Afganistani vendi më i keq për femrat dhe fëmijët
(last modified Sun, 07 Jan 2018 10:25:37 GMT )
Janar 07, 2018 11:25 Europe/Tirane

Në këtë emision do të njihemi mbi zhvillimet në Afganistan dhe sidomos mbi gjendjen e femrave dhe fëmijëve në këtë vend.

Megjithëse, pas vitit 2001 kur amerikan pushtoi Afganistanin, qarqet politike dhe ushtarake të Uashingtonit premtuan për krijimin e një strukture ideale shoqërore për popullin dhe veçanërisht për gratë dhe vajzat, mirëpo sot pas 16 vitesh ndryshimet themelore në strukturat politike dhe të sigurisë afgane, jo vetëm që nuk përmirësuan situatën për gratë dhe vajzat në këtë vend por e përkeqësuan atë edhe më shumë. Statistikat e lëshuara nga institucionet përkatëse japin fakte shqetësuese dhe tronditëse për gjendjen e pjesës më të varfër të komunitetit afgan.

Pasiguria në të gjitha krahinat e Afganistanit ka shkaktuar përdhunim dhe grabitjen e armatosur të grave dhe vajzave. Shumë nga viktimat e sulmeve të forcave të huaja, janë gratë dhe fëmijët. Shumë vajza afgane janë ende të privuara nga arsimimi i tyre për shkak të pasigurisë dhe paralajmërimeve të grupeve të dhunshme. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë në mesin e grave shtatzëna në botë është tek gratë afgane. Shumë pak gra në Afganistan janë të shkolluara dhe shumë pak prej tyre angazhohen në aktivitete politike dhe sociale dhe përballen me diskriminime dhe kërcënime të ndryshme. Vrasja e gazetarëve femra, vrasja e mësueseve dhe nxënëseve në shkolla, kërcënimet për vrasje, trafikimi i grave dhe fëmijëve, rritja e numrit të femrave që largohen nga shtëpia dhe shumë raste të tjera si këto, vazhdojnë të dominojnë në bashkësinë e grave në Afganistan.

Ndërkohë, qarqet perëndimore përpiqen të ndryshojnë realitetin në vend dhe pa përmendur dëmet e shumta që gratë dhe vajzat afgane pësojnë nga pushtimi i Afganistanit, mundohen të imponojnë idenë se faktori i huaj është bërë shkak për lirinë e femrës afgane dhe daljen e saj jashtë shtëpisë. Mirëpo përveç dëmeve të shkaktuara nga pushtimi, ekzistojnë edhe shkaqe dhe faktorë të tjerë që kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes së grave dhe vajzave afgane, prej të cilave është karakteri tradicional dhe fisnor i Afganistanit.

Struktura shoqërore e këtij vendi përbëhet nga fiset dhe etninë me paragjykimet e veta të veçanta, ku herë pas here, dallimet midis këtyre etnive shkaktojnë luftëra dhe trazira, ku gratë pësojnë dëme më së shumti. Përveç kësaj, vajzat nuk merren parasysh kur martohen dhe duke qenë se Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë dhe njerëzit e tij jetojnë nën nivelin e varfërisë, shumica e familjeve hezitojnë t'i mbajnë përgjegjësinë e fëmijëve të tyre, veçanërisht vajzave. Për këtë ata preferojnë që vajzat të martohen me burra që janë të kamur financiarisht me qëllim që vetë të mos kenë ankthe. Pra, gratë afgane janë të detyruara që të punojnë në shtëpi dhe në fermë gjatë gjithë kohës dhe nuk kanë të drejtë të marrin para.

Krahas këtyre çështjeve, kultura tradicionale në marrëdhëniet familjare ka shkaktuar edhe më shumë dëme tek  gratë dhe vajzat afgane. Gratë në Afganistan vazhdojnë të rrihen nga burrat e tyre, dëgjojnë fyerje dhe nuk kanë të drejtë për të punuar dhe studiuar. Tahir Birxham Bargsang, specialist i çështjeve shoqërore në Afganistan thotë: "Sipas Human Rights Watch (HRË)," gratë afgane kanë pozitën më të keqe ndër gratë e tjera në botë. Përveç dhunimeve të zakonshme, statistikat tregojnë se më shumë se 30 përqind e grave afgane në familjet e tyre përjetojnë forma të ndryshme të dhunës ".

Një faktor tjetër që i bën gratë në Afganistan vulnerabil ndaj keqtrajtimit është analfabetizmi i tyre dhe mungesa e njohurisë mbi të drejtat e tyre sociale. Shoqëria shumë tradicionale dhe etnike afgane deri më tani ka penguar zhvillimin dhe progresin e grave në shkrim e lexim, arsimim dhe shkencë. Edhe pse vitet e fundit, klasat e pasura dhe të mesme të shoqërisë afgane në disa prej qyteteve të mëdha të Afganistanit kanë përparuar në drejtimin që vajzat të arsimohen dhe shkojnë në kolegj, por gratë në shumë zona rurale dhe qytete të vogla janë ende të privuar nga arsimimi i tyre.

Farideh Ahmadi, një eksperte dhe sociologe e Afganistanit thotë:

"Shkalla e analfabetizmit të grave në Afganistan është më shumë se 94 për qind. Ndoshta 2 për qind e grave që jetojnë në Afganistan mund të lexojnë. Edhe pse arsimimi në Afganistan është i lirë dhe gratë mund të shkojnë në shkollë në mënyrë të ligjshme,  mirëpo kultura e luftës, e anti-shkencës dhe anti-humanizmit, nuk lejon që gratë dhe vajzat të mund të studiojnë dhe të jenë të shkolluar pasi at për të studiuar  kanë nevojë që në vend të mbizotërojë paqja dhe rendi ".

Gjendja e fëmijëve në Afganistan nuk është më e mirë sesa gjendja e grave dhe vajzave. Sipas raporteve të publikuara, mbi një milion fëmijë të moshës ndërmjet gjashtë dhe 17 vjeç vuajnë nga varfëria ekstreme për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga luftërat në Afganistan për katër dekadat e fundit. Shumica e tyre punojnë në sektorët e prodhimeve të argjilës, në miniera, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, ndërkohë që këto punë për fëmijë nga ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare janë të ndaluara pasi ato janë punë të ashpra dhe të vështira dhe dëmtojnë zhvillimin e  gjendjes intelektuale dhe fizike të fëmijëve dhe parandalojnë edukimin e fëmijëve. Prandaj, mungesa e qasjes në arsim, abuzimet, varësia dhe dhuna, si dhe çështja e vazhdimësisë së luftës në Afganistan, janë  nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballen fëmijët në Afganistan.

Musa Mahmudi, ekspert i çështjeve sociale në Afganistan, thotë:

"Rreth gjysmë milioni fëmijë afganë jeton në situata të paqarta dhe shumë prej tyre janë të privuar nga arsimimi për shkak të punës"

Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNIMA) ka shprehur shqetësimin e saj për vrasjen e fëmijëve në luftërat e brendshme, duke thënë se rreth 30 përqind e viktimave në Afganistan, janë fëmijë.

Rafiullah Bidar, një specialist i çështjeve sociale në Afganistan, thotë:

"Mos përmirësimi i gjendjes së fëmijëve në Afganistan është alarmues dhe qeveria e unitetit kombëtar deri tani nuk ka qenë në gjendje të bëjë ndonjë punë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të situatës së fëmijëve, pasi rreziqet në dimensione të ndryshme vazhdojnë të ndikojnë tek fëmijët e këtij vendi".

Pavarësisht nga fakti se vitet e fundit, qeveria afgane ka bërë përpjekje që të sigurojë edukimin e vazhdueshëm të fëmijëve duke intensifikuar masat e sigurisë nëpër shkolla dhe për mësuesit, megjithatë fëmijët afganë vazhdojnë të vuajnë nga pasiguritë dhe paragjykimet tradicionale, veçanërisht nga ndalimi i vajzave nga e drejta e studimit dhe arsimimit. E njëjta situatë ekziston në lidhje me vajzat dhe gratë, të cilat përballen me kushte shumë të vështira të jetesës, veçanërisht në qytetet dhe fshatrat e vogla. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, jo vetëm që pikëpamjet tradicionale dhe paragjykimet e shoqërisë afgane duhet të ndryshohen, por edhe qeveria afgane duhet të punojë më shumë me planifikuesit për të ndërgjegjësuar shoqërinë. Miratimi i ligjeve të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave gjithashtu mund të japë shpresa që shoqëria afgane të ketë një të ardhme akoma më të zhvilluar.

 

Tags