Pakistani dhe ndikimi në procesin e paqes në Afganistan
(last modified Sat, 28 Apr 2018 08:32:10 GMT )
Prill 28, 2018 10:32 Europe/Tirane

Në kuadër të analizimit të zhvillimeve në Pakistan, do të hedhim një vështrim ndaj politikave rajonale të këtij vendi dhe lidhjes me Afganistanin. Duke pasur parasysh influencën tradicionale të Pakistanit tek Afganistani, qeveria e këtij vendi nga Islamabadi prej të luajë rol përcaktues.

Pas pushtimit të Afganistanit nga ushtria e kuqe në vitin 1979, pushtim që u krye në kohën e luftës së ftohtë dhe gjatë konkurrencës mes Rusisë dhe Amerikës, Uashingtoni nisi të ndihmojë grupet e armatosura të Afganistanit me qëllim që ata të përballen me ushtrinë e kuqe të Rusisë. Në këtë mes ushtria e Pakistanit mori ndihma të shumta nga perëndimit të cilat i shpërndau për paramilitarët afgan. Në atë kohë varësia e Afganistanit tek Pakistani, ishte aq e madhe saqë disa autoritete pakistaneze nisën të flisnin për konfederatën Pakistan-Afganistan. Pas disfatës së Bashkimit Sovjetik në Afganistan dhe pas largimit të trupave ushtarake ruse nga Afganistani, nisën përpjekjet për krijimin e  qeverisë së muxhahedinëve. Mirëpo mosmarrëveshjet mes tyre nga njëra anë dhe përkushtimi i dobët i perëndimit në zhvillimet e Afganistanit, deri diku u bë shkak për dobësimin e pozitës së Pakistanit në Afganistan. Më në fund Islamabadi duke marrë ndihma nga disa vende arabe të rajonit, në veçanti nga Arabia Saudite së bashku me Amerikën dhe shërbimet informative të këtij vendi, duke krijuar grupin Taleban u mundua ta vendosë Afganistanin në sundimin e vet, pasi grupi Taleban arriti të marrë kontrollin e kryeqytetit Kabul dhe të shumë rajoneve të tjera të Afganistanit ku më pas ngriti edhe pushtetin e vet. Mirëpo pas sulmit të Amerikës në vitin 2001 dhe sundimi të Kabulit nga ana e muxhahedinëve veriorë të njohur me emrin si Aleanca e Veriut, i dha fund pushtetit të talebanëve dhe edhe një herë vuri në rrezik pozitën e Pakistanit në Afganistan. Islamabadi, në kohën e presidencës së Parviz Musharaf duke i kthyer shpinën grupit Taleban, iu bashkua Amerikës në luftën kundër këtij grupi në Afganistan me qëllim që të marrë garanci nga pala amerikane. Mirëpo pas një periudhe të shkurtër, përsëri iu kthye mbështetjes për grupin Taleban me qëllim që të rinisë luftën e saj me qeverinë e Kabulit.

Shahzade Masud, ekspert i çështjeve politike thotë: Deri në atë kohë kur asambletë botërore të mos ushtrojnë presione serioze mbi Pakistanin dhe të mos vendosin sanksione ndaj këtij vendi, Islamabadi nuk do të heqë dorë nga përhapja e frikës.

Duke qenë se Pakistanit gjithmonë ka qenë pala që është përballur me qeverinë e Afganistanit, Hamed Karzai, ish president i Afganistanit, që sipas konferencës së Bonit në Gjermani ishte kreu i qeverisë së përkohshme të Afganistanit, krijoi këshillin e lartë të paqes në Afganistan. Misioni i këtij këshilli me 62 anëtarë dhe të përbërë nga muxhahedinë nga të gjitha grupet dhe etnitë e Afganistanit, ishte përpjekje për të vendosur lidhje dhe komunikim me grupin Taleban, me qëllim që ky grup t’i bashkohet procesit të paqes në Afganistan. Duke qenë se Pakistani ka luajtur rol kryesor në krijimin e grupit Taleban, forcimin dhe pajisjen e këtij grupi, këshilli i lartë i paqes së Afganistanit, dërgoi një delegacion në Pakistan për ta bindur Islamabadin që të bashkëpunojë me qeverinë e Kabulit. Mirëpo Pakistani dëshironte krijimin e një qeveri të varur në Afganistan dhe për këtë ishte i pakënaqur nga veprimtaria e qeverisë së Karzait dhe si rezultat nuk u tregua i gatshëm për bashkëpunim. Përveç kësaj Amerika, e cila e kishte shpallur Pakistanin aleatët të saj jo anëtar të NATO-s, ka akuzuar këtë vend për politika të dyanshme kundrejt Afganistanit dhe bashkëpunimit me ushtrinë amerikane dhe për këtë nisi sulmet e saj me dronë luftarakë kundër rajoneve fisnore të Pakistanit.

Xhevad Kuhestani, ekspert i çështjeve politike thotë: Pakistani duhet të luftojë seriozisht dhe sinqerisht me grupin terrorist Hakani që ndodhet në këtë vend, pasi ky grup kryen sulme të gjera kundër Afganistanit, sulme që vazhdojnë edhe sot.

Një nga shqetësimet e Pakistanit nga vendosja e qeverisë së pavarur në Afganistan, është kundërshtimi i vijës së përbashkët Durand. Kjo vijë u përcaktua nga Anglia në gadishullin e Indisë dhe sigurisht në Afganistan dhe është një vijë që kundërshtohet nga shumica e qarqeve politike të Afganistanit dhe për këtë arsye ajo është kthyer në një çështje kombëtare. Vija Durand është një çështje e cila nuk është pranuar as nga grupi Taleban që ishte grup i formuar dhe varur nga Pakistanit dhe si rezultat kjo vijë nuk u caktua si vija ndërkombëtare e kufirit mes dy vendeve. Prirja e Hamed Karzait drejt Indisë që është rivali tradicional dhe atomik i Pakistanit, çoi në arrestimin e disa elementëve me ndikim të grupit Taleban dhe kjo dëmtoi procesin e paqes në Afganistan.

Ashegh Husein, ekspert i çështjeve të Afganistanit thotë:

Pakistanit e konsideron Indinë jo vetëm një vend rival por edhe një armik dhe autoritetet e larta qeveritare dhe ushtarake të Pakistanit shpeshherë theksojnë se India duke shfrytëzuar territorin e Afganistanit ndërhyn në Baluçistan dhe nxit grupet çlirimtare të Baluçistanit duke i mbështetur ata nga ana financiare dhe ushtarake.

Në vitin 2014, me ardhjen në pushtet të Muhamed Ashraf Gani, presidenti aktual i Afganistanit, ai qartazi është shprehur se rruga e paqes e Afganistanit kalon nga Pakistanit dhe për zgjerimin e marrëdhënieve me këtë vend shtroi tapetin e kuq dhe vizitoi Islamabadin. Mirëpo nga ana e tij Islamabadi nuk veproi siç duhet për të ndihmuar procesin e paqes në Afganistan. Kjo për arsye se çështja e rëndësishme e Afganistanit ashtu si çështja e Kashmirit dhe e Indisë, është në patronazh të Ushtrisë së Pakistanit dhe në veçanti në patronazh të shërbimit informativ pakistanez të njohur me emrin ISI dhe kjo është bërë shkak që qeveria e Pakistanit të jetë inaktive në lidhje me çështjen e Afganistanit. Nga pikëpamja e ushtrisë së Pakistanit, Afganistani është oborri i qetë dhe në të njëjtën kohë thelbi i strategjisë së Pakistanit dhe për këtë arsye në Kabul duhet të vendoset një qeveri e cila duhet të jetë gjithmonë e varur nga Islamabadi. Kjo është në kohën kur nga pikëpamja e qeveritarëve afganë, Afganistani ka qeveri dhe parlament sovran dhe të pavarur dhe kjo duhet respektuar nga ana e qeverisë së Islamabadit. Nga pikëpamja e qarqeve të ndryshme në Afganistan, Pakistani po e përdor grupin Taleban si një mjet për të ushtruar presione ndaj qeverisë së Afganistanit me qëllim që kjo e fundit të pranojë kërkesat e Islamabadit lidhur me vijën imagjinare kufitare Durand dhe kjo vijë të përcaktohet ndërkombëtarisht si vija kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit. Përveç kësaj Pakistani mundohet ta detyrojë qeverinë e Afganistanit, që një pjesë të pushtetit politik t’ia dorëzojë grupit Taleban me qëllim që në këtë mënyrë të stabilizojë influencën e saj në sektorin politik të Afganistanit. Mirëpo nga ana e saj qeveria e Afganistanit thotë se grupi Taleban duhet të ushtrojë aktivitetin e tij politik si një parti politike dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet demokratike të gjejë mundësinë për tu futur në shtet. Megjithatë vizita e fundit e kryeministrit pakistanez Shahed Hakan Abasi, në Afganistan dhe takimi i tij me Muhamed Ashraf Gani, president i Afganistanit dhe plani i tij për dialog mes dy qeverive, ka ngjallur shpresa për bashkëpunimin e Pakistanit në ndihmë të progresit të procesit të paqes në Afganistan dhe inkurajimin e grupit Taleban për t’iu bashkuar këtij procesi. Sidomos për faktin se kohët e fundit Ashraf Gani ka deklaruar nisjen e procesit të bashkëpunimeve Islamabad-Kabul dhe nga pikëpamja e qeveritarëve afganë, nëse Pakistani është i sinqertë në këtë proces, ai mund të nxisë akoma më shumë procesin e paqes në Afganistan.

Ahmed Saidi ekspert i çështjeve politike në Afganistan thotë: Kompleksi i takimeve dhe i vizitave të fundit të autoriteteve të larta të Pakistanit dhe Afganistanit, ka ngjallur shpresa për një fazë të re marrëdhënies dypalëshe për forcimin akoma më të madhe të procesit të paqes në Afganistan. Nëse këto vizita dhe takime janë të sinqerta dhe kanë si objektiv ndihmën ndaj procesit të paqes, ato mund të luajnë rol përcaktues në marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Pakistanit.

 

Tags