Lindja e Mesme moderne që e dëshiron Amerika
Një vështrim mbi qëllimet afatgjate të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, vizatimi i kufijve të ri
Me përfundimin e luftës së ftohtës së ftohtë, filloi një periudhë e re në kuadër të ndryshimit të politikave të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore (Lindjes së Mesme). Neokonservatorët dhe ekstremistët sionistë në Shtëpinë e Bardhë kërkuan rishikimin e hartës strategjike të Lindjes së Mesme në mënyrë që të krijohen rrethanat për vendosjen e hegjemonisë më të madhe të Amerikës mbi këtë rajon.
Me këtë qëllim, filloi të zbatohet plani për Lindjen e Mesme të Madhe në rajon. Zbatimi i këtij plani do të thotë vazhdimi i pranisë ushtarake dhe gjithashtu i ndikimit politik të Amerikës në kuadër të vendosjes së demokracisë dhe zbatimit të reformave politike që dëshiron Uashingtoni. Mirëpo dështimi i planit të Lindjes së Mesme të Madhe u bë shkak që Amerika të lërë anash idenë për ruajtjen e territorit në Lindjen e Mesme dhe për demokratizimin e saj dhe në të kundërtën të ndjek idenë për ndarjen territoriale dhe gjeografike në bazë të projektit kolonialist Sykes-Picot.
Procesi për ndarje territoriale i cili u krijua në rajon në bazë të kësaj ideje, u ndërtua mbi baza të dallimeve fetare, etnike dhe raciste të shoqërive multietnike të Lindjes së Mesme dhe ndërtimit të planit Sykes-Picot. Amerika me një të kaluar të pranisë së gjatë në Lindjen e Mesme, erdhi në këtë përfundim se shfrytëzimi i mosmarrëveshjeve të brendshme dhe krijimi i atmosferës së kaosit në Lindjen e Mesme, është më shumë në harmoni me interesat strategjike të SHBA. Kjo është për arsye se kaosi në Lindjen e Mesme redukton mundësinë për krijimin e modeleve demokratike dhe zgjerimin e lëvizjes së Zgjimit Islam e cila është në kundërshtim substencial me politikat e Amerikës dhe kjo situatë shkon në interes të Amerikës.
Edward Snowden, ish-kontraktori i CIA, në një prej veprimeve për zbulimin e dokumenteve sekrete, ka deklaruar se CIA në bashkëpunim me shërbimin sekret të Britanisë së Madhe MI6 dhe me shërbimin sekret të Izraelit të quajtur Moosad, ka krijuar grupin terrorist ISIS. Snowden në dokumentet e tij ka zbuluar se ekzistojnë dokumente të qarta të cilat vërtetojnë se Amerika në bashkëpunim me Izraelin deh Anglinë gjatë një operacioni synonin të krijonin një grup terrorist i cili do të mbledhë ekstremistët nga e gjithë bota dhe ky operacion është quajtur "Koshiqi i Bletës".
Sipas fjalëve të Snowden dhe në bazë të dokumenteve të zbuluara, operacioni "Koshiqi i Bletës" më parë ishte projektuar nga Anglia për të mbështetur Izraelin dhe ky operacion synonte të krijonte një grup me moto islame dhe me dispozita ekstremiste i cili nuk do të pranon asnjë mendim ose bindje tjetër. Në raportin e Snowden thuhet: "E vetmja rrugë për të mbështetur Izraelin ishte kjo që të krijojë një armik në afërsi të kufijve të vet, një armik i cili në vend që të drejtojë armët e tij kundër Izraelit, t'i drejtojë ato kundër vendeve islame".
Amerika në kuadër të sistemit për një Lindje të Mesme të Re në të cilën Izraeli konsiderohet elementi kryesor në projektimin dhe realizimin e interesave ekonomike dhe ushtarake të Amerikës, ka bërë përpjekje për ta zhdukur rezistencën kundër hegjemonisë së Amerikës në rajon.
Nga aspekti ekonomik, qëllimi më i rëndësishëm i Amerikës në rajon është arriti e lehtë dhe e lirë në rezervat e pasura të energjisë në rajonin e Gjirit Persik, rajon ky i cili siguron mbi 60% të nevojave naftore të botës. Për realizimin e këtyre qëllimeve, shfrytëzimi i kapaciteteve dhe i forcave ushtarake u shndërrua në njërin prej prioriteteve të Amerikës.
Në bazë të kësaj, gjashtë muaj para fillimit të agresionit ushtarak të Amerikës në Irak, zv/sekretari amerikan i mbrojtjes në atë kohë, qëndroi për një vizitë në Turqi për ta bindur qeverinë e Ankarasë në atë kohë që të marrë pjesë në agresionin ushtarak kundër Irakut. Ai atëherë pati deklaruar: "Demokracia në vendet e Lindjes së Mesme do të fillojë nga Iraku".
Pas këtij plani, u paraqit doktrina e Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit. Kriteri i kryesor i kësaj doktrine ishte ndërtimi i kombit, ndërtimi i shtetit, ndërtimi i klasës elite ndërtimi i kulturës në Lindjen e Mesme. Qëndrime të tilla në botën e diplomacisë, janë plotësisht të natyrshme dhe kanë një koncept të qartë, mirëpo zakonisht politikat e deklaruar kanë dallim shumë të madh nga politikat zbatuese.
Amerika pavarësisht dosjes së zezë që ka në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe në kryerjen e krimeve të panumërta, është e detyruar të vazhdojë imazhin demokratik, paqedashës dhe si mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Shtëpia e Bardhë po pretendon për vendosjen e demokracisë, mirëpo në dy dekadat e fundit ka bërë përpjekje që elementët që janë në harmoni me Uashingtonin të arrijnë në krye të pushtetit.
Në këtë proces shfrytëzimi si mjet politik i terrorizmit pas projektit Al Kaida dhe ndryshimet strategjike të Amerikës pas sulmeve të 11 shtatorit, u përqendrua në aktivitetin e ISIS. Në realitet ISIS ishte çelës i ri i Amerikës për rihapjen e planit për Lindjen e Mesme të Re që në rast të vazhdimit të pushtimit të ISIS në Irak dhe Siri, mund të rezultonte me ndryshimin e skenës politike të rajonit e cila deri para ISIS, dukej i pamundur.
Në këtë kuadër, forcat ekstremiste dhe tërheqja e elementëve terrorist nga Evropa, Afrika dhe Asia, krijuanë kushtet për bashkimin dhe lidhjen e grupeve dhe elementëve terroristë nga rajone të ndryshme të botës. Një prej këtyre grupeve, përbëhej nga lëvizjet takfiriste dhe selefiste të cilat ishin zhvilluar në rajonin e Lindjes së Mesme dhe duke shfrytëzuar këtë sistem ndërlidhës, ky grup arriti të tërheq drejt vetes individë dhe grupe të veçanta nga rajone të ndryshme të botës dhe të prezantohen në përgjithësi në kuadër të grupit terrorist ISIS.
Grupi terrorist ISIS në hapin e parë në mars të vitit 2013, pushtoi qytetin Raka. Ky qytet ishte qendra e parë provinciale e cila ra në duart e terroristëve. Në janar të vitit 2014, grupi terrorist ISIS mori nën kontroll qytetin Faluxha në provincën Anbar në perëndim të Irakut dhe në vazhdim pushtoi pjesë të gjera të qytetit Ramadi, qendrës së kësaj province, si dhe pushtoi disa rajone nga verilindja e Irakut në afërsi të kufijve me Turqinë dhe Sirinë dhe në fund në qershor të vitit 2014, arriti të pushtojë edhe qytetin Mosul, qytetin e dytë më të madh të Irakut dhe të zgjerojë frontin e luftës deri në rajonet rreth Samera, Bakuba dhe deri në rajonin Xhalula.
Hapi i dytë në zbatimin e këtij plani të shëmtuar, ishte organizimi i forcave të grupit terrorist ISIS njëkohësisht me përhapjen e ideve takfiriste dhe tërheqjen e forcave për zgjerimin e veprimeve ushtarake në Irak. Ky plan filloi të zbatohet me sulmin e organizuar më par nga ISIS kundër qendrave ushtarake dhe kazermave ushtarake të Iranit në provincat Ninva dhe Salahudin. Ky plan në fazën e tretë, duket plotësua me shpalljen e ekzistencës së shtetit të ISIS.
Shteti i ISIS zgjeroi territorin e vet duke shfrytëzuar mbështetjet e dyshimta në nivel të rajonit dhe jashtë rajonit. Ky plan në realitet ishte një recetë e vjetër e fuqive kolonialiste për krijimin e krizës në Lindjen e Mesme në mënyrë që këto fuqi nëpërmjet kësaj krize, të mund të realizojnë interesat dhe ambiciet e veta për ndarjen e mundshme territoriale dhe për dobësimin e shteteve të pavarura të rajonit.
Një vështrim ndaj planit të mëparshëm në Lindjen e Mesme, e bënë të qartë këtë lidhje mes njëri-tjetrit. Gjatë luftës 33 ditore në Liban, ishte paraparë që me agresionin ushtarak të Izraelit kundër Libanit dhe me eliminimin e Hezbullahut, të zgjidhet një herë e përgjithmonë çështja e Palestinës në favor të regjimit sionist. Këtë plan e quajtën "Lindje e re e Lindjes së Mesme" dhe pas atij, ata kanë kërkuar që për të lindur një sistem i ri, me patjetër duhet duruar dhimbjet e tij. Me dështimin e agresionit ushtarak të regjimit sionist, Henri Kesinxher, e kishte paramenduar një zinxhir dhe besonte se deri në kohën kur Hezbullahu i Libanit ta ruan fuqinë e tij, zgjidhja e çështjes së Palestinës është e pamundur, si nëpërmjet paqes si nëpërmjet luftës. Ai besonte se për ta përmbysur Hezbullahun e Libanit, së pari duhet këputur rrugën e lidhjeve të tij me Iranin dhe duhet shkatërruar rrugën kryesore të mbështetjes Liban-Iran dhe rruga kryesore kalonte nëpërmjet Homsit të Sirisë. Prandaj ndodhet këtë plan mund ta quajmë edhe "Plani për Eliminimin e Hallkave".
Në realitet, qëllimi i Amerikës dhe i disa vendeve të Lindjes së Mesme si Arabia Saudite në mbështetjen ndaj grupit terrorist ISIS, është kthimi i hegjemonisë ushtarake të Amerikës në këtë rajon, dobësimi i Rezistencës në favor të Izraelit dhe largimin nga skena e vendeve të cilat me plotë kuptimin e vërtetë të fjalës ishin në vijën e parë të frontit në luftën kundër terrorizmit.
Në kuadër të këtij plani, ndodhen ngjarje përcaktuese dhe zhvillime të rëndësishme në këtë rajon. SHBA janë munduar të imponojnë në rajon strategjitë e saj politike dhe të sigurisë.
Dr. Colin S. Cavell, profesor i shkencave politike në Universitetin Blufield në Virxhinia, thotë: "Eksporti i më shumë se një të tretën e armatimeve të eksportuara në të gjithë botën, e ka shndërruar Amerikën në eksportuesin më të madh të armatimeve në botë".
Amerika është eksportuesi më i madh i armatimeve dhe pajisjeve ushtarake në Arabinë Saudite, në Arabinë Saudite e cila së fundi llogaritet blerësi më i madhe i armatimeve në rajonin e Lindje së Mesme duke përfshirë edhe Afrikën Veriore. Me një shifër të përgjithshme mbi 100 miliardë dollarë shitje të armatimeve gjatë pesë viteve të kaluara, mund të thuhet se Amerika për shkak të armëve të shitura në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore, me padyshim është bërë faktori më i madhe për zgjerimin e destabilizimit dhe pasigurisë në rajon.
Amerika ka ardhur në këtë përfundim se zgjerimi i luftërave dhe konflikteve të brendshme, shndërrimi i shteteve të fuqishme në si shtete të paafta dhe ndarja territoriale e mundshme rajonit, më mirë dhe më shumë mund t'i sigurojë interesat e saj. Prandaj, çfarëdo lloj konflikti të brendshëm dhe mosmarrëveshje etnike dhe fetare që është vendosur në qenien e Lindjes së Mesme të Sykes-Picot, aktualisht mbështetet edhe nga Amerika.