Janar 31, 2021 10:47 Europe/Tirane
  • Trashëgimia e Trump për Azinë perëndimore (1)

Me përfundimin e mandatit katërvjeçar të presidencës së Donald Trump në Amerikë, shtrohet kjo pyetje se politika e qeverisë së Donald Trump çfarë pasoja ka pasur për rajonin e Azisë Perëndimore?

Trump dhe boshti i kompromisit në Azinë Perëndimore

Në këtë edicion, do të shqyrtojmë dhe analizojmë politikat e qeverisë së Donald Trump ndaj boshtit të kompromisit me regjimin sionist në rajon ndërsa në edicionin tjetër të këtij programi, do të analizojmë politikat e qeverisë Trump ndaj boshtit të rezistencës.

1- Regjimi sionist, fituesi kryesor i politikës së Trump në Azinë Perëndimore

Donald Trump në katër vitet e kaluara ka lëvizur në koordinim dhe në harmonit me interesat e regjimit sionist deri në atë masë sa që një koloni sioniste e ndërtuar në lartësitë e Golanit të pushtuar është emëruar me emrin e Donald Trump. Edhe pse Donadl Trump më 28 janar të vitit 2020 prezantoi planin racist të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, mirëpo ky plan që nga dhjetori i vitit 2017, është prezantuar dhe ka filluar të zbatohet. Donald Trump në dhjetor të vitit 2018, në mënyrë zyrtare e njohu dhe e prezantoi qytetin Bejtul-Mokades si kryeqytet të ri të regjimit sionist. Qeveria e Donald Trump në maj të vitit 2018, gjithashtu në mënyrë zyrtare transferoi ambasadën e Amerikës nga Tel Avivi në qytetin Bejtul-Mokades (Jerusalem). Trump gjithashtu njohu zyrtarisht sovranitetin e regjimit sionist mbi qytetin Bejtul-Mokades i cili i përket Palestinës dhe gjithashtu mbi lartësitë e Golanit të Sirisë.

Qeveria e Donald Trump duke anashkaluar tërësisht rezolutën 2334 të Këshillit të Sigurisë së OKB, praktikisht zyrtarizoi kolonitë sioniste të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze dhe deklaroi mbështetjen e plotë ndaj tyre. Qeveria e Donald Trump duke ndërprerë ndihmën financiare të SHAB-ve ndaj qeverisë së Autoritetit Autonom të Palestinës, i bëri një shërbim tjetër të madh sionistëve. Trump ishte projektuesi kryesor i planit për normalizimin e marrëdhënieve të shteteve arabe me regjimin sionist. Qeveria e Donald Trump në ditët e fundit të saj gjithashtu e anëtarësoi regjimin sionist në CENTCOM-in e ushtrisë amerikane.

Tërësia e veprimeve që ka bërë Donald Trump për regjimin sionist kanë pasur disa qëllime të rëndësishme strategjike. Qëllimi më i rëndësishëm ka qenë ky që regjimi sionist të dalë nga izolimi gjeopolitik në rajonin e Azisë Perëndimore. Plani për normalizimin e marrëdhënieve të shteteve arabe me regjimin sionist është ndjekur pikërisht me këtë qëllim dhe aktualisht duke krijuar marrëdhëniet diplomatike, kompanitë izraelite kanë një prani të konsiderueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Bahrejn dhe qytetarët izraelitë gjithashtu po qarkullojnë në mënyrë të lirshëm në këto vende arabe.

Qëllimi tjetër i rëndësishëm ishte ky që konflikti i arabëve dhe regjimit sionist të ndryshojë në konfliktin e shteteve arabe me Republikën Islamike të Iranit. Qëllim. Gjithashtu qëllim tjetër i rëndësishëm i veprimeve të qeverisë së Trump ishte ky që regjimi sionist nga aspekti i sigurisë të jetë në një pozitë më të lartë në zhvillimet e rajonit të Azisë Perëndimore. Anëtarësimi i regjimit sionist në CENTCOM është bërë pikërisht në këtë kuadër. Në përgjithësi, siç thotë Michael Tuman, publicist në gazetën në gazetën gjermane “Zeit”, “Donald Trump tre herë i ka dhënë dhurata të çmuara Izraelit dhe Beniamin Netanjahut: transferimi i ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem (Bejtul-Mokades) dhe njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, njohja zyrtare e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor dhe ushtrimin e presionit mbi shtetet arabe dhe detyrimin e tyre që të vendosin marrëdhënie diplomatike me Izraelin”.

Duke marrë parasysh këto veprime që ka bërë Donald Trump për regjimin sionist, analistët besojnë se humbja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të Amerikës, nuk është diçka të cilën e dëshiron regjimi sionist dhe për këtë arsye ka shkaktuar shqetësime për këtë regjim. Revista gjermane “Sueddeutsche Zeitung” më 9 nëntor në një analizë të saj ka shkruar: “Izraeli me padyshim do ta gëzojë mbështetjen e Joe Biden, presidentit të ri të Amerikës, mirëpo “periudha e artë” e marrëdhënieve të regjimit sionist me Amerikën ka përfunduar”.

Rezultati dhe produkti që doli nga politika qeverisë së Trump në mbështetje të plotë ndaj regjimit sionist ishte ky që procesi i paqes në Lindjen e Mesme praktikisht është ndërprerë. Dhuna mes regjimit sionist Palestinës është shtuar në përmasa më të mëdha. Edhe pse mes të dy palëve nuk ka ndodhur ndonjë luftë, por përmasat e tensioneve nuk mund të krahasohen me ato të kohës para Trump. Mosbesimi i palestinezëve te Amerika gjithashtu është reduktuar në masë shumët ë madhe.

2-Trump dhe shtetet arabe

Trump gjatë 4 viteve të presidencës së tij kishte një vështrim të veçantë ndaj vendeve arabe. Termi “Lopë Qumështore” të cilin e përdori Donald Trump për Arabinë Saudite, kurrë nuk do të harrohet. Donald Trump në katër vitet e kaluara u ka dhënë garanci liderëve të shteteve arabe që deri në kohën kur të pajtohen me lirinë e veprimit të sionistëve në Palestinë dhe në përballje me Republikën Islamike të Iranit, ata mund të zbatojnë çfarëdo lloj politike të cilën e shikojnë të nevojshme për sigurinë e vet pa marrë parasysh standardet dhe kriteret përkatëse me të drejtat e njeriut ose përkatëse me demokracinë.

Trump kishte vështrim plotësisht materialist ndaj shteteve arabe dhe gjithnjë i është shmangur trajtimit të çështjeve të normave dhe standardeve. Në bazë të kësaj, lufta e Jemenit në katër vitet e kaluar jo vetën që nuk përfundoi, por Jemeni është përballur me krizën më të madhe njerëzore në shekullin 21. Përpjekjet e ditëve të fundit të qeverisë së Donald Trump për zgjidhjen e tensioneve arabe mes Katarit dhe katër vendeve të tjera: Arabisë Saudite, Bahrejnit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, gjithashtu nuk sollën ndonjë rezultat konkret. Krimi i vrasjes barbare dhe çnjerëzore të gazetarit Jamal Khashoggi që është bërë me urdhrin e drejtpërdrejtë të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, është anashkuara tërësisht. Arrestimi i princave sauditë dhe i aktivistëve të të drejtave qytetare në Arabinë Saudite nga ana e Muhamed bin Selman gjithashtu nuk është përballur me kurrfarë reagimi nga ana e qeverisë së Donald Trump.

Michael Tuman, publicist në gazetën në gazetën gjermane “Zeit”, ka shkruar: “Arabët edhe pse konsiderohen aleat dhe të bashkuar, por nga brendësia e tyre janë shumë të ndarë dhe të përçarë me njëri-tjetrin. 10 vite pas kryengritjeve arabe, problemet e vjetra akoma janë të freskëta: korrupsioni, papunësi, mungesa e një perspektive të qartë, frika etj., përfundimi i bllokadës të EBA-ve dhe Arabisë Saudite ndaj Katarit dhe vazhdimi i ndihmës ndaj Egjiptit nga shtetet arabe të Gjirit Persik, ndoshta mund të konsiderohen shenja të unitetit, mirëpo në realitet, irakianët, sirianët, katariotët, emiratasit dhe sauditët nuk kanë besim të njëri-tjetrit. Kur Joe Biden dhe demokratët të marrin zyrtarisht pushtetin në Amerikë, liderët e shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme me anë të dërgimit të mesazheve të tyre gjatë natës për dhëndrin e Donald Trump, nuk do të mund të çojnë përpara punët e tyre”.

Steven I. Kuk në një artikull në revistën “Foreign Policy” në lidhje me politikën e qeverisë së Trump rreth Lindjes së Mesme, ka shkruar: “Me përfundimin e mandatit presidencial të Donald Trump, e vetmja shprehje e përshtatshme për përshkrimin e politikës së jashtme të Trump ndaj rajonit të Azisë Perëndimore është “mosunifikimi strategjik”. Unifikimi në politikën e jashtme është i vështirë për çdo qeveri dhe problemi i qasjes së Donald Trump ndaj Lindjes së Mesme  në realitet nuk është mungesa e unifikimit të saj, por cilësia dhe mënyra e ndryshme me të cilën ai ka trajtuar rajonin e Lindjes së Mesme. Kur një president përtej çdo gjëje mbështetet në instinktet e veta dhe anashkalon procesin e konsultimit në politikën e jashtme, ndodh kjo që ka ndodhur. Ajo çfarë i ka bërë rrethanat më kritike është politikbërja e tij në mënyrë të shthurur në politikën e jashtme. Ai një ditë trajton çështjen e Rusisë, ditën tjetër i fut një goditje NATO-s, ditën tjetër merret me situatën në Irak, në Korenë Veriore ose me ndonjë vend tjetër në botë. Hyrjet dhe daljet e papritura të qeverisë së Trump në çështjet e rajonit, kanë rezultuar me destabilizim më të madh. Siç duket, të drejtat e njeriut kanë përbërë çështjen më të pavlerë për qeverinë e Donald Trump, për arsye se në katër vitet e kaluar, kjo çështjeje gati kurrë nuk i ka tërheq vëmendjen Donald Trump. Ish-presidenti amerikane e ka quajtur liderin e Egjiptit, Abdulfetah Al-Sisi si “diktatorin e preferuar” të tij. Interpretimi më bujar i këtyre deklaratave është miqësia e paedukatë e një presidenti amerikan që natyrisht duke marrë parasysh masën e shtypjeve në Egjiptit nën kontrollin e Al-Sisi, nuk është fare për t’u çuditur. Preteksti i Trump për të mbështetur Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, nuk ishte ndonjë ngjarje më e mirë. Kjo që interesat e SHBA-ve sipas të gjitha gjasave janë në harmoni me liderët autoritar, mund të perceptohet, por ajo që nuk mund të perceptohet është miqësia dhe mbështetja ndaj tyre dhe anashkalimi i çështjeve të të drejtave të njeriut dhe e politikbërjeve të tyre në nivel të gjerë”.

Stephan Walt, teoricien i njohur amerikan në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, gjithashtu në lidhje me politikën e qeverisë së Trump ndaj Lindjes së Mesme, vë në dukje këtë çështjeje se: “Trump mund të pretendojë se ai ka arritur disa suksese në politikën e jashtme të Amerikës, mirëpo e vetmja çështjeje pozitive ishte kjo që Donald Trump në katër vitet e kaluara nuk ka qenë fillestar i asnjë lufte të re dhe nuk është bërë shkak që një vend të shndërrohet në një vend të shkatërruar (siç është Libia), një fakt ky që asnjëri prej tre paraardhësve të tij nuk mund të bëjnë ndonjë pretendim të ngjashëm me këtë”.

Tags