Vështrim mbi strategjinë e SHBA në Afganistan
Ndryshimi i strategjisë amerikane në Afganistan gjatë çdo periudhe, veçanërisht pas zgjedhjeve presidenciale në atë vend, krijon shpresë tek njerëzit e të dy vendeve se strategjia e re mund të jetë një mënyrë efektive për të dalë nga kriza e pasigurisë dhe për të ndaluar luftën dhe terrorin në Afganistan. Është një shpresë që çdo herë kthehet në zhgënjim.
Administrata amerikane është përballur me një dilemë në miratimin e një politike të qartë dhe të qëndrueshme ndaj Afganistanit që nga fundi i presidencës së presidentit Barak Obama, e cila ka vazhduar gjatë gjithë periudhës të presidentit aktual të SHBA, Donald Trump. Gjatë mandatit tetëvjeçar të pranisë së Obamës në Shtëpinë e Bardhë dhe që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, çështja e rritjes së pushtetit ka qenë një nga sfidat më të rëndësishme të Uashingtonit në përcaktimin e strategjisë amerikane në Afganistan.
Ka pasur mosmarrëveshje të shumta midis zyrtarëve ushtarakë dhe politikë amerikanë në periudhën e Obamës dhe Trump-it lidhur me rritjen e forcave në Afganistan. Përkrahësit e rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Afganistan pohojnë se më shumë trupa duhet të vendosen në Afganistan, në mënyrë që të ruajnë arritjet e forcave të huaja në atë vend. Ndërsa kundërshtarët thonë se marrëveshja amerikano-afgane, si dhe ndërprerja zyrtare e misioneve ushtarake të huaja në atë vend në 2014, nuk duhet të jenë vetëm në agjendë, por tërheqja graduale e trupave të SHBA dhe NATO duhet të merret seriozisht. Me ardhjen e presidentit amerikan Donald Trump, kongresi dhe ushtria priten që Trump sa më shpejt që të ishte e mundur të përcaktonte strategjinë e tij në Afganistan, por për shkak të dallimeve ndërmjet ushtrisë amerikane dhe zyrtarëve politikë rreth pasojave të strategjisë në Afganistan dhe konfuzioni i Trump në këtë drejtim, e ka vonuar për disa muaj strategjinë e Shtëpisë së Bardhë në Afganistan. Bile vonesa e Trump në shpalljen e një strategjie të re për Afganistanin ka nxitur gjeneralin John Nicholson, ish-komandant i trupave të huaja në vend, për të dërguar një kërkesë në Kongresin e SHBA për të dërguar gati pesë mijë trupa të rinj në Afganistan. Komandanti i lartë ushtarak amerikan në Afganistan argumentoi se nëse nuk dërgohen më shumë trupa nga Shtëpia e Bardhë në Afganistan, Afganistani mund të përballet me më shumë pasiguri, përveç marrjes së më shumë kërcënimeve terroriste. Në të njëjtën kohë, gjeneral Nicholson, kreu i Komitetit të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ka kritikuar ashpër zgjatjen e shpalljes së strategjisë së re të Shtëpisë së Bardhë për Afganistanin.
Sekretari amerikan i mbrojtjes vitin e kaluar e bëri të ditur strategjinë e re ushtarake të këtij vendi në Afganistan. Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, deklaroi se së shpejti do të paraqiten opsione të ndryshme pranë Donald Trump, presidentin e këtij vendi, për shqyrtimin e situatës në Afganistan. Deklaratat e shefit të Pentagonit bëhen në kohen kur ky vend synon që në kuadër të strategjisë së re ushtarake, të shtojë numrin e forcave ushtarake të tij në Afganistan. Nuk është caktuar numri i trupave ushtarake amerikane që priten të dërgohen në Afganistan, mirëpo ekziston mundësia që të dërgohen edhe 5000 trupa ushtarake amerikane në Afganistan. Amerika aktualisht ka 8400 trupa ushtarake në Afganistan. Funksionarët e Afganistanit gjithnjë theksojnë largimin e trupave ushtarake amerikane nga ky vend.
"Nuk ka asnjë lloj koordinimi midis Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit për të formuluar politikën e tyre ë\të jashtme", tha gjeneral Reza Mohammad Khan, analist i çështjeve të mbrojtjes të Pakistanit, prandaj Joseph Donford, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, nuk pajtohet me pretendimet e Trump që Pakistani është bërë një vend i shenjtë për terroristët, duke lavdëruar rolin konstruktiv të Pakistanit në luftën kundër terrorizmit".
Ky spekulim u parashtrua edhe në kontekstin e presionit në rritje ndaj Pakistanit, që mund të çojë politikën amerikane ndaj këtij vendi për të nxitur Islamabadin për të forcuar bashkëpunimin e tij me Rusinë dhe Kinën, ku gjatë vitit të kaluar është bërë një qasje e tillë për veprim praktik në politikën e jashtme të Pakistanit.
Qëllimi i Pakistanit është t'i tregojë Amerikës se, nëse nuk bën kompromis me ne dhe nuk i plotësoni kërkesat tona, ne duhet të jemi miq me kundërshtarët tuaj (Rusinë dhe Kinën), thotë analisti politik Ahmed Saidi.
Disfata e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe ekzistenca e disa zonave për praninë e tij në Afganistan e ka bërë Afganistanin vendin më të përshtatshëm për aktivitetet dhe operacionet e këtij grupi terrorist. Reagimi i grupit ISIS ndaj sfidës së reduktimit të territorit e ka shtyrë këtë grup të shikojë për gjetjen e territoreve të tjera. Një nga strategjitë e ISIS është të transferojë trupat e tij në Afganistan dhe të kërkojë ndihmë në disa pjesë të vendit. Afganistani ka një pozitë kryesore për ndryshimin e gjeografisë së ISIS. Me ndryshimin e ekuacionit të krizës në Siri dhe Irak në dëm të terroristëve takfiristë, një pjesë e forcave të ISIS në Afganistan infiltruan në zonat e ndryshme të Afganistanit duke rrezikuar sigurinë e këtyre zonave.