Regjistrimi i karvansarave të Iranit në nivel botëror
(last modified Sat, 09 Dec 2023 16:21:54 GMT )
Dhjetor 09, 2023 17:21 Europe/Tirane

54 karvansarajë iraniane që i përkasin periudhave të ndryshme historike janë regjistruar në listën botërore të organizatës UNESCO në formën e një dosje njëkohësisht.

54 karvanserajet iraniane që i përkasin periudhave të ndryshme historike u regjistruan njëkohësisht në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në formën e një dosje të veçantë. Të pasura me një sfond të arkitekturave të ndryshme dhe me filozofi të ndërtimit të karvanserajeve në Iran; janë ndër karakteristikat që sollën këtë rast unik në vëmendje dhe admirim të përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në samitin e UNESCO-s.

Takimi i 45-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s filloi punën e tij më 19 shahrivar të kalendarit iranian (10 shtator) në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite dhe dosja e 50 vendeve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore nga më shumë se 40 vende po shqyrtohet për t'u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në mbledhjen e 17 shtatorit, u shqyrtua dosja e karvanserajeve iraniane dhe me miratimin e anëtarëve të komitetit përkatëse, këto objekte historike u regjistruan në listën botërore të UNESCO-s si trashëgimia e 27-të e prekshme kulturore e Iranit.

Dosja e karvanserajeve iraniane përfshin 54 karvanserajet historike në 24 provinca të Iranit, të cilat u zgjodhën midis qindra karvanserajeve të tjera që ndodhen në Iran. Në shpjegimin e karakteristikave të këtyre objekteve historike, në këtë dosje thuhet: “Karavansarajet janë një nga format më të rëndësishme të arkitekturës iraniane, e cila ka shkaktuar zhvillimin e rrugëve dhe plotësimin e nevojave që lidhen me kërkesat dhe kushtet e udhëtimit. Këto karvanseraje janë përzgjedhur duke krahasuar planin e 200 karvanserajeve dhe asnjëra prej tyre nuk ka një plan të përsëritur të ndërtimit. Prandaj, është evidente se karvanserajet janë rezultat dhe produkt i krijimtarisë dhe gjenialitetit të arkitektëve iranianë gjatë historisë. Gjithashtu, karvanserajet iraniane u përfshinë drejtpërdrejt në zhvillimet shoqërore dhe kulturore, në mënyrë të tillë që ndikimi i tyre mund të shihet në letërsi, poezi, pikturë, miniatura, muzikë dhe gjithashtu arkitekturë.  Për sa i përket krahasimit, ndryshimi midis karvanserajeve iraniane dhe disa llojeve të tjera të karvanserajeve që ekzistojnë jashtë Iranit, është në formë dhe planin e ndërtimit. Sepse duket se lloji tjetër i karvanserajeve ka ardhur nga prototipet iraniane”.

Përfaqësues të ICOMOS-it, Katarit, Zambias, Mbretërisë së Omanit, Nigerisë, Rusisë, Indisë, Afrikës së Jugut, Malit, Greqisë, Etiopisë, Arabisë Saudite, Belgjikës, Bullgarisë dhe Argjentinës, duke iu referuar historisë, strukturës arkitekturore, rëndësisë dhe vendit të karvansarajeve në udhëtimet historike në rrugët shkretinore dhe vlerës kulturore të këtyre objekteve historike, mbështetën regjistrimin e karvanserajeve të Iranit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Esfahani me 9 karvanseraje, Khorasani Razavi me 7 karvansaraje dhe Semnani me gjashtë karvansaraje si vepra historike janë tre provincat e para të Iranit në regjistrimin botëror të karvanserajeve. Dosja e karvanserajeve është dosja e katërt zinxhiror pas dosjes zinxhirore të kopshteve iraniane, kanaleve iraniane dhe hekurudhave kombëtare, që vendos shumë qytete iraniane në rrugën e turistëve ndërkombëtarë. Irani gjithashtu ka regjistruar Shkretëtirën e Lutit dhe pyjet Hirekani në listën e trashëgimisë natyrore të UNESCO-s. Këto dy dosje i kanë vendosur gjashtë provincat Kerman, Khorasani Jugor dhe Sistan-Baluçistan në jug dhe juglindje të Iranit, dhe tre provincat Mazandaran, Gilan dhe Ardabil në veri dhe veriperëndim të Iranit, në rrugën botërore të turistëve natyror dhe rrugëtarëve të shkretëtirës.

Regjistrimi i 54 karvansarajeve iranianë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një dëshmi e rëndësisë historike që tregon edhe njëherë se Iranit si gjithnjë ka qenë vend udhëkryq i kulturës dhe tregtisë në periudha të ndryshme historike - nga kohërat e lashta e deri në periudhën e dinastisë Ghaxharite - dhe përfaqëson artin arkitektonik dhe kulturor të të parëve të popullit iranian. Kjo është për arsye se karvanserajet kanë qenë fusha më e rëndësishme për nxitjen e dialogut dhe ndërveprimit midis udhëtarëve, fiseve dhe shumë njerëzve me përkatësi të ndryshme fetare dhe kombeve të ndryshme në periudhat historike.

Këto karvanseraje kanë qenë vendshpëtimi dhe vendstrehimi për njerëzit gjatë stinës së dimrit me të ftohtë dhe gjatë stinës së verës me vapë të madhe dhe janë një nga veprat e shquara të historisë së lavdishme të qytetërimit dhe arkitekturës iraniane. Sipas ekspertëve, krijimi dhe zhvillimi i mekanizmit të karvanserajeve në Iran është një nga arritjet më të rëndësishme të arkitekturës iraniane, veçanërisht në periudhën islame, dhe studimi dhe ekzaminimi i planeve unike dhe të veçanta të secilit karvanseraj konfirmon këtë teori.

Asgjë nuk mund të krahasohet me karvanserajet e Iranit të ndërtuara nga mbretërit e dinastisë Safavide për komoditetin e karvanëve dhe lehtësimin e kushteve të udhëtarëve. Udhëpërshkruesi francez Jean Chardin shkruan për Esfahanin: "Në Esfahan ka 162 xhami, 48 shkolla, 1082 karvanseraje dhe 272 banja dhe asgjë nuk mund të krahasohet me karvanserajet e Iranit të ndërtuara nga mbretërit dinastisë Safavide për komoditetin e karvanëve dhe lehtësimin e kushteve të udhëtarëve". Gjithashtu, sipas mendimit të Arthur Pope, iranologut amerikan, themelimi i karvanserajeve në Iran është një fitore e madhe për arkitekturën iraniane dhe funksioni i tyre dhe veçoritë e veçanta të arkitekturës së tyre nuk mund të shihen askund në botë.

Karvanserajet e Iranit, përveç vlerës estetike, artistike dhe historike që kanë, gjithashtu janë shumë të rëndësishme edhe nga pikëpamja e çështjeve dhe zhvillimeve shoqërore, sepse gjatë shekujve të ndryshëm karvanserajet brenda qytetit dhe ato në zonat periferike, të cilat konsideroheshin si port dhe vendpushimi i karvanëve tregtare dhe të udhëtarëve gjatë asaj kohe, ato kanë shërbyer edhe si vend i ndërveprimit të ideve dhe shkëmbimit dhe ballafaqimit të traditave dhe zakoneve të fiseve dhe grupeve të ndryshme etnike dhe ky bashkëpunim ka ndikuar shumë në përmirësimin e mekanizmit social të shoqërisë.

Sipas dokumenteve të disponueshme, ndërtimi i karvanserajeve në Iran daton që nga periudha e sundimit të dinastisë Akamenide. Herodoti, historiani grek, përmend 110 ndërtesa të ngjashme me karvanserajet (të cilat quheshin me emrin Çaparkhane) që u ndërtuan në një distancë rreth 2500 metra, mes kryeqytetit të dinastisë Akamenide dhe qytetit Sarod dhe karvanët tregtar e përshkonin këtë distancë mes këtyre dy qyteteve për tre muaj.

Por periudha e dinastisë Safavide konsiderohet si epoka e artë e karvanserajeve të Iranit, që disa njerëz e kanë konsideruar numrin e karvansarjeve gjatë asaj kohe rreth 999 objekte. Muhamed Hasan Sani'ul-Dovla, një nga autorët e periudhës së dinastisë Ghaxharite, në librin e tij "Matle'u al-Shams" që është një lloj udhëpërshkrimi i një udhëtimi të tij drejt qytetit Mashhad, shkruan se në rrugëtimin për kryerjen e vizitës fetare nga Teherani në Mashhad, njëzet mijë udhëtarë mund të qëndronin në tre karvanserajet të vendosura në Mejandasht (Shahroud-Mejami)".

Natyrisht, nga pikëpamja ekonomike, ringjallja e tokave të thata dhe të djerrë, duke ndërtuar një karvansaraj ose duke rindërtuar objekte të vjetra e të shkatërruara, ndikoi pozitivisht në ekonominë e njerëzve që punonin në këtë zonë, dhe gradualisht me lulëzimin e karvansarajeve, fshatrat u formuan rreth shumicës së tyre.

Karvanserajet në Iran janë ndërtesa të lidhura me udhëtimet dhe tregtinë, dhe një vështrim mbi këto objekte dhe funksionet dhe karakteristikat e tyre jep më shumë njohuri për kulturën iraniane. Në kulturën popullore karvansaraj quhej edhe me fjalën “Rabat”. Në histori, shumë fjalë janë përdorur për emërtimin e vendeve që kishin të njëjtin funksion si një karvansaraj; por tani nuk është e mundur të bëhet dallimi midis funksioneve të tyre të sakta.

Që nga kohërat e lashta, karvanserajet iraniane luanin rolin e vendeve për ndaljen e karvanëve dhe udhëtarëve për të pushuar në anë të rrugës dhe siguronin strehim, ushqim dhe ujë për karvanët e tregtisë dhe udhëtarët e ndryshëm. Vetëm Irani kishte më shumë se 200 karvanseraje përgjatë rrugëve të tij historiko-tregtare, duke përfshirë Rrugën e Mëndafshit që lidhte Azinë dhe Evropën. Ndër këto ndërtesa mund të përmendim Karvanseraje të tilla si "Pallatit Bahram" në provincën Semnan, "Dejr Geçin" në provincën Kum dhe "Sangi Anxhire" në provincën Jazd.

Në Iranin e lashtë (me një sipërfaqe territoriale shumë më të madhe se Irani i sotëm), bujtinat ose shtëpitë e miqve që ndërtoheshin në një hapësirë ​​të madhe për komoditetin e karvanëve quheshin "Karvansera". Në shumicën e këtyre bujtinave, që kanë një oborr të madh, udhëtarët ndalonin për të pushtuar dhe zakonisht për ta kaluar natën.

Një karvanseraji i madh quhej edhe me fjalën “Tim” që është lloji më i madh i ndërtesave sipas arkitekturës islame. Plani i karvanserajeve është zakonisht katror ose drejtkëndor me një portë hyrëse të madhe, të thjeshtë, të ngritur gjatë, me mure të pajisura ndonjëherë me oxhaqe speciale për qarkullimin e ajrit në skajet e ndërtesës. Ndërmjet portës hyrëse dhe oborrit të brendshëm është vendosur një korridor me një hark të harkuar, i cili ofron hapësirë ​​të mjaftueshme për të akomoduar kafshët që transportonin mallra. Në një platformë të ngritur lartë që është vendosur rreth këtij oborri, janë ndërtuar harqe të cilat bëjnë ndarjen e hapësirës së brendshme dhe pas tyre janë ndërtuar dhoma të vogla për të akomoduar udhëtarët. Në karvanserajet dykatëshe, dhomat e vogla të katit përdhes përdoreshin për ruajtjen e mallrave dhe dhomat e katit të sipërm përdoreshin për strehimin e udhëtarëve. Karvanserajet ndahen në dy kategori kryesore, brenda dhe jashtë qytetit, por për nga gjeografia dhe arkitektura specifike, gjithashtu zona të ndryshme të Iranit kanë një kategori të veçantë. Natyrisht, karvanserajet nga plani ndahen në lloje të ndryshme: karvanseraje rrethore, karvanseraje poligonale me oborre, karvanseraje me dy hajate, karvansera me salla në të cilat ka edhe shtylla, karvansera me katër veranda dhe dizajne të ndryshme. Karvanserajet, ashtu si ndërtesat e tjera historike në Iran, kanë dekorime arkitekturore. Zbukurimet në karvanseraje zakonisht përfshijnë punime me tulla, zbukurime me pllaka gjipsi dhe qeramika, të cilat mund t'i shohim në sallën e hyrjes, hajatet, veranda dhe dhomat.

Një nga çështjet e rëndësishme në lidhje me karvanserajet është furnizimi me ujë i nevojshëm për karvanët, veçanërisht nëse rruga e udhëtimit është në shkretëtirë. Çështja e mungesës së ujit është përmendur në shumë udhëtime, e cila është zgjidhur në Iran duke krijuar kanale nëntokësore për furnizim me ujë dhe rezervuarë uji në rrugën për në karvanseraje ose duke ndërtuar edhe karvansaraje përgjatë lumit. Drita e nevojshme në karvansaraje sigurohej gjatë ditës përmes çatisë dhe dritareve, ndërsa natën përdornin llamba që digjnin dhjam, qirinj dhe pajisje të tjera ndriçuese, të cilat siguroheshin nga udhëtarët. Përveç bukurisë dhe dekorimit të ndërtesës, oxhaqet e erës kanë luajtur një rol të madh në kondicionimin me ajër të freskët hapësirën e brendshme të ndërtesës. Funksioni kryesor i oxhaqeve të erës është të drejtojë ajrin e jashtëm në ndërtesë, të ftohë dhe të vendosë një rrjedhë natyrale të ajrit në vendin e banimit të njerëzve në shtëpi dhe madje edhe në qytet. Për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe klimës së nxehtë dhe të thatë në shumicën e rajoneve të Iranit, oxhaqet e erës janë përdorur si ventilator qarkullimin e ajrit dhe freskimin e ndërtesës, duke përfshirë edhe karvanserajet.

Duhet përmendur se dosja e “karvanserajeve të Iranit” është regjistruar si vepra e 27-të e trashëgimisë historike dhe natyrore e Iranit në UNESCO. Në këtë takim, përveç dosjeve të karvanserajeve, Irani ka propozuar që edhe dosja e peizazhit kulturor të qytetit Masule të regjistrohet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e cila do të shqyrtohet në takimet e ardhshme të kësaj organizate.

Në takimin e këtij sesioni u shqyrtua çështja e bashkimit të pyjeve të Dizmarit në dosjen botërore të Pyjeve Hirekani të Iranit dhe sipas vendimit të komisionit, u vendos që dosja e pyjeve të Dizmarit të dërgohej në UNESCO në kuadër të dosjes së trashëgimisë botërore të Arsbaranit.

 

 

Tags