Të drejtat islame të njeriut
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i22261-të_drejtat_islame_të_njeriut
Në këtë edicion do të shqyrtojmë racionalizmin e çështjes së dënimit të barabartë dhe ekzekutimit me vdekje në të drejtat islame të njeriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2016 06:16 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të shqyrtojmë racionalizmin e çështjes së dënimit të barabartë dhe ekzekutimit me vdekje në të drejtat islame të njeriut.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Në edicionet e kaluara kemi folur rreth të drejtës për të jetuar dhe ndalimin e mohimit të kësaj të drejte. Treguam gjithashtu se Islami deri në çfarë mase i jep rëndësi të drejtës njerëzore. Kur'ani i shenjtë ngjalljen e një njeriu e konsideron të barabartë me ngjalljen e të gjithë njerëzimit dhe vrasjen e një njeriu e konsideron të barabartë me vrasjen e të gjithë njerëzve. Një prej dilemave dhe kritikave të kundërshtarëve të Islamit është çështja e dënimit të barabartë me veprën "kisas" ose ekzekutimi me vdekje. Pavarësisht se kuptimi i arsyes dhe filozofisë së dispozitave fetare nuk është gjë e lehtë, mirëpo është e mundshme që të paraqiten kriteret e përgjithshme të dispozitave. Në këtë edicion synojmë të shtjellojmë domethënien e ekzekutimit me vdekje në Islam.

Islami si një fe qiellore ashtu siç i jep rëndësi të madhe jetës së secilit njeri, padyshim se në një vështrim më të gjerë, ka një përkushtim më të madh edhe ndaj jetës shoqërore. Një prej shtyllave të jetës shoqërore, është siguria e jetës së individëve të një shoqërie. Feja islame ka paraparë shumë mësime për të përmirësuar brendësinë e njerëzve. Nëse një njeri zbaton mësimet fetare dhe morale islame në jetën e tij, kurrë nuk mendon as për keqtrajtimin e të tjerëve dhe as për vrasjen e njerëzve të tjerë. Megjithëkëtë, feja islame përkrahë këtij kontrolli të brendshëm, ka caktuar edhe një masë për kontroll të jashtëm si ndëshkim. Duke marrë parasysh faktin se të drejta për të jetuar është një prej të drejtave më të rëndësishme të secilit njeri, është e natyrshme që ndëshkimi i paraparë për vrasësin duhet të jetë një ndëshkim i rëndë dhe i ashpër. Në shoqërinë islame të gjithë myslimanët janë të barabartë dhe kanë përgjegjësi përballë mbrojtjes së jetës, pasurisë, nderit dhe dinjitetit të njerëzve dhe duhet të vetëpërmbahen nga agresiviteti ndaj njerëzve dhe nëse një individ i sulmon ata, për atë ekziston një dënim në këtë botë materiale dhe një dënim në botën tjetër. Ekzekutimi me vdekje nuk i përket vetëm Islamit, sepse ai ekziston edhe në fetë e tjera monoteiste dhe ka ekzistuar gjatë gjithë historisë në civilizimet e ndryshme. Islami ka dërguar ligjin për ekzekutim me vdekje në vend të hakmarrjes së verbër. Arabët e kohës së injorancës kishin traditë që nëse vritej një person nga fisi i tyre, merrnin vendim që të vrisnin nga fisi i vrasësit aq sa kishin mundësi dhe forcë. Kjo traditë ishte përhapur deri në atë masë saqë arabët ishin të gatshëm për vrasjen e një personi, të shkatërronin një fis të tërin. Islami me prurjen e ligjit për ekzekutim me vdekje, në radhë të parë ka parandaluar hakmarrjet e verbuara dhe pastaj gjykimin e vrasësit e ka dërguar në gjykatë. Nga ana tjetër, dënimi për gjakun është një e drejtë private dhe i përket pronarëve të gjakut. Prandaj, nëse pronarët e gjakut (familja e viktimës) kërkojnë ekzekutimin me vdekje, atëherë gjykatësi heton çështjen dhe pastaj përcakton dhe zbaton ndëshkimin. Çështje me rëndësi është kjo që ekzekutimi me vdekje nuk është i detyrueshëm dhe kjo do të thotë mund të ndodhë që familja e viktimës ta falin vrasësin ose të pajtohen që vrasësi të paguajë vetëm gjakun (do të thotë një shumë parash). Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë inkurajon familjen e viktimës për falje.

Arsye më e rëndësishme për vendosjen e ligjit për ekzekutim me vdekje në Kur'anin e shenjtë është caktuar mbrojtja e jetës së shoqërisë. Zoti i madhëruar në suren Bekare ajeti 179, në lidhje me filozofinë e ekzekutimit me vdekje thotë: "Për ju në ekzekutimin me vdekje ekziston jetë dhe gjallëri, o të zotët e mendjes! Ndoshta ju do ta ndiqni devotshmërinë". Kjo do të thotë se qëllimi i dënimit me vdekje nuk është ekzekutimi me vdekje, por jeta dhe gjallëria. Qëllimi është përmirësimi i çështjeve dhe kthimi i shoqërisë në gjendjen normale. Prandaj ky ajet kur'anor, i drejtohet trurit dhe mendjes së njerëzve dhe jo ndjenjave dhe emocioneve të tyre. Duke vështruar me vëmendje në ajetin kur'anor i cili ekzekutimin me vdekje e konsideron jetë dhe gjallëri, duhet thënë se qëllim kryesor është ekzistenca e dënimit të ekzekutimit me vdekje për vrasësin, por me patjetër nuk është për qëllim zbatimi i këtij dënimi. Kjo është për arsye se në vazhdim të ajetit, Zoti i madhëruar i prezanton familjes së viktimës rrugën e faljes dhe amnistisë. Feja e pastër islame në reagim ndaj krimeve i jep rëndësi dy parimeve të rëndësishëm, drejtësisë dhe mëshirës kurse gjithnjë në lidhje me krime të tilla, faljen dhe amnistinë e konsideron më të mirë se sa hakmarrjen. Përkushtimi në drejtësi është një prej domethënieve të dënimeve të rënda në Islam. Prandaj, sistemi penal i Islamit për ta vendosur drejtësinë dhe për ta zhdukur padrejtësinë, përballet me autorin e krimit në mënyrë që shoqëria të kthehet në gjendjen normale. Feja islame është fe e mendjes dhe ndjenjave racional dhe jo e emocioneve euforike dhe irracionale. Ekzekutimi me vdekje është parim, për arsye se zbatimi i tij siguron dhe garanton jetën e shoqërisë. Zbatimi i ekzekutimit me vdekje sipas islamit, mënjanon gjakderdhjen dhe guximin për kryerjen e vrasjes nga individë të rrezikshëm dhe me zbatimin e tij kurohen ndjenjat e lënduara të shoqërisë. Islami çdo lloj të çështjeve e ndjek me një vështrim realist dhe shqyrton të gjitha aspektet, ndërsa në çështjen e gjakut të personave të pafajshëm gjithashtu i shmanget ekstremitetit. Islami as ekzekutimin me vdekje nuk e paraqet si të vetmen rrugëzgjidhje dhe as faljen dhe pagesën e gjakut nuk e paraqet si të vetmen rrugë për dënimin e vrasësit. Kjo është për arsye se i pari shkakton dhunë dhe nxit ndjenjën e hakmarrjes dhe i dyti nxit guximin për përsëritjen e krimit. Islami e zgjedh një rrugë të tretë dhe e prezanton atë si dënim kryesor për vrasësin në mënyrë që askush të mos nxitet për të vrarë dikën tjetër. Nga ana tjetër, Islami e lë të hapur rrugën e faljes dhe kompensimit financiar për familjen e viktimës dhe inkurajon për faljen e vrasësit. Islami edhe për vrasësin e le të hapur rrugën e pendimit të vërtetë në mënyrë që të pastrohet nga mëkati i bërë.

Një prej arsye kryesore të kundërshtimit të ekzekutimit me vdekje është kjo që thonë se ekzekutimi me vdekje është në kundërshtim me ndjenjën humaniste dhe me moralin e civilizimit të sotëm i cili respekton të drejtën për të jetuar për të gjithë njerëzit. Ata argumentojnë se vrasja është një gjë e keqe, në këtë mënyrë edhe ekzekutimi me vdekje është veprim i keq. Në përgjigje ndaj këtyre duhet thënë se a janë të këqija të gjitha llojet e vrasjes? Një njeri i cili në vetëmbrojtje e vret një sulmues, a kryen një veprim të keq? Në luftë me armikun, a mund të gjykohet gjithashtu se vrasje është veprim i keq? Apo si është e mundur që gjatë ndjekjeve dhe arrestimit të kriminelëve dhe shkatërrimit të bandave, policisë i jepet leje që të vrasë? Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë, është kjo që të gjitha llojet e vrasjes janë veprim i keq. Prandaj, disa lloje të vrasjes janë të lejuara dhe janë në përputhje me drejtësinë. San Thomas, profesor i teologjisë, thotë: "Nëse shoqëria është e domosdoshme për jetën e llojit të njeriut, ajo duhet të gëzojë të gjitha të drejtat e duhura për tu mbrojtur përballë kërcënimeve të individëve të rrezikshëm. Argumentimi i kundërshtarëve të ekzekutimit me vdekje, nuk duket i drejtë. E drejta për të jetuar dhe gëzimi i lirisë janë dhuratë hyjnore për njeriun, mirëpo këta dy faktor janë të kufizuar me të drejtën e jetës së të tjerëve dhe me respektimin e lirisë së tyre, prandaj nëse këta dy faktor kalojnë kufijtë, atëherë mohohen nga individi dhe individi agresor duhet të dënohet". Kundërshtarët e ekzekutimit me vdekje thonë se ky dënim bëhet shkak që të vritet edhe një person tjetër, ndërkohë që mëshira dhe ndjenja dashurisë së njeriut kërkon që vrasësi të mos vritet. Në përgjigje themi se kjo është e vërtetë, mirëpo kjo nuk është një mëshirë dhe dashuri e pëlqyeshme ndaj njeriut, për arsye se çdo lloj mëshire nuk konsiderohet mirësi. Tregimi i mëshirës dhe dashurisë ndaj një vrasësi zemërguri i cili me lehtësi vret njerëzit dhe ndaj një personi kriminel që shkel ligjin dhe kryen agresivitet ndaj jetës, pasurisë dhe nderit të njerëzve, konsiderohet padrejtësi ndaj njerëzve të mirë. Prandaj nëse dëshirojmë që të sillemi me mëshirë dhe dashuri në mënyrë absolute dhe pa kurrfarë kushtëzimi, atëherë padyshim se krijohen shumë probleme në rendin shoqëror dhe jeta e njerëzve përballet me një rrezik të madh. Askush nuk mund ta mohojë këtë të vërtetë se ndëshkimi dhe dënimi si ekzekutimi me vdekje është i përzier me dhunë që në mënyrë qenësore është e papëlqyer dhe e padëshiruar për njerëzit, mirëpo për të realizuar qëllimet e larta dhe të ngritura, pranimi i kësaj çështje duket i logjikshëm. Nëse parandalimi i kriminelit nga kryerja e një krimi mund të bëhet me një faktor të jashtëm siç është dënimi ose frika nga dënimi i rëndë, natyrisht se ekzekutimi me vdekje mund të jetë më efikas se çdo lloj ligji tjetër dhe në këtë mënyrë do të reduktohet edhe niveli i krimeve. Natyrisht se ky qëllim nuk është i kushtëzuar me zbatimin e dënimit me ekzekutim në shoqëri, por ekzistenca e dënimit me ekzekutim në mënyrë të vetme mund të ndihmojë për realizimin e këtij qëllimi të rëndësishëm në shoqëri. Dënimi me ekzekutim parandalon vrasjen e njerëzve nga vrasësit e rrezikshëm dhe për shkak të rrezikut të përballjes me veprim të ngjashëm, pengon vrasjen e njëpasnjëshme. Me fjalë të tjera: sëpari, dënimi me ekzekutim është në favor të vrasësit, për arsye se nëse ai para kryerjes së vrasjes do ta dijë se në rast të kryerjes së vrasjes do të ekzekutohet me vdekje, nuk do ta kryejë këtë veprim. Sëdyti, dënimi me ekzekutim është në favor të viktimës, për arsye se ajo nuk do të mbetet në padrejtësi. Ekzekutimi me vdekje gjithashtu është në favor të familjes së viktimës, për arsye se me zbatimin e të drejtës së saj, ajo arrin në qetësi. Ekzekutimi me vdekje është edhe në favor të shoqërisë, për arsye se bëhet mësim për të tjerët dhe frika e tyre nga ekzekutimi me vdekje parandalon gjakderdhjen në shoqëri.