Dalja e Izraelit nga UNESCO, përpjekje për falsifikimin e historisë
Regjimi izraelit më në fund e braktisi organizatën e UNESCO-s, pasi bëri deklarata shpifëse ndaj organizatës, duke e quajtur atë një Titanik të zhytur, një organizatë e dominuar nga arabët dhe ISIS. Më parë, qeveria amerikane njoftoi gjithashtu se viti 2018 do të jetë viti kur SHBA do të largohet nga organizata e UNESCO-s.
Pas humbjes së rëndë dhe disfatës së madhe të regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara në votimin për Jeruzalemin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Benjamin Netanjahu i bëri thirrje Karmal Shama Kohen, ambasadorit të regjimit sionist në UNESCO për të braktisur UNESCO-n dhe dërgoi një mesazh duke thënë se regjimi sionist nuk do të ishte më anëtar i UNESCO-s që nga fillimi i vitit 2018. Ministria e Jashtme izraelite akuzoi OKB për sulme të vazhdueshme ndaj shtetit hebre. Në muajin tetor 2017, Netanajhu tha se Izraeli do të ndjekë shembullin e SHBA për tu larguar nga UNESCO. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka udhëzuar të dërguarit e Izraelit në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara për të njoftuar zyrtarisht tërheqjen e Izraelit nga organizata. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Emmanuel Nahshon tha se vendimi u bazua në kuadër të sulmeve sistematike të agjencisë kulturore të OKB-së mbi shtetin hebre. Sipas zyrtarëve izraelitë UNESCO ka tentuar në mënyrë të vazhdueshme të shkëpusë historinë hebreje nga toka e Izraelit. Kryeministri sionist, Netanjahu, e cilësoi organizatën si një teatër absurditeti, dhe akuzoi UNESCO-n se shtrembëron historinë e vendeve, në vend që ta ruajë atë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në 21 dhjetor në favor të një rezolute, jo detyruese, ku dënohet njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Uashingtonit. Nga 193 vende anëtare, 128 votuan pro kësaj rezolute dhe nëntë kundër, 35 vende vendosën të abstenojnë. Më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen e tyre nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, për të mbështetur regjimin okupator të Kudsit. Ky veprim u ndërmor nga Uashingtoni më 31 dhjetor 2017. Ajo që është e sigurt është largimi i Amerikës nga UNESCO nuk ishte për shkak të konsideratave kulturore ose trashëgimisë botërore. Në vitin 2011, UNESCO pranoi Palestinën si një anëtar të pavarur dhe SHBA në shenjë proteste ndërpreu ndihmën e saj financiare ndaj UNESCO-s.
Komiteti ekzekutiv i UNESCO-s, në maj 2016, ratifikoi një rezolutë duke kërkuar respekt për identitetin historik të Jeruzalemit duke dënuar regjimin sionist për shkelje të rezolutave ndërkombëtare në qytetin e Jeruzalemit të okupuar dhe në Rripin e Gazës. Në këtë rezolutë UNESCO deklaroi: “Qëllimi i përfshirjes së një fjalie në tekstin e rezolutës së organizatës, që i referohet Jeruzalemit si një qytet me identitetin e feve monoteiste- Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit - është të neutralizojë planet e regjimit sionist për jahudizimin e këtij qyteti”. UNESCO kritikoi regjimin sionist për kryerjen e operacioneve të gërmimit në pjesën lindore të Jeruzalemit, në pjesën e vjetër të qytetit, duke thënë se mënyra e sjelljes së regjimit të Tel Avivit ndaj qytetit të Gazës, ndaj varreve të profetëve në al-Khalil dhe ndaj varrit të Rachel në qytetin e Betlehemit, ishin në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare. Më pas, në takimin e 41-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në korrik 2017 në Krakov, Poloni, qyteti al-Khalil u regjistrua si një pjesë e Trashëgimisë Botërore në Palestinë. Në atë kohë, kryeministri izraelit Netanjahu sulmoi projekt-ligjin e UNESCO-s dhe e quajti vendimin e OKB-së "marrëzi". Ai njoftoi gjithashtu se do të shkurtojë 1 milion dollarë nga kuota e anëtarësimit të Izraelit në Kombet e Bashkuara pas vendimit të UNESCO-s, dhe do të përdorë këto para për të krijuar një muze për të prezantuar historinë e banorëve hebrenj në al-Khalil.
Në lidhje me ngjarjet e fundit, gazeta franceze Le Grand Soir shkruan: “Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) ishte organizmi i parë i OKB-së që pranoi Palestinën si një shtet anëtar. Por SHBA dhe Izraeli vendosën ta braktisnin këtë organizatë. Ishte e pamundur të imagjinohej diçka tjetër. Amerika dhe Izraeli tërhiqen nga një organizatë që thekson identitetin arab dhe islamik të Jeruzalemit dhe paligjshmërinë e okupimit të tij”. Statusi i qytetit të Jeruzalemit dhe e kompleksit të shenjtë të xhamisë Al-Aksa ka qenë në qendër të konfliktit për shumë vite. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë këto zona të pushtuara dhe kërkojnë që regjimi sionist të kthehet në kufijtë e luftës gjashtë-ditore të vitit 1967. Nga njëra anë, regjimi sionist dëshiron që Jeruzalemi të njihet si kryeqyteti i shtetit hebre dhe palestinezët gjithashtu po kërkojnë Jeruzalemit Lindor dhe ta regjistrojnë atë si kryeqytetin e tyre. Regjimi sionist gjatë shumë viteve dhe sidomos gjatë viteve të fundit është përballur me kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare përsa i përket banorëve origjinalë dhe historisë së vërtetë palestineze dhe nuk ka qenë kurrë në gjendje t'i përgjigjet me logjikë dhe fakte këtyre çështjeve. Nuk ka dyshim se xhamia al-Aksa ka qenë e rrezikuar nga sionistët për disa dekada. Xhamia al-Aksa zbulon një gënjeshtër të madhe mbi të cilën sionistët insistojnë. Përkundër viteve të shumta të gërmimit nën xhaminë e shenjtë, sionistët ende nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë një tempull dhe rrjedhimisht janë të zemëruar. Sot në këtë zonë është zbuluar një nga rrënojat më të lashta antike të botës, por pse nuk ka ndonjë gjurmë të tempullit të madh të ndërtuar nga Profeti Sulejman (as) në xhaminë al-Aksa? Përveç kësaj, kur kanë kaluar vetëm 70 vjet që nga formimi i regjimit sionist dhe duke pasur parasysh faktin se mbretëria e fundit hebreje u zhduk në shekullin e gjashtë para Krishtit, pretendimet e Netanjahut, të cilat e konsiderojnë Jeruzalemin si kryeqytetin 3 mijë vjeçar të hebrenjve, i besojnë vetëm budallenjtë. Kjo tregon se Izraeli nuk është një shoqëri moderne, por një shoqëri fisnore dhe retrogresive që vepron me parimet e saj brutale ndaj palestinezëve dhe është indiferente ndaj asaj çfarë thonë historia dhe dokumentet e dijetarëve.
Regjimi okupator sionist u tërhoq nga UNESCO në shenjë proteste, pasi dështuan të gjitha përpjekjet e tij për të parandaluar miratimin e rezolutave pro-palestineze. Me këtë regjim u solidarizuan Shtetet e Bashkuara, të cilat pezulluan të gjitha ndihmat financiare dhe ja tek i shohim të tërhiqen tërësisht nga organizata UNESCO dhe të provojnë se administrata e Trump është më sioniste se vetë sionistët. "Mëkati" më i madh i kryer nga kjo organizatë e respektuar ndërkombëtare, për të cilin ndëshkohet nga Amerika dhe Izraeli, është pranimi i shtetit të Palestinës si një anëtar i saj dhe miratimi në nëntor të vitit 2016 të xhamisë Al-Aksa si trashëgimi e pastër islame që nuk ka të bëjë asgjë me hebrenjtë dhe as me regjimin racist të tyre, si dhe dënimi i autoriteteve pushtuese izraelite për punimet e gërmimit që po kryen nën të, duke shënjestruar një pjesë të xhamisë Al-Aksa. Amerika, "udhëheqësja" e botës së lirë demokratike i refuzon këto rezoluta të lëshuara pas një votimi të lirë, të drejtë e transparent ku morën pjesë të gjitha shtetet anëtare të OKB. Ky shantazh i shpifur nuk do t'i terrorizojë shtetet anëtare të organizatës UNESCO dhe nuk do ta shfajësojë regjimin sionist nga krimet e luftës dhe praktikat e racizmit në territoret e pushtuara arabe. Ai ekspozon fytyrën raciste amerikane që anon kah regjimi sionist dhe krimet e tij në jahudizimin e qytetit të shenjtë dhe përpjekjen për të shkatërruar kishat dhe xhamitë arabe e islame. Le të tërhiqet regjimi sionist racist nga UNESCO-ja dhe le të bashkohet me liderin e racizmit, vrasjes dhe shkatërrimit në botë, Shtetet e Bashkuara. Nuk ka keqardhje për këtë veprim të shëmtuar. Bota është e bindur se statusi i organizatës dhe e ardhmja e saj do të jenë shumë më të mira nën hijen e mungesës së tyre. SHBA dhe regjimi sionist ishin si dhëmballët e infektuara dhe të kalbura mes dhëmbëve të shëndetshëm e solidë të UNESCO-s. Në fund, mund të theksohet se, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist po përpiqen të çrrënjosin çështjen palestineze nga mendjet e njerëzve, ata ende nuk mund ta eliminojnë atë, sepse kjo çështje është një e drejtë historike. Jeruzalemi është kibla e parë e myslimanëve dhe do të mbetet si një vend me identitet islamik.