arabe me regjimin sionist dhe vendosjen në harresë të çështjes së Palestinës në botën arabe. Në një atmosferë të tillë, janë shtuar në masë të madhe edhe prirjet dhe ndjenjat anti-amerikane në rajon dhe opinioni publik është vetëdijesuar për krimet e ndërhyrjes dhe sulmeve ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore.