Speciale për Novruzin – Bota në vitin 1397 - Zhvillimet e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i86687-speciale_për_novruzin_bota_në_vitin_1397_zhvillimet_e_palestinës
Viti i kaluar sipas kalendarit iranian 1397, duhet të konsiderohet vit i prezantimit të forcës së rezistencës me paraqitjen e forcës së rezistencës së Palestinës në arenën frontale përball regjimit sionist dhe kjo disfatë poshtëruese tregoi se praktikisht është përshpejtua periudha e dekadencës së këtij regjimi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 23, 2019 12:25 Europe/Tirane
  • Speciale për Novruzin – Bota në vitin 1397 - Zhvillimet e Palestinës

Viti i kaluar sipas kalendarit iranian 1397, duhet të konsiderohet vit i prezantimit të forcës së rezistencës me paraqitjen e forcës së rezistencës së Palestinës në arenën frontale përball regjimit sionist dhe kjo disfatë poshtëruese tregoi se praktikisht është përshpejtua periudha e dekadencës së këtij regjimi.

Ushtria e regjimit sionist në një raport të saj ka deklaruar se raketat e hedhura nga ana e rezistencës së Gazës në vitin 2018, janë dyfishuar në krahasim me tre vitet më parë dhe sistemi raketor “Kupola e Hekurt” i këtij regjimi nuk është treguar shumë efikas në ndaljen e këtyre raketave.

Rritja e numrit të raketave të lëshuara nga Gaza në drejtim të territoreve të pushtuara palestineze, tregon shtimin e kapaciteteve ushtarake të rezistencës kundër sionistëve dhe një zhvillim strategjik në sektorin ushtarak. Zhvillimet e Palestinës tregojnë këtë se pavarësisht shtimit të veprimeve të dhunshme të regjimit sionist për t’i dobësuar forcat e rezistencës palestineze, forca ushtarake e grupeve të rezistencës si Hamas, me gjithë bllokadën e gjithanshme ndaj Rripit të Gazës nga ana e regjimit okupator sionist, nuk ka mbetur nën bllokadë dhe po zhvillohet për çdo ditë e më tepër dhe kjo çështja ka shqetësuar në masë të madhe autoritetet e regjimit sionist. Zhvillimi strategjik në rezistencën e palestinezëve dhe Intifada e re e palestinezëve, kanë neutralizuar lëvizjet e sionistëve për shkeljen e plotë të të drejtave të palestinezëve në kuadër të “pazarllëkut të shekullit” të presidentit amerikan Donald Trump.  

Image Caption

Manifestimi i forcës së lëvizjes së Rezistencës Palestineze në Gaza me armë dhe mbështetja e gjerë popullore ndaj kësaj lëvizje, ka reflektuar këtë realitet se Rezistenca Islamike e Palestinës nën hijen e mbështetjes së gjerë popullore për çdo ditë po bëhet më e fuqishme dhe po shton kapacitetet e saj më shumë se në të kaluarën në arenën e përballjes me regjimin sionist. Suksesi i Rezistencës së Palestinës në neutralizimin e sulmeve të fundit të regjimit sionist brenda dy ditëve në nëntorin e vitit 2018, ka manifestuar kulmin e fuqisë së rezistencës dhe njëkohësisht nivelin më të lartë të dështimeve të regjimit sionist. Faza e re e kryengritjes së popullit të Palestinës ka hapur një faqe të re të përballjes me regjimin pushtues të Kodsit të shenjtë dhe rezultat i saj është shtimi i disfatave dhe dështimeve të këtij regjimi agresor gjatë një dekada të kaluar. Regjimi sionist i cili në luftërat e kaluara me grupet e rezistencës gjatë një periudhe të vitit 2009 pas 22 ditëve dhe në një periudhë tjetër në vitin 2012 pas tetë ditëve, u detyrua të kërkojë armëpushim, në agresionin e më të fundit në vitin 2018, vetëm pas 48 orëve u detyrua të kërkojë armëpushim dhe kjo paraqet gjunjëzimin e këtij regjimi uzurpues. Gjatë luftës dyditore në vitin 2018, grupet e rezistencës palestineze në përgjigje ndaj krimeve të ushtrisë së regjimit sionist, kanë lëshuar qindra raketa në drejtim të qendrave dhe kolonive sioniste. Ky veprim në realitet ishte manifestim i forcës së Rezistencës së Palestinës përball regjimit pushtues sionist. “Zjarr në përgjigje të zjarrit” është një ekuacion të cilin e kanë imponuar grupet e Rezistencës Palestineze në kuadër të qëndresës së armatosur në përballje me regjimin sionist dhe nëpërmjet sulmeve të tyre kanë arritur ta vërtetojnë në praktikë këtë ekuacion. Në realitet janë goditjet e mëdha të Rezistencës të cilat nuk kanë penguar regjimin sionist që të çojë përpara qëllimet e tij pushtuese dhe hegjemoniste në territoret e pushtuara të Palestinës dhe e kanë detyruar atë të tërhiqet nga një pjesë e territoreve të Palestinës do të thotë nga Rripi i Gazës në vitin 2005.

Zhvillimet e Palestinës tregojnë se secili qytetarë palestinezë në reagim ndaj krimeve të regjimit të Izraelit, thekson vazhdimin e strategjisë së rezistencës në aspekte të ndryshme duke filluar nga rezistenca civile deri te rezistenca e armatosur. Në këtë kuadër, strategjia e Rezistencës po ndiqet edhe në formën e organizimit të Protestës për të Drejtën e Kthimit dhe forcimin e kapaciteteve parandaluese në arenën frontale. Protestat për të Drejtën e Kthimit kanë filluar që nga 30 marsi i vitit 2018 dhe po vazhdojnë akoma edhe sot. Pavarësisht faktit se këto protesta deri më tani janë shoqëruar me martirizimin e 267 palestinezëve dhe me plagosjen e mbi 20 mijë të tjerëve, por rezistenca e popullit të Palestinës po vazhdon akoma, për arsye se palestinezët shumë mirë janë të vetëdijshëm se çfarëdo lloj tërheqja dhe frikësimi përball regjimit të Izraelit dhe Amerikës, e ka kuptimin e zbatimit të planit amerikan “pazarllëku i shekullit” dhe shkeljes së plotë të të drejtave të popullit palestinez. Suksesi i palestinezëve në luftën dyditore ka pasur dimensione të gjera dhe përveçse e ka futur regjimit sionist në mjegull dhe në mosmarrëveshje politike të brendshme, ka neutralizuar edhe planet rajonale të Amerikës të cilat kësaj radhe ishin hartuar në kuadër të marrëveshjes “pazarllëku i shekullit” me qëllim krijimin e një plani i të ri në bazë të dobësimit të vendeve të rajonit dhe shndërrimin e regjimit sionist në një fuqi superiore në Lindjen e Mesme. Në kushtet kur Amerika, Izraeli dhe disa regjime mbretërore arabe synojnë ndryshimin e ekuacioneve ndërkombëtare në interes të regjimit sionist në kuadër të marrëveshjes “pazarllëku i shekullit”, palestinezët duke u mbështetur në potencialet e ndryshme të rezistencës si në organizimin e protestave për të drejtën e kthimit, praktikisht kanë hapur një front të ri për t’u përballur me komplotet kundër Palestinës. Një prej sukseseve të protestave për të drejtën e kthimit, është përqendrimi në çështjen e Palestinës. Suksesi tjetër i këtyre protestave, është tërheqje më shumë e vëmendjes botërore ndaj çështjes së domosdoshmërisë për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës e cila është vendosur që nga viti 3007 dhe po akoma po vazhdo dhe ky rajon ndodhet nën bllokadën e hekurt. Çështje me rëndësi në këtë kuadër është kjo që shtimi i veprimeve të dhunshme të regjimit të Izraelit kundër protestave për të drejtën e kthimit, gjithashtu jo vetëm që nuk ka arritur të ndalë këtë lëvizje protestuese, por është bërë shkak që rezistenca të shtohet më shumë edhe në rajonet e tjera të Palestinës duke përfshirë edhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Në këtë mënyrë protestat për të drejtën e kthimit janë shndërruar në një motor shtytës për vazhdimin dhe zgjerimin e protestave të palestinezëve kundër regjimit sionist. Protestat për të drejtën e kthimit në vijën kufitare të Rripit të Gazës janë një rrugë vazhduese e luftës dhe për çdo ditë po bëhen më të gjera derisa të realizohen objektivat e larta të popullit të Palestinës për çlirimin e Palestinës nga pushtimi dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre dhe heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Image Caption

Në përgjithësi pasojat e operacioneve të fundit në Rripin e Gazës për regjimin sionist nuk ishin gjë tjetër përveç disfatës politike dhe ushtarake. Kjo është për arsye se nga njëra anë, operacioni për vrasjen dhe rrëmbimin e disa krerëve të Hamasit në Khan Junes u përball me vrasjen e njërit prej komandantëve ushtarak të lartë të Izraelit në këtë operacion dhe plagosjen e disa shoqëruesve të tjerë të këtij ekipi të terrorit, ndërsa nga ana tjetër, pasojat politike të këtij operacioni ishin dorëheqjet e dy ministrave dhe shtimin e mosmarrëveshjeve brenda kabinetit qeveritar dhe në fund me shembjen e kabinetit qeveritar të regjimit sionist shkuarjen e Izraelit në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Detajet e këtij operacioni ishin në këtë mënyrë që një grup i komandove të regjimit sionist në nëntor të vitit 2018, kanë sulmuar një rajon në lindje të Khan Junesit në Rripin e Gazës dhe gjatë këtij sulmi izraelitët kanë vrarë një prej komandantëve të lartë të brigadave “Izudin Kasam”, krahut ushtarak të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas). Mirëpo dështimi i regjimit sionist në realizimin e qëllimit kryesor të këtij operacioni, do të thotë rrëmbimin e Jahja Sanmar, funksionar i lartë i lëvizjes Hamas në Gaza, rezultoi me pasoja të gjera politike dhe ushtarake. Në këtë mënyrë, operacionet e Izraelit edhe një herë rezultuan me dështimin poshtërues të këtij regjimi. Rezistenca e cila është në gjendje të kryejë veprime të papritur kundër armikut sionist dhe të kontrollojë çfarëdo lloj agresioni ndaj Rripit të Gazës duke i dhënë goditje të rëndë këtij regjimi, tani u shndërrua në një faktor strategjik që ka futur në huti qarqet sioniste në sferën politike dhe ushtarake.

Zhvillimet e Palestinës tregojnë tranzicionin e Boshtit të Rezistencës drejt një faze të re mbrojtëse dhe sulmuese ndaj objektivave sioniste. Tronditjet e pas luftës dyditore në Rripin e Gazës për regjimin sionist po vazhdojnë akoma. Pasojat e kësaj ngjarje nuk u kufizohen vetëm në aspektin ushtarak dhe tani janë shndërruar në një sfidë politike në atmosferën politike të sionistëve. “Zjarr në përgjigje të zjarrit” është ekuacioni të cilin e grupet e Rezistencës Palestineze në Gaza e formën e qëndresës së armatosur përball regjimit sionist, e kanë vendosur në krye të programit të tyre ndërsa protesta për të drejtën e kthimit përkrahë kundërpërgjigjes raketore të Rezistencës së Palestinës, kanë rezultuar me hutinë gjithnjë e më të madhe të regjimit sionist përball potencialeve të ndryshme të rezistencës së popullit të Palestinës dhe me vazhdimin e dështimeve të këtij regjimi në rajon.

Në kohën kur vazhdimi i përballjes me komplotet dhe sulmet e regjimit sionist e ka bërë të domosdoshme ruajtjen e unitetit mes palestinezëve, gjatë vitit të kaluar janë vërejtur përpjekje dhe lëvizje të reja divergjente dhe përçarëse të Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës në arenën politike të Palestinës. Në këtë drejtim grupet palestineze kanë paralajmëruar për pasojat e veprimit të paligjshëm dhe të papranueshëm të Mahmud Abas, kryetarit të AAP, në shpërbërjen e kuvendit ligjvënës të Palestinës. Mahmud Abas me zbatimin e kërcënimeve të mëparshme të tij, ka dhënë urdhër për shpërbërjen e Parlamentit të Palestinës në kohën kur subjektet e ndryshme palestineze vazhdimisht kanë paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi mbi gjendjen e Palestinës. Veprimet e njëanshme dhe përçarëse të Mahmud Abas janë bërë në rrethana kur dëshira dhe opsioni i popullit të Palestinës është përpjekje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve kombëtare. Në kohën kur mandati presidencial i Mahmud Abas mbi Autoritetin Autonom të Palestinës ka përfunduar dhe në kohën kur ai sipas marrëveshjes kombëtare të palestinezëve duhet të zbatojë zotimin për organizimin njëkohësisht edhe të zgjedhjeve për kryetar të Autoritetit Autonom edhe për kuvendin ligjvënës të Palestinës, ai në një veprim seleksionues dhe të paligjshëm që shkel parimin e pluralizmit politik synon të eliminojë institucionet demokratike të Palestinës me qëllim të shtrirjes së pushtetit të paligjshëm të tij mbi arenën politike të Palestinës.

Mushir Misri, një prej krerëve të lartë të Hamas, në reagim ndaj vendimit të fundit të kreut të Autoritetit Autonom të Palestinës për shpërbërjen e Parlamentit të Palestinës, ka thënë se mandati presidencial i Mahmud Abas ka përfunduar dhe ai nuk ka kurrfarë posti. Ai theksoi: “Vendimin e tij për shpërbërjen e Kuvendit Ligjvënës të Palestinës nuk e vlerësojmë asgjë. Lëvizja Fatah deri më tani nuk e ka pranuar këtë realitet se ajo përfaqëson një pjesë të vogël të popullit të Palestinës”.

Kuvendi Ligjvënës i Palestinës ka 132 kursi ku 76 kursi të tij i përkasin Hamasit, 42 kursi i përkasin lëvizjes Fatah të Mahmud Abas dhe 13 kursi i përkasin subjekteve dhe partive të tjera të Palestinës. Sipas Kushtetutës së Palestinës, organizimi i zgjedhjeve parlamentare bëhet një herë në katër vite, por zgjedhjet e fundit parlamentare në Palestinë janë organizuar në vitin 2006. Seancat e këtij kuvendi janë ndërprerë në vitin 2007 pasi Hamasi fitoi shumicën e votave në Rripin e Gazës dhe kompetencat e këtij institucioni me reforma të paligjshme dhe të njëanshme që i bëri Autoriteti Autonom i Palestinës në ligjet përkatëse, iu dorëzuan Mahmud Abasit. Shpërbërja e Kuvendit Ligjvënës të Palestinës nga ana e Autoritetit Autonom Palestinez që është bërë në kuadër të veprimeve të njëanshme, do të kenë pasoja shumë të rrezikshme mbi situatën e brendshme të Palestinës. Kjo në rrethanat kur Mahmud Abas paralelë me përpjekjet për të uzurpuar pushtetin në Palestinë dhe për të krijuar rrethanat për të çuar përpara politikat e kompromisit me regjimin sionist, synon shkatërrimin e lëvizjeve dinamike dhe Rezistencës ndërsa në programin e tij gjithnjë ka pasur përndjekjen dhe arrestimin e luftëtarëve të Rezistencës në Bregun Perëndimor dhe ndjekjen e politikave të Izraelit në bllokadën ndaj Rripit të Gazës. Kjo çështje gjithnjë ka ngjallur kritikat dhe protestat e palestinezëve kundër Mahmud Abas.

Image Caption

Në përgjithësi, shpërbërja e Kuvendit Ligjvënës të Palestinës, është një dekret politik dhe i paligjshëm i cili do të rezultojë me shembjen e gjithë sistemit politik të Palestinës. Në kohën kur populli i Palestinës pret marrjen e qëndrimeve në përputhje me rreziqet e fazës aktuale dhe ekuacioneve politike të ndjeshme dhe në përputhje me luftën e popullit të Palestinës në Kods, Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës, vendimi i Mahmud Abas është një lloj tronditje politike e brendshme për Palestinën që pasojat e këtij veprimi do të jenë përçarjet dhe çarjet e reja në frontin e brendshëm të palestinezëve. Kjo është sfida më e rrezikshme me të cilën mund të përballet populli i Palestinë brenda vetes. Qytetarët palestinezë besojnë se përballja me sfida dhe rreziqet që e kërcënojnë Palestinën është një detyrë kombëtare e cila nuk mund të kryhet përveçse me unitet, me partneritet në arenën e brendshme dhe duke u dhënë prioritet interesave kombëtare dhe dënimit të politikave pushtuese të regjimit sionist nëpërmjet përballjes me këtë regjim dhe duke u krenuar me Rezistencën dhe duke siguruar mbështetje popullore për Rezistencën. Qytetarët e Palestinës besojnë se lufta kryesore e tyre duhet të jetë me armikun sionist dhe rivaliteti politik dhe interesat partiake nuk duhet të shkaktojnë armiqësi mes subjekteve palestineze sepse në këtë mënyrë do të përfitojë vetëm regjimi sionist ndërsa pasojat e këtyre mosmarrëveshjeve që janë kërcënim për idealet e Palestinës, do të bien vetëm mbi popullin e Palestinës.