Speciale për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.)
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i53924-speciale_për_përvjetorin_e_martirizimit_të_imam_aliut_(a.s.)
Data 21 Ramazan, është përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.) prijësit të besimtarëve të devotshëm. Në këtë program do të mundohemi t'i përgjigjemi kësaj pyetje se çfarë u bë shkak që Imam Aliu (a.s.) pavarësisht se ishte konfirmuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s., të martirizohej nga një grup sipërfaqësisht mysliman?
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 25, 2017 10:17 Europe/Tirane
  • Speciale për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.)

Data 21 Ramazan, është përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.) prijësit të besimtarëve të devotshëm. Në këtë program do të mundohemi t'i përgjigjemi kësaj pyetje se çfarë u bë shkak që Imam Aliu (a.s.) pavarësisht se ishte konfirmuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s., të martirizohej nga një grup sipërfaqësisht mysliman?

Në atë natë yjet në mënyrë të pikëlluar shikonin qytetin e Kufesë dhe hëna nga turpi i kësaj paburrërie, ishte fshehur pas reve. Kur u hap zemërimi i qiellit, toka filloi të qajë për gjendjen e saj. Jo vetëm umeti që kishte mbetur jetim, por edhe i gjithë njerëzimi kishte humbur dokumentin e krenarisë dhe faktorin ngadhënjyes të tij përball djallit. Nga dyert dhe muret e Kufesë binte rënkimi dhe të gjithë qytetin e kishte kapluar mahnitja. Shqetësimi vlonte nga thellësia e kohës dhe në çdo moment. Veshët, me të dëgjuar klithmën "e vranë prijësin e besimtarëve", trupat më nuk kishin forcë të qëndrojnë në këmbë! Njerëzit mbetën të hutuar dhe të humbur dhe në mënyrë të pabesueshme pëshpëritnin lajmin! Pikërisht ata njerëz që Imami dhe prijësi i tyre shumë herë ishte ankuar nga mosbesnikëria dhe pabesia e tyre! Pikërisht ata njerëz për të cilët Imam Aliu (a.s.) kishte thënë: "O Zot, këta janë lodhur nga unë! Këta janë mërzitur, nga unë ndërsa unë jam zhgënjyer me këta! Prandaj më të mirin prej tyre bëre shoqërues timin dhe zgjidhe një person më të mirë se unë për udhëheqjen e tyre!" Tani, pikërisht ata njerëz janë të pikëlluar dhe të dëshpëruar dhe e dinë se ditët pa Aliun (a.s.), do të jenë ditët e errëta të vdekjes së njerëzimit.

Martirizimi i Imam Aliut (a.s.)

Aliu (a.s.) ishte njeri i përkryer dhe që posedonte vlerat dhe virtytet njerëzore dhe islame. Ai ishte një udhëheqë i drejtë, ishte një adhurues që adhuronte Zotin natën, ishte një njeri i urtë dhe me mendim të thellë, ai vajtonte në mihrabin e adhurimit, ai në betejën e luftës ishte si një lum i tërbuar, ai ishte një ushtar trim dhe i pafrikë, ai ishte një përgjegjës i mëshirshëm dhe me zemër të dhimbshme, ai ishte një komandant i merituar dhe i madh, ishte një mësues me aftësi të mëdha dhe një orator i pashembullt, ai ishte një gjykatës i zgjuar, një letrar i pashembullt! Nga çfarëdo aspekti që shikohet personaliteti i Imam Aliut (a.s.), vërehet një tablo mahnitëse e një mirësie njerëzore e cila çdo shikues e shtyn ta lavdërojë atë.

Thomas Carlyle, filozof i njohur anglez, thotë: "Ne nuk mund të bëjmë asgjë, përveçse ta duam Aliun (a.s.) dhe të kemi dashuri ndaj tij, sepse ai ishte një burrë me bujari dhe me vlerë të lartë, nga burimi i ndërgjegjes së tij buron vetëm mirësia, nga zemra e tij zgjohen vetëm flakët e vrullit dhe heroizmit, ai ishte më trim se sa luani i tërbuar, mirëpo trimëria e tij ishte e përzier me mirësi dhe mëshirë dhe me ndjenja të thella të dashurisë... Ai u vra në Kufe, drejtësia e madhe dhe e ashpër e tij shkaktoi këtë krim... Ai para vdekjes, në lidhje me vrasësin e tij tha: "Nëse do të mbes gjallë, e di vet se çfarë do të bëj (me goditësin), ndërsa nëse vdes, atëherë përgjegjësia bie mbi ju! Nëse dëshironi ta dënoni atë, atëherë dënojeni vetëm me një goditje, nëse e falni, ky veprim është më afër devotshmërisë!".

Aktualisht kanë kaluar 14 shekuj dhe bota akoma është në zi për humbjen e një burri që të gjithë liridashësit e botës janë të dëshpëruar për faktin se nuk iu dha mundësia të jetojnë në kohën e tij. Ai ishte një burrë për të cilin i Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: "Aliu është njeriu i parë që më ka besuar mua dhe njeriu i parë që do të takohet me mua në ditën e Kiametit. Ai është i sinqerti i madh dhe dalluesi i të vërtetës nga e pavërteta dhe ai është prijësi i besimtarëve". Martirizimi i prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (a.s.), është tragjedia më e dhimbshme që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Ai është i dashur jo vetëm për shiitët dhe myslimanët në përgjithësi, por edhe për të gjitha zemrat e njerëzve që kërkojnë të vërtetën, drejtësinë dhe të virtytet morale dhe njerëzore. Për këtë arsye, të gjithë shpirtrat e pastër janë të pikëlluar nga martirizimi i tij. Imam Aliu (a.s.) u vra në mihrabin e adhurimit me shpatë të helmuar nga ata të cilët e quanin vetën myslimanë, ndërkohë që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. rreth atij ka thënë: "O Ali, besimi u brumos me qenien tënde, është përzier me mishin dhe gjakun tënd, ashtu siç është përzier me mishin dhe gjakun tim". Kjo pyetje akoma mbetet në diskutim në lidhje me vrasjen e tij në mënyrë jo burrërore, se për çfarë arsye ndodhi kjo?

Një prej mendimtarëve më të mëdhenj i cili ka menduar në lidhje me këtë çështje, është mendimtari iranian Morteza Motahari. Morteza Motahari në lidhje me këtë ka thënë: "Njëherë themi kush e vrau Aliun dhe njëherë themi çfarë e vrau Aliun? Nëse themi kush e vrau Aliun? Natyrisht se përgjigja është Abdurrahman ibn Mulxham Muradi, ndërsa nëse themi "çfarë e vrau Aliun?" Duhet përgjigjur: "ngurtësia, mendja e thatë dhe shenjtëria e thatë!" Mendimi i ngurtë ose ngurtësia mendore, konsiderohet kërcënimi më i madh për shoqërinë dhe mendimin islam nga pikëpamja e Morteza Motaharit. Grupi Khavarixh dhe vrasësit e Imam Aliut (a.s.), përbëjnë një prej shembujve të këtij rreziku të madh. Shenjat e jetës dhe pranisë së moralit të Khavarixhëve gjithmonë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë akoma, ashtu siç vërehen edhe në botën e sotme shenjat e mendimit të khavarixhëve. Çfarë do të thotë ngurtësia mendore dhe morali i khavarixhizmit? Cilat janë shenjat e këtij fenomeni? Çilët janë shembujt e tij? Për çfarë arsye ky lloj i të menduarit është i rrezikshëm deri në këtë masë dhe përse gjithnjë duhet të mendojmë rreth tij?

Sipas Morteza Motaharit, "ngurtësia, mendja e thatë dhe shenjtëria e thatë" janë faktorë që kanë shkaktuar një tragjedi aq të madhe si terrori dhe vrasja e Imam Aliut (a.s.) në mihrabin e adhurimit, prandaj ky është pikërisht ai rrezik i cili kërcënon gjithmonë shoqërinë njerëzore. Arsye dhe besimi fetar janë dy krahët për fluturimin e njeriut ose të një shoqërie drejt lumturisë dhe përkryerjes. Fluturimi me asnjërin prej këtyre dy krahëve në mënyrë të vetme, nuk është i mundur për njeriun. Ibn Abul-Hadid thotë: "Nëse dëshironi ta kuptoni se çfarë është ngurtësia dhe injoranca, po ua tërheq vëmendjen në këtë çështje se vrasësit e Imam Aliut (a.s.) kur vendosen që ta kryejnë këtë veprim, me qëllim të veçantë e zgjodhën ditën e 19-të të muajit të Ramazanit. Ata thanë: "ne dëshirojmë ta adhurojmë Zotin dhe pasi dëshirojmë të kryejmë një vepër të mirë, atëherë më mirë është që këtë vepër ta bëjmë në një prej netëve më të mëdha që të marrim shpërblim më të madh". (Përmbledhje veprash, v.21, f.93). Vrasësit e Imam Aliut (a.s.), nuk ishin njerëz të pa fe dhe ata nga përkushtimi i madh në anën sipërfaqësore të fesë, kryesin e mëkateve të mëdha e shpallnin jobesimtar! Kjo është pikërisht ajo që në përgjithësi e ka bërë moralin e tyre të rrezikshëm dhe të tmerrshëm. Siç duket ajo që aktualisht pas shumë shekujve, bota islame akoma vuan nga ajo, përsëri është ekzistenca e atij mendimi i cili rezultoi me vrasjen e Imam Aliut (a.s). Ndoshta mund të thuhet se takfiristët të cilët kanë rrënjë në të menduarin e sektit të devijuar të vehabizmit, janë një formë e re e grupit Khavarixh. Takfiristët sot me pretekste të pabaza, shumicën e myslimanëve si shiitë ashtu edhe sunitë, po i shpallin jobesimtarë dhe për këtë arsye kanë lyer duart me gjakun e umetit mysliman.

Mendimtari Morteza Motahari në librin "Xhazebe va Dafe'e Ali" (Tërheqja dhe Dëbimi i Aliut (a.s.)), duke shpjeguar shenjat e mendimit Khavarixh, thotë: "Khavarixhët kishin moral luftarak dhe sakrifikues. Ata bënin përpjekje të mëdha në rrugën e idesë dhe bindjes së tyre. Ata ishin njerëz ibadetxhinj (adhurues), natën e kalonin duke adhuruar dhe nuk kishin kurrfarë dëshire për botën materiale! Mirëpo ata ishin njerëz injorantë dhe të paditur, prandaj për shkak të injorancës dhe paditurisë ata nuk kuptonin të vërtetat dhe i interpretonin keq ato. Ata, gjithashtu ishin njerëz shkurtpamës dhe me vështrim të ngushtë. Ata, Islamin dhe myslimanizmin e kishin burgosur brenda katër mureve të mendimit të tyre dhe pretendonin se të gjithë e kuptojnë keq atë ose nuk e kuptojnë fare dhe për këtë arsye të gjithë shkojnë në ferr. Shfaqja e një mendimi të tillë, është rezultat i largimit nga arsyeja dhe logjika në të kuptuarin e fesë dhe rezultatet e tij për shoqërinë janë shumë të dëmshme.

Imam Aliu (a.s.) duke iu drejtuar Khavarixhëve, thotë: "Me të vërtetë ju jeni njerëzit më të këqij. Ju jeni shigjeta në duar të djallit i cili po shfrytëzon qenien tuaj për të goditur objektivat e tij dhe nëpërmjet juve, ai i fut njerëzit në dyshime dhe dilema!". (Nahxhul-Belagha, ligjërata e 125). Khavarixhët u shndërruan në një mjet në duar të pushtetarëve të padrejtë dhe me fjalë të tjera, rreziku i injorancës së njerëzve dhe i grupeve të tilla është më i madh nga ky aspekt se ata bëhen vegël në duar të njerëzve të zgjuar dhe intrigues, si dhe pengesë në rrugën e njerëzve të mirë të shoqërisë islame. Hipokritët e pa fe gjithmonë inkurajojnë dhe i shfrytëzojnë të shenjtorët e marrë kundër interesave islame. Këta bëhen shpatë në duart e tyre dhe shigjetë në harqet e tyre". (Përmbledhje veprash Motahari, v.16, f. 323). Ata të cilët nuk mund ta duronin drejtësinë dhe sinqeritetin e Imam Aliut (a.s.) dhe ata të cilët për shkak të pranisë së Imam Aliut (a.s.) nuk mund të shfrytëzonin pushtetin dhe arkën shtetërore për interesat e tyre, shfrytëzuan më së shumti ekzistencën e grupit Khavarixh për ta vrarë Imam Aliun (a.s.) dhe në këtë mënyrë realizuan qëllimet e tyre. Është interesant fakti se mendimi i khavarixhizmit, edhe sot ka të njëjtat rezultate. Takfiristët të cilët e quajnë vetën myslimanë dhe të tjerët jobesimtarë, aktualisht janë shndërruar në një vegël në duart e jobesimtarëve për të vrarë në mënyrë masive myslimanët. Një vështrim në gjendjen e umetit islam në Siri, Irak, Jemen dhe në vendet e tjera, vërteton më së mirë këtë ide.

Sipas fjalës së Imam Aliut (a.s.) në Nahxhul-Belagha, pasoja e dytë e rrezikshme që sjell lëvizja e Khavarixhëve, është krijimi i përçarjes dhe devijimit në mesin e shtresave të thjeshta të shoqërisë. Khavarixhët për shkak të lidhjes me motot fetare dhe zbatimit sipërfaqësisht të dispozitave të Sheriatit Islam, i mashtrojnë të tjerët dhe për këtë arsye lufta kundër tyre është xhihadi më i vështirë. Imam Aliu (a.s.) moralin e khavarixhizmit e quan "tërbim nga uji" që atëherë konsiderohej si një sëmundje epidemike dhe shumë e rrezikshme dhe thotë: "Për shkak të veprave sipërfaqësore mashtruese të Khavarixhëve, askush përveç meje nuk kishte guximin ta luftonte këtë grup përçarës!" (Nahxhul-Belagha, ligjërata 92). Pikërisht për këtë arsye Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Vetëm unë isha ai që kam kuptuar me të drejtë rrezikun e madh që e kërcënonte Islamin nga ky grup i shenjtorëve të thatë! Gjurmët e sexhdes mbi ballin e tyre, rrobat asketike të tyre, gjuha e tyre gjithmonë në përmendjen e Zotit dhe as bindjet e tyre të forta, nuk arritën ta pengojnë vigjilencën time të drejtë ndaj Islamit! Unë isha ai që e kuptova se nëse ky grup do të përhapet, të gjithë do t'i përfshijë në sëmundjen e tij dhe bota islame do të kaplohet nga ngurtësia dhe mendimi i ngurtë dhe nga një vështrim sipërfaqësor që do ta shkatërrojë Islamin! A nuk ka thënë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s.: "Dy grupe më shkatërruan mua, dijetari i papërmbajtur në parime dhe injoranti i shenjtë".

Pra, ishte vetëm Imam Aliu (a.s.) ai i cili me të gjitha ato virtyte të pamohuara gjatë gjithë historisë së njerëzimit, mund ta zbulonte njëherë e përgjithmonë lëvizjen e përçarjes dhe ngurtësisë në historinë e njerëzimit, deri në atë masë saqë sot edhe pas 14 shekujve, myslimanët të kenë një standard dhe kriter të qartë për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta.

Selamet dhe përshëndetjet qofshin mbi Aliun (a.s.) në atë ditë që ka lindur në Qabe dhe në atë ditë që në mënyrë të padrejtë dhe jo burrërore, u martirizua në xhami dhe në atë ditë që do të ringjallet në botën tjetër me krenari dhe i nderuar!