Amerika shkelëse e të drejtave të njeriut
(last modified Tue, 04 Jul 2017 10:45:50 GMT )
Korrik 04, 2017 12:45 Europe/Tirane

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut ka theksuar lirinë fetare. Ky dokument, i cili është me rëndësi të madhe për vendet perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, thekson se individët janë të lirë të ndjekin fetë dhe adhurimin dhe se qeverive nuk u lejohet të kufizojnë qytetarët.

Megjithatë, përkundër faktit se Perëndimi i përmbahet parimit të lirisë fetare, në një numër vendesh besimet fetare shpesh janë shkelur ndaj një grupi të ndjekësve fetarë. Për shembull, për shumë vite, hebrenjtë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë luftuar aq shumë sa qeveritë evropiane të krishtera në gjysmën e fundit të shekullit vendosën të vrasin hebrenjtë dhe kostot e pastrimit racor të tyre në Evropë u janë imponuar myslimanëve palestinezë në tokat islamike në Azinë Perëndimore .

Natyrisht, veprimtaria e amerikanëve ka qenë më e favorshme se evropianët në trajtimin e çështjes së diversitetit fetar. Ndryshe nga Evropa, ku paragjykimet fetare dhe racore shkaktuan fatkeqësi të tmerrshme, si Luftërat e Parë dhe e Dytë Botërore, në Amerikë, besimtarët fetarë jetonin së bashku deri në ngjarjen e 9 shtatorit 2001.

Sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington, e cila u nis nga një grup prej 15 shtetasish sauditë më 11 shtator 2001, iniciuan një raund të ri të islamofobisë brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, qeveria e SHBA nisi veprime të shumta kundër myslimanëve në mbarë botën pas ngjarjes së 11 shtatorit, duke përfshirë lëvizjet armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit, sulmin ushtarak kundër Irakut, mbështetjen për krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve dhe masa të tjera.

Megjithatë, ajo që inkurajoi Shtetet e Bashkuara dhe më pas Evropën për të zbatuar islamofobinë në mënyrë sistematike dhe të koordinuar, ishte transplantimi i fenomenit të terrorizmit në emër të Islamit. Me pretekstin se myslimanët dhe autorët e ngjarjes terroriste të 11 shtatorit ishin një grup i ashtuquajtur mysliman, qeveria amerikane nisi një kryqëzatë të re kundër myslimanëve, ashtu siç ka thënë edhe ish presidenti George W. Bush.

Nga disa zyrtarë dhe politikanë amerikanë, Islami shihej si sinonim i terrorizmit dhe myslimanët u prezantuan si bombardues terroristë të cilët duhej të luftoheshin. Në këtë mënyrë, myslimanët në Shtetet e Bashkuara u vunë në shënjestër nga ekstremistët radikalë anti-islamikë. Në 15 vitet që nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, ka pasur shumë raporte për sulme fizike dhe fyese ndaj myslimanëve, veçanërisht ndaj atyre myslimanëve që kanë respektuar ritualet fetare si hixhabin islamik.

Në një nga shembujt më të fundit të akteve anti-islamike në Shtetet e Bashkuara, është rasti kur një njeri që kishte hipur në një tren në shtetin e Oregonit ofendoi dy gra të veshura me hixhab, por agresori u përball me reagimin e një numri burrash jo-myslimanë. Anti-islamiku gjithashtu sulmoi protestuesit me thikë dhe i plagosi disa. Ky veprim, megjithëse u dënua nga të gjithë aktivistët e të drejtave civile dhe grupet e shoqërisë civile, megjithatë, përsëri tregoi se Islamofobia është infiltruar fuqishëm në shoqërinë amerikane. Vitet e propagandës kundër Islamit dhe gjoja ngjashmëria e myslimanëve me terroristët, kanë bërë që një grup njerëzish të rrymave radikale dhe ekstremiste ta konsiderojnë Islamin si terrorizëm dhe të godasin myslimanët.

Ndërkohë, krimet e tmerrshme që një grup kriminal po i bën kundër myslimanëve dhe jomyslimanëve në mbarë botën gjoja nën emër të islamit,  ka qenë efektive në nxitjen e ndjenjave anti-islamike në Perëndim. Ndërkohë udhëheqësit fetarë dhe figurat socialo-politike të të gjitha feve dhe medhhebeve islamike kanë dënuar ashpër të gjitha aktet e terrorizmit dhe vrasjen e civilëve.

Statistikat tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit, numri i viktimave myslimane të sulmeve terroriste dhe vrasjeve nga grupet terroriste që pretendojnë të jenë myslimanë është shumë më tepër se numri i viktimave jo-myslimane. Megjithatë, rrymat radikale në Perëndim po përpiqen t’i paraqesin myslimanët si terroristë. Edhe para sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ata kanë shkruar libra dhe artikuj të tillë si libri i diskutueshëm i "betejës së qytetërimeve" për të vënë fetë në luftë dhe kontradiktë me njëri-tjetrin dhe për të gjetur justifikime për zgjerimin e hegjemonizmit perëndimor dhe kufizimin e bllokut lindor.  Këto përpjekjet sot  kanë krijuar një botë të ekstremizmit anti-perëndimor dhe anti-islamik.

Propaganda dhe presioni psikologjik mbi myslimanët në Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet se janë në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut, është intensifikuar tejmase nga një vit më parë. Arsyeja për këtë ishin sloganet e diskutueshme dhe premtimet e Presidentit Donald Trump gjatë dhe pas fushatës zgjedhore. Trump për të përfituar sa më shumë nga grupet e pakënaqura në Amerikë, gjatë fushatës elektorale këmbënguli në sulmet dhe fyerjet ndaj pakicave, duke përfshirë meksikanët dhe myslimanët.

Trump i quajti meksikanët një grup kriminal dhe me anomali seksuale dhe premtoi të parandalonte hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Kandidati republikan, pas futjes në Shtëpinë e Bardhë, zbatoi deklaratat e tij dhe nënshkroi një dekret në javën e parë të Shtëpisë së Bardhë, e cila pengoi hyrjen e disa myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i Shteteve të Bashkuara imponoi urdhrin e ndalim udhëtimit për më shumë se pesëdhjetë milionë qytetarë myslimanë dhe jo-myslimanë të disa shteteve islamike, pa pasur një dëshmi të fortë të rrezikshmërisë së tyre. Pas urdhrit të papritur, në aeroporte dhe ambasadat e Shteteve të Bashkuara u krijua kaos gjë që shkaktoi një krizë të madhe në këtë vend.

Punonjësit e doganave penguan hyrjen e grave, burrave, fëmijëve dhe të moshuarve me një leje qëndrimi (Green Card) ose një vizë të vlefshme në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre njerëzve u arrestuan për orë të tëra në aeroporte dhe dogana dhe madje u arrestua edhe një fëmijë pesëvjeçar iranian. Disa nga këta njerëz, si një fëmijë tjetër iranian, kishin udhëtuar për kurim në Shtetet e Bashkuara, për që ata nuk lejuan të futen në territorin amerikan.

Këto sjellje të tensionuara kundër myslimanëve, nga njëra anë, çuan në një valë solidarizuese  për këta njerëz dhe nga ana tjetër, intensifikoi atmosferën e islamofobisë në Shtetet e Bashkuara. Përveç protestave të aktivistëve socialë dhe avokatëve që kishin luftuar kundër urdhrit të Trump, një grup ekstremistësh dhe protestuesish duke u mbështetur në veprimet e ISIS dhe të ndjekësve të këtij grupi terrorist,  dolën pro kufizimeve ndaj myslimanëve. Pas disa muajsh polemika, ata vazhdimisht nxitën urrejtjen ndaj myslimanëve dhe krijuan një mjedis më të vështirë për myslimanët amerikanë dhe qytetarët e vendeve islamike në Shtetet e Bashkuara dhe shembulli më i qartë është kur një burrë ofendoi dhe sulmoi dy gra myslimane në tren, vetëm për shkak se ato pretendonin për lirinë e veshjes islame në Amerikë.

Përndjekja e ndjekësve të feve, sidomos të feve siç është Islami, që ka më shumë se një e gjysmë miliardë besimtarë në të gjithë botën, nuk është në përputhje me asnjë nga parimet dhe rregullat e të drejtave të njeriut. Megjithatë, qeveria e Shteteve të Bashkuara, në forma të ndryshme, ka shpërndarë në mënyrë vullnetare ose pa dashje islamofobinë brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse qeveria amerikane ka dënuar akte të tilla në disa nivele, siç janë sulmet terroriste në tokat islame apo sulmet ndaj myslimanëve në vendet perëndimore, për shkak se ajo  në formë të drejtpërdrejtë dhe indirekte ka bërë ngjashmërinë midis myslimanëve dhe grupeve terroriste si Al-Kaida dhe ISIS, qeveria amerikane ka një rol të pakundërshtueshëm në përhapjen e islamofobisë në botë dhe si e tillë shkel të drejtat njerëzore të miliona besimtarëve të fesë islame.

Ndërkohë, përveç qeverisë së SHBA, grupet joqeveritare si media, lobet dhe organizatat ekstremiste gjithashtu luajnë një rol të madh në shkeljen e të drejtave të njeriut të myslimanëve. Në vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur pikërisht kjo, vend që është ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në botë.