Speciale kushtuar përvjetorit të vdekjes së imam Khomeinit (ra)
Imam Khomeini (ra) nuk ishte vetëm një politikan për kombin iranian dhe popujt myslimanë, por ai ishte një klerik i madh fetar, lider popullor, shembull i jetës së thjeshtë dhe simbol i përballjes me padrejtësitë dhe shtypjen. Si rezultat, kur kanë kaluar 28 vjet nga vdekja e tij, kujtimi i imam Khomeinit (ra) vazhdon të jetë i gjallë në zemrat e njerëzve.
Ndoshta kombi iranian në jetën e tij politike nuk ka përjetuar një ditë më të hidhur dhe më të trishtueshme sesa 4 qershori i vitit 1989. Kjo është dita kur kombi iranian, u nda me liderin e madh dhe largpamës dhe me themeluesin e Republikës Islamike të Iranit, imam Khomeinin (ra). Ai ishte një personalitet i lartë që pati ndikim të thellë dhe jetësor në historinë e Iranit dhe njëkohësisht në vullnetin e popullit duke krijuar shtetin e Republikës Islamike të Iranit me bazë islamin. Mirëpo imam Khomeini (ra) nuk ishte vetëm një politikan për kombin iranian dhe popujt myslimanë, por ai ishte një klerik i madh fetar, lider popullor, shembull i jetës së thjeshtë dhe simbol i përballjes me padrejtësitë dhe shtypjen. Si rezultat, kur kanë kaluar 28 vjet nga vdekja e tij, kujtimi i imam Khomeinit (ra) vazhdon të jetë i gjallë në zemrat e njerëzve.

Sot në një botë të mbushur me shtypje dhe padrejtësi, udhëzimet dhe mësimet e imam Khomeinit (ra) për tu përballur dhe për të bërë qëndresë kundrejt diskriminimit dhe agresionit, vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e duhur. Imami është i mendimit se që nga ajo kohë kur në këtë botë erdhi njeriu, u krijua edhe porta mes së drejtës dhe të padrejtës. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, islamin e cilëson rrugën më të mirë për tu përballur me shtypësit dhe padrejtësitë sepse mësimet e kësaj feje hyjnore, janë kundër shtypjes dhe ndriçojnë rrugën për njeriun. Imam Khomeini (ra) qartazi shprehet: Udhëzimet dhe mësimet tona fetare, ne na kanë caktuar rrugën. Ne me anë të këtyre mësimeve dhe nën lidershipin e madh të botës hazretit Muhamed (s.a.v.s), do të përballemi me të gjithë fuqitë të cilat synojnë të sulmojnë kombin tonë. Imam Khomeini (ra) duke u mbështetur në vlerat dhe mësimet islame, u përball me regjimin despotik Pahlavi, me Amerikën dhe me regjimin sionist dhe kurrë nuk iu nënshtrua padrejtësive dhe gjithmonë kërkonte përballjen me padrejtësitë dhe arrogantët.

Një prej karakteristikave më të larta të imam Khomeinit (ra) ishte trimëria dhe palëkundshmëria e tij në përballje me despotizmin vendas dhe hegjemonizmin botëror. Kjo karakteristikë e tij buron tek mbështetja dhe besimi që ai kishte në Zot. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, me gjithë shpirt ishte bindur për këtë ajet që thotë:
7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. (Suretu Muhammed)
Pikërisht për këtë imami në lëvizjen e tij kundër regjimit Pahlavi nuk u dorëzua kurrë dhe në përballje me hegjemonizmin amerikan asnjëherë nuk është frikësuar sepse fuqinë e vërtetë ai konsideronte Zotin dhe kishte besim se Zoti e mbronte atë dhe popullin e tij. Duke u mbështetur tek kjo fuqi e madhe, ai u bënte thirrje popujve të tjerë të botës që të përballen me hegjemonizmin amerikan dhe me despotizmin e brendshëm dhe u premtonte atyre fitore.
Mbështetja e dytë e imamit pas mbështetjes tek Zoti, ishte ajo tek populli. Imami ishte i mendimit se në kohën kur populli të jetë i vetëdijshëm dhe i bashkuar asnjë fuqi nuk mund të rezistojë përballë tij. Imam Khomeini (ra) lidhur me rolin e popullit në revolucionin islamik të Iranit ka thënë: Padyshim se sekreti i qëndrimit të revolucionit islamik është po ai sekret i fitores dhe sekreti i fitores është populli dhe brezat e së ardhmes. Dy prej bazave më kryesore të kësaj janë ambicia hyjnore dhe objektivi i lartë i shtetit islam dhe i unitetit të popullit në të gjithë botën. Imam Khomeini (ra) duke ndjekur Profetin e nderuar të Islamit (s.a.v.s), ishte pikërisht zbatim i ajetit të kuranit ku thuhet: Muhamedi (s.a.v.s) është i dërguari i Zotit dhe çdokush që është me të, është i ashpër dhe i rreptë përballë së keqes dhe i dashur dhe i urtë me njëri-tjetrin. Imami gjithmonë ka këshilluar funksionarët që të zgjidhin problemet dhe nevojat e popullit dhe ndaj popullit sillej si një baba. Populli nga ana e tij e donte shumë imamin dhe gjithmonë zbatonte udhëzimet dhe këshillat e imamit. Kjo lidhje mes imamit dhe popullit u vu re qartë gjatë lëvizjes për rrëzimin e Shahut dhe për të mbrojtur kombin gjatë agresionit të Sadam Huseinit kundër Iranit.
Imam Khomeini (ra) nga njëra anë ishe i rreptë me armiqtë e islamit dhe të popullit, mirëpo nga ana tjetër brenda ummetit islam gjithmonë theksonte për solidaritet, unitet dhe vëllazëri islame. Ai si popujve ashtu edhe qeverive u bënte thirrje për unitet dhe thoshte: Nëse qeveritë islamike, ato qeveri që kanë rezerva të shumta, nëse do të jenë të bashkuara dhe unike, nuk lind nevoja për asnjë vend apo fuqi tjetër. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu ka vënë në dukje se përveç armiqve të islamit, edhe disa qeveri dhe grupe të botës islame janë kundër unitetit dhe solidaritetit të myslimanëve me qëllim që në këtë mënyrë të plotësojnë interesat e tyre dhe të miqve të tyre perëndimorë. Imami ishte i mendimit se qeveria më e rëndësishme që në bazë të mësimeve të devijuara të vahabizmit mundohet të godasë dhe dëmtojë unitetin e myslimanëve, është qeveria e Arabisë Saudite. Si shembull imam Khomeini (ra) thotë; Në një kohë kur nga njëra anë ngrihet një zë i tillë për unitet, nga Hexhazi ngrihet zëri i një personi i cili thotë se festimi për Profetin është shirk. Unë nuk e kuptoj logjikën këtu? Pse është shirk? Sigurisht që ai person është vahabist. Vahabistët nuk pranojnë as besimtarët e tyre suni, aq më pak besimtarët shiitë. Të gjithë vëllezërit tanë suni, nuk i pranojnë ata.

Imam Khomeini (ra), ideologjinë dhe rrymën vahabiste e konsideron të devijuar dhe faktor të prapambetjes së myslimanëve. Sot shohim se ndjekësit e këtij sekti të dhunshëm dhe të palogjikshëm, po marrin jetën e njerëzve në Irak, afgani tan, Siri, Libi dhe Jemen dhe në realitet po shërbejnë në interes të armiqve të islamit. Imami lidhur me regjimin Al Saud dhe vahabizmin thekson: Sot myslimanët nuk e shikojnë se qendrat e vahabizmit në botë janë kthyer në baza të përçarjes dhe të spiunazhit. Këto qendra përhapin islamin e luksit, islamin Abu Sufian, islamin e mulave mbretërorë, islamin e së keqes dhe poshtërimit, islamin e parasë dhe forcës, islamin e mashtrimit dhe robërimit, islamin e pushtetit kapitalist dhe të shfrytëzimit të nevojtarit dhe me pak fjalë Islamin amerikan. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit ka folur mbi tradhtinë e sauditëve ndaj botës islame, sikur të ishte sot dhe sikur i shikonte me sytë e tij. Imam Khomeini (ra) në një mesazh të tij lidhur me vrasjen e pelegrinëve myslimanë në Mekë ka thënë: Myslimanët nuk dinë se ku ta çojnë këtë dhimbje të krijuar nga Al Saud i cili ka garantuar Izraelin se armët e veta nuk do t’i përdorë kundër tij dhe për të vërtetuar këtë premtim, regjimi Al Saud ndërpreu marrëdhëniet me Iranin.
Imam Khomeini (ra), me gjithë vështirësitë dhe pengesat e shumta dhe përkundër vahabizmit të devijuar saudit, në Iran arriti të ngre një shtet demokratik dhe të gjallë. Republika Islamike e Iranit pas 38 vitesh të jetës së saj, më 19 maj organizoi masivisht dhe në mënyrë demokratike zgjedhjet presidenciale dhe të këshillave islamikë të qyteteve dhe fshatrave, zgjedhje të cilat janë ëndërr për popullin e Arabisë Saudite dhe të shumë vendeve monarkiste në jug të Gjirit Persik. Imam Khomeini (ra) duke u mbështetur në parimet dhe dispozitat islame dhe tek besimi i madh që kishte tek populli, që në fillim punët ia besoi popullit dhe ia la në dorë popullit që të zgjedhë me anë të votës. Ajetollah Khamenei, pasuesi i imam Khomeinit (ra), lidhur me pikëpamjet e imamit mbi popullin thotë: Në kohën kur imami fliste për popullin, fjalët e tij nuk buronin nga ndjenjat apo ashtu siç bëjnë disa krerë shtetesh në vendet e tjera që pretendojnë se janë popullorë, por ishin fjalë nga vlerësimi që imami i bënte popullit të tij. Janë të paktë ata njerëz që si imami, flasin me gjithë shpirt dhe zemër për popullin, sepse imami kishte besim dhe bindje tek trimëria dhe besimi i popullit.
Zia që u mbajt në ceremoninë e pashoq të varrimit të imamit Khomeinit (ra) në realitet ishte falënderimi i popullit për shërbimin që ai lider i madh me sinqeritetin më të madh i ka bërë popullit të vet. Kjo lidhje e thellë dhe shpirtërore mes imamit dhe popullit, është bërë shkak që edhe sot pas 28 vitesh mendimet dhe udhëzimet e imamit të përhapen jo vetëm në Iran por në të gjitha vendet e tjera të botës.