Hendeku në rritje midis BE dhe Turqisë dhe paralajmërimi i SHBA
(last modified Sun, 04 Oct 2020 11:41:44 GMT )
Tetor 04, 2020 13:41 Europe/Tirane
  • Hendeku në rritje midis BE dhe Turqisë dhe paralajmërimi i SHBA

Marrëdhëniet BE-Turqi në periudhën pas grushtit të shtetit të vitit 2016 kanë qenë gjithmonë të tensionuara dhe të ndara, duke çuar në pezullimin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Brukseli ka marrë një qasje kritike ndaj politikës së brendshme dhe zhvillimeve në lidhje me transformimin e sistemit politik të Turqisë nga ai parlamentar në atë presidencial. Kohët e fundit, ndërhyrja ushtarake e Ankarasë në luftën civile në Libi ka bërë që BE dhe Turqia të devijojnë edhe më tej. Sidoqoftë, veprimet e Ankarasë gjatë dy viteve të fundit në misionin e kërkimit të gazit në Mesdheun lindor dhe Detin Egje, të cilat kanë provokuar protesta të forta nga Qiproja dhe Greqia rreth operacioneve të tyre të kërkimit brenda zonës ekskluzive ekonomike të dy vendeve, kanë çuar në rritje të tensioneve midis dy palëve. BE ka marrë një qëndrim të plotë dhe vendimtar në favor të Greqisë dhe Qipros dhe ka kërcënuar Ankaranë me sanksione të gjera nëse këto misione vazhdojnë.  Duke qenë se Greqia dhe Qiproja janë të përfshira drejtpërdrejt në një mosmarrëveshje detare me Turqinë mbi kërkimin dhe nxjerrjen e gazit nga burimet e shtratit të detit, Brukseli këmbëngul të mbështesë që të dy vendet anëtare të unionit.  Më herët në 2019, Bashkimi Evropian i quajti veprimtaritë kërkimore të Turqisë "të paligjshme" dhe paralajmëroi Ankaranë se ishte gati të "përgjigjej në mënyrë të prerë" nëse nuk ndalte operacionet e saj të kërkimit. Zyrtarë të lartë të BE, si dhe disa udhëheqës evropianë, veçanërisht presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë mbështetur haptas Athinën dhe kanë paralajmëruar Ankaranë duke i kërkuar të mos vazhdojë qasjen e saj aktuale.

Në një deklaratë të paparë më 6 shtator 2020, shefi i politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrell përshkroi arsyet e veprimeve të fundit të Turqisë, duke thënë se Turqia po kërkonte të rivendoste ish-perandorinë e saj.  Duket se Borrell i referohet përpjekjes së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të rivendosur ndikimin turk në ish-perandorinë Osmane brenda kornizës së teorisë neo-Osmane. Ai gjithashtu iu referua lëvizjeve të fundit të Turqisë në rajonin e Mesdheut lindor dhe theksoi se vendosja e sanksioneve ndaj Ankarasë është një nga mënyrat më efektive për të penguar Turqinë.  Më parë, më 28 gusht, Borrell njoftoi se Bashkimi Evropian po përgatiste një listë sanksionesh kundër Turqisë, të cilat mund të përfshinin individë, anije ose përdorimin e porteve evropiane nga Turqia dhe sanksione mbi ekonominë turke. "Këto sanksione do të përqendrohen në ato aktivitete që ne i dimë se janë të paligjshme", tha ai. Megjithatë, ai theksoi se Bashkimi Evropian së pari dëshiron bisedime që të ulen tensionet midis Greqisë dhe Turqisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu bëri një deklaratë të mprehtë më 28 gusht ku tha se vendet anëtare të BE ishin të përkushtuara për të mbështetur Greqinë kundër Turqisë.    Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjithashtu tha se çështja e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë do të konsiderohet në një takim të ardhshëm të Këshillit Evropian dhe se një seri e plotë masash kundër Turqisë mund të miratohet.  Më parë, zyrtarët grekë u takuan me udhëheqësit e BE për të bërë thirrje për sanksione kundër Ankarasë me pretendimin për shkeljen e kufijve detarë në Mesdheun lindor. Shkallëzimi i presionit të BE ndaj Turqisë ka provokuar një reagim të mprehtë nga Ankaraja, ku Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë të saj kritikoi sanksionet evropiane kundër vendit për shkak të tensioneve me Greqinë për kërkimin dhe nxjerrjen e burimeve të gazit në Mesdhe dhe tha: "Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autoritet të kritikojë përpjekjet e Turqisë për të zbuluar burimet e energjisë dhe të kërkojë ndaljen e tyre." Në një bsiedë të fundit me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje që BE të jetë neutrale në mosmarrëveshjen aktuale midis Turqisë, Greqisë dhe Qipros. Por faktet tregojnë se BE mbështet plotësisht këto dy anëtare të jugut të Evropës. Sulmet e fundit verbale midis Erdogan dhe Macron, presidentët e Turqisë dhe Francës, gjithashtu kanë shtuar tensionet aktuale midis BE dhe Ankarasë. Toni agresiv i Ankarasë ndaj Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve të tij dhe disa udhëheqësve evropianë ka provokuar kritika të forta nga BE-ja dhe paralajmërimit të saj ndaj Turqisë. Përshkallëzimi i tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe pozicioni i Ankarasë se ajo do të qëndrojë e vendosur në pretendimet e saj detare dhe do të tregojë fuqinë e saj ushtarake, i ka vendosur të dy vendet anëtare të NATO-s në prag të konfrontimit ushtarak. Sigurisht, Franca, si anëtari i dytë më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, ka ndërmarrë një mbështetje të fortë politike dhe ushtarake për Athinën.

Në qëndrimin e fundit, një zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, të enjten (më 17 shtator) tha se blloku i bëri thirrje anijes turke Yavuz që është angazhuar për të eksploruar dhe hulumtuar për burime energjie në Mesdheun lindor, të largohet nga territori detar i Qipros. Sipas tij, vazhdimi i pranisë së anijes eksploruese Yavuz do të rrisë tensionet dhe paqëndrueshmërinë në Mesdheun Lindor. Të Mërkurën (më 16 Shtator) në fjalimin e saj vjetor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Lain gjithashtu paralajmëroi në Turqinë rreth përpjekjes për të frikësuar Greqinë dhe Qipron ndërsa tensionet në Mesdheun lindor vazhdojnë të rriten. Duke deklaruar se Ankaraja është një partner kryesor në administrimin e punëve të rëndësishme për azilkërkuesit, ajo paralajmëroi se asnjë nga këto nuk mund të ishte një justifikim ndaj përpjekjes për të frikësuar fqinjët. Ndërkohë Turqia ka kritikuar vendimin e fundit të Parlamentit Evropian në shenjë solidariteti me Greqinë dhe Qipron rreth tensioneve të fundit në Mesdheun lindor. Ministria e Jashtme turke në një deklaratë të saj theksoi: "Rezoluta jo-detyruese dhe joreale e 17 Shtatorit 2020 e Parlamentit Evropian, e miratuar vetëm për hir të solidaritetit të Bashkimit Evropian dhe interesave cinike të disa vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, në shumë aspekte është e papranueshme.  Parlamenti Evropian humbet besueshmërinë e tij me mbajtjen e anës dhe trajtimin e tij të padrejtë. As parlamenti, as Bashkimi Evropian, as ndonjë anëtar i këtij organi, nuk ka autoritetin për të përcaktuar kufijtë dhe territorin e vendeve të tjera. Deklarata theksoi gjithashtu se Ankaraja kishte vepruar me arsye të shëndoshë përballë sjelljeve anormale dhe shtoi: "Turqia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore në përputhje me ligjin ndërkombëtar". Deklarata theksoi se Turqia gjithmonë ka dashur bashkëpunim dhe dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Tensionet aktuale midis Turqisë dhe Greqisë janë intensifikuar që nga gushti i vitit 2020 me fillimin e kërkimit për gaz nga Turqia pranë brigjeve të Greqisë në Mesdheun lindor. Gjatë misionit, anija kërkimore turke Uruc Reis, së bashku me anijet luftarake, po kërkonte për fusha të mundshme gazi në brigjet jugore të Turqisë, pranë ishujve grekë shumë pranë bregdetit turk në Detin Egje. Pas disa vite ndërprerjeje, Ankara rifilloi operacionet e kërkimit dhe shpimit në këtë zonë, duke riafirmuar të drejtën e saj për ta bërë këtë. Eksplorimi turk ka hasur në një përgjigje të mprehtë kundërshtuese nga zyrtarët grekë. Sipas Athinës, zona ku Turqia po kryen operacione kërkimore është brenda zonës ekonomike monopole të Greqisë. Në anën tjetër presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në përgjigje të një stërvitjeje të përbashkët ushtarake nga Greqia, Qiproja, Italia dhe Franca e mbajtur nga e Mërkura në të Premte (26-28 Gusht) pranë zonave të kërkimit të gazit në Mesdheun lindor tha se vendi i tij nuk tërhiqet nga misioni i eksplorimit për naftë dhe gaz në Mesdhe. Për shkak të insistimit të të dy palëve në pozicionet e tyre, këto vende tani praktikisht janë rreshtuar ushtarakisht në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor dhe duke mbajtur stërvitje detare dhe ajrore paralajmërojnë njëri-tjetrin për veprimet e tyre. Në mes të përballjes së Turqisë me Greqinë dhe Qipron, Ministria Turke e Mbrojtjes njoftoi më 11 shtator se do të zhvillonte një stërvitje tre-ditore nga e shtuna në të hënë (12-14 shtator), pranë bregdetit të Qipros me municione reale.  Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë grekë njoftuan blerjen e avionëve luftarakë Rafale, helikopterëve dhe silurëve për të forcuar mbrojtjen e vendit kundër kërcënimit turk. Sipas Mehmet Ali Guler, një ekspert politik turk, mundësia e një konflikti ose lufte midis Turqisë dhe Greqisë është e ulët sepse, përveç një pikëpamje të fortë nacionaliste, të dy vendet janë të vetëdijshëm se një konfrontim i tillë ushtarak do të ishte në dëm të të dy qeverive. Greqia nuk do të fitojë në rast konflikti; Nga ana tjetër, Turqia nuk do të fitojë konfliktin për shkak të rrethanave ndërkombëtare. Përveç kësaj, të dy vendet janë anëtare të NATO-s. Pasojat e mundshme të luftës turko-greke për kampin Atlantik janë më të mëdha se sa parashikohet.

Ankaraja pretendon se pas rënies së Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore dhe marrëveshjeve pasuese, Turqia u privua nga shumë zona dhe ishuj në Egje dhe Mesdheun Lindor. Kohët e fundit Erdogan tha se Ankaraja nuk do të pranonte më të mbetej e mbyllur në brigjet e saj. Prandaj, duke kryer operacione eksplorimi pranë dhe rreth ishujve Grekë në rajon dhe duke theksuar vazhdimin e saj, Ankara ka marrë praktikisht rrugën e konfrontimit me Greqinë dhe Bashkimin Evropian. Sipas Athinës, zona ku Turqia po kryen operacione kërkimore është brenda monopolit të Greqisë. Eksperti politik turk Sinan Oleg thotë:  Dallimet kryesore midis Athinës dhe Ankarasë janë të rrënjosura në dy çështje të rëndësishme; Rasti i parë i ndjeshëm i Qipros. Së dyti, diskutimi i pretendimeve për shelfin kontinental dhe diskutimi i ishujve që nuk janë identifikuar ende gjeografikisht dhe ligjërisht. Gjatë kësaj kohe, Turqia dhe Greqia kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e hapësirës së tyre ajrore dhe mosrespektimin e angazhimeve të palëve, duke shkaktuar tensione midis dy vendeve. Në të njëjtën kohë, tensionet aktuale e kanë shtyrë Ankaranë edhe më larg Bashkimit Evropian dhe kanë përshkallëzuar më shumë mosmarrëveshjet dypalëshe. Sipas ekspertit politik amerikan Joseph Hinks: Bashkimi Evropian qëndron fort pas Greqisë ... dhe ka paralajmëruar Ankaranë kundër zgjerimit të operacioneve të saj të kërkimit. Kjo ka çuar në rritjen e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht pas këmbënguljes së zyrtarëve të lartë turq në pozicionin e tyre. Qëllimi i Ankarasë është të vazhdojë operacionet e saj të kërkimit, jo vetëm për të rishikuar statusin ligjor të ishujve grekë në brigjet e Turqisë, por gjithashtu për të detyruar Bashkimin Evropian të mbështesë kërkesat e Ankarasë. Gjë që duket shumë e pamundur duke pasur parasysh qëndrimin e Brukselit në mbështetje të Greqisë dhe Qipros. Brukseli më parë i ka quajtur veprimet e kërkimit të Turqisë si "të paligjshme" dhe paralajmëroi Ankaranë se është gati t’i "përgjigjet në mënyrë të prerë" nëse ajo ndalon nuk operacionet e kërkimit. Sipas Mirkasem Momeni, një ekspert për çështjet turke:  Evropianët nëse duhet të japin një mbështetje publike, ata do të mbështesin Greqinë. Nga ana tjetër, nëse Turqia do të gjendet në një pozitë dobësie, ajo përsëri do të kërcënojë Bashkimin Evropian, duke u përqendruar tek çështja e azilkërkuesve. Ndërkohë, disa vende të BE kanë ndërmarrë hapa praktikë për të mbështetur Greqinë. Franca synon të shesë 10 aeroplanë dhe të transferojë 8 aeroplanë luftarakë të përparuar Rafale falas për Greqinë dhe madje ka dërguar njësi detare në rajon.

Ndërsa tensionet në Mesdheun Lindor midis Greqisë dhe Qipros nga njëra anë dhe Turqisë nga ana tjetër rriten, duke çuar në një qëndrim të qartë të BE-së dhe një paralajmërim për Ankaranë, Shtetet e Bashkuara tani janë bashkuar me Evropën dhe shprehën shqetësimin për veprimet e vazhdueshme të Turqisë në rajon. Gjatë një vizite në Qipro më 12 Shtator në një takim me presidentin qipriot , Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu shqetësim të madh lidhur me veprimet e Turqisë në Mesdheun lindor. Pompeo tha: Ne jemi thellësisht të shqetësuar për operacionet e vazhdueshme të Turqisë për të zbuluar dhe nxjerrë burimet energjetike në Mesdheun lindor. Sigurisht, Sekretari i Shtetit i SHBA gjithashtu theksoi nevojën për një zgjidhje politike të krizës aktuale dhe tha: "Vendet në rajon duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore dhe diplomatike duke përfshirë çështjet e sigurisë, energjisë dhe burimet detare." Në anën tjetër, presidenti qipriot Nikos Anastasiades duke u kërkuar Shteteve të Bashkuara të përballen me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun lindor, kërcënoi në mënyrë të nënkuptuar Turqinë së do ta padisë Ankaranë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.   Duke pasur parasysh ndasitë e fundit midis Turqisë dhe vendeve të Mesdheut lindor rreth aktiviteteve të kërkimit të naftës dhe gazit si dhe stërvitjeve detare, me gjithë vërejtjet e Pompeos në lidhje me nevojën për një zgjidhje politike për këto ndryshime, duket se Uashingtoni tani po merr një qëndrim kundër Ankarasë dhe praktikisht është futur brenda kornizës së pozicionit të vetëm të kampit perëndimor kundër Turqisë. Kjo mund të çojë në një përçarje midis Ankarasë dhe Uashingtonit, duke pasur parasysh ashpërsinë në rritje të Turqisë në ndjekjen e pretendimeve të saj detare në Egje dhe Mesdheun Lindor. Megjithëse Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë kërkuar të marrin një qëndrim relativisht neutral ndaj krizës së Mesdheut Lindor, situata tani duket se ka arritur një pikë ku, në këndvështrimin e administratës Trump, Turqia duhet të paralajmërohet rreth vazhdimit të veprimeve të saj në rajon. Ky pozicion i Uashingtonit sigurisht që do të shkaktojë pakënaqësi tek Ankaraja dhe natyrisht do të ketë një ndikim negativ në nivelin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.  Në fakt, Turqit shpresonin të fitonin mbështetjen politike të SHBA në konfliktin aktual, në të cilin Ankaraja është në njërën anë dhe Bashkimi Evropian në anën tjetër. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë luajtur një rol udhëheqës në NATO dhe kanë shumë interesa në mbajtjen e marrëdhënieve me vendet e Jugut të NATO-s, përfshirë Greqinë dhe Qipron, me sa duket hezitojnë të marrin një qëndrim pro-turk për të mos dëmtuar marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Evropian dhe anëtarët e NATO-s, marrëdhënie që tashmë janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Midis aleatëve evropianë të Uashingtonit, asnjë vend nuk e ka mbështetur Turqinë dhe nëse Uashingtoni dëshiron ta bëjë këtë, ai praktikisht do të jetë i vetëm në mbështetjen e pretendimeve të Turqisë. Duke pasur parasysh përgatitjet dhe veprimet e intensifikuara ushtarake të të dy palëve në konfliktin aktual, si dhe vendimin e BE për të vendosur sanksione ndaj Turqisë për shkak të vazhdimit të aktiviteteve të saj në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje, duket se është e nevojshme një përgjigje e qartë e BE-së. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh qëndrimin e qartë të Pompeos, Shtetet e Bashkuara besojnë se është Turqia ajo që si shkaktare e tensioneve aktuale, duhet të ndalojë veprimet e saj në këto dy zona detare. Sigurisht, Ankara beson se Bashkimi Evropian nuk do të vendosë sanksione ndaj Turqisë. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu të hënën (më 14 shtator) njoftoi se Ankaraja nuk pret që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të mosmarrëveshjes së saj me Greqisë në Mesdheun Lindor.

 

Tags