Akordi i Shekullit, shpërfillje e ligjit ndërkombëtar (1)
(last modified Tue, 11 Feb 2020 10:06:00 GMT )
Shkurt 11, 2020 11:06 Europe/Tirane
  • Akordi i Shekullit, shpërfillje e ligjit ndërkombëtar (1)

Presidenti amerikan Donald Trump më 28 janar në formë zyrtare shpalli planin racist Akordi i Shekullit. Në këtë emision do të analizojmë pikat e këtij plani duke i krahasuar me ligjin ndërkombëtar.

Plani i paqes i Donald Trump i ashtuquajtur Akordi i Shekullit, më në fund u prezantua pas 3 vitesh. Ky plan nga shumë aspekte nuk përputhet me normat dhe dispozitat e ligjit ndërkombëtar.

Së pari: Plani u prezantua në prani ë kryeministrit të regjimit sionist, ambasadorëve të EBA, Bahrejnit dhe Omanit dhe në mungesë të ndonjë përfaqësuesi të palestinezëve. Pikërisht kjo tregon padrejtësinë e këtij akordi sepse për arritjen e një akordi apo marrëveshje është e nevojshme prania e dy palëve ndërkohë që Akordi i Shekullit kishte vetëm një palë d.m.th. Amerikën e cila vendimin e saj synon t’ia imponojë palës tjetër d.m.th. Palestinës. Ndërkohë të gjitha pikat e planit janë në favor të plotë të regjimit sionist. Ahmed Abulgejt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe në reagimin e parë të tij ndaj planit të paqes të pretenduar nga Amerika ka thënë: Paqja e drejtë dhe e qëndrueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve, varet nga kërkesat e palëve dhe jo nga kërkesa e një pale të tretë.

Së dyti: Është shtrirja gjeografike e planit Akordi i Shekullit. Nga ky aspekt, Donald Trump, në planin e vet, Kodsin e ka njohur si kryeqytetin e ri të regjimit sionist dhe i jep legjitimet pushtimit të 30% të territoreve palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan nga ana e regjimit sionist. Përveç kësaj Trump ka pranuar sovranitetin e izraelit mbi kolonitë sioniste. Donald Trump është shprehur se Jerusalemi është kryeqyteti i pandarë i izraelit dhe sovraniteti i regjimit sionist në të gjithë Kodsin njihet ligjërisht në planin Akordi i Shekullit. Trump me deklaratën e tij për pjesën lindore të Jerusalemit që është konsideruar si pjesë për sovranitetin e palestinezëve dhe se Amerika do të ngre një ambasadë në këtë pjesë, në fakt nënkupton një lagje të vogël periferike jashtë Kodsit dhe kjo është një lloj talljeje me palestinezët. Në këtë plan Abudisi që ka një sipërfaqe prej 4 kilometra kaltërore, është parashikuar si kryeqyteti i qeverisë së ardhshme të Palestinës. Ky plan jo vetëm që bie ndesh me rezolutat e ndryshme të OKB, është shkelje e hapur e së drejtës për të përcaktuar vetë fatin e kombit dhe popullit palestinez nuk i lejon që të marrë vendim për fatin e tij në një tokë të cilën plani i ashtuquajtur Akordi i Shekullit ia jep izraelit. Në të njëjtën kohë Amnesty International në një deklaratë të saj ka thënë: Nuk duhet harruar se parimi i shkëmbimit të territoreve në akordin e Shekullit ku një pjesë e madhe e territoreve të palestinezëve i jepet Izraelit, është shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Së treti: Ky plan i jep mundësi regjimit sionist që në formë të njëanshme të aneksojë kolonitë dhe territoret në Bregun perëndimor të lumit Jordan. Ky veprim është shembull i qartë i pushtimit, në të cilin regjimi sionist ka përvojë të madhe. Ky plan në fakt është zyrtarizmi i pushtimeve të kryera nga Izraeli nëpërmjet Amerikës.

Së katërti: Një prej pikave të planit Akordi i Shekullit është detyrimi i palestinezëve për të njohur zyrtarisht Izraelin si një qeveri hebraike. Edhe kjo është kundër ligjeve ndërkombëtare sepse sipas këtyre ligjeve, njohja zyrtare nuk është e detyrueshme dhe obliguese por një vendim që merret me dëshirë. Aktualisht shumë nga vendet islamike deri më sot nuk e kanë njohur zyrtarisht regjimin sionist si një vend.

Së pesti: Në këtë plan është thënë se qeveria palestineze nuk mund të ketë fuqi ushtarake dhe paramilitare brenda kufijve të saj dhe kjo nënkupton çarmatosjen e Hamasit në rripin e Gazës. Kjo pikë gjithashtu është haptazi shkelje e ligjeve ndërkombëtare pasi pasja e forcave ushtarake është një e drejtë që nuk mund t’i hiqet ndonjë vendi. Përveç kësaj një vend i huaj nuk e ka këtë të drejtë që të përcaktojë se kush grup duhet të jetë forcë ushtarake e një vendi tjetër dhe të posedojë armë. Në nenin 51 të kartës së OKB, njihet ligjërisht e drejta për mbrojtje dhe për realizimin e saj është e natyrshme përdorimi i forcës ushtarake. Ky ligj vlen shumë për vendet e Azisë perëndimore dhe sidomos për Palestinën pasi këto vende janë të detyruar të mbrojnë vetveten nga kërcënimet serioze të regjimit pushtues sionist i cili ka imponuar luftëra të njëpasnjëshme.

Së gjashti: Një pikë ekzistuese e planit Akordi i Shekullit që shkel hapur ligjin ndërkombëtar është pika që lidhet me të shpërngulurit palestinezë. Në këtë pikë mohohet e drejta e kthimit të të shpërngulurve palestinezë në atdheun e tyre. Edhe pse të shpërngulurit palestinezë janë vendosur në një vend tjetër mirëpo ata kanë shtetësi palestinezë dhe Palestina është atdheu i tyre mëmë. Sipas ligjit ndërkombëtar një njeri nuk mund të privohet dhe t’i hiqet shtetësia.

Së shtati: Plani Akordi i Shekullit është shkelje e hapur dhe e qartë e rezolutave të KS të OKB. Kjo organizatë dhe ky këshill, ku anëtar është edhe Amerika, që prej vitit 1967 shumë herë ka përsëritur se pjesa lindore e Bejtul Mukadesit është një territori i pushtuar. Gjykata Penale Ndërkombëtare që gjithashtu është organ kryesor juridik i OKB, ndërtimin e murit ndarës të Izraelit në Bejtul Mukades e ka cilësuar shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Rezoluta 242 e KS të OKB, nga Izraeli ka kërkuar të tërhiqet nga zonat e pushtuara të vitit 1967 mes tyre nga pjesa lindore e Bejtul Mukadesit.

Sattar Azizi, një profesor universiteti dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, thotë: "Plani i shekullit" bie ndesh me "Akordin e shekullit" të Donald Trump në të paktën tre raste. Pika e parë është se Kodsi nuk duhet të jetë kryeqyteti i bashkuar i Izraelit, sepse sovraniteti palestinez mbi qytetin, i cili është miratuar me rezolutat e Këshillit të Sigurimit, është duke u injoruar. Aspekti i dytë është se Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës sipas ligjit ndërkombëtar u përkasin palestinezëve dhe kolonitë hebraike në këto zona janë të paligjshme. Aspekti i tretë i kontradiktës është se duhet të sigurohet një zgjidhje e drejtë për kthimin e të shpërngulurve palestinezë. Plani i Trump më shumë është një zgjidhje e njëanshme që privon palestinezët nga e drejta për t'u kthyer në shtëpi. Gjithashtu, sipas ligjit ndërkombëtar, i gjithë Bregu Perëndimor, i cili ka një kufi tokësor me Jordaninë, duhet të jetë në dispozicion të palestinezëve, por kjo është  lënë pas dore në planin e Trump dhe kontrolli i kufirit i jepet i gjithi Izraelit. "Kjo do të thotë se kufiri tokësor i shtetit të ardhshëm palestinez do t'i jepet plotësisht Izraelit dhe Palestina do të funksionojë si një rajon gjysmë-autonom." Shkelja e ashpër e parimeve të shumta të së drejtës ndërkombëtare në planin amerikan Akordi i Shekullit tregon se nga njëra anë plani diskrediton ligjin ndërkombëtar dhe nga ana tjetër, presidenti Donald Trump, i cili pretendon se respekton normat e sistemin ndërkombëtar, është faktor kryesor i kthimit të së drejtës ndërkombëtare dhe i normave të pranuara të ligjit në sistemin botëror, si dispozita të pavlefshme.

 

Tags