Plani Akordi i Shekullit, tradhti ndaj aspiratave të popullit Palestinez
(last modified Sat, 15 Jun 2019 07:53:43 GMT )
Qershor 15, 2019 09:53 Europe/Tirane
  • Plani Akordi i Shekullit, tradhti ndaj aspiratave të popullit Palestinez

Amerika së bashku me disa regjime arabe të rajonit mes tyre regjimi Al Saud dhe Al Khalifa, po ndjekin një plan për zgjidhjen e çështjes palestineze, në të cilin nuk përfshihet asnjë e drejtë e kombit palestinez.

Mospërfillja e të drejtës së miliona palestinezëve, çarmatosja e rezistencës, krijimi i qeverisë palestineze pa ushtri, ndryshimi i identitetit të Kodsit të shenjtë, janë disa nga pikat e planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit, i cili nuk pranohet qoftë edhe nga vetëm një grup palestinez.

Roli i arabëve në planin Akordi i Shekullit

Donald Trump, presidenti i Amerikës ka parashtruar për herë të parë planin Akordi i Shekullit në vitin 2017. Ai duke ushtruar presione ndaj Arabisë Saudite, EBA dhe Bahrejnit përpiqet të garantojë shpenzimet financiare të këtij plani. Përveç kësaj më 25 dhe 26 qershor, në Bahrejn pritet të mbahet një takim kushtuar planit Akordi i Shekullit. Selman Razavi ekspert i çështjes palestineze lidhur me planin amerikan Akordi i Shekullit thotë: Disa vende arabe do të paguajnë shpenzimet e zbatimit të këtij plani dhe sipas gjasave Amerika do të paguajë 20%, Evropa 10% dhe arabët 70% të shpenzimeve. Organizimi i takimit në Bahrejn tregon për faktin se Arabia Saudite dhe Bahrejni me gjithë kundërshtimin e myslimanëve, po ecin në rrugën e tradhtisë ndaj aspiratave të kombit palestinez. Në shumë raste myslimanët janë shprehur kundër planit Akordi i Shekullit dhe kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga rezistenca për të kundërshtuar këtë plan. Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, pasi theksoi vendosmërinë për të rezistuar përballë planit Akordi i Shekullit, këtë rezistencë e ka quajtur përgjegjësi fetare, morale, kombëtare dhe politike për myslimanët dhe shtoi se boshti i rezistencës do të përballet me planet e Amerikës. Lideri suprem i Revolucionit islamik lidhur me planin Akordi i Shekullit ka thënë: Plani i ashtuquajtur Akordi i Shekullit nuk do të realizohet kurrë. Ajetollah Khamenei në fjalimin e mbajtur me rastin e festës së Fiter Bajramit, planin Akordi i Shekullit e ka quajtur një prej çështjeve më të rëndësishme të botës islame dhe ka thënë: Tradhtia e disa vendeve islamike si Bahrejni dhe Arabia Saudite ka krijuar kushtet për një komplot të tillë. Lideri suprem Ajetollah Khamenei përmendi organizimin e takimit të Bahrejnit për të ashtuquajturin Akordi i Shekullit dhe tha: Ky takim u përket amerikanëve por janë pushtetarët bahrejnas që me dobësi dhe pamundësi dhe me një frymë anti-popullore dhe anti-islame, organizojnë këtë takim dhe pushtetarët e Bahrejnit dhe të Arabisë Saudite duhet ta dinë se në çfarë kurthi janë futur. Përgatitjet për organizimin e takimit ekonomik të Manamasë dhe mos përkushtimi në çështjen palestineze në dy takimet e fundit të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe të Ligës Arabe më datë 30 dhe 31 maj të këtij viti tregon hapur neglizhencën e regjimeve të Bahrejnit dhe Arabisë Saudite ndaj aspiratave dhe të drejtave të kombit palestinez. Kompromisi mes disa regjimeve arabe dhe regjimit sionist është pjesa kryesore e planit Akordi i Shekullit, që ka për qëllim garantimin e sigurisë së brishtë të regjimit sionist dhe zgjerimin e pushtimit të territoreve palestineze. Vërshimi i plotë i sionistëve në Kodsin e pushtuar është kërkesë e Amerikës dhe ajo është parashikuar në planin Akordi i Shekullit, plan që njeh sovranitetin fals të Izraelit mbi lartësitë e pushtuara Golan të Sirisë. Në këtë mes Arabia Saudite dhe Emiratet po ndjekin politikat e Amerikës për zbatimin e planit Akordi i Shekullit, vetëm e vetëm që të realizojnë objektivat e tyre jo islamike pa marrë parasysh këtu aspiratat reale të kombit palestinez. Karim Emile Bitar drejtori i institutit politik të universitet Said Josef në Bejrut të Libanit, pasi ka përmendur faktin se të gjithë palestinezët janë kundër planit Akordi i Shekullit ka thënë: Karakteri kryesor i planit Akordi i Shekullit është përpjekja për të afruar Izraelin me vendet arabe të Gjirit Persik duke sakrifikuar në këtë mesa të drejtat e popullit të përvuajtur palestinez. Mos përkushtimi i disa regjimeve arabe në çështjen e parë të botës islame d.m.th. “ Kodsi dhe Palestina”, shfaqet në kohën kur sivjet në ditën botërore të Kodsit popujt myslimanë dhe arabë dhe grupet palestinezë, njëzëri janë shprehur kundër planit amerikan Akordi i Shekullit dhe shprehën mbështetjen për Kodsin e Shenjtë.

Mesazhi i ditës botërore të Kodsit

Në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit u organizua dita botërore e Kodsit, dita e mbrojtjes së Palestinës dhe e shkatërrimit të planit anti-palestinez Akordi i Shekullit. Kjo ditë u organizua njëkohësisht nga myslimanët dhe liridashësit e botës të cilët shprehën mbështetjen  për Palestinën dhe kundërshtuan krimet e regjimit sionist. Slogani i sivjetshëm i Ditës Botërore të Kodsit ishte “ Dita e Kodsit, fitore e frontit të rezistencës, disfatë e komplotit amerikano-sionist dhe shkatërrim i të ashtuquajturit Akordi i Shekullit”. Caktimi i Ditës Botërore të Kodsit është një prej iniciativave më të rëndësishme të Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Dita Botërore e Kodsit i përket të gjithë popujve të shtypur dhe të privuar të botës. Dita Botërore e Kodsit është dita e mbrojtjes ndaj të shtypurve dhe armiqësisë kundër dhunës dhe padrejtësisë dhe me shtimin e armiqësisë së Amerikës ndaj myslimanëve, duhet shtohet rezistenca dhe qëndrueshmëria kundër politikës arrogante të këtij vendi. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me mijëra profesorë dhe pjesëtarë të kuadrit shkencor të universiteteve në vend, pasi theksoi se mbrojtja e Palestinës është si përgjegjësi njerëzore, ashtu edhe fetare dhe morale, shtoi se disa po ndjekin Amerikën që të zbatojë planin Akordi i Shekullit mirëpo Amerika dhe ndjekësit e saj do të pësojnë disfatë tjetër edhe në këtë çështje.   Rëndësia e Ditës Botërore të Kodsit në vitin 2019 është në këtë çështje se prania e gjerë e myslimanëve në marshin protestues ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për të gjithë botën për të treguar se shoqëria islame është kundër planit “akordi i shekullit” dhe se ajo nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani racist amerikan. Prania e gjerë e myslimanëve në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit mund të pengojë prezantimin e planit “Akordi i Shekullit”.

Uniteti i grupeve palestineze kundër planit Akordi i Shekullit.

Plani Akordi i Shekullit po analizohet në nivel rajonal dhe botëror, në një kohë kur grupet palestineze me gjithë mosmarrëveshjet mes tyre, njëzëri janë shprehur kundër këtij plani. Sa herë që të drejtat e palestinezëve janë prekur dhe shkelur nga fuqitë e mëdha, grupet palestineze janë bashkuar për të kundërshtuar veprimet e tyre. Mahmud Abas kreu i AAP, duke përmendur takimin e Bahrejnit dhe analizimin e aspekteve ekonomike të planit Akordi i Shekullit, ka thënë: plani Akordi i Shekullit apo Akordi i Paturpësisë dhe takimi ekonomik i Bahrejnit, që të dyja do të shkojnë në ferr. Plani Akordi i Shekullit nuk do të zbatohet dhe çështja palestineze ka vetëm zgjidhje politike. Ziad Nakhale sekretari i lëvizjes Xhihadi Islamik palestinez pasi vuri në dukje se plani Akordi i Shekullit është pikënisja e sundimit dhe pushtimit të vendeve islamike ka thënë: Në të tilla kushte, rezistenca është obligim për të gjithë myslimanët e botës. Sot hallka kryesore e popujve dhe qeverive myslimane është e drejta e Palestinës dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim krijon kushtet për shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Zbatimi i të drejtave të të përvuajturve është përgjegjësi dhe detyrë islame, morale, fetare dhe njerëzore. Në këtë mes Irani gjithmonë ka mbrojtur të drejtën e popullit palestinez në rajon dhe në botë dhe gjithmonë ka bërë përpjekje për forcimin e forcës preventuese të rezistencës palestineze përballë pushtuesve të regjimit sionist. Ali Shamkhani, kreu i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit ka thënë: Irani megjithëqë problemet dhe sanksionet ka  vazhduar mbështetjen e tij për grupet e rezistencës sidomos ato në Palestinë. Jahja Senovar shefi i zyrës politike të Hamasit në rripin e Gazës kohët e fundit në konferencën ndërkombëtare në mbështetje të intifadës së popullit palestinez në Gaza ka thënë: Nëse nuk do të ishte mbështetja e Iranit, sot rezistenca islamike palestineze nuk do të kishte këtë fuqi.